Parapsikologjia e Karl Jungut dhe misteret e jetes se tij
Faqja 1 e 1
Parapsikologjia e Karl Jungut dhe misteret e jetes se tij
"Nëse dëshirojmë që të gjitha civilizimet njerëzore t'i nënshtrojmë për disa qëllime më të "LARTA", së pari do t'ua marrim fuqinë e mendimit të lirë, duke i ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kanë. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë së tyre të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendjen do t'ua fokusojmë në gjërat e parëndësishme sporadike".
Për shumë dijetarë eminent botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre. Nga lista e madhe e emrave të këtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshëm me renome botërore Karl Gustav Jungu.
"Misteri i librave të kuq"
Për shumë dijetarë eminent botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre. Nga lista e madhe e emrave të këtyre personaliteteve shkencore, pa dyshim, dallohet edhe psikiatri i famshëm me renome botërore Karl Gustav Jungu.
Karl Gustav Jungu, me profesion ishte mjek-psikiatër, nxënës i dikurshëm dhe koleg i Sigmund Frojdit, ligjërues, shkencëtar dhe studiues i madh në lëmin e psikologjisë dhe psikiatrisë, autor i shumë punimeve dhe studimeve shkencore që e kanë futur atë në radhët e emrave më eminent të shkencës bashkëkohore. Por, nga ana tjetër, vetëm një numër i vogël i njerëzve dinte se, Jungu gjatë hulumtimeve të veta, për së tepërmi ka qenë i interesuar për fenomene paranormale dhe parapsikologjike, e veçanërisht për telepatinë (bartjen e mendimeve nga larg) dhe projeksionin astral (udhëtimin e vetëdijshëm shpirtëror duke e braktisur trupin).
Sigurisht nga droja se mos i rrezikohet reputacioni i madh që kishte si shkencëtar, ai këtë interesim kurrë nuk e ka shprehur publikisht. Por, edhe sikur ta dinte opinioni i gjerë për këtë realitet, dyshoj se mund të merrej si diçka e pabesueshme, sepse botërisht ka qenë e njohur se fenomenet parapsikologjike në përgjithësi dhe marrja me to, ishin si mani e trashëgimisë familjare. Për nënën e Jungut thuhej se mbante një ditar ku regjistronte eksperiencat e veta paranormale, si dhe ato që i dëgjonte prej të tjerëve. Ka mjaft dëshminga bashkëkohësit e vet se edhe Jungu sa ishte fëmijë, dispononte me aftësinë paranormale të TELEKINEZËS (lëvizjes së trupave fizik përmes ndikimit mental). Pasi që kishte një pasion të madh për Niçen dhe filozofinë e tij, qysh sa ishte nxënës në gjimnaz, intuitivisht ia qëllon se filozofi i famshëm kishte Zaratustrën si model identifikimi dhe se ai ishte sëmurë psikikisht, mu pse Zaratustra ka sunduar me qenien e tij. Më pas, një gjë e njëjtë i ka ndodhur edhe vetë Jungut. Atij në ëndërr shpesh i paraqitej një plak me aftësi magjike që e këshillonte dhe udhëzonte në jetë. Plaku quhej "FILIMON". Tek dikur më vonë, Jungu ka kuptuar se plaku i ëndrrave të hershme ishte vetëm UNI i tij i dytë (Alter ego).
Andaj, aspak nuk do të jetë i çuditshëm fakti se pse pikërisht paranormalja dhe fenomenet parapsikologjike kanë lënë gjurmë të rëndësishme në jetën dhe veprimtarinë e gjithëmbarshme hulumtuese të këtij shkencëtari të madh. Ndoshta, nisur mu nga këto ndikime, ka ardhur edhe deri te shkëputja e tij definitive prej mësimeve të mësuesit të vet, S. Frojdit, i cili, atëbotë ishte tejet i popullarizuar me teorinë e tij famëmadhe të kushtëzimit të të gjitha raporteve dhe marrëdhënieve të sjelljes së jashtme të njeriut me veprimin e brendshëm të epshit seksual. Duke e kundërshtuar ashpër teorinë e Frojdit, Jungu konstatonte se në këto sjellje dhe raporte të jashtme të njeriut, nuk ndikon kryekëput vetëm epshi seksual, por ato janë të kushtëzuara edhe nga "fuqia jetësore" që trashëgohet nga e kaluara mijëvjeçare e njerëzimit. Këtë fuqi ai e quan si "ndërvetëdije kolektive". Në mbështetjen shkencore të kësaj teorie, Jungu, në veprat e veta, prezantonte shumë shembuk, si ato të eksperiencave vetjake paranormale, ashtu edhe ato të regjistruara dhe hulumtuara si përjetime të të tjerëve.
Nga visari i madh i këtyre shembujve praktikë, si njëra ndër dëshmitë më dramatike dhe më të pasqaruara të përjetimit personal të paranormales, është "Misteri i librave të kuqe".
"Misteri i librave të kuq"
Një mbrëmje, pasi që e ndjente veten paksa më të lodhur, Jungu vendos të shkojë në shtrat më herët se zakonisht. Por, edhe përpos dhuntisë që me çdo kusht të flinte, atë nuk e zinte gjumi. Ishte i vërshuar tërësisht nga mendimet! Mu para disa orëve qe kthyer nga varrimi i një miku të vet që banonte afër. Duke qëndruar ashtu i shtrirë në shtrat dhe me sytë e hapur, profesor Jungu i bluante në kokë kujtimet e paharruara që kishte kaluar me mikun e posa varrosur.
Derisa në mendje merrej me këto mendime, për momentin e ndjen se dikush është në dhomën e tij të gjumit. Posa e vështron me vëmendje hapësirën përreth dhomës, para tij, tejet qartë paraqitet hija e figurës së një personi trupgjatë dhe të hollë për nga konstruksioni fizik. Këtë figurë Jungu e identifikon si të mikut të vet, në varrimin e të cilit ishte para disa orëve.
- "Qëndronte përballë shtratit tim mu afër këmbëve dhe dukej i njëjtë sikur e kam njohur të gjallë. Butësisht më ishte drejtuar me pyetjen, mos vallë dëshiroj të shkoj diku me të" - shkruante më vonë Jungu. - "Duke e vrojtuar me habi këtë paraqitje të pazakonshme, nuk e kisha ndjenjën e një pamje trupore fizike. Më tepërmund të thuhej se ishte si një vizion, të cilin vetes ia kumtova si fantazi. Meqë ende isha i shtrirë në shtrat dhe e vështroja këtë paraqitje me mosbesim, figura emikut vazhdoi të ecë deri tek dera e daljes duke më bërë shenjë me dorë. Në atë çast, për veten konstatova se isha tërësisht në gjendje transi. Realisht nuk u ngrita nga shtrati, por ndjeva sikur shpirti im shkoi pas tij. Më çonte përmes rrugës, kah kopshti i shtëpisë së tij... dhe menjëherë, së bashku, u gjetëm në dhomën e punës së mikut. Hija përcjellëse hipi mbi një karrige dhe tregoi me gisht në librin e dytë nga shtatë librat e kuqe që ishin të vëna mbi raftin e fundit të librave."
Me këtë përmbyllet ky vizion. Jungu, tërësisht i habitur brof nga shtrati i fjetjes. E ndez llambën që e kishte pranë dhe me të në dorë hulumton nëpër tërë shtëpinë. Pasi konstaton se dera kryesore e hyrjes qe e mbyllur si zakonisht dhe vëren përreth se çdo gjë ishte në vendin e vet, sërish shtrihet në shtrat dhe tek dikur vonë e zë gjumi. Të nesërmen në mëngjes, ende i hutuar me ngjarjen e përjetuar nga nata e kaluar, me padurim priste që ta vizitonte vejushën e mikut të vdekur. Pa i treguar se çfarë i kishte ndodhur mbrëmë, nga ajo kërkon që në dhomën e punës së bashkëshortit të saj të ndjerë, të verifikojë se mos rastësisht aty e gjen një libër që i duhej. Ai ishte gjithmonë i mirëpritur në këtë shtëpi dhe për këtë dëshirë nga nikoqirja nuk hasi në kurrfarë pengesash. Me kureshtje të madhe hyn në dhomën e punës së mikut tashmë të ndjerë dhe mbetet i befasuar nga ajo që vëren. Afër librave ende ishte po ajo karriga ku mbrëmë, miku i vdekur, kishte hipur që t'ia tregonte librin. Menjëherë, sytë i drejton në raftin e fundit me libra. Për çudinë e tij edhe më të madhe, aty qëndronin të sistemuara shtatë librame kopertina të kuqërremta. Merr librin e dytë sipas radhës dhe në të lexon titullin: "Forca e të vdekurve".
Tashmë Jungu s'kishte dyshim në vete! Ajo që i kishte ndodhur mbrëmë, e tëra ishte e vërtetë.
Këtë rast të përjetimit vetjak, Jungu e ka publikuar me plot pompozitet edhe në literaturat e veta studimore shkencore. Meqë ai në jetën e përditshme ishte i njohur si njeri racional dhe serioz, ky rast edhe në qarqet shkencore është pranuar si prezantim i besueshëm.
I joshur nga këto fenomene që sot e kësaj dite mbeten ende të pasqaruara sa duhet, si një shkencëtar me reputacion, pa u frikuar fare nga normat rigoroze të standardeve shkencore, Jungu, në mënyrë origjinale, e ka trasuar rrugën e vet kërkimore kah thellësitë e panjohura të mendjes dhe shpirtit.
Edhe pse tejet i frytshëm dhe me një karrierë të bujshme shkencore, ndoshta mu për këtë shkas, ai edhe sot e kësaj dite, merrej si shkencëtar kontradiktor dhe alternativ në psikiatrinë bashkëkohore.
Dhe, për fund, do të ishte interesante të konstatojmë edhe një realitet tjetër: pikërisht teoria e vënë nga Jungu mbi ndikimin e ndërvetëdijes kolektive të qenies njerëzore në sjelljet individuale të individit, nuk mund t'i vishej origjinalitetit të tij. Okultizmi, magjia, hermetizmi, alkimia si dhe njohuri tjera të urtësive të lashta, mijëra vite para Jungut e kanë njohur këtë fluid kolektiv dhe atë e quanin si "niveli astral gjithëpërfshirës". Andaj, fare nuk do të mbetej i pabazë konstatimi të cilin e dhamë në fillim të këtij artikulli:
"Për shumë dijetarë eminentë botërorë që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e shkencës bashkëkohore, nuk mund të thuhet thjeshtë se kanë qenë vetëm gjeni të talentuar, por ata kanë zotëruar dhe janë marrë edhe me njohuri të fshehta okultiste, shënime këto, që kurrë nuk janë publikuar haptas nga ana e biografëve të tyre".
(Te dashur lexues per te lexuar sa me teper shkrime te ngjashme teper interesante ju ftoj te beheni fans i faqes(beni nje like) me te re ne facebook qe quhet "Evolucioni i Vetedijes" ) FLM
Kybalioni- Gjithçka ka nje fillim dhe nje fund.Ne mes ndodhet arsyeja e se teres.
Pluhuri i harreses duhet te shkundet dhe jeta e re te filloje aty ku e kemi lene.
18
Similar topics
» Bota parapsikologjike e JUNGUT
» Bota parasikologjike e Jungut
» Parapsikologjia
» A jemi të vetëm në Univers ?
» Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!
» Bota parasikologjike e Jungut
» Parapsikologjia
» A jemi të vetëm në Univers ?
» Pyetje & Përgjigje nga Parapsikologjia!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi