EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kunder Mallkimit dhe Magjise

Shko poshtë

Kunder Mallkimit dhe Magjise Empty Kunder Mallkimit dhe Magjise

Mesazh  Magus 03.05.14 21:01

Ky ritual mund të zgjidhi mallkimin dhe magjinë ndaj jush

1.

Uluni në një karrike me shpinë të drejtë dhe përfytyroni veten tuaj të ulur përballë jush në një largësi prej rreth 2 metrash.
Tani përfytyroni sikur nga sipër kokës së vetes suaj, përballë, hyn një rrymë uji e bukur, e kthjellët dhe e freskët. Uji është simboli i pastrimit.
Kaloni nëpër mend fjalët që thuhen gjatë hedhjes së ujit mbi kokë në kishë për larjen e mëkateve ose gjatë pagëzimit. Përfytyroni se si ky ujë i pastër dhe i kthjellët rrjedh nëpër trupin tuaj duke pastruar dhe larguar të gjitha të këqijat dhe negativitetet që ndodhen brënda sistemit tuaj.
Përfytyroni se si ky ujë rrjedh edhe në një largësi prej 1 metër, nga lart poshtë, rreth trupit tuaj, për të siguruar një pastrim total të trupit tuaj astral që, megjithëse është një duplikatë perfekte e trupit tuaj fizik, ai (trupi astral) tenton të zgjatet dhe shtrihet jashtë kundërpjesës fizike.
Shikoni se si shplahen nga uji të gjitha të këqijat duke e bërë ujin të pistë i cili del nga këmbët tuaja, del nga shtëpia, del në rrugë dhe zhduket në pusetat e ujrave të zeza.
Tani përfytyroni sikur një rrymë tjetër me ujë të pastër rrjedh nga lart poshtë nëpër dhe brënda trupit tuaj, duke ju shplarë dhe pastruar. Përfytyrojeni këtë sa më qartë që të jetë e mundur. Kjo është një eksperiencë shumë e këndshme dhe fuqizuese.



2.

Bëni katër frymëmarrje të thella Pranike. Ndjeni se si rritet fuqia brënda jush. Përfytyroni se si Prana e ngarkuar me energji ngrihet lart nga Solar Pleksusi juaj (zona e stomakut) arrin te koka juaj dhe çlirohet lart mbi kokë.
Tani përfytyroni Dritën Pranike se si zgjerohet duke formuar një rreth gjigand mbi kokën tuaj, një rreth të fuqishëm dhe plot energji. Përfytyroni veten tuaj pastaj brënda këtij rrethi, duke e ndjerë veten tuaj atje më të sigurtë se kurrë.
Në këtë kohë thoni me siguri dhe plot besim: "Jam krejtësisht i sigurtë brënda dritës suaj të shenjtë. Që nga ky moment, asgjë nuk mund të më preki dhe dëmtojë mua. Unë urdhëroj që, ndonjë ose çfarëdo forme negative mendimi, që nga mbetur brënda meje, të largohet menjëherë. Siç e dëshiroj ashtu bëhet!".
Ulni kokën, mbyllni sytë, thoni: "Faleminderit Zot për mbrojtjen Tuaj. Ju falenderoj me gjithë zemrën time!"



Bëjeni këtë ritual çdo ditë derisa të ndjeni apo kuptoni se janë larguar nga ju plotësisht të gjitha influencat negative dhe se janë anulluar ose kthyer mbrapsht të gjitha magjitë nisur drejt jush.


Nga Julia Sanderson
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi