EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret e Qemal Stafes

Shko poshtë

Misteret e Qemal Stafes  Empty Misteret e Qemal Stafes

Mesazh  Zattoo 09.06.14 12:02

Misteret e Qemal Stafes  1270033450-5_misteret_e_qemal_stafes

Edhe pse kane kaluar 64 vjet nga vrasja e tij, ai moment ka vazhduar te jete ne qender te diskutimeve te njerezve, veteraneve, te afermve si dhe te politikaneve gati çdo 5 maj. Qemal Stafa ishte vetem 21 vjeç, kur i rrethuar nga pushtuesit italiane ra heroikisht duke lene pas nje mister te madh rreth vrasjes se tij. Nje mister qe eshte shoqeruar keto 15 vitet e fundit me debate çdo pervjetor te lindjes apo te vdekjes se tij. Historia dhe misteret e Qemal Stafes jane sot ne fokusin e rubrikes "Sekretet e njerezve te vdekur". Jane pese mistere qe kane shoqeruar "Heroin e Popullit" gjate gjithe jetes se tij qe nga lidhja e tij me Drita Kosturin deri te momenti i vrasjes se tij. Gazeta "Tirana Observer" eshte munduar te zbardhe pak nga pak keto mistere qe jane bere shkak i diskutimeve te njerezve.

1. Misteri me i madh qe ka te beje me jeten e Qemal Stafes eshte padyshim vdekja e tij. Ende sot nuk eshte zbuluar nese rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italiane erdhi si pasoje e nje spiunimi nga ana e ndonje anetari te Partise Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentet italiane?

Jeta dhe veprimtaria e Qemal Stafes vazhdojne edhe sot te mbeten te rrethuara nga mistere, te cilat hedhin shume dyshime per kete figure. Edhe pse vdiq ne moshen 21-vjeçare, ai ka lene gjurme te thella ne mendjen e njerezve per aktivitetin e tij. Qemal Stafa u vra me 5 maj te vitit 1942, ne qytetin e Tiranes. Ai ishte nje nga drejtuesit e Partise Komuniste dhe kishte marre pjese edhe ne Mbledhjen e Themelimit te saj. Gjate viteve te fundit te jetes, ai u be promotor i gjithe levizjeve te forcave shqiptare kunder pushtuesve, duke qene figure qendrore ne rinine e asaj kohe. Duke pasur nje kredibilitet te tille, atij iu desh te ishte i survejuar per dite e me shume nga forcat fashiste, por dhe nga bashkepunetoret e tyre. Ne daten 4 maj 1942, atij iu caktua nje detyre nga udheheqesi i PKSH-se, Enver Hoxha, per te shkuar ne qytetin e Vlores.

Qemali duke qene ne ilegalitet te plote strehohej ne nje shtepi tiranase, e cila nuk bente pjese te shtepite e dyshuara per strehim komunistesh. Vendndodhjen e tij ne ate shtepi e dinin shume pak veta, midis tyre dhe Enver Hoxha. Asnjehere nuk ka dale me siguri nese ishte nje kurth prezenca e Qemal Stafes ne ate shtepi, apo ishte thjesht nje rastesi. Megjithate, gjate periudhes se komunizmit nuk eshte folur shume me kete teme pasi ishte e ndaluar nga diktatura. Mos hapja e diskutimeve gjate asaj kohe per vrasjen e Qemal Stafes, ka bere qe pas viteve '90 te diskutohet qe vrasja e tij te kete ardhur si pasoje e ndonje drejtuesi te larte te Partise Komuniste te asaj kohe, qe ishte ne dijeni te vendndodhjes se tij. Por te gjitha keto dyshime nuk jane zbardhur ende, megjithese shpeshhere te njohurit apo personat qe kane qene deshmitare te asaj kohe, kane hedhur idene duke e argumentuar me dokumente faktin se Qemal Stafa mund te jete spiunuar. Fakt eshte qe djali 21-vjeçar nuk arriti dot te realizonte dot deshirat dhe synimet qe ai kishte.

2. Ende nuk eshte zbuluar nese Qemal Stafa, duke qene nje nga kreret e Partise Komuniste qe nga krijimi i saj me 8 nentor 1941, para se te vritej kishte si qellim per te marre drejtimin e saj duke spostuar keshtu Enver Hoxhen?

Po te futesh rruges se politikes, sigurisht qe ate do ta besh per karriere. E tille eshte dhe historia e Qemal Stafes. Ai u fut ne mbledhje si perfaqesues i "Grupit te te Rinjve" dhe menjehere spikati per inteligjencen dhe vendosmerine e tij. Atij po i jepej mundesia qe te shprehte te gjithe potencialin e tij intelektual dhe te merrte vendime te rendesishme per fatet e vendit. Duke pare kete, Qemali here pas here shfaqte aspiraten per te qene protagonist ne PKSH. Ashtu si çdo udheheqes i Partise edhe Qemal Stafa enderronte qe te ishte ne krye te qeverisjes se vendit, pas largimit te pushtuesit. Sipas burimeve te asaj kohe, nuk perjashtohet fakti qe Qemal Stafa deshironte te behej kryetar i PKSH-se. Prej kesaj deshire te Qemalit vijne dhe dyshimet qe Enver Hoxha mund te kete ndihmuar ne eliminimin e tij. Çka eshte me e rendesishmja te theksohet ketu, eshte fakti se Qemal Stafa ishte nje figure e rendesishme dhe e afte per te marre pergjegjesi persiper. Edhe pse ne nje moshe fare te re, ai tregoi aq shume, sa bindi kedo te thoshte qe doli nje udheheqes i zoti.

3. Nje nga misteret e jetes se Qemal Stafes eshte lidhja e tij me Partine Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kesaj lidhjeje?

Sigurisht qe idete komuniste kishin filluar te shfaqeshin ne Shqiperi qe ne mesin e viteve '30. Shume intelektuale te kohes e perqafuan kete rryme, por shume te tjere nuk e perfillen. Midis ketyre te fundit ishte pa dyshim dhe Qemal Stafa, i cili atebote merrej me teper me letrat duke qene nje nga te rinjte premtues per sa i perket letersise shqiptare. Sipas burimeve te asaj kohe, ai jo vetem qe nuk ishte nje komunist i mirefillte ne ide, por as nuk u kujdes te angazhohej fare me kete rryme. Me kalimin e viteve kur ne Shqiperi erdhi Italia pushtuese, Qemali shfaq dhe tendencat e para drejt levizjes komuniste. Ai deri atehere dhe pse nuk ishte nje komunist, perseri ishte ne kundershtim te plote me regjimin e Ahmet Zogut dhe duke u bashkuar kjo e fundit dhe me pushtimin e huaj, e bene Qemalin te perqafonte idete komuniste duke u bere nje nga themeluesit e saj me 8 nentor 1941.

4. Ngritja ne piedestal e figures e Qemal Stafes nga Enver Hoxha gjate periudhes se komunizmit eshte nje mister me vete, kjo pasi familjaret e tij nuk paten ndonje ngritje te madhe nga emri i njeriut te tyre te rene deshmor?

Pas Çlirimit te vendit shume nga figurat qe kishin dhene kontribut ne Lufte u vleresuan me menyra te ndryshme. Dikush u shpall "Hero i Popullit", emri dikujt tjeter iu vendos ndonje uzine a kombinati, ndonje tjeter ndoshta u harrua, por jo pa qellim. Ndryshe ndodhi me Qemal Stafen. Emri i tij jo vetem qe u vendos ne shume institucione, rruge, sheshe e deri tek stadiumi i futbollit, por u arrit deri aty sa dita e renies se Qemal Stafes u be simbol i qendreses se partizaneve duke u shpallur Dita e Deshmoreve.

Edhe kjo nuk ka ngelur pa u vene re. Shumekush ka thene qe Enver Hoxha vendosi t'i bente gjithe keto nderime Qemal Stafes, duke ndjere kompleksin e vetefajesise per eliminimin e tij. Dikush tjeter eshte shprehur se kjo u be qe te humbitnin gjurmet se kishte lidhje Enver Hoxha me vrasjen e Qemalit. Keto jane mistere qe lidhen me Qemal Stafen, por pa frike mund te thuhet se Enveri nuk e kishte veshtire ta demaskonte figuren e tij nese vendoste, pasi praktika tregoi qe ke donte ta shpallte ai armik apo bashkepunetor te imperialisteve, ate e bente pa ndonje veshtiresi te madhe. Por e kunderta u be me familjen dhe miqte e heroit, ata pothuajse u lane ne harrese dhe madje e fejuara e tij u burgose gjate regjimit komunist. Ndryshe nga shume te tjere, ata nuk perfituan ndonje gje perveç emrit dhe faktit te te qenit familje deshmori. Gati ne te gjitha broshurat ose librat e asaj kohe qe flisnin per heroin, te afermit e tij nuk permendeshin fare ose permendeshin fare pak.

5. A ka qene Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nese po, pse kjo e fundit u denigrua gjate periudhes se komunizmit, kur diheshin konsideratat qe ekzistonin per Qemal Stafen nga Enver Hoxha?

Ne kujtimet e saj qe ndodhen ne Arkivin Qendror te Shtetit, Drita Kosturi shprehet se ka qene e fejuara e Qemal Stafes. Jo vetem ne keto kujtime, por dhe shume deshmitare e konfirmojne nje fakt te tille. Edhe vete Enver Hoxha me siguri e ka ditur diçka te tille. Megjithate, ai perseri e internoi ate duke bere qe ajo te kalonte peripeci te jashtezakonshme, qe jo pak vete i provuan ne kurriz nga regjimi totalitar. Duke pare konsideraten qe shfaqte Enver Hoxha per Qemal Stafen, atehere lind nje pyetje e natyrshme, pse e denoi ish-te fejuaren e mikut te tij? Ky eshte padyshim nje tjeter mister qe ka te beje me Qemal Stafen dhe ngre shume pikepyetje per sa i perket rolit te Enver Hoxhes ne vdekjen e Qemal Stafes. Per sa i perket kesaj lidhjeje te Qemalit me Driten, eshte folur shume dhe ne media pas viteve 1990, madje ka qene Drita Kosturi ajo qe ka shprehur me qarte dyshimet se ne vrasjen e Qemal Stafes ka gisht dhe Enver Hoxha. Por ka edhe disa burime te asaj kohe qe thone te kunderten. Sipas tyre, Drita ishte me e madhe ne moshe se Qemal Stafa dhe ajo perfitoi shume nga dashuria e djalit te ri per te. Kjo beri qe ajo te ngjitej shume shpejt ne karriere, por po aq shpejt te binte. Po ashtu burime te asaj kohe thone se morali i saj ka qene shume i dyshimte, duke e quajtur edhe Qemal Stafen njeri te dobet qe ra pre e vajzes se shkathet.

Misteret

1. Misteri me i madh qe ka te beje me jeten e Qemal Stafes eshte padyshim vdekja e tij. Ende sot nuk eshte zbuluar nese rrethimi dhe vrasja e tij nga pushtuesit italiane erdhi si pasoje e nje spiunimi nga ana e ndonje anetari te Partise Komuniste, apo erdhi si rezultat i zbulimit nga agjentet italiane?

2. Ende nuk eshte zbuluar nese Qemal Stafa, duke qene nje nga kreret e Partise Komuniste qe nga krijimi i saj me 8 nentor 1941, para se te vritej kishte si qellim per te marre drejtimin e saj duke spostuar keshtu Enver Hoxhen?

3. Nje nga misteret e jetes se Qemal Stafes eshte lidhja e tij me Partine Komuniste si dhe cila ishte arsyeja e kesaj lidhjeje?

4. Ngritja ne piedestal e figures e Qemal Stafes nga Enver Hoxha gjate periudhes se komunizmit eshte nje mister me vete, kjo pasi familjaret e tij nuk paten ndonje ngritje te madhe nga emri i njeriut te tyre te rene deshmor?

5. A ka qene Qemal Stafa i fejuar me Drita Kosturin? Nese po, pse kjo e fundit u denigrua gjate periudhes se komunizmit, kur diheshin konsideratat qe ekzistonin per Qemal Stafen nga Enver Hoxha?

Detaje per jeten

8 nentor 1941, kur u themelua Partia Komuniste Shqiptare, Qemal Stafa ishte i pranishem ne ate mbledhje duke qene perfaqesues i "Grupit te te Rinjve".

4 maj 1942, Enver Hoxha i jep urdher Qemal Stafes te shkonte ne qytetin e Vlores per te organizuar nje grup komunistesh edhe ne ate qytet.
5 maj 1942, ne nje nga lagjet e Tiranes rrethohet Qemal Stafa nga pushtuesit dhe ekzekutohet. Per kete deri tani eshte hedhur dhe ideja se mund te kemi pasur nje kurth te ngritur nga Enver Hoxha per te eliminuar perfaqesuesin e "Grupit te te Rinjve" ne Themelimin e PKSH-se.

5 maj 1946, Enver Hoxha shpall 5 Majin si Diten e Deshmoreve, per nder te renies se Qemal Stafes, dite qe vazhdon te perkujtohet edhe sot.

Jeteshkrimi

Emri: Qemal
Mbiemri: Stafa
Vendlindja: Elbasan
Datelindja: 12 mars 1921

Shkollimi:

Shkollen fillore e kreu ne vendin e lindjes, ndersa te mesmen e ndoqi ne gjimnazin e Shkodres, ku ishte nje aktivist i lirive te njeriut. Studioi ne Itali ne Fakultetin e Drejtesise, ne qytetin e Firences.

Aktiviteti:

Punoi per organizimin e shoqerise "Besa Shqiptare". Ai ishte nje nga shkruesit me te shpeshte te organit te shoqates.

Ne vitin 1937, per idete e veprimtarine e tij u arrestua dy here.

Ne vitin 1939, kur u kthye ne Shqiperi u arrestua dhe u burgos, ku gjyqi e denoi me 6 vjet burg dhe pune te detyrueshme.

Me 7 prill 1939, kur vendi u pushtua nga italianet, Qemali pergatiti rebelimin ne burg dhe gjate arratisjes u plagos. I fshehur nga fashistet, ai u mjekua nga daja i tij Dr. Qemal Sejdini.

8 nentor 1941, merr pjese ne Themelimin e Partise Komuniste Shqiptare, duke qene si perfaqesues i "Grupit te te Rinjve".

Ne mbledhje u zgjodh anetar i Komitetit Qendror dhe sekretar politik i rinise komuniste.

Me 5 maj 1942, Qemal Stafa vritet i rrethuar nga armiqte.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi