Besimet e çuditshme të mendimtarëve të mëdhenj
Faqja 1 e 1
Besimet e çuditshme të mendimtarëve të mëdhenj
Mendimtarët e mëdhenj shpesh kanë qenë të njohur me përrallat e jetës së tyre dhe besimeve që kanë pasur. Disa prej tyre kanë besuar në disa gjëra mjaft të çuditshme. Për shembull, një filozof ka besuar që është Zot dhe është hedhur në vullkan për ta dëshmuar këtë. Çfarë mendoni që ka ndodhur më pas?
Pitagora është matematikan i njohur në botë, më së shumti me teoremën e tij. Pitagora ka qenë gjeni matematikor, pa dyshim, por ai ka kontribuar shumë edhe në fushën e muzikës, astronomisë dhe mjekësisë.
Për të është e njohur që nuk ka qenë i kënaqur nga të mirat materiale. Ai ka besuar në reinkarnimin e shpirtrave dhe ka qenë vegjetarian, ka luftuar për paqen, por përveç këtyre, ai ka pasur dhe disa besime të çuditshme. Për shembull, Pitagora ka besuar që fasulja është krijuar nga materiali i njejtë si njerëzir dhe për këtë arsye nuk duhet të konsumohet.
Semjuel Morz ka qenë piktor, por ai ka shpikur telegrafin e parë dhe alfabetin e Morzit. Megjithatë, ai, si dhe shumica e mendimtarëve të tij bashkëkohës, ka qenë racist dhe paranoik. Morzi ka besuar që të zinjtë, hebrenjtë, katolikët dhe të gjithë austriakët duan ti shkatërrojnë protestantët e bardhë anglosakson të Amerikës. Ai madje ka shkruar disa libra me këtë temë.
Në moshën 81-vjeçare, Joshiro Nakamacu është inovatori më i suksesshëm në botë me mbi 3000 patentime. Ai thotë që ka shpikur ndonjë gjë për gjithçka. Derisa punon në një shpikje të re, ai përshkruan procesin e tij kreativ i cili përfshin muzikë dhe zhytje në ujë të thellë, mbajtje e frymëmarrjes për 0,5 sekonda para se të humbasë vetëdijen për t'u inspiruar. Përveç kësaj, ai është i vendosur të jetojë deri më 144 vjet dhe ka ndjekur një regjim të rreptë të të ushqyerit për ta arritur këtë.
Empedokleu ka qenë një filozof antik grek i cili qëndron prapa shumë mendimeve gjeniale të thurura në vargje. Mes të tjerash, Empedokleu ka qenë njeriu i parë që ka folur për katër elementet që përbëjnë botën - zjarri, toka, uji dhe ajri. Ai ka pasur teori të evolucionit e cila ka ndikuar në atë të Darvinit, ndërsa Aristoteli e ka quajtur baba të retorikës. Por, ai ka besuar që është Zot, poashtu dhe në reinkarnim. Për ta dëshmuar këtë, Empedokleu është hedhur në vullkan aktiv (Etna). Disa njerëz besojnë që pas asaj është shndërruar në Zot të pavdekshëm. Sidoqoftë, ky ka qenë fundi i këtij filozofi.
Odin- 513
Similar topics
» Bindjet dhe Besimet
» Besimet e popujve të vjetër
» Besimet gjatë shekujve
» Mendimtarët e mëdhenj të Antikitetit
» Profecitë dhe profetët më të mëdhenj
» Besimet e popujve të vjetër
» Besimet gjatë shekujve
» Mendimtarët e mëdhenj të Antikitetit
» Profecitë dhe profetët më të mëdhenj
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi