Mumia e mallkuar që vrau secilin që e preku!?
Faqja 1 e 1
Mumia e mallkuar që vrau secilin që e preku!?
Më 1860, pesë të diplomuar nga Oksfordi vendosën të shkojnë në Egjipt. Kur u kthyen në vendlindje, sollën sarkofagun ku ishte varrosur priftëresha e perëndisë Amon-Ra. Ajo ishte në një post të lartë gjatë dinastisë së 21-të të faraonëve (1085-945 p.e.s.). Por, nuk ishte në sarkofag!
Me sy të mëdha dhe krahë të hapur, imazhi i saj kishte një aurë fatzezë. Qëkur është zbuluar, të gjithë që ishin në kontakt me të kanë vdekur.
Pas kthimit nga Egjipti, dy të diplomuar vdiqën. I treti u qëllua aksidentalisht gjatë gjuetisë dhe dora e tij u amputua. Ndërsa, një anëtar tjetër tërë pasurinë e shpenzoi në bixhoz. Ky i fundit iku në SHBA, ku po ashtu u pasurua dhe në fund gjithçka humbi në zjarr dhe përmbytje.
Kapaku i sarkofagut pastaj shkoi te motra e tij, e cila donte ta fotografonte më 1887. Fotografi vdiq, si dhe njeriu që e mbante. Po ashtu vdiq njeriu që synoi të deshifronte hieroglifët. Ai e vrau veten.
Pas gjithë kësaj, një gjë u tha se ishte e sigurt: kapaku i sarkofagut është i mallkuar.
Pllaka ndodhet sot në Muzeun Britanik dhe njihet si “Artefakti 22542”, transmeton Telegrafi. Shumica e njohin si “Mumia që sjell fatkeqësi”. Kështu, një gazetar vendosi të bëjë një rrëfim për këtë rast të pazakontë. Në vitin 1904, Bertam Fletcher Robinson botoi në faqen e parë të ditores “The Daily Express" artikullin “Priftëresha e vdekjes”. Tre vjet më vonë ai vdiq. Ai ishte paralajmëruar për këtë artikull nga shefi i tij, i cili më vonë thotë: “E paralajmërova. Ai ishte këmbëngulës dhe sot është i vdekur”.
Në kohën kur sarkofagu shkon në Angli, Perandoria Britanike pushton Egjiptin dhe bombardon Aleksandrinë. Aty anglezët qëndruan deri më 1922. Në atë kohë kishte përparuar edhe shkenca. Por, disa besime kishin mbetur të pandryshuara. Kështu, egjiptologët, përkundër qasjeve moderne, ishin të bindur se “të vdekurit nuk duhet të shqetësohen”.
“E keni pllakën e sarkofagut të priftëreshës. Është dashur që aty të jetë edhe ajo. Por, nuk është. Pllaka është shfaqur në botë, e ndarë nga trupi. Kjo shqetëson njerëzit, kjo i frikëson”, thotë një egjiptologe nga Universiteti i Kalifornisë.
Shumë studiues thonë se ky mallkim është “budallallëk”. Por, historia e kësaj mumie vazhdon të frikësojë të gjithë ata që e prekin.
Odin- 513
Similar topics
» Përgjojnë secilin dhe gjithçka
» Fotografia që preku gjithë spanjollët
» A e vrau KGB-ja Gagarinin?
» Fshati i mallkuar
» Kështjella “e mallkuar”
» Fotografia që preku gjithë spanjollët
» A e vrau KGB-ja Gagarinin?
» Fshati i mallkuar
» Kështjella “e mallkuar”
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi