EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i hirit të ‘shpirtërave të humbur’

Shko poshtë

Misteri i hirit të ‘shpirtërave të humbur’ Empty Misteri i hirit të ‘shpirtërave të humbur’

Mesazh  tollovia 02.09.14 0:31

Misteri i hirit të ‘shpirtërave të humbur’ Hiri


Hiri i qenieve njerëzore peshon rreth 2.7 kilogramë. Ruhet në një vazo plastike rreth 46 centimetra, ose ndoshta në një vazo vjetër.
Djegia e trupave po sundon ritet e funeralit në shumë vende, por në Mbretërinë e Bashkuar, shumë vazo të mbushura me hi nuk janë marrë nga familjarët.

Drejtuesit e agjencive të funeraleve në Southampton, u kanë bërë apel familjeve duke thënë se 405 vazo hiri kanë mbetur pa u marrë.

B. Matthews tha se disa prej tyre kishin mbetur në kujdesin e agjencive të funeraleve për më shumë se 30 vjet, ku më e vjetra daton në vitin 1975.

Ky nuk është një rast i izoluar. Është normale për ata që të ndiejnë një lloj detyrimi. Ata mund të kenë humbur lidhjet me familjarët, por nuk u duket e drejtë që të hedhin hirin. “Në disa raste shumë të rralla, drejtuesit mbajnë hirin e atyre që kanë vdekur që prej vitit 1910 apo 1920″, thotë Dominic Maguire, një zëdhënës i Lidhjes Kombëtare të Drejtuesve të Funeralëve (NAFD).

Përse nuk i kërkojnë?

Në disa raste mund të ndodhë prej harresës ose prej mungesës së interesit, por në disa të tjera, çështja është edhe më emocionale. Charles Cowling, autor i librit “Guida e funeralit të mirë”, thotë se familjet shpesh nuk mund ta durojnë idenë e mbledhjes së tyre. Varrimi nënkupton zhdukje, trupi ka ikur njëherë e përgjithmonë, por në rastin e djegies familjarët duhet të rikthehen e të përballen me të dashurit e tyre të cilët tashmë kanë marrë një tjetër formë.

“Ata nuk dinë se çfarë të bëjnë me ta. Disa i lënë në bagazhin e makinës, të tjerë në bodrum ose në raftin e kuzhinës, gjysmë të harruar”, sqaron autori.

Melanie Cooper dhe familja e saj e lanë hirin e të atit 18 muaj. Ai kishte kërkuar që hiri të shpërndahej në ishullin e Kretës, por familjarëve u duhej shumë kohë që të organizonin një udhëtim për në Kretë.

“E lamë në shtëpinë e funeralit. Ishte më pak e dhimbshme se sa ta merrnim në shtëpi. Ku ta vendosnim hirin, në garazh apo në dhomën e studimit? Babai ishte rreth 190 centimetra i gjatë dhe fakti që ndodhej në një vazo aq të vogël ishte shumë e çuditshme”, shprehet Cooper.

Ata e shpërndanë hirin e tij te disa gurë, thanë disa fjalë dhe më pas hëngrën drekë.

“Nuk e kisha kaluar vdekjen e tij derisa shpërndamë hirin”, tregon vajza.

I njëjti problem shqetëson Australinë dhe SHBA-të.

Në Britani, ata që aplikojnë për djegie të trupit të të dashurve të tyre, delegojnë krematoriumet apo drejtuesit e funeraleve për t’u kujdesur për hirin menjëherë pas djegies së trupit.

Ka edhe një problem ligjor, sipas Timo Morris, shefit ekzekutiv në Institutin e Menaxhimit të Varrezave dhe Krematoriumit. Krematoriumet bëjnë të qartë se, nëse askush nuk paraqitet për të marrë hirin brenda një afati të caktuar, ato kanë të drejtë ta shpërndajnë në kopsht.

Por shumë drejtues të agjencive të funeraleve nuk e zbatojnë këtë politikë. Disa e ruajnë hirin për vite me radhë.

“Shpirtrat e harruar” në Amerikën e Veriut

Në Amerikën e Veriut vlerësohet të ketë rreth dy milionë vazo hiri të pakthyera te familjet. Në vitin 2004, hiri i 3423 personave u gjet në spitalin shtetëror për të sëmurët mendorë të Oregonit. Ata ishin pagëzuar me emrin “shpirtrat e harruar”, ku disa datonin që në vitin 1880. Drejtori i agjencisë së funeraleve në Pensilvani, Michael Neal, hapi faqen “Hiri i harruar” në shkurt të vitit 2014, me qëllim që të krijonte një bazë të dhënash për hirin që nuk e kishin marrë familjarët. Tom de Castella, BBC.
Marre nga Gazetaexpress.com
tollovia
tollovia

5


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi