EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zbërthimi i ëndrrave

Shko poshtë

Zbërthimi i ëndrrave Empty Zbërthimi i ëndrrave

Mesazh  Luli 14.08.14 13:45

Ne i përjetojmë ato përnatë dhe ndryshe nga historitë e Biblës, ëndrrat ashtu si i njohim ne sot nuk ekzistojnë për të parashikuar të ardhmen, por luajnë një rol të rëndësishëm brenda trurit, zhvillimit të tij dhe përpunimit të informacionit që marrim gjatë ditës.

Zbërthimi i ëndrrave Zb%C3%ABrthimi_i_%C3%ABndrrave

1. Njeriu që jetonte pa ëndërruar

Një plumb rikoshetë që goditi Yuvalin në kokë i shastisi doktorët përreth botës. Deri në vitin 1982 ishte e qartë për të gjithë – nuk mund të jetosh pa fjetur dhe ëndërruar. Studimet e kryer tek kaviet dhe macet, të cilët privoheshin nga gjumi dhe ëndrrat, kishin shkaktuar vdekjen e tyre brenda pak javësh. Këta studime nuk lanë pikë dyshimi tek doktorët, faza e ëndrrës është tejet e rëndësishme për vazhdimësinë e jetës. Por që nga momenti kur Yuvali u plagos dhe deri sot, ai nuk ka ëndrra kur fle. Ai është kontrolluar nga profesorët dhe me sa duket, plumbi i ka goditur një pjesë të qelizave të trurit të quajtura ‘Pone”, që janë përgjegjëse për fazën REM të gjumit. Ata arritën në përfundimin se pa ëndrrat, ai do të ketë probleme seriozë me kujtesën – por deri sot, Yuvali është një avokat i suksesshëm, një piktor dhe jeton një jetë shumë të lumtur. Pa ëndrra…


2. Ëndrrat në barkun e nënës

Rëndësia e një ëndrre mund të shihet në fëmijëri. Bebet kalojnë 70 për qind të ditës duke fjetur dhe 50 për qind e kësaj kohe është në ëndrra. Duke pasur parasysh që vitet e tyre të parë i dedikohen zhvillimit të përshpejtuar të të mësuarit, duket se ëndrrat kanë një rol shumë të rëndësishëm në zhvillimin e trurit.


3. 90 minuta ëndërrim

Ne e kalojmë pothuajse një të tretën e jetës duke fjetur. Çdo natë kemi afërsisht 5 ëndrra, domethënë një në çdo një orë e gjysmë.


4. Zgjuar ndërkohë që ëndërron

Pjesa paradoksale e ëndërrimit, e quajtur gjithashtu REM, është shumë e çuditshme. Ndërkohë që në pjesën më të madhe të gjumit trupi ngadalëson aktivitetin, pasi pushon dhe ngadalëson valët e trurit, gjatë ëndërrimit valët e trurit funksionojnë po aq shumë sa kur jemi zgjuar. Pulsi dhe frymëmarrja përshpejtohen dhe muskujt e trupit mbeten të paralizuar.


5. Botë kaotike pa kuptim

Ndryshe nga të menduarit e përditshëm, ëndrra nuk ka një logjikë: Mund të jetë në një vend të caktuar në një moment të caktuar, dhe krejt papritur mund të shkosh në hënë, duke parë fytyrën e dikujt tjetër. Kujt i nevojitet ky kaos? Një prej pretendimeve kryesorë për këtë temë është se ne kemi nevojë të riorganizojmë kujtesën tonë. Ndërkohë që ëndërrojmë, “truri vendos gjithçka mbi tryezë” dhe organizon. Studimet tregojnë se njerëzit e privuar nga gjumi kanë funksionim më të keq të trurit dhe kujtesë më të dobët se sa ata që flenë dhe ëndërrojnë.


6. Rënie dhe pluskim

Ndoshta keni parë ëndrra ku jeni duke pluskuar apo fluturuar. Studimet tregojnë se ky fenomen ndodh në të gjithë kulturat, racat dhe gjinitë. Është një prej ëndrrave më të zakonshme, por ajo nuk ka ndonjë simbolikë të caktuar. Ëndërrimi me pluskim apo fluturim me shumë gjasë lidhet me ndryshimet psikologjikë që pëson trupi gjatë fazës së ëndrrës, pra nga muskujt e tendosur kur jemi zgjuar, tek relaksimi i trupit ndërkohë që kemi paralizën e gjumit.


7. Truri i hartëzuar

Zhvillimi i pajisjeve të reja të skanimit MRI arriti të na sjellë një kthesë të madhe për të kuptuarit se çfarë ndodh në tru gjatë ëndërrimit. Mund të monitorojmë rrjedhën e gjakut në disa pjesë të trurit, dhe në këtë mënyrë studiuesit arritën të shohin se pjesët funksionale gjatë ëndërrimit janë Hipokampusi, që lidhet me kujtesën dhe Amigdala, që lidhet me emocionet dhe urën në sistemin e trurit.


8. Përzierja e të kaluarës dhe të tashmes

Ndonëse kemi qenë të suksesshëm në hartëzimin e trurit teksa ëndërrojmë, ka ende shumë pikëpyetje që duhen bërë për këtë mekanizëm të ndërlikuar. Ëndrra e merr informacionin nga banka e kujtesës dhe më pas i ‘hedh” në një seri të çuditshme. Elementë të ëndrrës merren nga e njëjta ditë, nga një javë më parë apo 10 ditë më parë. Kjo do të thotë që, nëse takoni një person në Vlorë, atëherë do të ëndërroni për të vetëm pas dhjetë ditësh, por në një tjetër mjedis dhe një tjetër kohë.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi