EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiritizmi

+2
Admin
Neo
6 posters

Shko poshtë

Spiritizmi Empty Spiritizmi

Mesazh  Neo 28.12.08 17:33

Cfare eshte Spiritizmi ?

Shkence apo Filozofi ?

Spiritizmi Arz3p10

 
 Spiritizmi nuk zbulon magjine, supersticonin apo okultizmin

Spiritizmi eshte shkence  bazuar ne observimin e manifestimeve nga andejshmja.

Observimi dhe eksperimentimi i kane vene ne dukje ligjet e reja :

- Mbijetesa e shpirtit
- Komunikimi me te vdekurit
- Mediumniteti
- Rimisherimi

Spiritizmi eshte nje filozofi qe pergjigjet ne pyetjet fondamentale te njeriut :

- Nga vime ne ?
- Kush jemi ne ?
- Ku shkojme ne ?

Per ata qe pyesin rreth qellimit te jetes dhe evantualisht nje vazhdimesi pas vdekjes, spiritizmi sjelle pergjegjie nga ata qe kane ardhur dhe e kane pershkruar se çfare ndodh mandej.

Ne nuk jemi frut i rastesise

Spiritizmi me ane te shume studimeve dhe kerkimeve, ne kontakt ne te andejshmen , e ve ne dukje shpirtin.

Ai ofron nje definicion te Zotit,principet e te gjitha gjerave, nje force dashurie, te perjeteshme dhe krijuese te universit dhe shpirterave..

• Ai na informon qe bota e andejshme eshte veni natyroro i shpirtit, ai gjendet jashte materies dhe perbehet nga shpirti i njerzeve qe kane jetuar ne toke..

• Ai tregon qe shpirti i krijuar thjeshte dhe injorant, do te kaloje ne te gjitha shkallet e evolucioni nepermjet rimisherimit.

• Ai tregon qe komunikimi ne mes njeriut dhe
shpirterave eshte i mundshem fale nje ndermjetesi : mediumit

• Ai provon qe bota e dukshme jeton ne mes botes se padukshme, me te cilen eshte ne kontakt te vazhdueshem ; keto bote regojne panderprere nga njera ne tjetren..

Deshira univerzale e shpirterave eshte qe njeriu te kete vetedije nga spirtuliteti i tij, te relizohet nje kontakt me te andejshmen dhe te transformoje shoqerine.

© ExplorerUnivers
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Neo 28.12.08 18:04

Qellimi i Jetes

Ne jetojme, ne mendojme, ne veprojme. JA KJO ESHTE POZITIVE !

Ne do te vdesim, kjo nuk eshte aq e sigurte.

Por duke e lene token, ku shkojme ne ?

Cfare ndodh me ne ? A do jemi me mire apo me keq ? Do te jemi apo nuk do te jemi ?

" Te jesh apo te mos jesh " , kjo eshte alternativa e gjitha apo asgje :

Ose ne jetojme perjetesisht ose e gjitha mbaron pa kthim

JA VLEN TE MENDOHET NE KETE !

Allan Kardec
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Historia e Spiritizmit

Mesazh  Admin 16.01.09 0:10

Historia  e Spiritizmit  

Spiritizmi 24523210

Spirtizmi  përfshin  fenomenet  parapsikologjike  të lidhura me dukuritë e  shajnive ose  fantomeve; fenomenet  e tilla spirtistët  i shpjegojnë  si " porosi të  shpirtërave ", përkatëisht  të  vdekurve,  të cilat  shpirti  i ndarë  nga trupi  i  dukshëm  pas  vdekjes, ua  kumton  njerëzve  me anë  të  medias.

Historia  e spiritizmit  ka filluar  në  vitin  1848 në Hydesvilleu, afër  Nju-Jorkut,  në shtëpinë e familjes Fox.  U ndie një trokitje  misterioze. Pasoi biseda  e nënës  Fox  dhe e dy bijave  të saj  me shpirtin  e të "vdekurit" Karl  Rayn,  i cili  është vrarë  në atë shtëpi  dhe me "informacionin" e të cilit  në atë shtëpi  kanë gjetur  skeletin  e njeriut  të vrarë.

"Bisedat"  me "shpirtin" janë bërë nëpërmjet lëvizjes  së tavolinës. Mediat, nëna dhe të  bijat  Fox  shkruanin shkronjat  e alfabetit. Tavolina do të trokist  te  shkronja e caktuar.  Bisedat  me "shpirtrat" prej asaj kohe  kohe  zhvillohen  në atë mënyrë që brenda rrethit  të germave  të shkruara  të shkruara  të alfabetit  vendoset   një gotë; pas vënies  së duarve  në tavolinë  pa gozhdë nga të pranishmit,  gota lëvizte  nga shkronja  në shkronjë dhe kështu ka "shkruar" përgjigjen  e "shpirtit".

Kinezët kanë biseduar  po në këtë  mënyrë  me të  "parët" e tyre  prej kohësh.  Në Tibet lapsin  e kanë  lidhur  për këbëze  të tavolinës  dhe ai ka lëvizur  nga  njëra shkronjë  te tjetra.

Tibetanët  bisedonin  me "shpirtrat" në atë  mënyrë  që mbanin  mbi tavolinë një shigjetëz, maja  e së cilës  prekte tavolinën  dhe lëvizte  nëpër zall ose  hi në tavolinë, duke  shkruar germat e alfabetit  tibetan në gjuhë  të një rajoni të caktuar.

Në   vitin 1851 amerikani  Davis botoi  librin "Filozofia e  komunikimit  me shpirtra",me anën e të cilit  dëshironte ti kumonte botës se ka ardhur  çasti i vendosjes  së lidhjeve  ndërmjet "shpirtrave"  dhe njerëzve  në tokë. Ai mendonte   se  "informacionet" i merr nga Bejamin Franklini.

Është e sigurt se më  1846 ka dhënë  përshkrime  të gjera për planetin e tetë , d,m,th Neptuni, gjë që e zbuluan pas disa muajsh Le Verrier,Adams dhe Galle .

Davisa konsideron se "shpirtrat" janë të lidhur "në atë botë" dhe se nuk janë drejtpërdrejt të pranishëm ne seancat spiritiste, kështu që "trokitja e shpirtrave "mbeshtetet ne rrymat e elektricitetit.  

E lartpërmendura Helen Smith të cilen e ka studiuar profesori i psikologjisë dr.Theodor
Flournoy nga Gjeneva ,gjatë seancave ne trans është sjellur ,ka shkruar dhe ka folur sikur ne të është "reinkarnuar Victor Hygo,  Cagliostro, Simandini – e bija e një sheiku të pasur.  

Z-nja  Piper, nga  SHBA,  në seancën  e 8 gushtit  1915  ia kumtoi  Sir Oliver Lodgeut të ashtuquajturën "porosi e  faunit": se i biri  do t,i  vritet  në luftë, e kjo ndodh  më 14 shtator  1915 etj.

Po  të duam  të   qëndrojmë  brenda caqeve  të  shkencës, prej gjithë  kësaj nuk mund  të nxjerrim  asnjë  përfundim  të posaçëm. Megjithatë, mund të theksohet  se disa  shkencëtarë (psikolog  William James, kimisti Butlerov) përkrahin  një pikëpamje  të moderuar  spiritiste, e cila  pranon  pjesëmarrjen  e "shpirtrave"  të njerëzve  të vdekur.

Pa dyshim parapsikologjia  që tani  nuk lejon  që ngjarjet  e rrëfyera  nga jeta  e shenjëtorëve  të konsiderohen të pamundshme.

Gjendjet  e  ekstazës  fetare ose të  transit  janë  dukuri  paranormale të gjendjes   kataleptike të shtangimit   trupor. Këto gjendje  fillojnë  herë me  britmë, herë me rënkim,  psherëtimë dhe pasohet  nga   apatia  ndaj ngacmimeve  të jashtme.
Sytë  e hapur  nuk shohin   as veshët  dëgjojnë  askë  tjetër pos atij  me të cilin  personi  është i lidhur  në ekstazë.

Atëherë   fillojnë  "transformimet" e  fytyrave, dukuritë  e vapës  së madhe, dukuritë e ndriçimit  në  formë të xixës  së zjarrit  dhe rrezeve dritësore  që dalin nga sytë, nga fytyrat  dhe nga gjithë  trupi i mistikëve  ne  gjendje  të ekstazës.  

Në  gjendje ekstaze disa mistikë  kanë  pasur edhe levitime, si p,sh  shën  Josip Kupertinski, të  cilit  i rrinte pezull trupi  gjatë  ekstazës fetare. Ndodh nganjëherë  që në gjendje  ekstaze të  paraqiten edhe dukuri  të  peshës  jonormale,  kështu  që personat  e tillë nuk mund  të  çohen  lart as me forcën  më të madhe.

Ekstaza fetare jep një  njohuri  më të thellë të  Absolutit, d,m,th  njohjen  e  pranisë  së Absolutit në çdo  krijesë dhe në shpirtin e vet.

Vizionet  në gjendje  të ekstazës kanë - sikundër mendojnë  përkrahësit  e  psikanalizës
karakter të "arketipave " të Jungut.  

Kështu, për  shembull, për mistikun  zviceran  Brat Klaus ("Bruder Claus von Flue") shkruante  C.G. Jung: "Është  një gjë  simpatike  që i vetmi  mistik zviceran me hirin  e Zotit  kishte provizione  joortodokse dhe ai me sy  të  kthejllët  mund të shikonte thellësitë  e Shpirtit hyjnor, i cili  në një  arketip simbolik  ende i mban  të bashkuara të gjitha besimet e  njerëzimit  që i ka  ndarë  dogmatika."

Veprat  për shenjtorin zviceran "Brat Klaus" (Brat Nikolla nga Klisura, sepse jetonte në një  zonë  të vetmuar  shkëmbore si  solidar) flasin  sesi  ai  kishte  pasur "vizionin  për zambakun  që kishte  ngrënë kalin "vizionin për tre  vizitorë", "vizionin për njeriun  e egër që këndon" , "vizionin për pusin " dhe për "katër rrotat e qiellit", si  edhe "vizionin për fytyrën e tmerrshme  të Zotit "etj.

Duke shqyrtuar  këto gjëra  dhe duke  përmendur  fuqinë shëruese  të Brat  Klausit  si edhe veprimin  e fuqishëm  efektiv të tij  në mjedis, Marie -Louise  Von Franz thekson  se edhe sot do të duhej  krijuar  përsëri  figurën  e "shenjtorit - mjekuesit", d,m,th. Psikoterapeutit dhe mjekuesit  që do të ishte  gjithashtu  paternalist fetar.

Duke iu  referuar Mircea Eliade, ajo vë  në dukje  sesi  një magjistar  mjekues  popullor, krahas mjekësisë, zotëronte  një teknikë  të caktuar  të ekstazës.

"Bashkë me këtë" thotë M.l. Von Franz" është  ringjallur  forma arketipe  e mjekuesit  dhe shamanit ,d,m,th. Është  përtëritur   përfytyrimi  i  personalitetit, veprimi  mjekues  i të  cilit është i kushtëzuar  me lidhjen e tij individuale  me shpirtrat, d,m,th, me  forca  të  psikës inkoshiente.

Një  aftësi  të tillë mjekuese  kishte  Niklaus Von Filue, pa dyshimtë nivel të lartë...", si  "mana-personalitet" tejet  i fuqishëm ("Mana=" i brumosur  me fuqi  të jashtëzakonshme  vepruese ")!

Për këtë arsye, mendon  C.G. Jung  pikërisht "Bruder Klaus  do të duhej shpallur  mbrojtës  dhe padron i psikoterapisë ".

Kur Bruder Klaus për  vete thotë  se qysh  në bark  të nënës  si dhe me rastin e pagëzimit  ka pasur  vizionin  e "yllit, shkëmbit dhe të   vajit  të shenjtë,  dhe si e katërta ... figurën e një njeriut plak  të panjohur", shkolla  e Jungut këtë e interpreton simbolikisht  me arketipin, si  simbol  të ideve  dhe të vlerave  paraburimore, të cilat gjatë  evolucionit  të njerëzimit janë  rrënjosur  në psikën  tonë dhe mbesin të  mekura në inkoshiencën e çdo njeriu.

"Shkëmbi është- sikur " lapisi" në kohën e alkimisë- simbol i "njeriut të mbrendëshëm", "Deus inkomine","qëndrueshmëria e qenies së tij të brendshme".

Shkëmbi në mite do të thotë gjithashtu pavdekshmëri.

Kjo domethënie është përfshirë edhe në vizionin e Bruder Klausit.Shkëmbi është edhe simbol i "shpëtimtarit".Te Bruder Klausi ai është"shkëmbi"që si "yll ka zbritur në tokë".Vaji është një eliksir i jetës  dhe si  i tillë  në kishë përdoret  si sakrament vërtetimi  me rastin  e  shugurimit  klerikal  dhe si  mirosje  e të sëmurit.

Vaji  është bërë  simbol i dinamikës  karizmatike  që e jep shpirti i shenjtë,  ajo  është  substanca  që dhuron  pavdeksinë, ajo deri  diku  është  "shkëmbi" dhe "ylli" që me  diçka janë  bërë fluid, ajo është  prania  numinoze e Zotit.  "Njeriu  plak  i panjohur " është simbol  i "vetësisë", individit  të Bruder Klausit,  individit që do  të ishte  në nivelin më të lartë "analogia Christi".

Kjo është,  siç shkruan Jungu  varianti  i krishterë  e arketipave shekullorë,  ku "njeriu plak" i Bruder Klausit  simbolizon arketipin  e  Urtakut  të vjetër, d.m.th. Shpirtit,  i cili  në  trevën e krishterë  i  përgjigjet  atij "antiquus dierum", në  Kaballë atij "senex sanctissimus" ose "caput album", ose " antiquus dierum".

Ndërkaq  në  vizionin e Bruder Klausit ky  është "Sapientia dei", ku  gjithnjë është prezent  Zoti  vetëm ashtu sikundër  e  përjetojnë mistikët sikur  Bruder Klausi.

Ne  do t,i shtonim kësaj : Sidoqoftë, ekstaza është një bashkim  i cektuar me Zotin . Mirëpo, vetëm Zoti e di  se kur dhe  ku  individi vërtet  realizon  bashkimin, bashkëqenien  me vetë  Zotin, e jo vetëm  me atë  Inkoshientin në psikën. Neve  na mungon  një kriter  i sigurt  për dallimin  e kufirit   midis ndikimit  të drejtpërdrejtë  dhe të  tërthortë  të Zotit   në psikën tonë.

Mr. Hamdi Thaçi


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:00, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 0:11

Teozofët dhe antrozofët marrin pjesë në interpretimin e fenomeneve parapsikologjike me botëkuptimet e budizmit e të hinduizmit, përkatësisht me shpjegimet egjiptiane dhe greke.

Lëvizjen teozofike e kanë krijuar Helena Petrovana Blavatsky dhe Annie Besant.
Helena Blavatsky ka pohuar se ka lidhje telepatike me dy "mjeshtër të fshehtë" ose
"mahatma" që kanë qenë edhe mësues shpirtërorë të saj : Koot Hoomi që ia ka diktuar librin "Izida pa vel" dhe mahatma Mory.

Studiuesi i dukurive parapsikologjike Hodgson, i ashtuquajturi "detektivi" i Londrës,
në emër të shoqërisë së vëzhgimeve psikike të Anglisë (SPR), duke studiuar me sy kritik veprimin e znj. Blavatasky në emër të SPR ka shpallur këtë gjykim ;" Për sa na takon neve, ne zonjën Blavatsky nuk e konsiderojmë as transmetuese të mesazheve të profetizuesve as aventurierve vullgare. Konsiderojmë se ka merituar ta kujtojmë më vonë si njërën nga mashtrueset më të përsosur, më të talentuar dhe më interesante në histori ."

Tezofia është më tepër e frymëzuar nga budizmi dhe hinduizmi.

Lëvizjen antropozofike e ka themeluar Rudolf Steiner , duke u distancuar nga lëvizja teozofike e Helena Blavatsky dhe Annie Besant. Antropozofia në teorinë e saj mbi pahapësirën e "inkoshientes" në njeriun, niset nga teza se "çdo ngjarje e historisë lë pas vetes engreme të posaçme në shtresat astrale.

Këto engrame mund t,i lexojë njeriu që i ka të zgjuara organet e tejpamjes ".Disa nuk e pranojnë interpretimin e tillë nëse, thonë ata -është adekuat për të shpjeguar fenomenin e "tejnjohjes" dhe të "profetizimit": ende nuk ekzistojnë engramet për ngjarjet e ardhshme.

Antropozofët nuk pranojnë vlerën e njohjeve mediave, sepse nuk miratojnë legjitimitetin e zvogëlimit të vetëdijes në trans.

Në veprën "Geheimwissenschaft im Umriss" (Projekti i shkencës së fshehtë ) Steiner hedh poshtë ndarjen e njeriut në "shpirt" dhe "trup".

Sipas tij njeriu përbëhet nga shtatë entitet: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi ndijimor me shpirtin, shpirti i mendjes, shpirti koshient i mbushur me frymën, fryma jetësore, njeriu me frymën.

Një ndarje e tillë mund të përmblidhet në katër entitete: trupi fizik, trupi eterik ose jetik, trupi astral dhe Uni shpirtëror.

Asnjëherë nuk bën të harrohet se "Njeriut " si mikrokozmos i përgjigjet bota si makrokozmos.

Ashtu sikundër trupi fizik përbëhet nga atomet dhe molekulat dhe sikundër është i integruar aktivisht dhe pasivisht në gjithë botën e energjisë fizike, të cilën e studion fizika dhe kimia, ashtu trupi eterik i njeriut është i integruar në eterin kozmike ose parimin eterik dhe kësisoj trupi astral i njeriut është i integruar në vetë principin astral të tërë kozmosit.

Botëvështrimet mekanistike - materialiste njohin vetëm parimin fizik.

Botëvështrimi idealist i Fihtes njeh vetëm parimin e "shpirtit të mendjes ". Filozofia e
krishterë njeh vetëm parimin e parë dhe të katërtin, d.m.th. trupin fizik dhe frymën,
përkatësisht kozmosin fizik dhe kozmosin shpirtëror dhe pikërisht në shtatë shekujt e fundit.

Teologu Gebhard Frei sot konsideron se me ndarjen trepjesëshe : trupi, materia sublime dhe Uni shpirtëror (soma, psyche, ngus ose pneuma) nuk ndeshet dënimi kishtar i teorisë së "trihihotomisë".

Parapsikologjia ka konstatuar se ndërmjet trupit material dhe Unit shpirtëror ekziston një entitet me materie sublime, pa të cilin nuk mund të shpjegohen në mënyrë të mjaftueshme dukuritë e eksteriozimit, aures, ekzoplazmës, magnetizmit shërues etj.

Gebhard Frei tërheq vëmendjen: duhet kuptuar seriozisht kërkimet dhe provat me letra në Institutin e prof. Rhinea, si edhe hulumtimin e prof. Hornell mbi "udhëtimet astrale": trupi fizik mbart në vete faktorin sublim që mund ta braktisë trupin në atë mënyrë që vetëdija, d.m.th. Uni shpirtëror të mos mbetet në trupin sublim të eksteriozuar.

Në rrethana përkatëse edhe personat e tretë mund të shohin këtë trup sublim. Duhet kuptuar krejt seriozisht faktin se Fakulteti Filozofik i Amsterdamit në vitin 1954 e ka pranuar një punim të vëllimshëm të dr. Jakob Poortman, në të cilin përkrahet teza mbi ekzistimin e "trupit sublim".

Antropozofi Steiner mendon se ne na zë gjumi atëherë kur gëzhoja astrale me Unin shpirtëror eksteriorizohet nga trupi normal fizik.

Trupi sublim Steineri i atribuon organe të caktuara mbidijemore. Këtë duhet kuptuar
analogjish me "shkencën misterioze " të Lindjes së Largët, ku flitet për dhe për shtatë "lulet e lotusit " në të cilat ndodhet selia e aftësive parapsikologjike dhe të cilat me anë të ushtrimeve jogi mund të zhvillohen në mënyrë të shpejtuar, psh. Në tejpamësi .

Pas mendimit të Steinerit dhe të antropozofëve të tjerë zgjerohet kozmosi i zakontë fizik në një kozmos më të lartë mbindijimor dhe shpirtëror.

Kozmosit të lartë të vetëdijes.Madje edhe kjo: prapa bakterieve të dukshme empirike, të cilat përhapin, për shembull, murtajën dhe kolerën, qëndrojnë realitete mbindijimore "shpirtërore..., të cilat nga botërat mbindijimore i sjellin në këtë botë ndijimore forcat që sjellin me vete epideminë, sëmundjet... dhe vdekjen"!

Këto janë "frymët" që rrinë nën "sundimin e Arhimanit".

Shkencat shpirtërore duhet të studiojnë botën mbindijimore ashtu sikundër shkencat e natyrës studiojnë botën ndijimore. Këtu është e nevojshme që shkencat shpirtërore ta nisin punën atje ku shkencat e natyrës mbrojnë kërkimet e tyre. Është e nevojshme që të shtrohet gjithnjë rishtas çështja e asaj të Amshueshmes në të "gjitha gjërat ".

Vetëm në këtë mënyrë "rriten organet e shpirtit dhe depërtojnë në botën mbindijimore".

Në librin si arrihet njohja e botërave të larta? ( Wie erlangt man Erkenntnisse der hoheren Welten) Steineri shpjegon rrugën drejt niveleve më të larta të vetëdijes, ku përjetohen njohjet mbindijemore në të cilat hapësira dhe koha nuk luajnë dot asnjë rol.

Është ky përjetimi i asaj "pahapësirë", "a-kashe ose "hapësirës mistike ", që e përmend Steineri në Kronikën e Akashit, kur flet për gjendjen në Saturn , Diell dhe Hënë.

Teologu dhe parapsikologu Gebhard Frei mendon se për shumë gjëra është e këshillueshme të dëgjohen postulatet dhe vërejtjet e Steinerit; pa përkrahur " teorinë e kalluar antimistike "

Steineri ua tërheq vëmendjen e njerëzve që të ruhen nga gjendjet që "përjashtojnë vetëdijen, në vend që ta mbajnë vigjilente" e gjithashtu shtron kërkesën që të shmangen "prekjet argëtuese me të vdekurit ose me të tjera qenie të asaj bote" si dhe "shkollimi kult diletant ".

Vërejtjes së tillë të teologut mund t,i shtojmë këtu edhe vërejtjen e shkencëtarëve Andreas dhe Kilian: "Ka të ngjarë që pas dy dhjetëvjetëshave e gjysmë pasues do të jemi dëshmitarë të luftës ndërmjet shkencës së "vjetër ...e cila mbron godinë ideore dogmatike dhe shkencës së "re" që është e hapur ndaj materies sublime. Ç,do të bëhet në fund të shekullit tonë, nuk e dimë ende. Por nëse mjekët, psikologët, biologët dhe neurologët tanë pohojnë ekzistencën e materies sublime, atëherë ka shumë të ngjarë nuk mund të mungojnë shumë kohë as pasojat shoqërore , politike dhe ekonomike ".

Andreas dhe Kilian theksojnë edhe këtë :"Kur e njohëm kohën më parë një mjek me indikacione të projeksionit jashtëtrupor ... ai përfundoi : "Këtë duhet ....studiuar seriozisht. Nëse kjo është e vërtetë , do të na duhej që të ndryshojmë plotësisht mendimin tonë".

Mr. Hamdi Thaçi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Spiritizmi - Pikepamjeve evangjeliste

Mesazh  Admin 16.01.09 16:09

Spiritizmi
Pikepamjeve evangjeliste

Spiritizmi Apropo10

Pothuaj në çdo qytet të madh a të vogël mund të gjenden sot rrethe spiritistësh.

Një profesor i universitetit të Zyrihut më tregonte se,vetëm në një qytet të Zvicerës, ka rreth 400 rrethe spiritiste, kurse në një tjetër, 200.

Llogaritet gjithashtu se ka rreth 70 milion njerëz në botë që merren me spiritizëm.

Esenca e spiritizmit më është bërë e qartë gjatë sesioneve këshilluese që kam pasur me individë të prekur prej spiritizmit dhe kështu kam arritur të shoh në brendësi historinë e kësaj lëvizje anti-kristiane. Një person që ka kaluar me mijëra raste në duar, është në gjendje të formojë një opinion të qartë lidhur me këtë temë.

Siç e kam përmendur, libri im "Seelsorge und Okkultismus" merret hollësisht me anën shkencore të këtyre temave dhe ua rekomandoj ta lexojnë atyre që duan të mësojnë më tepër. Lidhur me përdorimin e fjalës "rast", disa më kanë kritikuar me të drejtë, po përdorimi i kësaj fjale është thjesht i imponuar nga gjuha.

Edhe pse përdor këtë fjalë, asnjë nga personat që kam këshilluar në punën time pastorale, nuk përbën për mua një rast, ose një shembull. Ata janë njerëz për të cilët Jezu Krishti vdiq.

Fjala "spiritizëm" vjen nga latinishtja "spiritus" që do të thotë "frymë". Spiritizmi përbën një përpjekje për të komunikuar me të vdekurit në botën e frymëve. Edhe spiritizmin e gjejmë që në kohë shumë të lashta, mijëra vjet më parë.

Në Dhjatën e Vjetër, 1 Samuel 28, dhe Dhefteronomi 18, kemi raste të spiritizmit, po ashtu edhe në historinë e kishës së Krishtit. Duket se spiritizmi është i lidhur ngushtë me fe të ndryshme. Fetë e ndryshme jo-kristiane janë në masën më të madhe të influencuara e drejtuara nga spiritizmi.

Po,nëse spiritizmi do ta shfaqte veten vetëm në ferat dhe besimet që nuk kanë të bëjnë me besimin kristian, atëhere besimtari kristian nuk do të kishte aspak pse të merrej me këtë problem.

Po në të ashtuquajturat vende kristiane ekziston një shumëllojshmëri e madhe e formave të spiritizmit dhe formave të ndryshme të shqetësimeve psiqike që lidhen me to, gjë që lind nevojën e sqarimit e konsultimit në punën evangjelizuese.

Gjatë  35 vjet pune si evangjelist,jam ndeshur me afro 16 lloje të ndryshme praktikash spiritiste, të cilat klasifikohen në pesë grupe. Me ndihmën e shembujve, do të shohim këto forma të ndryshme të spiritizmit dhe në mbyllje do të shohim atë që thotë Bibla dhe mjekësia lidhur me problemin, si dhe  me ndihmën që mund t'u ofrohet njerëzve që janë ngatërruar në të.

Ky kapitull është më tepër një paraqitje e shkurtër e fakteve. Po shpresoj, megjithatë, që do ta ndihmojë lexuesin të hyjë më thellë në çështjen dhe qëllimi nuk është aqë, që të arrijmë një shpjegim të saktë teorik, sesa të kuptojmë konfliktin spiritual me të cilin konfrontohemi në punën pastorale.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:54, edituar 3 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:13

Fenomenet psiqike
Pikepamjeve evangjeliste


Në punën e tij ndihmëse e këshilluese, evangjelisti ose punëtori kristian ndeshet me njerëz që fillojnë papritur të tregojnë për eksperiencat e tyre spirituale, si ëndërra, aparicione ose vizione. Kjo, për këshilluesin, duhet të jetë një sinjal alarmi dhe ai duhet të tregohet shumë i tërhequr e i kujdesshëm në këto raste.

Pa dyshim, Fryma e Shenjtë vepron edhe sot duke bërë mrekullira, po personi që ka jetuar me të vërtetë veprimin e Frymës, karakterizohet nga një modesti e sinqertë. Ata që e përdorin një eksperiencë të tillë për të bërë sensacion, nxjerrin në pah një lloj shtirjeje ose aritificialiteti, ta themi ndryshe, që për fat të keq karakterizon pjesën më të madhe të të ashtuquajturave eksperienca spirituale në kohën e sotme.

Mund të themi se, në dhjetë raste në të cilat personat pretendojnë që kanë përjetuar Perëndinë nëpërmjet një mrekullie, nëntë janë të shtirura.Jetojmë në një botë që i ka kthyer krahët Perëndisë. Bashkë me mëkatin, elementët demoniakë e satanikë gëzojnë liri të plotë.Njeriu krijon gjithnjë e më tepër bindjen se  jetojmë kohën e shfaqjes së Profetit të remë për të cilin na flet Apokalipsi.

Po vërtetohen përpara syve tanë fjalët e apostullit Pavël në Letrën e dytë Korinthasve(11:14-15) "edhe vetë Satanai e ndryshon formën si ëngjëll i dritës, s'është pra punë e madhe nëse edhe shërbyesit e tij ndryshojnë formën në shërbyes të drejtësisë". Në fushën e spiritizmit, e shikojmë fare qartë vërtetësinë e kësaj thënieje.

Shemb.127 Një student teologjie erdhi për këshillim dhe më pyeti nëse kishte ndonjë shpjegim për diçka që i kishte ndodhur. Ai me tregoi se, shumë herë,natën, kishte parë vizionin e Krishtit, po kjo e kishte bërë më tepër të trëmbej,se të gëzohej. I thashë se është e mundur që Krishti t'u shfaqet njerëzve, po zakonisht, një vizion i kësaj natyre, vjen nga diçka tjetër.

Shpesh  është projektimi i një imagjinate të ndezur fetare. Psikologjia njeh rastin kur një person shikon idetë e tija si figura konkrete. Vizioni mund të jetë një formë halucinacioni. Shikojmë në Bibël se një vizion i vërtetë i Krishtit, krijon tek ai që është bekuar të përjetojë diçka të tillë, një ndjenjë të thellë të mëkatit që mban me vete. Kjo ndjenjë e të mos qënit i denjë, nuk duhet të ngatërrohet me ndjenjën e frikës.

Studenti e kuptoi menjëherë ndryshimin dhe tha se kishte pasur një ndjenjë frike gjatë kësaj eksperience, po jo ndjesi të barrës së mëkatit të tij. E pyeta pastaj nëse ai vetë, ose të afërmit e tij, ishin marrë ndonjëherë me praktika okulte. Ai tha se nëna dhe gjyshja ishin marrë intensivisht me spiritizëm dhe praktikonin lëvizjen e pasqyrës. Kjo nxori në dritë natyrën e këtij të ashtuquajturi vizion të Krishtit. Ishte një fenomen mediumistik dhe jo spiritual.

Shemb.128 Një burrë merrej me spiritizëm. Për shumë vite praktikonte ngritjen e tavolinës dhe pretendonte se kjo ishte një mënyrë për të folur me të vdekurit. Ai ishte zhytur kaq intensivisht në këto praktika okulte, saqë filloi të ketë shqetësime psiqike.

Pasojat e interesave të tija spiritiste filluan të duken edhe në fëmijët dhe nipërit e tij. Djali i tij i madh bëri vetëvrasje, djali tjetër kishte mani persekutimi, vajza e madhe përfundoi në çmendinë, kurse një vajzë tjetër kishte parkinson. Po të njëjtat histori pësuan edhe nipërit. Njëri ishte skizofren, një tjetër hipersensibël,një tjetër bënte një jetë të shthurur dhe kishte një fëmijë të paligjshëm. Stërnipi i parë i këtij personi është psikopat e kriminel.

Nga pikëpamja shkencore,mund të thuhet se këto pasoja familjare e kanë shkakun diku tjetër, po jo te spiritizmi. Një psikiatër do të interesohej të shikonte, nëse spiritizmi ishte pasoja apo shkaku i këtyre shqetësimeve psiqike në familje. Ekzistonte një predispozicion latent në familje të cilit praktikat spiritiste i vunë shkëndinë? Parapsikologu do t'i shpjegonte fenomenet e ngritjes së tavolinës si automatizma psiqike, domethënë një aktivizim të forcave subkoshiente. Po besimtari kristian merret kryesisht me frekuencën e  shfaqes së shqetësimeve psiqike në lidhje me praktikat okulte.

Shemb.129 Një grua e re erdhi të konsultohet. Ajo u ankua se kishte shqetësime të ndryshme nervore, ishte e lodhur nga jeta dhe  kishte depresione. Kishte pastaj periudha acarimi dhe në mardhëniet martesore ishte shumë e ngurtë, gjë që po e shkatërronte martesën. Kishte ndodhur që i shoqi të shikonte figura të çuditshme nëpër shtëpi.

Në fillim ai nuk i kishte treguar të shoqes që të mos e shqetësonte, po pas ca kohe kishte parë edhe ajo figura të tilla nëpër shtëpi. E pyeta gruan rreth sëmundjeve që kishte kaluar dhe në përgjithësi  për shëndetin e prindërve dhe gjyshërve, po ajo ishte e vetmja që kishte të tilla shqetësime. Kur e pyeta në kishte pasur lidhje me gjëra okulte, më tregoi këtë histori:Kur kish qënë vajzë e re, kishte qënë anëtare e një grupi të rejash protestante. E shoqja e pastorit të kishës që drejtonte grupin, ngrinte tavolinën, dhe këtë e bënte me të gjitha vajzat e grupit.

Seancat fillonin gjithmonë me fjalët, "Frymë, je aty?". Një e goditur donte të thoshte "po", kurse dy të goditura "jo". Kur fryma kishte dëshirë të përgjigjej, të gjitha vajzat me radhë i bënin pyetje. Gruaja e pastorit e kishte bërë këtë gjë për vite me radhë, derisa qe paralizuar nga damllaja. Gruaja më tha se nga ajo kohë, asnjë nga vajzat e grupit nuk kishte guxuar të vente e ta shikonte të paralizuarën, se nga paraliza, fytyra i kisthe marrë një pamje të tmerrshme.

Mjekësia do ta klasifikonte këtë rast bashkë me shembullin 128.Po dua të shtoj se, nga ekperienca ime, mund të them se, ndër praktikantët e okultizmit, gjejmë shumë raste vetëvrasjeje, aksidente fatale apo paraliza.

Shemb.130 Një administrator më tregonte se e vjehrra kishte  dhuntinë e parashikimit. Ajo mund të parashikonte të ardhmen duke përdorur një pasqyrë. Gjatë luftës ajo kishte bërë këtë parashikim: "Huberti do të vdesë në Latvi, dhe vdekja do t'i vijë nga ajri". Huberti ishte një i afërm i tyre dhe vërtet, pas gjashtë muajsh, Huberti u vra në një sulm ajror.Kjo grua, përpara çdo vendimi që merrte, pyeste pasqyrën.

Për një shkencëtar, është e vështirë të shpjegojë parashikimin. Në librin "Seelsorge und Okkultism" kam radhitur  thridhjetë nga teorite më të dëgjuara mbi klervuajancën. Kanë dalë edhe teori të tjera në literaturën e parapsikologjisë moderne. Disa flasin për një shpirt të përbotshëm astral dhe kjo është ideja e një bote të brendshme që përmban ekuivalentët e gjithçkaje ndodh në botën e dukshme. Ky shpirt botëror  është jashtë konceptit tonë të kohës dhe hapësirës.

E kaluara dhe e ardhmja, e afërmja dhee largëta, janë të gjitha në një plan.Gjithçka është sinkrone dhe simultane. Në rast se një person është në gjendje të hyjë në lidhje me këtë shpirt botëror, mund t'i shikojë të gjitha si të projektuara. Pjesëmarrja mistike dhe bashkimi me këtë  shpirt botëror i jep mundësi këtij personi të hyjë në sferën e një inteligjence më të lartë e cila nuk kufizohet nga koha dhe hapësira.

Sado atraktive që të duket kjo teori, deri më sot nuk ka provë që të mbështesë idenë e një shpirti botëror, neutral nga pikëpamja etike. Edhe pse konceptet "hypostasis" dhe "logos" (proverbat e mënçurisë 8:22, Ungjilli i Johanit ) japin idenë e transformimit të konceptit në person, kapërcimi në idenë e ekzistencës së një shpirti botëror, nuk mund të provohet. Në Dhjatën e re, çështja paraqitet më e thjeshtë. Dallojmë midis profecisë së Frymës (Veprat e Apostujve 21:10) dhe profecisë demoniake (po aty,16:16)

Shemb.132 Gruaja e një fermeri kishte dhimbje në parakrahun e djathtë. Në fillim dhimbja u trajtua si reumatizëm, po pastaj gruaja zbuloi se dhimbja pushonte po të shkruante letër. Si bëri këtë zbulim, sa herë që dhimbja ishte shumë e fortë, ajo merrte një laps dhe fillonte të shkruante. Po pas kësaj, iu bë mani e shkruara. Filloi të shkruajë gjëra që normalisht s'kishte për t'i shkruar kurrë.

Përveç kësaj, ato që shkruante kishin përmbajtje fetare. Gruaja ia tregoi materialet e shkruara pastorit të saj që t'i gjykonte për përmbajtjen. Ai u çudit me nivelin e tyre intelektual,se gruaja s'kishte pothuaj fare arsim. Tani e shkruara ishte për të një veprim automatik. Një ditë, në shkrimet e saj doli emri Feliks. Ky ishte gjoja emri i një fryme  që pretendonte se gruan e kishte zgjedhur Zoti për t'i dhënë njerëzimit një zbulim të veçantë. Ai e paraqiste veten me fjalët "Në emrin e Zotit Jezu, i bekuari dhe i lëvduari Zoti dhe shpëtimtari ynë" dhe më tej thoshte se gruaja do të bëhej një profete që do të bekonte njerëzimin me shkrimet e saj. Kjo grua e thjeshtë ishte bërë një medium spiritist.

Parapsikologu shikon në këtë rast një automatizëm psiqik, në të cilin shprehen mendimet subkoshiente. Nuk mund të themi se gruaja ishte në kontakt të drejtpërdrejtë me të vdekurit, ose ndryshe, se kemi të bëjmë me një rast të drejtpërdrejtë të pushtimit nga demoni, po nëse gruaja pas kësaj e mban veten si profete që do t'i sjellë lumturinë njerëzimit me zbulimin e saj, ajo ka rënë viktimë e egos së vet dhe mund të them se kemi të bëjmë më një rast indirekt të pushtimit nga demoni.

Shemb.132 Një diakon protestan mori pjesë në një seancë spiritiste që të vërtetonte, nëse ato që thoshte mediumi, ishin të vërteta. Mediumi ra në trans që është një lloj gjumi hipnotik. Pastaj u tha se apostulli Pavël tani do t'u fliste atyre që ishin të pranishëm. Diakoni e ndoqi me shumë vëmendje fjalën që presupozohej të ishte e apostullit.Po u diziluzionua shumë me përmbajtjen.

Predikimi nuk kishte asgjë të përbashkët me letrat e apostullit. Dukej të ishte më tepër një produkt i imagjinatës së mediumit, sesa e dalë nga goja e Pavlit dhe përbëhej nga disa aforizma morale me ca zbukurime kristiane. Diakoni ishte i bindur se ishte thjesht një mashtrim.

Filozofi Wundt ka thënë:"Njerëzit e mëdhenj duhet të jenë budallepsur duke hyrë në përjetësi, se kur i citojnë mediumët, ato që thonë,janë të mërzitshme e boshe". Me këtë, Wundti donte të thoshte se, mediumët thonë gjëra nga koka e tyre, kur gjoja pretendojnë se flasin me personalitete të mëdha të së kaluarës. Kushdo që njeh Biblën, vëren menjëherë se, apostulli Pavël nuk citohet asnjëherë nga ndonjë medium.

Shemb.133 Njëherë, në një seancë spiritiste,një mediumi iu kërkua të materializonte poetin Uhland. Vërtet, gjatë mbrëmjes, u shfaq një fantazmë. Të pranishmit i kërkuan t'u thoshte një poemë, që të vërtetonin a ishte Uhlandi. Në vend të recitonte poemën, fantazma vajti tek një kuti e postës që ishte aty afër. Pa e hapur kutinë, fantazma  futi dorën brenda në të nëpërmjet të çarës, dhe nxori që atje një letër. Pastaj shkroi mbi të disa vargje të një poezie që janë akoma sot.

Vargjet ia dhanë ekspertëve që të shikonin, nëse ato i takojnë veprave të Uhlandit. Ata kërkuan e kërkuan, po më kot. Megjithatë, u bë një zbulim sensacional. Një grafologjist konfirmoi se shkrimi ishte ai i Uhlandit. Më vonë, në Berlin, u bë edhe një gjyq se kujt i takonte copa e letrës. Më së fundi, gjyqi vendosi t'ia japë mediumit, i cili e ka edhe sot, më thanë.

Nga pikëpamja shkencore, nuk është e nevojshme të besohet se Uhlandi u shfaq vërtet në atë mbrëmje. Psikologjia e niveleve të thella sugjeron një zgjidhje të tillë: Mediumi emeton energji dhe prodhimi i energjisë formon materie. Fizika nukleare na thotë se  materia, nuk është gjë tjetër,veçse energji e koncentruar. Formula e Ainshtainit E=mc2, jep lidhjen midis materies dhe energjisë.

Mund të japim një krahasim edhe nga një tjetër degë e fizikës. Vërtetohet se, në katodën e një tubi rezesh -X, formohen thërmija dhe anti-thërmija, kur kalon në të rrymë me tension të lartë. Në këtë mënyrë, energjia, në formën e valëve manjetike, transformohet në materie.

Hapi i dytë në procesin mediumistik ka të bëjë me kapjen e informacionit në mënyrë jo koshiente nga një burim dhe materia e re e formuar merr formë fizike sipas informacionit. Faza përfundimtare është vënia e fantazmës nën kontrollin e mediumit. Nga kjo perspektivë, nuk është e nevojshme të besojmë se i vdekuri ka qënë i pranishëm.

Një shpjegim animistik i mbështetur mbi fuqitë e subkoshientit, mjafton për të shpjeguar fenomenin e  materializimit. Megjithatë, nuk mund të themi se, shpjegimi racional i dhënë i  korespondon fakteve të këtij rasti. Problemi nuk është kaq i thjeshtë. Në këtë libër, nuk kemi kohë të merremi më tej me anën shkencore të çështjes.

Nga pikëpamja pastorale,  mjafton të thuhet se kam ndeshur shpesh herë shpërbërjen e personalitetit, si të mediumit, po ashtu edhe të pjesëmarrësve në seanca të tilla të materializimit të të vdekurve.

Përveç kësaj, sa herë që një person merr pjesë në seanca të tilla, vihet re një lloj imuniteti ndaj Frymës së Shenjtë  dhe gjërave që kanë të bëjnë me Perëndinë. Kontakti me botën e spiritizmit e bën personalitetin e njeriut të pandjeshëm ndaj fuqisë që rrjedh prej Fjalës së Zotit.

Shemb.134 Një burrë thoshte se kishte aftësi të gjente persona të humbur. Një grua vajti tek ai dhe i çoi fotografitë e dy djemve të saj që thuhej se ishin zhdukur në frontin Rus gjatë luftës. Ajo i dha së pari një fotografi, dhe si u përqëndrua ca kohë mbi të, ai ra në trans. Pastaj i tha gruas se nuk mund të hynte në lidhje me djalin dhe se, me sa dukej, ai ishte i vdekur.

Pastaj gruaja i dha  fotografinë e dytë, më tepër për ta provokuar,se për djalin e dytë dihej  pothuaj me siguri se ishte vrarë në front. Po kësaj here klervuajanti tha: "Po, e shoh, birin tuaj, Ai është në një ndërtesë guri në juglindje të Moskës. Shikoj se do të kthehet më 1954." Gruaja nuk  u besonte dot këtyre fjalëve, se i biri ishte vrarë sipas të dhënave më 1943 dhe që atëhere, ajo s'dinte më asgjë për të.

Po më 1954 i biri u kthye në shtëpi.U mor vesh se kishte qënë i internuar në një ndërtesë guri të bardhë, jo në barrakat e zakonshme prej druri për robërit e luftës.

Në këtë histori,parapsikologjia shikon dy fenomene paralele. Klervuajanti kishte aftësinë e psikometrisë, që do të thotë, aftësinë për të gjetur gjëra mbi personin duke përdorur një objekt të tij, dhe së dyti, aftësinë për ta dërguar shpirtin në distancë, ose të eskursionit të shpirtit.

Aftësia e dytë gjendet  midis Lapëve në Skandinavi dhe midis banorëve të Tibetit. Në Gjermani këtë e bëjnë të ashtuquajturit Rozenkrojcer. Spiritistët  thonë se, ka njerëz që emetojnë një trup astral (qiellor) prej trupit të tyre material dhe e urdhërojnë të bëjë çfar t'i kërkojnë.

Këtu i japim fund praqitjes së fenomeneve kryesore psiqike të spiritizmit.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:38, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:24

Fenomenet fizike
Pikepamjeve evangjeliste

Si u morëm me  format më subjektive  të spiritizmit, do t'u kthehemi tani fenomeneve objektive fizike që lidhen me spiritizmin. Këtu përfshihet telekineza, levitacioni dhe aportimi, gjatë të cilave prezupozohet se kapërcehen ligjet e natyrës në një mënyrë të pashpjegueshme.

Telekinezë do të thotë  të lëvizësh objektin duke qëndruar në një far distance prej tij, pa ndonjë ndihmë fizike. Fjala vetë vjen nga greqishtja "telos" dhe "kineo". Fjala levitacion vjen nga latinishtja dhe do të thotë "ngre" dhe në këtë rast përdoret me kuptimin "ngre", ose "tund në ajër".

Aportim, vjen nga latinishta "aportare" dhe përdoret për të treguar objekte që shfaqen e zhduken në një dhomë gjatë një seance spiritizmi. Mund të përfshijmë këtu edhe rastet kur përshkohet materia, po këto do ta shohim konkretisht në shembujt e më poshtëm.

Shemb.135 Në një fshat të izoluar malor, ndodhej një shtëpi, në të cilën ndodhnin gjëra të çuditshme. Objekte të ndryshme hidheshin në ajër dhe mobiljet lëviznin nëpër dhoma vetvetiu. Prifti i zonës, policia, kryetari i bashkisë dhe zyrtarë të tjerë e kontrolluan shtëpinë në të gjitha anët,po nuk u gjet ndonjë shpjegim.

U vu re vetëm se fenomenet telekinetike ndodhnin vetëm kur ishte i pranishëm një djalë 14 vjeçar. Në një rast, një mësues pa se si një garderobë e rëndë prej dru lisi, u zhvendos pothuaj dy metra në dhomë, kur djali rrinte pranë saj.

Shemb.136 Një rast i ngjashëm me këtë, ndodhi edhe në një shtëpi bujqish në një luginë alpine. Në fillim, në shtëpi dëgjoheshin disa si të trokitura dhe gërvishtje, pastaj fluturonin objektet nëpër shtëpi pa ndonjë shkak të dukshëm. U pa madje, se ndodhte që objektet të fluturonin  duke përshkuar një kuadrat, dhe kjo është e pamundur nga pikëpamja fizike.

Fenomenet filluan të bëhen gjithnjë e më të komplikuara dhe sendet filluan të duken e të zhduken në dhoma e hapësira të mbyllura. Këto fenomene ngjallën interesin dhe kuriozitetin e shumë personave dhe u formua një komision me qëllim që të gjente shkakun e fenomeneve. Komisioni përbëhej nga një profesor, një inxhinjer elektrik, një filolog, i cili kishte njohuri mbi fenomenet parapsikologjike.

E para gjë që konstatuan ishte se djali i shtëpisë ishte një medium i fuqishëm. Në prani të tre burrave të komisionit, ai bëri disa çudira, ndër të cilat, më impresionuesja, ishte që ngrinte krevatin e vet dhe e bënte të lëvizte. Këtë e bëri disa herë dhe madje një herë arriti ta ngrinte, edhe kur të tre burrat u përpoqën ta mbanin mbi dysheme.

Shemb.137 Një gruaje i kishin vjedhur disa objekte argjendi dhe  ajo dyshonte për një djalë që i kishte bërë disa riparime në shtëpi, i cili nuk kishte emër të mirë. Gruaja vajti tek një spiritist dhe i kërkoi ndihmë. Ky person ishte klervuajant dhe medium dhe kishte edhe aftësi të materializonte dhe çmaterializonte.

Ky spiritist vajti me gruan në pjesën e pasme të oborrit të shtëpisë së saj dhe atje ra në trans. Pa pritur, ata i shqetësoi një zhurmë e çuditshme që vinte nga çatia e shtëpisë dhe  objektet e vjedhura ranë nga çatia mbi një grumbull me pleh që ishte aty. Gruaja nuk dinte si ta shpjegonte këtë ndodhi.

Dikush mund të gjejë një shpjegim për këtë ngjarje si,fjala vjen, që atë çast, dikush i hodhi objektet nga ndonjë e çarë e çatisë. Mund të kishte qënë për shembull shërbyesja, po ndërkaq ajo ishte pushuar nga puna prej disa ditësh, sepse ishte marrë vesh që kishte një lidhje të paligjshme me punonjësin tjetër të shërbimit. Po mund të kish qënë ky punonjës i shërbimit që i kish vjedhur dhe pastaj i kish hedhur objektet e vjedhura nga frika. Rasti që pason është akoma më i vështirë për t'u shpjeguar.

Shemb.138 Në këtë rast pata mundësi ta shikoj vetë çështjen. Shtëpia për të cilën bëhet fjalë, u kontrollua nga disa profesorë universiteti, nga policia, nga priftërinj katolike e protestantë, nga zyrtarë shtetërorë dhe njerëz të tjerë të tërhequr nga kurioziteti. Gjatë një periudhe prej gjashtë javësh, u pa se fluturuan nëpër shtëpi 135 objekte, në një mënyrë krejt të pashpjegueshme. U pa me kujdes secili rast. U vu re gjithashtu edhe shfaqja dhe zhdukja e disa objekteve.

Një herë, kur prifti katolik bashkë me dy të tjerë ishin në guzhinë, një top xhami erdhi në kuzhinë fluturimthi, megjithëse  dyert dhe dritaret ishin mbyllur. Topi ra në këmbët e priftit, i cili e ngriti. Ishte i nxehtë, po aspak i dëmtuar. Mbi top ishte një pikturë e Maria Ainsidelit, një vend i shenjtë për katolikët në Zvicër. I zoti i shtëpisë tha se topi kishte qënë në dhomën e ndënjjes dhe vajtën të tre të shihnin. Topi ishte zhdukur nga dhoma e ndënjjes.

Kur u mora me rastin, vura re dy gjëra që të bien në sy gjithmonë në raste të tilla. Shfaqja e objekteve ishte gjithnjë e lidhur me praninë e një djali me aftësi medium. Përveç kësaj, në atë shtëpi ishte praktikuar magjia në të kaluarën. Kur e pyeta të zotin e shtëpisë nëse paraardhësit e tij kishin bërë magji, ose spiritizëm në shtëpi, më tha se, i ati kish shëruar kafshët me magji.

Nga eksperienca ime, mund të them se, raste të aportizmit ndodhin aty ku ka  një medium, ose ku është praktikuar më parë okultizmi. Në të gjitha rastet që kam parë, nuk ka pasur asnjë përjashtim nga ky konstatim.

Shëmbulli i fundit na çon në sferën e fenomeneve spiritiste magjike me të cilat do të merremi tani.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:39, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:26

Fenomenet spiritiste magjike
Pikepamjeve evangjeliste

Pamë në shëmbujt e mësipërm se, spiritizmi lidhet shpesh me ngjarje shumë të çuditshme. Mund të merret me mënd se, ku mund të çonte një aftësi e tillë, kur ajo të ishte në duart e një personi me aftësi kriminale. Dhe pikërisht për këtë do të flasim. Kam qënë dëshmitar i disa rasteve të tmerrshme të kësaj natyre.

Më i tmershmi ishte rasti që ndesha në një rreth spiritistësh me rreth njëzet anëtarë. Rrethi merrej me  magji të zezë dhe spiritizëm dhe provonin të shkaktonin dëmtime fizike, ose sëmundje tek njerëz që i kishin inat.

Një nga anëtarët e grupit, shumë i fuqishëm si medium, vuri në shënjestër një prift dhe tha se, do ta hiqte qafe duke bërë që ai të sëmurej. Vërtet, prifti pësoi një lodhje të madhe nervore dhe për disa muaj nuk ishte në gjendje të punonte.

Shemb.139 Një grua e re tregonte se, për vite me radhë, tmerrohej çdo natë midis orës 12 deri 1 nga shfaqja e një gruas fqinje. Sa herë ndodhte kjo, gruaja zgjohej me llahtarë, dhe nuk ishte ëndërr, se figurën e gruas, e shikonte gjithmonë në çastin kur zgjohej. Ishte figura e një gruaje në fshat që thuhej se ishte njeri i lig dhe mundonte njerëzit duke përdorur magji të zezë. Pas vdekjes së gruas së ligë, gruaja e re nuk kishte më shqetësime natën.

Shemb.140 Një bujk të ri e rrihnin natën në shtëpi të tij. Ndonjëherë e rrihnin kaq shumë, sa i dilte gjak. Gjithë fshati e kishte parë me të nxira e të mavijosura në trup.

Shemb.141 Një grua erdhi të këshillohet dhe më tregoi se e shqetësonte çdo natë një mace e zezë që i futej në dhomë. Ajo e kishte vrarë e gërvishtur. E pyeta se mos kish vuajtur nga ekzema, ose probleme të qarkullimit të gjakut si arteriosklerozë,po ajo më tha se jo.

Për macen me tregoi se, një herë që e kishte vrarë macja, plaga nuk i qe mbyllur për javë me radhë. Ajo tregoi madje se, një herë, përveç të vrarave dhe të gërvishturave, në një këmbë të saj  qe shfaqur numëri tre, si i bërë tatuazh me gjilpërë të hollë.

Kur ke të bësh me një rast të tillë, duhet të shohësh në radhë të parë, cilat elemente të historisë mund të jenë të sajuara. Ka disa sëmundje psiqike që e shtyjnë një person të sëmurë të mendojë në një drejtim të caktuar. Ka për shembull skizofrenë, që mendojnë se i persekuton dikush me magji, po kjo në fakt është vetëm një simptomë e sëmundjes psiqike.

Megjithatë, ka edhe shumë shembuj të pastër fenomenesh spiritiste magjike dhe në dosjet e mia kam shumë material të tillë burimor, mbi bazën e të cilit kam krijuar një opinion të mbështetur.

Në shumicën e rasteve, një shpjegim psikiatrik mbi histerinë,shqetësimet onerogjenike ose dermografinë me bazë psikogjenike nuk është i mjaftueshëm.Këtë e tregon fakti se, njerëz që vuajnë nga shqetësime të tilla, çlirohen menjëherë kur ia dorëzojnë jetën e tyre Krishtit dhe vendosen nën mbrojtjen e tij.

E parë nga pikëpamja parapsikologjike, persekutimi magjik është një problem i lidhur me fenomenet medium në fushën e materializimit. Ashtu si një medium prodhon energji,e cila transformohet në fantazmën e një personi, po ashtu është e mundur që energjia të tranformohet në formën e një kafshe.

Kam të regjistruara shumë raste të materializimit të qenve, maceve, bretkocave, gjarpërinjve, madje edhe raste kur shfaqja ishte gjysëm njeri e gjysëm kafshë.Këtë e tregon edhe fakti që, në rast se gjatë një seance spiritizmi fantazma plagoset, ose vritet, mediumi plagoset, ose vritet në po atë formë.

Po e njëjta gjë ndodh edhe me kafshët fantazmë. Prandaj jemi të justifikuar për të arritur në konkluzionin se, persekutimi magjik hyn në një sferë me materializimin. Shumë metoda të mbrojtjes magjike mbështeten mbi këtë fakt. Llogaritet se, në rast se viktima arrin ta dëmtojë fantazmën që e sulmon, e ka fituar pothuaj luftën.

Shikojmë pra se shumë forma të ofensivës spiritiste dhe  magjisë difensive mbështeten mbi materializimin. Ja një shembull:

Shemb. 142 Më treguan këtë histori në një zonë ku praktikohet magjia e zezë. Një mace e zezë vinte rrotull rreth shtëpisë ku afrohej koha të lindte një fëmijë. Macja nuk largohej,derisa dikush e goditi me një sëpatë e i plagosi këmbën. Të nesërmen panë se, edhe një grua plakë në atë lagje kishte plagosur këmbën.

Banorët e njihnin këtë grua dhe e dinin se ajo merrej me magji të zezë, dhe vërtet, pas ca ditësh ajo u hakmorr. Si erdhi për vizitë tek nëna e fëmijës së porsalindur, ajo murmuriti ca fjalë dhe e përkëdheli fëmijën në kokë. Pas kësaj fëmija qante për ditë me radhë dhe nuk e qetësonin dot. U vu re gjithashtu se,fëmija,kur filloi të rritet, kishte memorie të dobët.

Kam në dosjet e mia rreth 40 raste që kanë të bëjnë me mace dhe pothuaj të gjitha kanë të  bëjnë me të njëjtin problem: dikush shkakton shfaqjen e një kafshe në një shtëpi bujqish.

Po në universitetet tona raste të tilla nuk përfillen, sepse kapërcejnë kufirin e shpjegimit racional. Njerëzit e thjeshtë dinë shumë më tepër mbi eksperiencat dhe praktikat magjike nga universitarët, të cilët mbeten dishepuj të teorisë se, magjia është, ose një budallallëk, ose një mashtrim.

Për besimtarin kristian çështja është që personi, që është ngatërruar në magji, të arrijë t'i jepet Krishtit. Kjo është e vetmja mënyrë efektive e ndihmës. Armët e luftës sonë, siç thotë apostulli Pavël, janë të frymës e jo të mishit.

Arrijmë tani tek forma  e katërt e spiritizmit me të cilën do të merremi, e cila në interpretimin dhe shpjegimin që kërkon është mjaft më e koklavitur se format që pamë deri tani.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:39, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:29

Fenomenet metafizike
Pikepamjeve evangjeliste

Nën këtë nëntitull do të shikojmë disa raste, në të cilat, spiritizmi lidhet me shfaqjen e fantazmave dhe fenomeneve të tjera të kësaj natyre. Problemi ka shumë anë dhe, ashtu siç ndodh me të gjitha fenomenet okulte, disa nga faktet që lidhen me të, janë të vërteta, po disa të tjera, të sajuara.

Fjala vjen, halucinacionet, vizionet, të cilat lidhen me idenë e të ashtuquajturit second sight (të parët e dytë), përbëjnë raste jo të pastra, kurse raste të vërteta fantazmash janë ato që janë vërejtur në disa breza. Po e ilustroj këtë me një shembull.

Shemb.143 Djali i një pastori, i sapo diplomuar, më tregoi këtë histori.I ati ishte transferuar dikur në një vend të vogël që t'i shërbente kishës së atij vendi. Si u vendosën atje, konstatuan se në shtëpinë e re ku do të jetonin, ndodhnin fenomene të çuditshme.

Një natë, dëgjuan hapa që ngjiteshin nga qilari në dhomën e çatisë dhe që zbrisnin pastaj poshtë. Dëgjuan edhe hapa në korridor dhe, në fillim, menduan se mos ishin hajdutë, madje një herë, lajmëruan edhe policinë.

Përveç kësaj, shpesh gjenin që ishin ndezur dritat, ose soba me gaz. U bënë hetime të ndryshme,po nuk u konstatua ndonjë shkak për këto fenomene. Më vonë, kur dy djemtë e mëdhenj të familjes studionin në kolezh,ata menduan një plan për t'u vënë në kontakt me fantazmën.

Një mbrëmje, gjithë familja ishte ulur rreth tryezës dhe të githë kishin lidhur duart me njëri-tjetrin zinxhir.Plani i tyre ishte të praktikonin ngritjen e tavolinës, në mënyrë që të hynin në kontakt me fantazmën, ose frymën që shkaktonte këto shqetësime në shtëpi.

Ata filluan të bëjnë disa pyetje si "Nuk gjen dot qetësi?" Në përgjigje të kësaj pyetjeje, u dëgjua një e goditur e fuqishme mbi tavolinë. Kështu filloi një lojë interesante me pyetje dhe përgjigje.

Fryma me të cilën u lidhën, u tregoi se kishte qënë prift katolik që kishte jetuar 200 vjet më parë në atë shtëpi. Ai kishte vrarë administratoren e shtëpisë dhe e kishte groposur në qilar.

Që atëhere i duhej të vinte e të vizitonte vendin ku kishte bërë krimin. Kur e pyetën se, në cilën dhomë e kishte vrarë administratoren, tavolina filloi papritur të lëvizë mbi dysheme.Pastaj goditi derën e dhomës kaq fort, sa druri i derës u ça. Pasi njëri nga djemtë e hapi derën, tavolina vazhdoi të lëvizë dhe vajti në dhomën ngjitur e atje pastaj, u fut në një qoshe.

Gjatë këtij veprimi, goditi një kokë krevati kaq fort, saqë atje mbeti shenjë. E pyetën frymën nëse mund të bënin ndonjë gjë për ta ndihmuar. Po, u tha, të luteni për mua. Gruaja e pastorit, pas kësaj, lutej vazhdimisht për frymën e shqetësuar dhe për vite me radhë shtëpia ishte e qetë. Djali i shtëpisë që më tregonte mua historinë dhe që është mjek me profesion, më tha se kishte hetuar dhe kishte zbuluar se, vërtet, në atë shtëpi kishte jetuar  një prift katolik, në atë periudhë pak a shumë që u kishte thënë fryma,dhe se, që nga ajo kohë, në atë shtëpi kishte pasur fenomene të tilla.

Më bën përshtypje fakti që, kur pastori vajti më vonë në një detyrë tjetër, nuk u tregoi asgjë qiraxhinjve të rinj lidhur me fantazmën. Kur familja e pastorit u largua, në atë shtëpi filloi të shfaqet prapë fantazma.

Fenomeni i fantazmave mund të shpjegohet me mënyra të ndryshme. Martensen Larsen është i mendimit se, çdo njeri, me frymën e tij, lë gjurmë në shtëpinë ku jeton. Këto gjurmë mbeten edhe kur personi është larguar.

Profesori Gaterer beson se, njeriu, kur vdes, lë pas, jo vetëm trupin, po edhe një lloj larve spirituale.

Profesori Bender flet për një lloj rryme spirale që lë pas personi që vdes. Spiritualistët besojnë se, një person, kur vdes, lë pas një kompleks spiritual (një strukturë spirituale) që ka një ekzistencë të pavarur në botën astrale dhe që mund të disintegrohet pas disa shekujsh.

Ky kompleks spiritual, ose strukturë spirituale, presupozohet të jetë shkaku për shfaqjen e fantazmave.

Për disa besimtarë kristianë, vdekja është më tepër një gjendje e caktuar, sesa një vend, dhe disa mendojnë se, ka çaste, si për shembull para vdekjes, kur ajo sferë që i takon vdekjes, bëhet e kapshme për sytë tanë.

Teosofia kristiane thotë se, njeriu, kur vdes, mbetet brenda sferës së kësaj bote, derisa çlirohet nga të gjitha lidhjet që e mbanin me këtë botë.

Kjo është një ide e ngjashme me mendimin se, kriminelët, ndjejnë nevojën të vizitojnë vendin e krimit të tyre, derisa të arrijnë të shkëputen prej tij duke u ngjitur në një nivel më të lartë ekzistence,ose duke zbritur më poshtë. Megjithatë, asnjë prej këtyre shpjegimeve nuk është i mjaftueshëm dhe  Bibla vetë nuk thotë ndonjë gjë të qartë mbi fantazmat.

Për sqarim, po përmendim se, fantazmat nuk shfaqen vetëm në lidhje me spiritizmin. I përmendëm në shembullin 143, meqë në këtë rast, praktika spiritiste e ngritjes së tavolinës u përdor  për të hyrë në lidhje me fantazmën.

Shemb. 144 Një prift u transferua bashkë me familjen në një shtëpi të re. Edhe ai, edhe e shoqja, dëgjonin zhurma njerëzish nëpër shtëpi. Natën dëgjonin hapa dhe të djelën e pashkës, dëgjuan  kaq të goditura, saqë dukej sikur gjithë mobiljet po çaheshin. Kontrolluan në tërë shtëpinë, po nuk u gjet gjë. Zhurmat vazhduan, madje edhe njerëz që ishin tek ata për vizitë, i dëgjuan zhurmat, ndonëse nuk dinin gjë për çka ndodhte në këtë shtëpi.

Prifti dhe e shoqja u lutën shumë për këtë gjë dhe së fundi, ai vendosi t'i urdhërojë forcat e padukshme të largohen nga shtëpia në emrin e Jezu Krishtit. Një mëngjes, pas kësaj, ndërsa ishte akoma errësirë, dëgjuan zhurmë sikur goditeshin gjithë tullat e shtëpisë dhe pastaj një zhurmë tjetër sikur ngrihen fluturimthi shumë pëllumba. Prifti ishte i bindur se fantazmat ishin larguar dhe kështu ishte vërtet se, pas kësaj, shtëpia u qetësua.

Më vonë, kur u bënë hetime për shkaqet që mund të kishin çuar në shfaqjen e fantazmave, u gjet se, shumë vjet më parë, në atë shtëpi, kishte jetuar një spiritist dhe, disa vjet përpara se familja e priftit të vendosej aty, dikush që banonte atje, kishte vrarë veten.

Kur më pyesin se, cilat janë raste të vërteta të shfaqjes së fantazmave, u përmend gjithmonë dy gjëra që janë gjithmonë të pranishme në këto raste.

Së pari, shfaqja e fantazmave i ka rrënjët në aktivitetin okult të atyre që kanë jetuar më parë aty dhe, së dyti, ndonëse fantazmat që lidhen me një vënd të caktuar janë më të qëndrueshme se fantazmat e personave të ndryshëm, ato fillojnë menjëherë të largohen kur banorët e shtëpisë ia dorëzojnë veten e tyre Krishtit dhe e vënë veten nën mbrojtjen e tij.

Kjo tregon se, këto ndodhi, nuk shpjegohen në mënyrë shkencore dhe se është e nevojshme një përgjigje metafizike për të kuptuar të vërtetën.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:39, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:31

Fenomenet spiritiste fetare
Pikepamjeve evangjeliste

Kur përpiqesh të tregosh rreziqet e spiritizmit duke theksuar rastet më të rënda, shpesh do të dëgjosh të thonë: Po ne nuk meremi me raste të tilla primitive spiritizmi si ky.

Ne interesohemi për spiritualitet dhe kjo është diçka e hollë e fisnike, spirituale". Më ka thënë një herë dikush që ishte marrë me spiritizëm për vite me radhë se, sipas tij, spiritizmi i kundërvihet spiritualitetit dhe është një krim.

Po cila është përgjigjja e kësaj pyetje? Ka fituar spiritualiteti atje ku ka dështuar spiritizmi? Sot duket sikur spiritualiteti ka pushtuar sferat që i takonin spiritizmit dhe ndërsa spiritizmi ka të bëjë me eksperimentime të një natyre animistike, spiritualizmi përpiqet të përfshijë në objektivin e vet botën fetare dhe spirituale.

Pa dyshim, spiritualizmi mban një nivel më të lartë intelektual dhe etik sesa spiritizmi. Në Zyrih për shembull, ka një Lozh spiritualist që mblidhet çdo të djelë dhe gjatë kësaj mbledhjeje këndohen himne, bëhen lutje dhe mbahet edhe një predikim.

Predikimin e mban gjoja një frymë nga bota tjetër, e cila flet me ndihmën e një mediumi. Çdo javë ky predikim regjistrohet nga një stenograf dhe më pas botohet.

Kam lexuar disa nga këto predikime, të cilat përmbajnë një përzierje mendimesh idealiste, morale e kristiane, po shumë më poshtë nivelit të Dhjatës së Re.

Ato nuk japin thelbin e mesazhit kristian, domethënë që, përpara Perëndisë, njeriu është një mëkatar i mjerë që ka nevojë për faljen e çlirimin që jep Jezu Krishti. Një tjetër çështje është se, spiritualistët e interpretojnë Dhjatën e Re në një mënyrë të tyren. Ata thonë, për shembull, se, shndërrimi i Elias dhe Moisiut në mal si dhe ringjallja dhe shfaqja e Krishtit pas kësaj, janë fenomene të materializimit që i gjejmë në një seancë spiritiste.

Ata i shmangen edhe porosisë në Dhefteronomin 18,si edhe fragmenteve të tjera në Bibël që ndalojnë komunikimin me të vdekurit. Kur ia lexova këtë pasazh një anëtari të një kishe spiritualiste, ai më tha i revoltuar se ata nuk thërrasin të vdekurit, po frymët e gjalla nga bota e të vdekurve. Si rezultat, spiritualizmi i bën njerëzit edhe më konfuzë me fasadën kristiane që përdor.

Fatkeqësia është se, shumë rrethe besimtarësh nuk arrijnë t'i kuptojnë të këqijat që fshihen pas spiritizmit dhe spiritualizmit. Le të shohim dy shembuj:

Shemb.145 Një familje kristiane, anëtarë të një kishe evangjeliste, mbajnë seanca, në të cilat një teze e tyre është medium. Gjatë këtyre seancave, janë shfaqur besimtarë të dëgjuar që kanë vdekur, dhe kanë drejtuar seancën e iu kanë predikuar. Duhet thënë se, këto predikime të mbajtura nga frymët, nuk përmbajnë asgjë të jashtëzakonshme dhe nuk janë madje, as në nivelin e shkrimeve që kanë lënë pas këta besimtarë të dëgjuar.

Shemb.146 Një besimtare kristiane humbi të shoqin pothuaj menjëherë pas martesës. Asgjë nuk mund ta ngushëllonte,po pas ca kohe, filloi të ndodhë diçka e çuditshme. Burri i vdekur filloi t'i çfaqej natën dhe i tha se i ishte lejuar ta bënte këtë, që ta ngushëllonte. Kështu martesa e tyre vazhdonte të ekzistonte në sajë të këtyre shfaqjeve të natës.

Gruaja pretendonte se kishte marrë forcë e kurajo nga i shoqi dhe e pyeste për çdo problem me të cilin konfrontohej. Një pastor e këshilloi t'u jepte fund këtyre bisedave me të vdekurin, po ajo nuk shikonte këtu ndonjë të keqe. Pas ca kohe, gruaja filloi të ketë shqetësime nervore dhe shëndeti i saj u keqësua.

Kur një besimtar kristian nuk dallon dot midis Frymës dhe fenomeneve spiritiste, psiqikes dhe spirituales, kjo është, për fat të keq, një shenjë që tregon se besimtari nuk ka dhuntinë e dallimit të frymëve.

Nuk mjafton të nxjerrim argumentin se, disa figura të shquara të së kaluarës kanë jetuar shfaqjen e personave të vdekur, se standarti ynë nuk janë eksperiencat e njerëzve të ndryshëm, po dëshmia e Shkrimit të Shenjtë.

Kur i pasuri e pyeti Lazarin nëse mund të shkonte nga të vdekurit tek të gjallët dhe të vizitonte familiarët e tij, Lazari iu përgjigj: "Kanë Moisiun dhe profetët". Nuk kemi nevojë të merremi me qëndrimin tonë ndaj vizioneve, ose me konfuzionin që krijohet me frymët e të vdekurve. Duhet t'i kthehemi Biblës si Fjala e Perëndisë dhe mbartëse e Frymës së Shenjtë.

Përsërisim se, nuk kemi nevojë për shkrimet spiritiste të disa mediumeve, po për Frymën e së vërtetës që gjejmë në Fjalën e Zotit. Shtrirja e spiritizmit në formën e një lëvizjeje fetare, është ndoshta aspekti më i rrezikshëm i çështjes.

Po tani i afrohemi vlerësimit final të të gjitha fenomeneve që kanë të bëjnë me spiritizmin.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:40, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:33

Vlerësimi i fenomeneve spiritiste
Pikepamjeve evangjeliste

Së pari do të shikojmë se çfarë thotë mjekësia lidhur me çështjen. Në psikiatri është i njohur fakti se, në rast se një person merret për një kohë shumë të gjatë me forcat medium, shfaqen tek ai simptoma të skizofrenisë. Kjo njihet me emrin psikoza medium. Edhe psikologjia ka nxjerrë disa konkluzione lidhur me çështjen.

Profesori Bender i univesitetit të Fraiburgut, në broshurën e tij "Parapsychologie, ihre Ergebnisse und Probleme", i paralajmëron lexuesit: "Mijëra njerëz i mbështesin shpresat e tyre në thëniet mashtruese të praktikantëve spiritistë dhe si pasojë, bëhen të varur nga këshillat që ata kapin nga një botë e përtejme. Kam shumë pacientë që kanë kaluar trauma të rënda psiqike, se kanë rënë në praktika të tilla.

Personaliteti i tyre është ndarë më dysh dhe frymët të cilat kanë thirrur, i kanë çuar në një konfuzion total. Ata pra që përpiqen të zbulojnë se, ç'është jeta pas vdekjes, nëpërmjet spiritizmit dhe supersticionit, rrezikojnë të  bien pre e pjesës së errët e të fshehtë të mëndjes dhe shpirtit të tyre."

Së dyti, siç e kemi parë, Bibla pronuncohet qartë kundra spiritizmit. Për t'u kujtuar, le t'i kthehemi edhe një herë librit "Levitiku" dhe "Dhefteronomi": "Ai burrë, ose grua që është medium do të vritet, do të goditen me gurë, gjaku i tyre do të jetë mbi ta vetë" (Lev 20:27) dhe "Të mos ketë midis jush nga ata që bëjnë parashikime, fallxhorë,nga ata që shohin të ardhmen duke përdorur shenja, magjistarë, ekzorqistë, hipnotizues e nga ata që pyesin të vdekurit, se kush bën këto, është i pështirë për Zotin" (Dhefteronomi 18:10-12).

E dimë gjethashtu se, edhe më tej në Dhjatën e vjetër jepen porosi të tilla gjithandej. Vetë Sauli kishte ndaluar gjithë mediumët dhe fallxhorët, dhe si u largua nga Perëndia, kërkoi një medium që t'i thoshte të ardhmen. Kështu mori mbi vete vendimin e vdekjes dhe vdiq një ditë më pas. Më vonë, në kohën e profetëve, porosia përsëritej vazhdimisht.

Spiritizmi është mëkat kundër sovranitetit dhe autoritetit të Perëndisë dhe ata që hyjnë në këtë sferë, shkelin porosinë: "Do të adhurosh Zotin Perëndinë tënd, dhe vetëm atij do t'i shërbesh", që është edhe porosia e parë. Spiritistët janë ata që kanë braktisur Perëndinë e vërtetë dhe pijnë në gotën e demonëve. Ja një shembull tragjik:

Shemb.147 Një prift protestant ishte për vite me radhë anëtar i një grupi spiritist. Edhe djali i tij 16 vjeçar merrte pjesë në seancat. Kur djali filloi të mos vejë mirë në shkollë, i dhanë një punë si bibliotekar në një shoqëri spiritiste.

Predikimet e pastorit kishin edhe  thekse spiritualiste dhe në to thuhej, per shembull se, Fryma e Shenjtë është thjeshtë, e mira që gjendet tek çdo njeri. Ai u thoshte anëtarëve të kishës ë tij se, ka frymë të mira e të këqija në anën e përtejme, të cilat influencojnë jetën tonë. Ai pretendonte se njeriu mund të drejtohet prej tyre dhe thoshte hapur se, ai vetë, kështu bënte.

Në një rast, ky i ashtuquajtur drejtim nga Fryma, e bëri të bëhet qesharak përpara gjithë fshatit. Frymët i kishin thënë se e ëma ishte sëmurë dhe lajmi u përhap në gjithë fshatin.Pastori vetë u nis të vente ta shikonte. Pas ndonjë gjysëm ore që ishte nisur, erdhi një letër në fshat që tregonte se e ëma ishte shëndoshë e mirë. E shoqja e tij dërgoi menjëherë dikë pas tij që t'i thoshte lajmin dhe ai u kthye mbrapsht.

Pas kësaj, banorët e fshatit talleshin me ato që thoshte ai se e drejtonte bota e frymëve. Më vonë, kur ai dhe e shoqja  kishin vajtur për pushime dhe kishin qëndruar një herë buzë detit, ai i tha: "Do të futem në det tani dhe nuk do të kthehem më". Kështu bëri dhe që nga ai çast, nuk e pa më njeri.

Këtu shikojmë qartë konfuzionin e brendshëm që shkaktohet  nga spiritizmi. Pastori e kishte shpërbërë Frymën e Shenjtë në disa atribute morale. Ai e kishte reduktuar Personin dhe forcën vepruese të Frymës së Shenjtë në disa cilësi të lira njerëzore dhe kishte vënë në fron drejtimin spiritist të jetës së tij. Këto frymë të mira e kishin bërë qesharak në sy të njerëzve dhe ishin, me sa duket, përgjegjëse për vdekjen e tij.

Së treti, t'i kthehemi punës këshilluese pastorale për të marrë një tjetër vlerësim për spiritizmin. Si në rastet e tjera, duhet të dallojmë midis anës shkencore dhe spirituale të problemit. Metoda e parë merret me aspektin shkencor në një nivel material, kurse metoda e dytë merret me esencën e spiritizmit dhe e shikon atë të krahasuar me Shkrimin e Shenjtë.

Konkluzionet në të cilat çojnë dy metodat, janë të pavarur nga njëri-tjetri, prandaj, edhe nëse nga pikëpamja shkencore spiritizmi është i shpjegueshëm, problemet që dalin në punën këshilluese pastorale mbeten prapë pa përgjigje. Kërkimet e mëtejshme në psikologjinë e thellë nuk mund të zëvendësojnë detyrën kristiane të këshillimit të atyre që vuajnë nga okultizmi. Ana spirituale e problemit shtrihet në një kahe krejt tjetër, e krahasuar me anën shkencore.

Puna pastorale këshilluese tregon pa asnjë hije dyshimi se, e parë nën dritën e Biblës, veprimtaria spiritiste është një nga fushat ku fuqitë e errësirës sulmojnë jetën tonë. Them një nga fushat, sepse këto forca na sulmojnë në shumë fusha të jetës sonë.

Paralajmërimi i Pavlit merr për ne një kuptim të veçantë: "Se lufta jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, po kundër parësive, kundër pushteteve, kundër sundimtarëve të errësirës të kësaj bote, kundër frymëve të liga në viset qiellore" (Efesianëve 6:12).

Shpesh sulmi i fuqive të errësirës gjatë punës këshilluese pastorale është pothuaj direkt i perceptueshëm.Ndodh që një person, duke lexuar regullisht letërsi okulte, ka pësuar shqetësime mendore dhe është bllokuar në jetën e besimit. Ja një shembull:

Shemb.148 Një grua besimtare merrte literaturë nga një rreth spiritist. Ajo mendonte se artikujt ishin të karakterit kristian dhe i lexonte rregullisht. Si pasojë e kësaj, ajo filloi të ketë tundime dhe ra në melankoli.Pa i rënë në të për shkakun,ajo vazhdonte të lexonte literaturën spiritiste. Një natë, ajo pa në dhomën e saj një burrë me flokë të kuqe me fytyrë pothuaj të ndezur zjarr.

Përveç kësaj, filloi të ndjejë një shtytje për të shkatërruar gjërat. Një ditë pati madje një tundim që të vriste të bijën, ndonëse me mëndje e kundërshtonte me forcë këtë impuls. Kur m'i tregoi këto në një seancë këshilluese, i thashë t'i digjte të gjitha artikujt spiritistë që i gjendeshin.

Një psikiatër do të na thoshte se,neuroza kompulsive që shoqërohet me veprime impulsive, me ndërgjegje të qartë ose të turbulluar, është shumë e njohur në psikiatri. Halucinacionet hyjnë edhe ato në këtë kuadër. Po edhe sikur ta pranojmë këtë diagnozë, mbetet fakti i çuditshëm që sëmundja pasoi një veprimtari spiritiste. Kjo e fundit e ndezi shkëndijën e sëmundjes, pa çka se nuk mund të themi se ajo ishte shkaku.

Halucinacioni i burrit me flokë të kuqe është një vizion spiritist i një natyre që e ndeshim shpesh tek persona që janë marrë me letërsi okulte. Shpesh njerëzit i marrin këto vizione për eksperienca fetare, ose të besimit, po kemi të bëjmë me një nga ato raste kur Satanai e paraqit veten si ëngjëll të dritës.

Megjithë argumentet kundërshtuese, puna këshilluese pastorale tregon se, kur një besimtar kristian ngatërrohet me një formë veprimtarie spiritiste, jeta e tij mund të cënohet rëndë.

Kjo nuk qëndron në rastin e Budistëve, Muslimanëve dhe besimtarëve të feve të tjera. Këto fe nuk cënohen nga spiritizmi.

Po spiritizmi i bën njerëzit të pandjeshëm ndaj Frymës së Shenjtë. Duhet të bëjmë një dallim të qartë. Jeta fetare e një personi  nuk prishet nga okultizmi ose spiritizmi. Vetë spiritizmi është në masë të madhe një lëvizje fetare.

Djalli nuk na merr fenë. Qëllimi i tij është të na ndajë nga Krishti dhe të na pengojë që ta ndjekim pas.

Prandaj, kur dëgjoj njerëz që thonë se  në njërin apo tjetrin rreth spiritist gjejnë  mbështetje për t'u dhënë pas fesë, e pranoj këtë si një gjë shumë të mundshme. Puna është se, ka një ndryshim shumë të madh midis të qënit fetar dhe rilindjes nga Fryma e Perëndisë. Mund të themi me trishtim se, në denominacionet kristiane ka më tepër fetarë sesa kristianë të rilindur. Kam një shembull që nxjerr qartë në pah veprimin e Frymës së Shenjtë dhe atë të spiritizmit.

Shemb.149 Një kristian vente pa e kuptuar në një seancë spiritiste. Meqë nuk e ndjente veten të qetë, filloi të lutet gjatë kohës që ishte atje. Grupi u përpoq të ngrinte një tavolinë dhe përpjekja spiritiste dështoi. Kur besimtari u largua, të tjerët arritën ta ngrenë tavolinën.

Puna këshilluese pastorale tregon raste të shumta kur njerëz që janë marë me veprimtari spiritiste, kanë pasur më pas shqetësime psiqike. Ndonëse nuk kemi parë çdo aspekt të spiritizmit, kaluam format kryesore me të cilat ai shfaqet.

Tani do të shikojmë metodat që duhen zbatuar gjatë ndihmës që u japim personave që janë ngatërruar me spiritizëm dhe forma të tjera të okultizmit.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:41, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Admin 16.01.09 16:36

Procedurat këshilluese
Pikepamjeve evangjeliste

E vetmja mënyrë për t'u çliruar nga  fuqia dhe pasojat e spiritizmit dhe spiritualizmit është besimi tek Jezu Krishti. Mjekësia dhe psikollogjia nuk janë në gjëndje të kuptojnë anën spirituale të çështjes. Meqë Krishti vdiq mbi kryq dhe u ngrit nga të vdekurit, nuk kemi pse të kemi frikë kur është nevoja të këshillojmë e ndihmojmë ata që kanë rënë nën pushtetin e okultizmit.

Satanai dhe gjithë ushtritë e tij janë të mundur. Jezu Krishti i ka mposhtur gjithë fuqitë e armikut. Kënga fitimtare e gjithë Dhjatës së Re është se, "si i zhveshi parësitë dhe pushtetet, i bëri shfaqje të botës duke triumfuar mbi to nëpërmjet tij(Letër Kolosianëve 2:15). Ajo që thuhet në Dhjatën e Vjetër "E djathta e Zotit mban fitoren (Psalmi 118:15), plotësohet me Krishtin.

Apostulli Pavël thotë me gëzim të veçantë: "Po i qofshim falë Perëndisë që na jep fitoren nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krishtit" (1 Korinthasve 15:57). Shpëtimi dhe çlirimi që janë në Jezu Krishtin përbëjnë fundamentin e punës që kërkojmë të bëjmë. Duke pasur parasysh këtë fakt, po shikojmë linjën e veprimit gjatë këshillimit pastoral:

a) Çdo person që kërkon të çlirohet duhet të jetë gati t'ia dorëzojë jetën e tij Krishtit. Nuk ka dale të presim, as gjysmë vendime. Njeriu nuk mund t'i shërbejë dy zotnive.

b) Së dyti, si e kam thënë më parë, është e pamundur që një person të çlirohet pa bërë një rrëfim të plotë. Po kjo ështö diçka që varet nga ndërgjegjja e secilit, siç e shikojmë në Dhjatën e Re. Në mbi 1000 raste, nuk më ka rastisur asnjëherë që një person të çlirohet pa një bisedë të sinqertë e të hapur. Edhe vetë Jakovi e ka parë këtë, me sa duket, në vetë eksperiencën e tij, prandaj thotë:Ia rrëfeni fajet tuaja njëri-tjetrit, dhe lutuni për njëri- tjetrin që të shëroheni", (Letra e Jakovit 5:16).

c) Ka raste që është e nevojshme të bëhet një lutje çliruese. Ndodh që kur dikush ngatërrohet me forcat okulte, ai nënshkruan, pa qënë i ndërgjegjshëm,një traktat me forcat e errësirës. Ky traktat duhet të prishet. Kjo bëhet me një lutje përpara Perëndisë dhe në prani të një personi tjetër që është, si të thuash, dëshmitar. Rëndësi ka që traktati të prishet vetëm një herë.

Lutja formulohet pak a shumë si vijon: "Në emrin e Jezu Krishtit unë çlirohem nga ty Satana, dhe i dorëzohem Jezu Krishtit, që e pranoj si Perëndinë dhe mbretin tim". Vetë fjalët që përmendim nuk janë ndonjë formulë magjike dhe nuk është nevoja medoemos t'u përmbahemi.

d) Në një rast tjetër, ai që këshillon mund të duhet t'i urdhërojë fuqitë e errësirës që janë të pranishme tek personi, të largohen prej tij në emrin e Jezu Krishtit. Në një rrethanë të tillë është e domosdoshme që personi që këshillon të ketë dhuntinë e dallimit të frymëve.

Ne nuk duhet të keqpërdorim autoritetin që na ka dhënë Krishti. Do të ishte gabim ta adoptonim këtë procedurë edhe në rastet kur kemi të bëjmë me një person të sëmurë nga pikëpamja mjekësore. Kjo mund të çonte në gabime shumë të rrezikshme. Kur kemi dyshim, më mirë ta lëmë fare urdhërimin e frymëve. Është e domosdoshme që ata që e bëjnë këtë, të jenë dishepuj besnikë të Krishtit. Ndryshe mund të rrjedhin pasoja shumë serioze.

Një tjetër gjë që duhet mbajtur mend është se, nuk duhet të vendosim duart mbi persona që janë të nënshtruar nga forcat okulte. Vetë Krishti i vinte duart mbi ata që kishin sëmundje fizike, kurse njerëzve të pushtuar nga demoni iu drejtohej me një urdhër.

e) Kur një person çlirohet nga fuqia e  spiritizmit dhe  okultizmit, ai duhet më pas të vazhdojë të lexojë në Bibël, të marrë pjesë në ndarjen e bukës, të qëndrojë në lidhjen me besimtarët e tjerë, dhe të lutet vazhdimisht. Kur një person, pas seancës këshilluese, tundohet përsëri, ai duhet ta vërë veten çdo ditë e çdo orë nën mbrojtjen e gjakut të Krishtit. Ky nuk është një kuptim emocional, ose mistik, po një realitet biblik. Nuk bëhet luftë me Satanain me armë sentimentale.

Në rast se sulmet e Satanait vazhdojnë, atëhere personi vetë mund t'i urdhërojë forcat e së ligës të largohen në emrin e Jezuit.Si e thamë edhe më sipër, është krejt e padobishme kur këtë e bën një person që nuk është besimtar dhe mund të jetë madje e rrezikshme, siç e shohim në Veprat e Apostujve 19:13. Po ashtu, një besimtar që s'është i devotshëm në besim, nuk ka autoritet mbi Satanain.

Siç e shikojmë tek Ungjilli i Llukës (11:24-26), frymëte liga rikthehen në banesën e tyre të mëparshme, prandaj ai që çlirohet nga forca të tilla, duhet të vigjëlojë me kujdes, duke përdorur armaturën e Perëndisë si mjet mbrojtës (Letër Efesianëve 6:10-18). Së pari, duhet të marrim mbrurojën e besimit dhe shpatën e Frymës që është Fjala e Perëndisë.

Kur një person çlirohet nga  fuqia e spiritizmit, ai duhet të ketë kujdes e të jetë vigjilent ndaj  vizioneve dhe fenomeneve të tjera të ngjashme. Frymët e së ligës që përpiqen të rikthehen, zvarrisen shpesh për të zënë prapë vend tek ai njeri, të kamufluara në një paraqitje të shënjtëruar.Në këtë mënyrë e liga hyn shpesh pa u vënë re në jetën e besimtarit kristian.

f) Ka edhe raste kur një çlirim i plotë dhe i menjëhershëm duket i pamundur. Në këto raste dy gjëra janë të nevojshme. Së pari është e këshillueshme të krijohet një grup me dy a tre besimtarë për lutje, të cilët të mblidhen dy,tri herë në javë që të luten për personin.Në Ungjillin e Mattheut thuhet: "Në se dy nga ju merren vesh këtu në tokë,çdo gjë që të kërkojnë do t'u jepet nga ati im që është në qiell" (18:19). Në botën spirituale, dy persona kanë më shumë autoritet se një. Mundësia e dytë është lutja dhe agjërimi. Jezui u tha një herë nxënësve të tij (17:21)"Sa për këtë farë (demonësh), nuk del veçse me lutje dhe agjërim".

Grupi i besimtarëve mund të mblidhen bashkë edhe për të agjëruar e për t'u lutur për çlirimin e personit. Ata duhet të jenë vigjilentë edhe ndaj krenarisë që mund të nxitet në zemrën e tyre duke i shtyrë në mëkat, ashtu siç ndodhi me Fariasejtë.Të gjithë ata që janë në ballin e luftës kundër Satanait duhet të mbrohet me armaturën e Perëndisë. Shumë besimtarë kanë rënë viktima në këtë luftë.Rruga e krenarisë spirituale të çon shpesh në humnerat e ferrit.

g) Së fundi duhet përmendur se, meqë disa sëmundje psiqike kanë simptoma të ngjashme me shqetësimet e një personi që është nënshtruar nga forcat okulte, personi që jep ndihmë duhet të ketë kujdes të mos hyjë në një sferë për të cilën nuk është i kualifikuar.Erdhëm në fundin e diskutimit tonë mbi spiritizmin, po për ta plotësuar, po përmendim tre shembuj në të cilat personat kërkuan dhe gjetën çlirim.

Shemb.150 Një burrë i ri provoi të bënte disa eksperimente që përshkruen në librin 13 të Moisiut.Po përmendim se, këto libra nuk kanë të bëjnë me Moisiun, po janë libra magjie. Burri donte  të shikonte nëse magjitë ndodhnin me të vërtetë, dhe disa nga ato bëheshin. Në një rast ai kreu magjinë e përshkruar në libër për të thirrur frymën e parasë. Ai vizatoi një rreth në tokë dhe brenda  rrethit edhe disa simbole të tjera. Pastaj tha tri herë një formulë magjike për të thirrur frymën.

Po fryma nuk erdhi. Si e përsëriti formulën, ra në tokë, aty ku kishte vizatuar rrethin dhe humbi ndjenjat për ca kohë. Rezultati qe që, disa javë pas kësaj, ishte gjysmë i paralizuar dhe pa pikë fuqie fizike e morale. Donte të vdiste. Në këtë gjëndje deshi të bëhet kristian. Pas shumë bisedave dhe me ndihmën e një grupi besimtarësh që luteshin për të, u çlirua. Edhe sot është besimtar i devotshëm.

Shemb.151 Një grua e re pranoi ftesën e shokut të saj për të ndjekur seanca spiritiste. Në fillim ajo pati përshtypjen se pati një fitim duke vajtur në këto seanca, po pas ca kohe, filloi të vërë re disa shqetësime psiqike në veten e saj. Kishte depresione dhe vajti tek një neurolog.

Gjatë terapisë që i bënë e shtruan ca kohë edhe në një spital psikiatrik. Gjendja e saj u përmirësua gjatë kësaj kohe që ajo nuk ndiqte më seancat spiritiste. Në spital i bëri një vizitë edhe prifti i spitalit dhe, me ndihmën e tij, terapia e saj ishte e suksesshme.Si dëgjoi fjalën e Zotit, gruaja filloi t'i besojë Krishtit dhe ta ndjekë atë në jetën e saj. Pas disa javësh doli nga spitali dhe që atëhere nuk është sëmurur më.

Shemb.152 Gjatë një prej udhëtimeve të mia evangjeliste në Zvicër, u njojta me historinë e një gruaje që ishte marrë me të gjitha llojet e mundshme të magjisë dhe spiritizmit.E ëma i kishte bërë magji që kur kishte lindur dhe, në fëmijëri, ajo ishte shëruar nga disa sëmundje fëmijësh nëpërmjet magjisë.

Prindërit i kishin mësuar si të bënte magji dhe ishin marrë me magji të zezë, të bardhë, magji persekutimi, magji mbrojtëse, të parët e fatit me letra, dorë, nekromanci etj. Gruaja i vazhdoi magjitë edhe pas martesës, po një natë ,ndërsa komunikonte me disa frymë, ndjeu një shqetësim të madh. Dëgjonte zhurmë sikur kërcisnin zinxhirë dhe të goditura në derë. Krevati i saj ngrihej vazhdimisht lart e poshtë.

Në fillim nuk po e kuptonte nëse kjo ishte shenjë e një sëmundjeje nervore, apo rezultat i praktikave të saj magjike. Në këtë periudhë të vështirë ajo filloi të lexojë Biblën dhe të lutet, po sa herë që përpiqej të lexonte, e pushtonin tundime të mëdha. Kjo e shtyu të mendojë se kishte të bënte me forca të liga. Vajti tek një mikeshë e saj që ishte besimtare, dhe më pas u formua edhe një grup që lutej për të. Në fillim lëkundej midis besimit dhe mosbesimit. Donte të gjente paqe me Perëndinë, po e mundonte një ndjenjë frike prej të cilës nuk çlirohej dot. Kjo luftë vazhdoi për dy vjet me radhë.

Në fund pa një vizion, një tas që i zbritej nga qielli, i mbushur me gjak, dhe dëgjoi këto  fjalë: "Ky është gjaku i Krishtit që është derdhur për ty". Që nga ai çast tundimet pushuan dhe ajo besoi tek shpëtimtari Jezu Krisht. Besimi e çliroi. Edhe sot kjo grua vazhdon të falënderojë Perëndinë për çlirimin dhe shpëtimin e saj nëpërmjet gjakut të Krishtit mbi kryqin në Golgotha.

E mbyllim këtë kapitull me një notë triumfi. Ungjilli është historia e fitores më të madhe të fituar në historinë e njerëzimit. Kryqi  qëndron në Golgotha si shenjë e fitores së Krishtit mbi vdekjen dhe skëterrën. Ai na ka çliruar nga forcat e errësirës. Të vish tek kryqi i tij do të thotë të marrësh pjesë në fitoren e tij si Shpëtimtar i botës.


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 20.09.14 21:41, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Flavius 24.11.13 22:16

Kurre mos e praktikoni spiritualizmin:

Shume e rrezikshme


Per shkak se gjate spiritizmit jane entitetet shume negative ose diablolike qe do te vijne. Dhe pastaj eshte e pamundur për ti hequr qafe: dhe perfundoni me depresion, ne depresion ... dhe ...
Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Magus 20.09.14 22:41

Disa keshilla paralajmeruese

- Adoleshentet duhet te permbahen nga te praktikuarit e spiritizmit.
Ne kete periudhe te jetes mendja e njeriut eshte me e brishte dhe me e ndikueshme. Shume shpirtera te nivelit te ulet shume lehte mund ti pushtojne ata. Dhe mjerisht te rinjet shpesh e praktikojne spiritizmin nga kureshtja.

- Po ashtu grate shtatzena absolutisht nuk duhet te marrin pjese ne keto takime, arsyeja kuptohet shume lehte .... duhet theksuar po ashtu se edhe grate me menstruacione nuk duhet te marrin pjese ne keto seanca.

- Gjithashtu nuk duhet te prekni nje kafshe gjate nje seance, mund te befasoheni nga sjella e saj.

- Femijet jane te mbrojtur ne menyre natyrore por per shkaqe etike duhet te largohen.

- Asnjehere mos beni shaka me nje shpirt sepse kjo eshte shume e rrezikshme.

- Nese doni ta dini nese shpirti eshte i mire apo jo  thjesht e pyesni ate nese ai e do Perendine - Burimin e Drites.

- Kujdes nga shpirtrat qe ju bejne lajka dhe ju mbulojne me falenderime. Shpirterat Superiore nuk bejne lajka dhe nuk ju japin urdhra.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Hidra 24.09.14 14:26

Explorer shkruajti:Historia  e spiritizmit  ka filluar  në  vitin  1848 në Hydesvilleu, afër  Nju-Jorkut,  në shtëpinë e familjes Fox.
Historia e spiritizmit nuk ka filluar me këtë datë,  ajo është më e hershme.
I pari që njihet që e ka përdorur spiritizmin është Pitagora. Më vonë po ashtu ka qenë edhe shkrimtari i njohur Victor Hugo.
Hidra
Hidra

33


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  DaniEL 24.09.14 15:57

Jam shume dakort me pikpamjen evangjeliste.

Satani mund te shendrohet ne "engjell drite" dhe ai ka qen nje kerubin nje engjell drite para se te rebelonte ndaj Zotit. "Vallë, si ke rënë nga qielli, o Lucifer, bir i agimit? Vallë si të hodhën për tokë ty që i hidhje poshtë kombet? Ti thoshnje në zemrën tënde: "Unë do të ngjitem në qiell, do të ngre fronin tim përmbi yjet e Perëndisë; do të ulem mbi malin e asamblesë në pjesën skajore të veriut; do të ngjitem mbi pjesët më të larta të reve, do të jem i ngjashëm me Shumë të Lartin". ~ Isaia 14:12-14. "Dhe nuk është për t`u çuditur, sepse Satanai vet shndërrohet në engjëll drite. Nuk është, pra, gjë e madhe, nëse edhe punëtorët e tij shndërrohen në punëtorë (marrin trajtën e punëtorëve) të drejtësisë, fundi i të cilëve do të jetë sipas veprave të tyre. ~ 2 Korintasve 11:14,15
DaniEL
DaniEL

Yahushua HaMashiach është : `` Udha, e Vërteta dhe Jeta; do ta njihni të Vërtetën dhe e Vërteta do t`ju bëjë të Lirë``. Gjoni 14:6 dhe 8:32

29


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Spiritizmi Empty Re: Spiritizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi