EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

Shko poshtë

Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj Empty Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj

Mesazh  Berti69 04.10.14 10:03

Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen tuaj Human-nose

Thonë se duhet t’i besosh nuhatjes, por ndoshta nuk është hunda ajo që “njeh” në të vërtetë. Organi i nuhatjes, të cilin të gjithë e marrim si të mirëqenë, mund “të bëjë” shumë më tepër sesa thjesht nuhatja e mbeturinave që duhen flakur. Hunda mund të nuhasë edhe vdekjen!

Një studim i ri tregoi se shqisa e nuhatjes mund të jetë një tregues i fuqishëm i jetëgjatësisë. Kërkuesit në Universitetin e Çikagos e kryen studimin me 3000 burra dhe gra, të moshave 50-80 vjeç, të cilëve iu dhanë një test nuhatjeje. Më pas, i ndoqën ata për një periudhë 5-vjeçare, raporton "Huffinton Post".

Subjekteve iu dhanë katër lloje erërash dhe iu kërkua të njihnin erërat e përditshme, ku përfshiheshin era e mentes, portokallies, trëndafilit, lëkurës dhe peshkut. Pas 5 vitesh, një në tetë subjekte kishin vdekur dhe parashikuesi më i madh i vdekjes së tyre ishte nuhatja.

Afërsisht 40% e atyre që kishin dështuar në testin e nuhatjes kishin vdekur, ndërsa 19% e tyre kishin pasur shenja të moderuara të humbjes së kësaj shqise. Vetëm 10% e subjekteve me një shqisë të shëndetshme të nuhatjes bënin pjesë në “listën e vdekjes”.

Testet e nuhatjes janë përdorur edhe si mjete diagnostike, ndaj mos e lini pas dore shqisën tuaj të nuhatjes.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi