EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nje molekule ne zbulimin e jetes aliene

Shko poshtë

Nje molekule ne zbulimin e jetes aliene Empty Nje molekule ne zbulimin e jetes aliene

Mesazh  Neo 27.12.08 15:52

Nje molekule sheqeri mund te na drejtoje ne zbulimin e jetes aliene

Shkencetaret kane zbuluar nje molekule organike sheqeri qe eshte e lidhur ne menyre te drejtperdrejte me shfaqjen e jetes, ne nje pjese te galaksise ku planetet e banueshem mund te ekzistojne.

Nje grup nderkombetar kerkuesish, kane perdorur radioteleskopin IRAM ne France per te zbuluar nje molekulen ne nje zone 26000 vite drite larg Tokes, ku procesi yllformues vazhdon ende.

Molekula - glikolaldehid - ka qene zbuluar edhe me pare, por vetem ne qender te galaktikes tone ku kushtet per shfaqjen e jetes jane mjaft ekstreme.

Zbulimi i ri ne nje zone larg qendres se Udhes se Qumeshtit, sugjeron per me teper faktin se prodhimi i ketij perberesi kyc per krijimin e jetes mund te jete mjaft i zakonshem neper hapesire.

Ky eshte nje lajm i mire per kerkuesit e jetes aliene, pasi prania e ketij perberesi rrit se tepermi mundesine e shfaqjes se jetes ne planete te tjere te ngjashem me Token.

Ekipi arriti te zbuloje glikolaldehidin duke perdorur teleskopin per te vezhguar ne gjatesi valesh te ndryshme. Vezhgimet treguan prezencen e tre zonave me glikolaldehid pergjate qendres se pjeses se vezhguar.

Glikolaldehidi, monosakaridi me i thjeshte, mund te bashkeveproje me me propenalin per te formuar ribozen, nje nga perberesit kryesore te ARN-se, qe mendohet te jete molekula kryesore ne formimin e jetes.

Zbulimi tregon se nje pjese e mire e elementeve te nevojshem per krijimin e jetes kane origjine jashtetokesore. Per me teper mund te jene formuar para formimit te vete planeteve ku mund te zhvillohet jeta.

« Zbulimi i nje molekule sheqeri rreth nje ylli ne formim e siper eshte mjaft pasionuese, komenton Keith Mason drejtor i STFC (Science and Technology Facilities Council), dhe do te na jape informacionet te rendesishme per kerkimin e jetes jashtetokesore”.

Burimi: ScienceDaily
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi