Teori te ndryshme për fundin e Botës
Faqja 1 e 1
Teori te ndryshme për fundin e Botës
Shkaku i vërtetë i ndryshimit të klimës, i aktivitetit vullkanik, i intensifikimit të aktivitetit sizmik etj. është afrimi i planetit Eris me sistemin tonë diellor, ndërmjetësi i quajtur 2003 - UB - 313 dhe i njohur në antikitet me emra të ndryshëm si: Nibiru, Marduk, Nemesis, Herkolubus, Planeti i Zotit, Planeti i Perandorisë, Planeti i Kryqit apo Planeti i Kuq.
Teoria e planetit misterioz X ka disa kohë që është zbuluar. Supozohet që planeti X të jetë rreth 100 herë më i madh se toka dhe me një orbitë masive prej 3600 vjetësh. Dhe kur të afrohet nëpërmjet sistemit të brendshëm diellor mund të shkaktojë katastrofë kataklizmike në planetin tonë. Ai është aq masiv sa mund t'i kthejë polet e tokës në anë të kundërta ose edhe të ndalojë rrotullimin e saj.
Për herë të parë, ky planet është vrojtuar më 21 tetor të vitit 2003, me anë të teleskopit “1.22 Oschin”, nga pika e vëzhgimit në malin Palomar në Kaliforni. Është zbuluar nga Majkëll E. Braun, Çad Truhilo dhe Devid L. Rabinovic më 5 janar të vitit 2005, bazuar në foto të bëra në datën e sipërpërmendur.
Vëzhgime të tjera të publikuara në tetor të vitit 2005 treguan një satelit të quajtur “Dysnomia” (Gabriel). Planeti Eris/Nibiru, i cili i afrohet tokës periodikisht një herë në 3600 vjet, sjell ndryshime të klimës, si ngrohja globale me gjithë pasojat e saj natyrore - shkrirjen e akujve, zhdukjen e gjelbërimit, tharjen e kores së tokës, pakësimin e oksigjenit etj.
Efekti serë
Ky është një prej gjërave, së cilës i jemi drejtuar. Në disa dekada klima jonë mund të marrë fund. Temperaturat mund të rriten me shpejtësi, duke shkrirë akujt dhe duke e kthyer klimën e planetit tonë të krahasueshme me atë të Venusit. Të gjithë kemi njohuri për ngrohjen globale dhe në dhjetë vjetët e fundit nuk ka pasur gazetë që s'ka shkruar diçka për të thuajse çdo ditë.
Matriks
Në botën ku jetojmë ne perceptojmë realen. Ashtu si filmi "The Matrix" ne jemi vetëm simulim. Teoria Matriks pretendon se fakti që universi është i rregulluar në mënyrë aq precize për të ndihmuar jetën është një koincidencë astronomike. Marrim për shembull forcën brenda atomeve bërthamore. Nëse forca brenda tyre bëhet vetëm pak më e shpejtë, atëherë nuk ekzistojmë më.
Problemi i shterpësisë
Siç dihet, ka shumë meshkuj dhe femra që nuk mund të sjellin në jetë fëmijë, por numri i këtyre njerëzve po rritet akoma më shumë dhe me shpejtësi të frikshme. Specialistët kanë parashikuar se ky është një problem serioz për të ardhmen e specieve tona. Një prej arsyeve të shterpësisë është ndotja. Një tjetër është se evolucioni ka vendosur se kush mund të ketë fëmijë dhe kush jo. Dhe rezulton se kjo është një zhdukje e ngadaltë e njerëzve.
Përplasja diellore
Xhuxhi i Kuq mund të shihet me sy të lirë. Me kalimin e kohës do të bëhet më i dukshëm dhe një ditë do të na godasë. Jo në mënyrë direkte, por aq sa për të shkatërruar sistemin tonë diellor. Ose duke e shkatërruar krejtësisht nga graviteti ose duke goditur renë Oort. Reja Oort është një masë e madhe pluhuri solar, akulli dhe shkëmbinjsh me përmasa planetësh. Mund të imagjinohet çfarë ndodh pas përplasjes.
Kolapsi i vakuumit të kuantit
Kolapsi i vakuumit të kuantit sugjeron se shkencëtarët do të shkatërrojnë planetin. Vitin e kaluar ishte në të gjitha lajmet dhe mendohej se vakuumi i kuantit mund të shkatërronte planetin. Në fakt, ky është gabim, sepse ai nuk mund të shkatërrojë vetëm planetin, por gjithë universin. E mira është se vakuumi i kuantit mund ta fshijë faqen nga vendi i saj në një sekondë e shkatërrimi nuk do të jetë i dhimbshëm.
Rritja e konstanteve
Në vitin 2001 fizikanët zbuluan diçka të çuditshme. Një prej konstanteve, "konstantja e strukturës së përsosur", duket se po zmadhohet gjithnjë e më shumë. Kjo nxiti një debat masiv në fizikë, i cili vazhdon sot e kësaj dite, ndërkohë që ka të dhëna se konstante të tjera po lëvizin. Kjo do të thotë se universi mund të marrë fund. Të gjithë yjet të shuhen në sekonda dhe gjithçka të errësohet. Shumë gjëra të çuditshme mund të ndodhin më pas.
Zhdukja
Zhdukja është një prej teorive që vjen nga goja e zyrtarëve të lartë të Kombeve të Bashkuara, agjencive qeveritare dhe shkencëtarëve dhe është në disa raporte që asnjë njeri i thjeshtë s'mund t'i lexojë. Kjo, thonë, se në tri gjenerata bota do të ketë një të tretën e popullsisë që ka tani dhe se do të vijë duke u pakësuar. Nuk bëhet fjalë për një virus, as për ndonjë kometë. Puna është se njerëzit nuk do të kenë më fëmijë, sepse me përmirësimin e kushteve të jetesës dhe teknologjisë nevoja për fëmijë do të zhduket.
Çështja e drithit
Çështja e drithit mund të duket shumë idiote, por merret shumë seriozisht nga shkencëtarët. Një ditë, planeti ynë do të mbulohet krejtësisht nga gruri. Ushqimi i vetëm do të jetë buka. Drithërat do të zënë vendin e çdo lloj të mbjelle tjetër dhe pyjet do të kthehen në fusha të mëdha drithi e toka si pasojë do të kthehet në një shkretëtirë të madhe prej drithi. Kjo për arsye se biologët besojnë se një ditë raca njerëzore do të krijojë GM, nënën e të gjithë drithërave, e cila do t'i japë fund njerëzimit.
Maja
Ndoshta është teoria më e përfolur, por edhe më e besueshmja për sa i përket fundit të botës... Gjithsesi, edhe Maja nuk është bërë më e besueshme për shkak të ndryshimit të datave dhe spekulimeve me fundin e botës. Tashmë shumë pak njerëz i besojnë kësaj profecie.
Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» 12 skenarë për fundin e botës
» Parashikime te deshtuara per fundin e botes
» Profecia qe parashikon fundin e Vatikanit
» Parashikimet e dështuara për fundin e botës
» 10 parashikimet për fundin e botës
» Parashikime te deshtuara per fundin e botes
» Profecia qe parashikon fundin e Vatikanit
» Parashikimet e dështuara për fundin e botës
» 10 parashikimet për fundin e botës
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi