A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
+3
DaniEL
Gvshi
Zattoo
7 posters
Faqja 1 e 1
A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Suksesi i filmit Avatar në vitin 2009 tregon se të apasionuarit pas kinemasë e vlerësojnë dallimin mes 2D dhe 3D dhe janë gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë. Gjërat në jetën tonë të përditshme kanë gjatësi, gjerësi dhe lartësi. Por për dikë që e ka njohur jetën vetëm në dy dimensione, 3D do të ishte e pamundur të kuptohej. Dhe sipas shumë studimeve, kjo është arsyeja përse ne nuk e shohim dimensionin e katërt, apo cdo lloj dimensioni përtej tij. Fizikanët punojnë me supozimin se ka të paktën 10 dimensione, por shumica prej nesh nuk do i shohë asnjëherë. Sepse ne e njohim jetën vetëm në 3D, kështu që truri ynë nuk kupton si të shohë për më tepër.
Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.
Po cili është ky dimension tjetër? Mistikët e shihnin si një vend ku jetonin shpirtërat, përderisa nuk ishin të lidhur prej rregullave tokësore. Në teorinë e tij të relativitetit, Einsteini quante dimension të katërt kohën, por shtonte se koha është e pandashme nga hapësira. Të afeksionuarit pas fantashkencës mund ta njohin këtë bashkim si hapësirë-koha, dhe në të vërtetë ideja e një vazhdimësie hapësirë-kohë është bërë popullore për shekuj të tërë prej shkencëtarëve të fantashkencës. Einsteini e përshkruante gravitetin si një përthyerje të hapësirë-kohës. Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si cdo hapësirë që bie pingul mbi një kub – problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur pothuajse i pamundur, ndonëse disa studiues kanë ende shpresë për të gjetur vrima që lidhin pjesë të ndryshme të hapësirë-kohës.
Nëse nuk mundemi ta përdorim dimensionin e katërt për udhëtim në kohë, dhe nuk mund ta shohim atë, atëherë c’kuptim ka të dimë për të? Kuptimi i këtyre dimensioneve më të lartë ka rëndësi për matematicienët dhe fizikanët sepse i ndihmon të kuptojnë botën. Për shembull, teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar. Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër – dhe përtej tij.
Zattoo- 600
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Me sa dij une per ta kuptuar dimensionin e katert njeriu duhet te kete shume pervoj ne shkenc por siq e thash vetem ta Kuptoj sepse te praktikoj eshte per Njeriu te pakten per momentin ende e pamundur sepse teknologjia nuk eshte ne nivelin e duhur dhe jo vetem ne kemi problem me teknologjin por edhe Alienet nuk dojn apo nuk arrijn te kontaktojn ende me ne pasi qe jemi shume larg teknologjis Hypermoderne , te pakten keshtu mendon Dr Stephen Hawking dhe ne qofte se ata do te fillojn kontakt direkt me Njerzimin ateher do te ishim ne rrezik shume te madhe pasi qe kjo do te thonte logjikisht se ata jane me te avancuar se ne sa i perkete teknologjise.Megjithate ne nje fare menyre une mendoj qe dimensioni i katert do te ishte jasht ligjit te natyres , gje qe e bene ende me te pamundur ose me te pabesueshme nje gje te tille.
Dimensioni i katert me qe ra fjala nuk eshte vet Koha por RRUGA e KOHES
me korigjoni nese jam gabim , Faleminderit
Dimensioni i katert me qe ra fjala nuk eshte vet Koha por RRUGA e KOHES
me korigjoni nese jam gabim , Faleminderit
Gvshi- Ne arrijme vetem deri tek Dimensioni i trete qe do te thote se Realiteti eshte shume me i Cuditshem
2
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Nuk kap truri, por mund te kapi te gjitha dimensinoet vec se ne "Fryme" ose ne demnsinon "spiritual" sic kane qef ta quajne keta te forumit. Truri eshte i kufizuar dhe madje nuk kap dot as gjerat reale ketu ne toke per trurin ka shume mistere ketu ne toke qe ende nuk ka zgjidhje dhe pergjigje. Fryma eshte e pakufizuar nese di te udhetosh ne fryme mund te arish cdo dimension pa problem.
DaniEL- Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32
29
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
e si mund ta mesoj njeriu nje ritual te tille , pra me fryme dhe çfarë mendimi ke per mos gjetjen e Anijes dhe airoplaneve ushtarak te zhdukur ne trekendeshin e bermudesDaniEL shkruajti:Nuk kap truri, por mund te kapi te gjitha dimensinoet vec se ne "Fryme" ose ne demnsinon "spiritual" sic kane qef ta quajne keta te forumit. Truri eshte i kufizuar dhe madje nuk kap dot as gjerat reale ketu ne toke per trurin ka shume mistere ketu ne toke qe ende nuk ka zgjidhje dhe pergjigje. Fryma eshte e pakufizuar nese di te udhetosh ne fryme mund te arish cdo dimension pa problem.
se ne qofte se do te ishte aq e lehte siq thua ti besoj se njeriu do i kishte gjetur ata
Gvshi- Ne arrijme vetem deri tek Dimensioni i trete qe do te thote se Realiteti eshte shume me i Cuditshem
2
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
truri eshte fizik dhe duhet t'i bindet mendjes apo shpirtit, sido te quhet sps e njejta gje eshte. Truri vepron vetem mbi qelizat e trupit tuaj fizik npm sist. nervor. Ajo mendje e afte, di sesi te veproje mbi trurin e vet e mandej te kontrolloje si te doje qelizat, pra fushen EM te tyre, pra te te gjithe trupit. E keshtu ju mund te zoteroni telekinezen ne veprim te ndermjetesuar te mendjes.
Por truri, si pjese e trupit eshte asgje. Dilni psh ne Astral dhe trurin nk do e merrni me vete e mgjth do mendoni sps nk mendon truri per ju, por ju vete, pra mendja. Ne tru mbeten vetem gjurme te energjise suaj mendore.
Nk e di ke konsideroni dim.4t, por me tru nk do arrini asgje. Nqs dim. eshte nje diapazon me I larte frekuencash se dim 3, duhet te rrisni vibrimet tuaja te vetedijes per te kapur ate cka eshte lart. Sps me vetedijen 3D, thjesht do hamendesoni cka ka atje. Dhe kjo eshte humbje kohe.

Pansophia- 97
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Së pari duhet ta kemi të qartë se shfrytëzimi i kapacitetit të trurit nga ana e njeriut eshte shume e ulët (Sikurse ta shfrytezojme nje makine e cila hecen me 100 kmh
me nje shpejtesi prej 20 kmh), edhe ky nuk eshte nje shembull shume i pershtatshem pasi qe me rritjen e niveli te shfrytezimit te trurit rritet edhe perceptimi dhe diapazoni dhe shume veti tjera te cilat per momentin as nuk mundemi me i paramendu.
Pra sa i perket trurit nuk eshte problem me e paramendu edhe dimensionin e katert apo edhe dimensione tjera, por a jemi ne te pergadidtur per dicka te tille, ne ket udhetim kerkohen njerez trima dhe besimtare te devotshem ne Krijuesin.
Kemi shembuj te shumet tek te Deguarit e Zotit te cilet pas nje afati kohore te meditimit dhe agjerimit ju hapen portat e dimensioneve tjera dhe me po te njejtin tru ata kuptojne gati te gjitha (nuk them se jane ne gjendje te kuptojne gjithecka).

4u- 2
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
"Truri eshte objekt fizik(se pari truri nuk eshte dicka e ndare nga trupi dhe se dyti funksionimi i trurit behet me impulse energjike te neuronet), fuqia e tij mbetet vetem ne planin fizik (gabim shumë i madhe, te menduarit, dija logjika,intuita,halucinimi, endrimi,perjetimi, pikellimi, gezimi, etj jane veti te cilat nuk kane forme (fizike)) .
Truri ka nje detyre shume shume specifike , ajo duhet ti perkthej te gjitha dukurite si : Driten, Naten , Energjine, forcen, rezistencen,vibrimin e shume e shume dukuri tjera ne dicka konkrete (ne aspekti e te te kuptuarit) tu jep forme, pra brenda trurit tone behet nje projektim holografik e me te cilin ushqen shqisat e njeriut).
Truri ka nje detyre shume shume specifike , ajo duhet ti perkthej te gjitha dukurite si : Driten, Naten , Energjine, forcen, rezistencen,vibrimin e shume e shume dukuri tjera ne dicka konkrete (ne aspekti e te te kuptuarit) tu jep forme, pra brenda trurit tone behet nje projektim holografik e me te cilin ushqen shqisat e njeriut).
4u- 2
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Une mendoj qe 4D ndoshta do te jet vizualizimi i hapesires boshe. ne aspektin shperndarjen e atomeve elektroneve protoneve ne objektin pra do te mundesoje njeriut shikimin e levizjes se protoneve neutroneve elektroneve... xD
I638- 11
Re: A mund ta kapë truri ynë dimensionin e katërt?
Dimensioni i 4 eshte dimensioni i trurit tone ne udhetim astral
bojko- "Janë dy lloje të historisë:. Historia zyrtare, ajo e gënjeshtrave, ajo që na mësojnë në shkolla, historia * ad usum delphini *, dhe historia të fshehtë, në të cilën janë shkaqet e vërteta të ngjarjeve, - historia e turpshme"
Honore De Balzac, 1830s
33
Similar topics
» Sharon Stweart-Ivo nga Vega: Tani jemi në dimensionin e katërt 2020/05/10
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» The Ascension Plan(Ngritja në dimensionin e 5
» Truri
» Sheh syri apo truri?
» Amuletet, talismanet dhe hajmalit
» The Ascension Plan(Ngritja në dimensionin e 5
» Truri
» Sheh syri apo truri?
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi