EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

A egziston Kopshti i Edenit ?

3 posters

Shko poshtë

A egziston Kopshti i Edenit ? Empty A egziston Kopshti i Edenit ?

Mesazh  AI IA 03.08.14 23:30

Jane degjuar shume histori dhe hipoteza mbi te famshmin Kopsht te Edenit, por pyetja qe qendron akoma eshte : A ka ekzistuar vertet Kopshti i Edenit? A vazhdon te ekzistoje?

Cdo person qe ka sado pak njohuri mbi fene dhe historine biblike, ka njohuri edhe me vendin ku mashkulli dhe femra e pare ne Toke u njohen me njeri tjetrin. Sipas pershkrimeve Kopshti i Edenit duhet te kete qene nje vend i mrekullueshem, i mbushur me bukuri dhe me bimesi.

A egziston Kopshti i Edenit ? Garden_of_Eden-New1

Nese Kopshti i Edenit ka ekzistuar vertet, sfida per gjetjen e vendndodhjes se tij nuk ka qene nje sfide e lehte. Ashtu si thuhet ne Bibel, nje lume dilte nga kopshti dhe ndahej ne 4 dege. Keto kater lumenj qe krijoheshin quheshin; Pishon, Gihon, Tigris, dhe Eufrati. Vendndodhja e Pishon dhe Gihon kane qene problemi kryesor ne percaktimin e vendndodhjes se Kopshtit te Edenit.


Permbytja ne kohen e Noah, eshte ajo qe e ka ndryshuar gjeografine e botes duke e bere keshtu shume me te veshtire qe te identifikohet vendndodhja e sakte e kopshtit. Disa spekulime thone qe lumi te cilit ne Bibel i referohet me emrin Pishon mund te jete Nili i sotem.


Teorite per vendin se ku mund te ndodhet Kopshti i Edenit ne fakt jane te shumta.


Ka shume vende te cilat jane futur ne listen e vendeve te dyshuara per te qene Kopshti i Edenit. Megjithate, nese vendi i sakte nuk dihet, shumica e teorive bien dakord ne dicka; Egjipti, Irani, Iraku, Turqia, Arabia Saudite, dhe Izraeli jane vendet me te dyshuara dhe qe mendohet qe te kene qene vendndodhja fillestare e Kopshtit te Edenit.


Disa mendojne qe kopshti ishte i vendosur ne Turqi pasi origjina e lumenjve Eufrati dhe Tigris jane pikerisht te ky vend. Ka te tjere qe mendojne qe vendndodhja aktuale do te ishte Arabia Saudite per shkak se Arabia Saudite eshte vendi i cili eshte asociuar me token biblike dhe eshte referuar si Havilah.


Ka edhe nga ata te tjere akoma qe besojne qe Kopshti i Edenit shtrihet nen ujerat e Gjirit Persik.


Nje prej teorive gjithashtu e besuar nga shume njerez eshte edhe teoria qe pretendon qe Kopshti i Edenit te ishte kontinenti i humbur i Atlantis.


Ka edhe nga ata njerez te cilet mendojne qe Kopshti i Edenit nuk ka patur asnjehere nje ekzistence tokesore dhe qe kopshti eshte shfaqur vetem si nje reference tokesore per nje parajse hyjnore.


Ne fakt, fjala Eden ne vetvete duket se i ka rrenjet e saj ne nje fjale Sumere qe ka kuptimin e rrafshines. Sipas Talmud, Eden i referohet ne fakt territorit se ku kopshti ishte i vendosur se sa vete kopshtit, ashtu si eshte menduar per shume kohe.


Ne fundin e viteve 1990, nje arkeolog i quajtur David Rohl, deklaroi qe kishte gjetur Kopshtin e Edenit. Ai thoshte se vendndodhja e kopshtit ishte 10 milje larg qytetit Iranian Tabriz, ne nje lendine te rrethuar nga male shume te larta. Ai i identifikoi lumenjte Gihon dhe Pishon si aktualet Araxes dhe Uizhun.


Por a eshte kjo vendndodhja e vertete dhe aktuale e Kopshtit te Edenit? A ekzistonte vertet ne ate kohe? Po tani a ekziston me ky Kopsht kaq i shumeperfolur?


Nderkohe misteri i vendndodhjes dhe ekzistences se Kopshtit te Edenit vazhdon, dhe hipoteza vazhdojne te hidhen.


AI IA
AI IA

Mund te besh cdo gje, por jo gjithcka!

13


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A egziston Kopshti i Edenit ? Empty Re: A egziston Kopshti i Edenit ?

Mesazh  DaniEL 05.08.14 11:46

Kopshti që Perëndia mbolli në Eden ishte drejt lindjes, domethënë në lindje të Palestinës, pika e referimit për drejtimet biblike. Ndodhej në zonën e Mesopotamisë, afër lumenjve Tigër (Hiddekel) dhe Eufrat.

עדן
‛êden
ay'-den
qe do te thote shtepia e kenaqesisve dhe gezoj, admiroj,endem,adhuroj e te tjer
DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A egziston Kopshti i Edenit ? Empty Re: A egziston Kopshti i Edenit ?

Mesazh  syri i art 05.08.14 13:28

kopshti i edenit,esht nje paraboll shum interesante...
syri i art
syri i art

Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...

100


Mbrapsht në krye Shko poshtë

A egziston Kopshti i Edenit ? Empty Re: A egziston Kopshti i Edenit ?

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi