EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

UFO të përshkruara në Bibël?

Shko poshtë

UFO të përshkruara në Bibël? Empty UFO të përshkruara në Bibël?

Mesazh  gjilanasi 18.05.14 10:31

UFO të përshkruara në Bibël? 26b00207-300x163

Por nuk duhet te harrojmë qe prej kohesh njeriu i interpreton shkrimet e shenjta, duke besuar shpesh ne gjera jo te vërteta thjesht sepse njeriu nuk ka ditur te interpretoje shkrimet e shenjta. Faktikisht nuk është logjike te mendosh se Zoti te ketë thëne qe ekziston vetëm një bote e krijuar, pra jona, dhe ketë e dinin shume mire shume personazhe biblike, si Shën Pali i cili ne një letër drejtuar Hebrenjve flet për botë (te banuara) te krijuara nga manifestimi (fjala) i Zotit.


Përshkrime UFO-sh ne Bibel


Në Bibël dhe ne tekstet e tjera antike vazhdimisht ka referime ndaj anijeve kozmike te ndryshme te cilat përshkruhen ashtu siç mund ti përshkruanin popullsitë e atëhershme ne atë periudhe pa njohuritë e sotme shkencore.

Re te ndritshme, qerre fluturuese, kolona te zjarrta dhe sfera te zjarrta, nuk janë tjetër veçse disqe fluturuese, cigare (forme tjetër UFO-je) fluturuese, sfera fluturuese, pra me fjale te tjera UFO.

Qe nga lashtësia e historisë se universit, ekzistonin qenie shpirtërore dhe trupore qe shërbenin Zotin me përkushtim dhe quheshin Engjëj. Sot i quajnë UFO dhe Alienë, por nuk duhet te harrojmë qe midis tyre janë dhe ata te këqinjtë, që veprojnë kundër principeve të Zotit dhe si rrjedhoje për të keq, edhe pse ne pamje te pare nuk duket kështu. Dimë qe raca e alienëve që quhen “Te Grinjte” (nga Grey) paraqitet si je race aline miqësore qe është ne anën e se mirës, dhe dimë se vetë Te Grinjtë na vënë në dukje se ekziston një race tjetër aliene “e keqe” e cila ka marre kontakt ne mënyrë sekrete me qeveritë e superfuqive botërore.


Deshmi – UFO në Bibel


Ne Shkrimet e Shenjta, si dhe ne shkrime te tjera, janë prezentë përshkrime te shumta anijesh aliene te shkruara sipas njohurive te kohës, te cilat te habisin për precizonin ne përshkrim, aq sa këto përshkrime të këtyre anijeve kozmike përputhen në mënyrë perfekte me anijet aliene që dokumentohen shkencërisht në kohët e sotme.

Te paret qe zyrtarisht pranuan faktin se në Bibel kishim përshkrime UFO-sh, ishin astronomi amerikan Morris Jessup dhe shkencëtari rus Matest Agrest. Për shembull, rrethanat e shkatërrimit te Sodomes dhe Gomorres ringjallin ne kujtese një shpërthim bërthamor ashtu siç mund te përshkruhej me fjale nga një vëzhgues qe jetonte ne kohet antike; ne veçanti, vala e goditjes e përhapur nga shpërthimi bërthamor do te kishte shkrire vendndodhjet e gureve te kripës (ose halite) ne Detin e Vdekur dhe goditur me pjesëzat e tyre gruan e Lot, duke e transformuar në një “statuje kripe”. Përveç kësaj është tepër evident detyrimi për mos t’u kthyer mbas dhe për mos të parë dritën e dëmshme të shpërthimit bërthamor.


Sulmi ajror i “Zotit”


Ne Bibël ka shume episode ne te cilat ajo qe përshkruhet si racë aliene ndërhyn dhe komunikon me njerëzit. Ne episodin biblik te disfatës apo humbjes se 5 mbretërve, Jozuehu bën të mund që Izraelitet të fitojnë një betejë të rëndësishme falë sulmit ajror të “Zotit” që shkatërron armiqtë e tij. Dhe nuk mbaron këtu. Duke qenë se, para masakrës finale të Izraeliteve kundër armiqve, Jozuehu kërkon dhe merr nga “Zoti” aprovimin për të shfaqur mbi fushën e betejës dy globe drite të mëdhenj që ai i quan “diell” dhe “hëne”, qartësisht për të ndihmuar Izraelitet në betejë. E gjithë kjo natyrisht që nuk është një rast i izoluar, sepse shume herë “Zoti” merr pjesë edhe vet personalisht në fushën e betejës në krye të ushtrisë Izraelite dhe lufton kundër armiqve të tyre, si në rastin e betejës së Barak kundër Sisara.
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi