EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

2 posters

Shko poshtë

Stephen Hawking: Fundi i botës është afër Empty Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

Mesazh  Crash 09.09.14 0:45

Nëse profesori dhe fizikanti i njohur Stephen Hakwing ka të drejtë, atëherë mund të ndodhë që ne jemi duke jetuar momentet e fundit në tokë. Sipas tij, çdo gjë në univers "po vije duke u ngushtuar dhe po i nënshtrohet një presioni të madh".
Kjo sipas Hawking, mund të bëjë që "universi të pësojë kolaps".

Profesori Stephen Hawking deklaroi për “Daily Mail” se nëse ekziston diçka që mund të shkatërrojë përbërjen e universit, ajo është pikërisht e ashtuquajtura “Grimcat e Zotit”.

Fusha magnetike e zbuluar në vitin 2012 nga shkencëtarët e Cambridge, është një nga misteret dhe në të njëjtën kohë rreziqet më të mëdha që i kanosen njerëzimit.

“Grimcat e Zotit” në gjuhën shkencore njihet si Higgs Boson dhe është një fushë magnetike me nivele shumë të larta energjie. Ajo nuk mund të shihet në univers, por prania e saj është edhe shpjegimi i funksionimit të motorit të universit.

Ajo është shumë e ngjashme me fushën magnetike, por ndryshe prej saj, nuk mund të komandohet.

Nëse ndodh shpërthimi i energjisë së saj prej 100 miliardë giga-elektron-volt, atëherë shkatërrimi i universit është i sigurt.

Sipas shkencëtarit Hawking, askush nuk mund të parashikojë aktivitetin e kësaj fushe, "por fakti që ajo është në qetësi nuk do të thotë që ne duhet të flemë të qetë".
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stephen Hawking: Fundi i botës është afër Empty Re: Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

Mesazh  syri i art 09.09.14 10:15

Fundi i botes,kete e ka ne dor vet njeriu...jeta ka egzistu gjithnje dhe do te vazhdoj te egzistoj perher...me ndryshime te vazhduaeshme...!
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stephen Hawking: Fundi i botës është afër Empty Re: Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

Mesazh  Crash 09.09.14 10:43

syri i art shkruajti:    Fundi i botes,kete e ka ne dor vet njeriu...jeta ka egzistu gjithnje dhe do te vazhdoj te egzistoj perher...me ndryshime te vazhduaeshme...!
shum e vertet po me teknologjin qe po ecim perpara ne tok jemi me afer shkaterrimit, kurse ne gjithe universin vendos rastesia
Crash
Crash

Mos dorëzimi eshte arritja drejt qellimit



26


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Stephen Hawking: Fundi i botës është afër Empty Re: Stephen Hawking: Fundi i botës është afër

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi