Profecitë e çuditshme që dolën të vërteta
Faqja 1 e 1
Profecitë e çuditshme që dolën të vërteta
Besoni ose jo, disa parashikime në histori dolën të vërteta.
Zjarri i madh në Londër
"Gjaku i të mirëve do të kërkohet nga Londra, e djegur në zjarr më ‘66”, ka shkruar Nostradamusi.
Zjarri i madh i Londrës ka ndodhur më 1666, duke shkatërruar 70 mijë shtëpi.
Revolucioni francez
"Populli i robëruar, me këngë, himne dhe kërkesa do të mbajë të robëruar princeshën dhe zotërinë: në të ardhmen ata idiotë pa kokë do të cilësohen vullnet hyjnor. Para se të vir lufta, muri i madh do të bie, e Mbreti do të ekzekutohet. Vdekja e tij vjen shpejt dhe për të nuk do të ketë pendesa. Rojet do të notojnë në gjak. Pranë lumin Sena toka do të jetë e përgjakshme”.
Revolucioni Francez i vitit 1789 me të vërtetë ishte një revoltë e përgjakshme kundër aristokracisë dhe familjes mbretërore, të cilët janë vrarë në gijotinë. Mbreti Louis XVI u ekzekutua më 1793
Adolf Hitleri
"Nga thellësitë e Evropës Perëndimore, një fëmijë i ri do të lind prej njerëzve të varfër, i cili me gjuhë do të josh masat, e fama e tij do të rritet në drejtim të Lindjes”.
Shumë e interpretojnë këtë si ardhja e Hitlerit në pushtet.
Konkuistadorët spanjollë në Meksikë
Ardhja e pushtuesve spanjollë, në krye me Kortezin që u dërgua më 1519 të pushtojë Meksikën, përputhej me Kalendarin Maja. Aty thuhej se njeriu-zot do të kthehet në tokë për të marrë qytetin Tenoçtitlan. Actekët e lashtë besonin se Kortezi ishte figurë legjendare që në objektet e tyre përshkruhej si gjysmë njeri e gjysmë gjarpër. Prandaj, ai ia doli me shumë pak ushtarë ta pushtojë Meksikën.
Vrasja e Lincolnit
Pas vrasjes së Abraham Lincoln, një shok i tij ka shkruar biografinë ku përmendet ankthi profetik që e përjetoi tri ditë para vdekjes. Sipas fjalëve të Lincolnit: "Rreth meje kishte paqe që kujtonte vdekjen. Kam dëgjuar rënkime mbytëse dhe se njerëz që qajnë. Mendova se u zgjova nga shtrati dhe shkova nën tokë. Heshtjen e ndërpriten rënkimet e njëjta, por vajtuesit ishin të padukshëm. I vendosur për të shkuar tek burimi e tingullit misterioz, hyra në Dhomën Lindore. Aty hasa një habi të dhimbshme. Para meje ishte një kreven, në të cilën një kufomë e mbështjellë me rrobat e varrimit. Rreth tij ishin ushtarët, që vepruan si gardistë. Ka pasur shumë njerëz të cilët kanë shikuar me trishtim kufomën, me fytyra të mbuluara. Të tjerë qanin. ‘Kush është i vdekur në Shtëpinë e Bardhë?’, pyeta një nga ushtarët. 'Presidenti', u përgjigj ai. 'E vrau vrasësi. Pastaj masa me britma të forta më zgjoi nga gjumi”.
Vrasja e Kennedy-t
Më 22 nëntor 1963, presidenti John Kennedy i tha gruas: “Sot po shkojmë në vendin e të çmendurve. Nëse dikush dëshiron të më vras nga një armë nga dritarja, askush nuk mund ta ndalojë, kështu që nuk duhet të shqetësohemi”. Të njëjtën ditë ai vritet.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Profecitë e fundit të botës
» Profecitë e Biblës
» 10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes
» Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov
» “Profecitë”që na prishin gjumin
» Profecitë e Biblës
» 10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes
» Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov
» “Profecitë”që na prishin gjumin
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi