EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

3 posters

Shko poshtë

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Empty Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

Mesazh  Odin 16.12.13 18:39

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov F1_14asimov1387181419

Gjatë zhvillimit të Panairit Botëror të vitit 1964 në Nju Jork shkrimtari i lëmit fantastiko-shkencor Aizek Asimov ka parathënë se si do të jetë bota pas 50 vjetësh. Parashikimi i tij u botua atëhere në gazetën "New York Times". Duke e lexuar atë sot, ti kupton se shkrimtari arriti të parashikojë praktikisht të gjitha përparimet, arritjet teknologjike.Sipas mendimit të Aizek Asimov, gjysma e energjisë elektrike në vitin 2014 do të përftohet nga centralet bërthamore, ndërsa në shkretëtirat e mëdha të Arizonës dhe Kazakistanit do të fillojnë të punojnë centralet e energjisë diellore. Komunikimi do të jetë satelitor, kurse anijet kozmike në atë kohë do të fluturojnë me sukses deri në Mars. (E si mund të mos kujtojmë këtu Mars Rover "Curiosity"!)

U bënë realitet fantazitë e Aizek Asimov, i cili që në vitin 1964 konfirmonte me bindje të plotë se telefonat do të mund të mbahen në xhep, kurse ekranet e tyre do të japin mundësi për të lexuar libra dhe për të parë foto. Pajisjet teknike do të punojnë pa kabllo - me bateri të rikarikueshme ose akumulatorë. Filmat në kinema do të shfaqen në formatin tredimensional (3D), ndërsa koha për gatim dhe punët e mërzitshme të shtëpisë do të reduktohet ndjeshëm - në kuzhinë do të dominojnë pajisjet shtëpiake automatike me timer të tilla si tenxhere me presion, thekëse bukësh (toasters), furra me mikrovalë, kafebërëse (coffeemakers).

Sipas parashikimit të Asimov, pamja e qytetit do të ndryshojë në vitin 2014: godinat e banimit dhe pjesa më e madhe e zonës urbane do të zhvendosen nën tokë: në këtë mënyrë do të mund të kursehet për ngrohjen e banesës në dimër dhe për freskimin e saj në verë. (Tashmë janë ndërtuar parkime dhe janë ngritur qendra të tëra tregtare nëntokësore!). Kurse në sipërfaqe do të krijohen parqe, kopshte për mbjellje perimesh dhe madje do të kullosin bagëtinë (ja një parashikim i tillë tani për tani duket pak i besueshëm). Transporti, parashikon shkrimtari, nuk do të ketë më kontakt me rrugën, ai do të fluturojë lart mbi tokë në një lartësi prej rreth një metër. Anijet lumore dhe detare do të rrëshqasin mbi ujë dhe shpejtësia e lëvizjes së tyre do të rritet ndjeshëm.

Asimov ka parashikuar se deri në vitin 2014 popullsia e botës do të arrijë deri në 6.5 miliardë njerëz, kurse në SHBA do të jetojnë rreth 350 milionë (më 1 qershor të vitit 2013 në Shtetet e Bashkuara janë regjistruar 316.000.000 banorë). Për rritjen e popullsisë duhet të kontribuonte zhvillimi i Arktikut, zonës së shkretëtirave dhe kërkimi i produkteve të reja ushqimore. Kështu, për shembull, do të fillojë përdorimi i mikroorganizmave, të cilat, sipas fjalëve të Azimov, do të shfrytëzohen për përpunimin e tharmeve dhe algave në produkte të ushqyeshme.

Sipas parashikimit të shkrimtarit, problemi kryesor i njerëzimit në vitin 2014 do të jetë, sado e çuditshme që të duket kjo, mërzia! Kjo është arsyeja përse profesioni i psikologut do të marrë një zhvillim të pabesueshëm, kurse psikiatria do të bëhet një specialitet mjaft prestigjioz.

Tani të gjitha gjërat e lartpërmendura na duken të njohura dhe krejtësisht të zakonshme, por në vitin 1964 ato ishin konfirmime tepër të guximshme, origjinale dhe absolutisht fantastike. Ndërsa fakti, se jo të gjitha idetë e Aizek Asimov kanë gjetur sot mishërim në jetë, do të thotë se shpikësit duhet t’i vënë ato në fokusin e studimeve të tyre!
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Empty Re: Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

Mesazh  Zattoo 06.01.14 19:33

Si do të jetë bota në 2064-ën ?

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Teknol

Më 1964, Isaac Asimov, autor i librave fantastiko-shkencorë si “Unë robot” dhe “Fundi i Përjetësisë”, ka marrë pjesë në Panairin Botëror në Nju Jork.

Në të është paraqitur përparimi shkencor qysh në fillim të shekullit 20. Kjo ka bërë që Asimov të pyetet se çfarë përparimesh të tjera do të shohë bota në 50 vjetët e ardhshëm?!

Rezultat i kësaj ka qenë eseja “Vizita në Panairin Botëror më 2014”, në të cilin Asimov parasheh përparime teknologjike në shumë fusha. Ai, pos tjerash, parasheh filmat 3D, pajisje pa tela për shtëpi, makina pa vozitës dhe ekrane për të bërë vido-thirrje, për të lexuar libra apo studiuar dokumente.

Parashikimet e tjera duhet ende kohë për t’u realizuar. Asimov ka parashikuar se deri në vitin 2014, shumica e njerëzve do të jetojnë nën tokë ose nën ujë, për të maksimalizuar përodrimin e sipërfaqes së tokës për prodhime bujqësore.

Ai ka paraparë edhe robotë që do të kujdeseshin për kopshtet dhe makina që do të voziteshin sipër rrugës në vend se direkt mbi të.

Dr. Ian Perason është inxhinier dhe futurolog britanik. Radio Evropa e Lirë ka kërkuar nga ai që në stilin e Asimovit, të parashikojë se si do të duket jeta pas 50 vjetësh, më saktësisht më 2064.

Ndërtesat e banimit

Asimov ka parashikuar që një numër gjithnjë e më i madh i njerëzve të jetojë nën tokë ose nën ujë deri më 2014.

Por, Pearson thotë se rritja e popullsisë dhe urbanizmit do të rezultojë me “mega-qytete” prej 50 milionë banorësh.

“Një nga zgjidhjet që njerëzit janë duke kërkuar është ndërtimi i banesave shumë, shumë të larta, ndoshta me kilometra. Ndërtesa të tilla aktualisht nuk mund të ndërtojmë, sepse nuk ka materiale shumë të forta për të ndërtuar banesa të larta të sigurta. Por, deri më 2050-2060 do të kemi shumë materiale me bazë karboni, të cilat janë më të lira dhe më të forta”, thotë Perason.

Aparatet shtëpiake

Asimov ka paraparë që në vitin 2014 të ketë pajisje që do t’i bëjnë ushqimet me porosi dhe do të lehtësojnë punët e shtëpisë.

Megjithatë, pajisjet në 2014-ën më shumë lidhen me komunikimin sesa me punët e shtëpisë. Perason parashikon minimizim të mëtejshëm të pajisjeve dhe beson se shumica e njerëzce do të përdorin të ashtuquajturën bizhuteri digjitale, e cila do të ketë memorie të mjaftueshme për të gjitha fuknksionet e nevojshme të komunikimit.

“Të gjitha sistemet e informacionit që posedojmë aktualisht, do të qëndrojnë në një hapësirë, e cila është më e vogël se një palë vathë. Pra, çdo lloj bizhuterie shpejt do të jetë në gjendje të zëvendësojë të gjitha sistemet tona të informacionit”, thotë Pearson.

Transporti

Asimov ka paraparë që një nga atraksionet kryesore në Panairin Botëror të vitit 2014 të jenë “makinat e vogla të robotizuara” që fluturojnë një metër mbi tokë.

Pearson thotë se makinat fluturuese janë gjëja e parë për të cilën pyeten futurologët.

Ai thotë se për arsye të sigurisë, shoferët, më 2064, do të përdorin makinat elektronike, të cilat megjithatë do të ecin nëpër tokë.

“Nuk shoh arsye përse duhet të fluturojmë të gjithë. Kjo nuk është e nevojshme. Kur të nisim me përdorimin e makinave elektronike, ato do të mund të voziten larg njërja-tjetrës vetëm disa centimetra apo edhe milimetra. Do të mund të kemi 75 herë më shumë makina në rrugë sesa me teknologjinë e sotme”, thotë Pearson.

Lufta

Asimov, në esenë e tij, nuk ka folur për të ardhmen e luftërave, por ka thënë se “nëse vjen deri te lufta bërthamore, e ardhmja nuk do t’ia vlejë të diskutohet”.

Pearson pajtohet, duke thënë se nuk e përjashton mundësinë e një lufe botërore në Lindje të Mesme ose Azi, ose edhe një sërë luftërash midis ekstremeve të djathta dhe të majta në Perëndim.

“Mendoj se do të jetë mjaft e tmerrshme. Tashmë kemi disa teknologji mjaft të rrezikshme, të cilat përdoren me qëllim të luftimeve. Armët kimike janë gjëra shumë të këqija, me të cilat nuk bën të luhet. Armët bërthamore dhe biologjike janë po ashtu të rrezikshme”, thotë Pearson.

Argetimi

Asimov ka parashikuar që njerëzit, më 2014, të presin në radhë për filma 3D.

Pearson thotë se “njerëzit do të jenë gjithmonë të inetersuar për njerëz” dhe parashikon që edhe në vitin 2064 argëtimi të përfshijë forma tradicionale, siç janë filmat, shfaqjet dhe koncertet. Por, disa gjëra, shton ai, do të ndryshojnë.

“Në vitin 2064, garantoj se do të vazhdojmë të dëgjojmë muzikë dhe të shkojmë në teatër. Mjetet për të arritur deri tek to do të ndryshojnë me zhvillimin e teknologjisë. Më 2064, nëse mendoni për një këngë, ajo do të nisë brenda kokës suaj. Nuk do të dini si, por do të nisë”, thotë Pearson.

Kriza ekzistenciale

Asimov ka paraparë që psikologjia të jetë jë degë e rëndësishme mjekësore në vitin 2014 dhe që njerëzimi të vuajë nga mërzia kronike për shkak të rritjes së automatizimit.

Pearson, në anën tjetër, mendon se automatizimi do t’i lirojë njerëzit nga të gjitha llojet e punëve fizike dhe do t’iu japë atyre kohë të mjaftueshme për aspiratat kreative. Megjithatë, ai beson se do të ketë gjithmonë diçka për të cilën njerëzit do të ankohen.

“Problem në të ardhmen do të jetë se me gjithë zgjedhjet fantastike që do të na ofrojë teknologjia e ardhshme, nuk do të kemi maksimumin nga jeta. Kjo tashmë po bëhet kërcënim dhe njerëzit janë nisur të përballen me stresin e zgjedhjeve të tepruara”, thotë Pearson.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Empty Re: Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

Mesazh  Luli 21.07.14 11:45

Parashikoi saktë 2014-n më 1964

Shumë vite më parë, më 1964, Isaac Asimov, një biokimist dhe një shkrimtar rus me nënshtetësi amerikane, bëri disa parashikime për vitin 2014, duke i qëlluar gati të gjitha!

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Parashikoj

Ekranet e mëdhenj apo të vegjël dhe shumëngjyrësh do të jenë kudo për të komunikuar dhe për të përçuar informacion. – Isaac Asimov, ashtu siç raportohet nga një artikull interesant nga “New York Times”, kishte parashikuar që në vitin 2014, bota do të ishte përplot me ekrane të tillë, të cilët do të shërbenin si për komunikim ashtu edhe për të përçuar informacion.

Në fakt, kështu janë ata që ne po i përdorim gjerësisht: telefonat e mençur, tabletët, kompjuterët, televizorët dhe ekranet gjigantë të vendosur nëpër rrugët e qyteteve. Ne mund të kemi qasje gjithmonë për informacionet që na interesojnë!

Do të jetë e mundur të shihni persona të cilët ndodhen shumë larg jush nëpërmjet ekraneve dhe të komunikoni shumë lehtë në kohë reale. – Ka arritur të shohë larg dhe qartë, Asimov! Siç të gjithë e dimë, sot është shumë e thjeshtë të flasim dhe të shihemi nëpërmjet telefonave të mençur ose tabletëve, apo edhe nëpërmjet kompjuterëve, duke përdorur ueb-kamerat. Në kohën e këtij shkrimtari amerikan, televizori kishte shumë pak vite që ishte krijuar, megjithatë ai arriti që të parashikonte zhvillimin e një teknologjie si kjo e sotmja që ne po e prekim gjerësisht.

Dokumentet, librat, fotot dhe videot do të jenë të disponueshme kudo, nëpërmjet ekraneve. – Në epokën e kompjuterëve dhe të internetit, është e mundur të disponosh çfarëdolloj informacioni nëpërmjet një monitori: dokumente, libra (që mund të lexohen nëpërmjet formatit e-book), foto dhe video. Mund të ndryshohen, shikohen, të ndahen etj. Isaac Asimov e kishte kuptuar këtë që prej kohësh!

Ushqimi do të jetë kryesisht i parapërgatitur dhe i paketuar. – Popujt më pak fatlumë, si për shembull ata të botës së tretë, arrijnë të mbijetojnë edhe falë ushqimeve të parapërgatitura. Revolucioni industrial çoi në zhvillimin e ushqimeve të konservuara, që në ditët e sotme po përhapen gjithnjë e më shumë, duke e bërë jetën e përditshme në kuzhinë shumë të ndryshme në krahasim me atë të dikurshmen!

Robotët nuk do të funksionojnë mirë, por do të ekzistojnë. – Është e vërtetë, tashmë robotët ekzistojnë: ata për të pastruar, të cilët janë përhapur gjerësisht këto vitet e fundit, dhe shumë makineri të tjera të cilat na lehtësojnë punë të ndryshme. Këta robotë përmirësohen vazhdimisht!

Fuqia punëtore do të jenë makinat e robotizuara dhe detyra e njeriut do të jetë t’i zhvillojë ato dhe t’i bëjë të funksionojnë. – Asimov praktikisht ka “përkthyer” se çfarë do të ndodhë me industritë e ditëve të sotme: makineritë, të krijuara nga njeriu, vihen në punë nga punëtorët! Pikërisht kështu funksionojnë linjat e montazhit dhe shumë lloje të tjera të agjencive të sektorëve të ndryshëm!

Bota do të ketë 6,5 miliardë banorë dhe kontrolli i lindjeve do të jetë më se i nevojshëm për të shmangur kolapsin. – Asimov është gabuar shumë pak, me rreth 500 milionë persona: ka arritur shumë afër dhe ka pasur të drejtë për sa i përket kontrollit të lindjeve, që i ndalon pjesës më të madhe të çifteve të kenë jo më shumë se dy fëmijë.

Mërzia do të jetë një problem i madh në botën e avancuar. – Asimov ishte i sigurt se në vitin 2014, pesha e mërzisë do të bëhej veçanërisht ndikuese në përditshmërinë e njerëzve. Ai fliste duke iu referuar një lloj gjendjeje “të sëmurë” që do të përhapej me shpejtësi: jeni dakord me të?
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov Empty Re: Koha konfirmoi profecitë e Aizek Asimov

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi