EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Të pasurit më të pasur se kurrë pas krizës

Shko poshtë

Të pasurit më të pasur se kurrë pas krizës Empty Të pasurit më të pasur se kurrë pas krizës

Mesazh  Zattoo 20.05.14 0:33

Të pasurit më të pasur se kurrë pas krizës Pp10

Pasuritë e grumbulluara nga një mijë njerëzit më të pasur të Britanisë së Madhe është rritur me 15 për qind në një vit, një kërcim spektakolar sipas studimeve vjetore të kryera nga “Sunday Times”.

Të gjithë së bashku, një mijë personat më të basur të Britanisë së Madhe kanë një pasuri që arrin në 518,975 miliardë sterlina (637 miliardë euro), ose 15,4 për qind më shumë se sa 449,654 miliardë sterlinat që kishin vitin e kaluar, sipas kësaj gazete.

“Kurrë nuk kisha parë një rritje kaq spektakolare”, komentoi Philip Beresford që në vitin 1989 hartoi këtë listë.

Shifra që përfaqëson një të tretën e Produktit të Brendshëm Bruto (PBB) të Britanisë së Madhe, është dyfishuar në raport me vitin 2009 që, në mes të krizës financiare, arrinte në një total prej 258 miliardë sterlinash.

PBB-ja për banor në Britaninë e Madhe, shpesh e përdorur për të treguar pasurinë mesatare të popullsisë është shumë më posht se sa kulmi që arriti në vitin 2008 dhe parashikohet se nuk do e kalojë para vitit 2017 sipas shifrave të publikuara në fillim të majit.

Për të hyrë në një mijë më të pasurit, në krye të të cilëve qëndrojnë vëllezërit Gopichand dhe Srichand Hinduja me 11,9 miliardë sterlina, duhet të kesh minimumi 85 milionë sterlina, kundrejt 80 milionë që ishte në vitin 2008 para se të fillonte kriza.

Me një pasuri që vlerësohet në 330 milionë sterlina, mbretëresha Elizabeta II renditet në vendin e 285-ë në një listë ku ajo ndodhet që prej hartimit të saj në vitin 1989.

Sipas një studimi të fundit Britania e Madhe është vendi me përqëndrimin më të lartë të miliarderëve për banorë në botë, me 104 miliarderë në sterlina që banojnë në këtë vend.
Zattoo
Zattoo

600


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi