EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Urdhri i Ri Botëror

Shko poshtë

Urdhri i Ri Botëror Empty Urdhri i Ri Botëror

Mesazh  Neo 24.12.08 1:11

Urdhri i Ri Botëror

Pas fjalëve të ish burrave të mëdhenj të Shtetit e humbësve gjenden mes rrjeshtave të fjalive që masës i duken të pakuptueshme.

Realisht të gjithë për injorancë apo për frikë pranojnë atë që u thuhet të bëjnë, çdo gjë që zotërinjtë e multinacionalëve, Bankierët e mbarë shoqëria e elitës, projekton për të mirën e njerëzimit. Po shkruajnë historinë.

Sot pas fjalëve të Papës fshihet një e vërtetë, që prek fundin, krimi më i thellë që ka ekzistuar ndonjëherë mbi dhe.

Sot entitetet ekonomike e fetë, veçanërisht ajo protestante e kisha anglo-amerikane, kanë bërë të kuptohet qartë se çfarë duan.

Vetëm tani mund t'a kuptojmë çfarë Giovanni Falcone donte të na jepte duke thënë se ekzistojnë mendje tejmase të rafinuara që duan t'ia ngjisin fajin mafias për disa epizode, ndërsa interesat e tyre janë sigurisht të tjera.

Në tërë këtë lojë shahu instrumentat në duart e kriminelave janë teknologjitë që iu janë fshehur njerëzimit. Vështroni me kujdes qëndrat tona tregtare, vështroni rregjistruesit e kasës, lektorët e tyre optikë, mallin e kodet e tyre: ato jemi ne.

Për ndonjë gjykim absurd egzistojnë shoqëri që flasin për Free Energy, revolucionojnë sistemin ekonomik, ndërsa partitë e vogla që gëzojnë financimet e Bankierëve, kërkojnë copëtimin e Shteteve për t'i bërë shumë më kollaj të sundueshme.

Lega për shembull do që t'i kthehet parlamenti i saj i Padanias, ashtu si çdo forcë politike kërkon të bëjë sërish negociata për të kaluarën e saj, e së shpejti të gjithë do i fshijnë kujtimet e tyre e do përshtaten me versionin e ri të fakteve, në një rishkrim të vazhdueshëm të historisë.

Shoqatat shkojnë bëjnë parazbulimin për avantazhin e multinacionalëve, duke bërë lëmoshë e civilizim për të përdorur njerëzit me vullnet të mirë, pasi të gjithë ne reagojmë duke besuar se vdesim për Atdhe por në fakt jetën e japim për Bankat.

Lufta e naftës është një buallicë, pasi në të vërtetë sot bëhet luftë për të ndërruar sistemin, e kush ka burimet e fundit dëshiron përmbysjen e rregullit aktual të gjërave, duke na shitur për revolucionarë të vërtetë ndërkohë që do jenë xhalatët tonë të ardhshëm.

Është një luftë mes dy botësh, në të cilën Vatikani është banues i përhershëm, në një pozicion lojtari të dyfishtë.

Duan t'a rindërtojnë Biblën, një shoqëri të re, një kodik të ri, ndërsa privatizojnë shoqëritë e telekomunikacionit, financojnë kërkimet e bio-nanoteknologjisë, nxisin terrorin ndaj pandemive e përgatisin kuadrin juridik për futjen e teknologjive të reja.

Këto elementa, m.gj.th. qëndrojnë në këmbë, përfaqësojnë elementat e një projekti të vetëm të madh: një rrjet, të drejtuar e të kontrolluar nga një strukturë e vetme e centralizuar për çdo rajon gjeopolitik me sisteme juridike të përbashkëta, influenca politike e infrastruktura.

Elementet çelës janë kanalet e telekomunikacionit, si sistemet e lokalizimit satelitar (GPS) e GSM, që furnizojnë autostradën e ritransmetuesit për transmetimin e informacioneve e të valëve radar me frekuencë të ulët.

Administratorët e rrjeteve posedojnë tani fuqinë, pasi kanë krijuar një sistem që i lejon atyre të gjejnë informacione e të bëjnë monopolin e ajrit me përhapjen e tyre të valëve elektromagnetike: sot garat e tenderave luhen për përvetësimin e hapësirës ajrore, mbi përpjestimin e terreneve të përvijuara.

Në këtë kanal udhëtojnë informacionet tona, ato që mund të kapen nëpërmjet kartave të kreditit, që skicojnë lëvizjet tona të parave e tatojnë sipas çdo transferimit.

Kanë krijuar për ne letërnjoftimet, libreza shëndetësore e pasaporta elektronike, në brendësinë e të cilave gjendet harta e të gjitha të dhënave tona treguese pa të cilat rrezikojmë të bëhemi njerëz pa shtetësi.

Bëhet fjalë për "kartë identiteti me gjurmues", që nuk mund të jetë tjetër përveç se një etapë drejt një sistemi skedimi me anë të impiantimit të gjurmuesit (apo pleshtit) nën lëkurë, pasi fillon të bëhet më i përhapur përdorimi i badge e i byzylykëve identifikues me radiofrekuencë (RFID), pa lënë pas ato të parave "nën lëkurë" si gadget të modës apo shëndetësore, i prezantuar më pas nga maketingu si diçka e domosdoshme.

Kodet me viza do zëvendësohen nga pleshtat RFID: ky është tregu prej miliarda dollarësh me një përhapje të plotë, është eksperimentuar prej kohësh në fushë veterinare e në atë mjeksore.

Të shumta kanë qënë eksperimentimet me chip e me kode identifikimi të kafshëve, të nanoteknologjive të aplikuara në sektorin shëndetësorë për terapinë e kurimin e sëmundjeve të pashërueshme, për t'i përballuar hadikapatët e keqformimet të trashëguara.

Në të drejtën për dinjitet njerëzore, për terapi të lirë, për progresin shkencorë kanë ndërtuar strukturën etike e morale të transplantimin e nanoteknologjive në trupin njerëzorë, me mëshirën e propagandën tregtare, në emër të shpejtësisë e sigurisë së këmbimeve, të efikasitetit e reduktimit të kostove.

Pasojat etike të TIC

Mes të tjerash themelimi juridik është tashmë i gatshëm në Europë, gjatë udhëzimeve e raporteve zyrtare, siç është direktiva 385/CEE e 1990 nga Këshilli Europian, mbi harmonizimin e legjislacioneve të Shteteve anëtare për legjislacionin e dispozitivave mjeksore të impiantueshme, me qëllim identifikimin, për mbledhjen e informacioneve e lokalizimin e personave.

Europa tashmë prej dhjetë vitesh flet për dispozitivë të (RFID), chip i nënlëkurshëm për të akumuluar informacionet e pacientit, pleshta VeriChip, e përdorur si një kartë inteligjente, për automatizimin e blerjeve apo për kontrollimin e kriminelave në liri nën mbikqyrjen e policisë, për lajmet financiare, për sigurinë e transporteve publike, hyrja në ndërtesa apo ngulitje të ndjeshme.

Mes shumë mekanizmash klasike të parashikuara nga Komisioni Europian figurojnë edhe si "dispozitivë që nxisin një orgazmë femërore thjeshtë duke shtypur një buton", një liçencë e depozituar në SHBA në janar të 2004.

Në teori, tashmë duket e mundshme që një qënie jetësore nëpërmjet trupit të tij mund të shkëmbejë të dhëna me një kompiuter, duke e transformuar njeriun në një Modem, falë aftësive të tija të shkëlqyera për drejtimin elektro-magnetik.

Do të bëhet një transmetues i lëvizshëm, pasi në atë çast kur do hyjë në kontakt me një tjetër person do të realizohet transmetimi i të dhënave nën cipën e lëkurës.

Njeriu do ia arrijë të bashkojë një numër gjithnjë më të madh sistemesh robotike, për të zmadhuar aftësitë e tija, të zhvillojë kapicitete të papritura, për të kapërcyer frikën e frenimin.

Po krijohet një qënie "e çnjerëzuar", më afër një androidi se një kafshe, me një farë integrimi njeri-makinë, në të cilën njeriu do mund të komandojë përpunuesin (elaboruesin), makinat e mjetet me largësi të mëdha me forcën e mendimit të tij.

Aftësia e hartimit të lajmit do jetë jashtëzakonisht më e madhe se ajo e trurit njerëzor me një impiantim të thjeshtë të një chipi prej silici, ndërsa "inteligjenca" do qeveriset nga një software që do të kopjojë planet e trurit, si një lloj skaneri, në brendësinë e nanorobots të injektuar brenda trupit për të eksploruar të gjitha detajet nervore të trurit.

Do përmirësohen aftësitë tona ndijësore, logjike e njohëse, e progreset e miniaturizimit do japin sisteme që në pak mikron do përmbajnë enciklopedi të tëra.

Pleshti është i pajisur me një sistem pozicionimi me satelitë GPS, e do ushqehet nga një bateri që do ringarkohet nga kontraktime muskulore; sinjalet do kaptohen nga stacione marrëse të vendosura në të gjithë territorin, pikërisht si rrjeti i telefonisë celulare.

Personat do lejojnë impliantimin e pleshtave për të përmbushur dëshirën e tyre për siguri e komoditet, e me mburrje do thonë se kanë një plesht e që janë pararoja i progresit shkencorë.

Një sjellje mjaft absurde nëse mendohet dënimi që u bë në praktikën e Nazizmit në tatuimin e personave, që kanë fshehur për vite me rradhë, si një turp atë numër mbi krah. Plani i Hitlerit kështu përfundoi në duart e Bankierëve, të entiteteve të Urdhrit të Ri Botërorë.

Objektivi do jetë ai i kontrollit mbi shëndetin e qytetarit, parandalimi i mashtrimeve në sistemin bankarë e tributarë, t'i japin njeriut një të ardhme telepatike e në të njëjtën kohë telepatike.

Në nivelin ekonomik do shikojmë lindjen e një sistemi të ri monetar i centralizuar e i mbikëqyrur: çdo personi do i jepet një kod, me të cilin mund të hap një llogari bankare, të tërheqë para, të blejë, të shesë apo të votojë.

Çdokush, i shënuar me këtë kod e me një debit të shkruar, do pësojë limitime të ndryshme, si hyrja në vendosjet publike, në autostrada, në banka.

Do ndërhyhet në mënyrë direkte në funksionet celebrale për t'i përdorur e për t'a bërë njeriun një robot prej së vërteti pa e kuptuar as ai vete.

Në nivelin juridik, në disa Shtete janë shkruar tashmë ligjet që detyrojnë futjen e pleshtave për disa kategori personash, siç janë të burgosurit apo emigrantët, ndërsa në Europë po përgatisin tashmë kuadrin e principeve për t'u zbatuar.

Shumë shpejt do dëgjojmë për "qarkullimin e lirë të të dhënave", receta terapeutike e detyrueshme, e drejta për të eksperimentuar, ashtu siç dëgjojmë tashmë për pasaportën elektronike, e për kartën e identitetit magnetike.

Shkatërrimi i madh politik që solli BE, nëse nga njëra anë ishte drejtuar në krijimin e një monete të përbashkët, nga tjetra ishte e destinuar kryesisht në krijimin e kontrollit mbi Njerëzimin, shënimi i të dhënave, të mendjeve.

Shumë kush ishte në dijeni se cilat ishin planet e tyre të vërteta, e nuk kanë lëvizur as gishtin, përkundrazi kanë shitur Italinë, kanë tradhëtuar ato që po bënin diçka, që po kundërshtonin e që kishin shanse të forta për sukses.

Bota shpejt do ndahet në tre grupe Shtetesh, apo në ato që posedojnë këto teknologji e që mund t'i aplikojnë ato, ato që i posedojnë por nuk kanë forcë ekonomike për t'i eksperimentuar, e ato që nuk kanë hyrje.

Lobbies që janë në Urdhrin e Ri Botërorë do të duan të kontrollojnë gjithçka, çdo gjë, por nuk do ia arrijnë.

Nikola Tesla, të cilit i detyrohet ardhja e kësaj ere të re, në momentin në të cilin na dha njohurinë ka thënë edhe se kurrë nuk do ia dalin njerëzit të realizojnë planet e tyre: do falimentojnë mjerisht e do fitojë Njerëzimi.

Duke thënë kështu, foli për një njeri të vetëm, për një person të vetëm në gjendje të ndryshojë rrjedhën e ngjarjeve, prandaj ky mund të jetë secili nga ne, mund të ngrihet e t'i thotë jo këtij sistemi që do e bëjë jetën tonë thjeshtë një kotësi.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi