EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sëmundje enigmatike e gjumit

Shko poshtë

Sëmundje enigmatike e gjumit Empty Sëmundje enigmatike e gjumit

Mesazh  Odin 16.06.14 13:48

Kazakistan: Banorët papritmas bien në gjumë, zgjohen pas disa ditësh

Sëmundje enigmatike e gjumit 10455510

Në kufirin mes Kazakistanit dhe Rusisë është shfaqur një dukuri e pazakontë. Në këtë hapësirë njerëzit po bien në gjumë të thellë dhe po zgjohen pas disa ditësh.

Në veçanti, në fshatin Kalaqi, njerëzit e të gjitha moshave po flenë pandërprerë për madje gjashtë ditë me radhë. Kur zgjohen, nuk kujtojnë asgjë.
Një fshatare ra në gjumë tek milte lopën.

“Papritmas fjeta. Nuk mbaj mend asgjë. Kur u zgjova e pash veten në spital”, thotë ajo.

Kjo nuk po u ndodhë vetëm vendasve, por edhe atyre që po vinë në këtë rajon. Ndërsa, mjekët nuk e dinë se pse flenë ata ashtu, si të vdekur. Të gjitha analizat dalin normale. E, raste të tilla nuk kanë hasur askund në botë, meqë kanë hulumtuar në internet.

Një nga teoritë ka të bëjë me rrezatimin, meqë thuhet se në kohën e Bashkimit Sovjetik, aty ishte një minierë e uraniumit. Dyshohet se uraniumi ka ndotur ujërat nëntokësore.

Ndërkaq, njëri dha një shpjegim vërtet banal: janë çmendur banorët lokalë dhe po vuajnë nga halucionacionet.
Odin
Odin

513


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi