EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Nivelet në Sufizëm

Shko poshtë

Nivelet në Sufizëm Empty Nivelet në Sufizëm

Mesazh  Neo 12.04.14 17:19

Nivelet në Sufizëm 298595_255110951196923_1181583453_n1-200x300


Në përgjithësi është e njohur se në Sufizëm ekzistojnë katër nivele të praktikës dhe të të kuptuarit.

Në fakt këto janë komponentët, shtyllat komplementare që e përbëjnë Islamin integral, të plotë dhe përtej nocionit të ngushtuar si Religjion.


Secili nivel është i ngritur nga një tjetër që e shfrytëzon si bazë e këto nivele janë si në vijim:

Ligji i fesë - Sheriati
Rruga shpirtërore - Tarikati
Vërtetësia - Hakikati
Njohja - Ma’rifeti

Ligji i fesë - Sheriati, është fjala arabe që d.m.th. Rrugë e qëndrueshme, të cilën mund ta përcjell secili, është baza për tre nivele tjera dhe përbëhet prej mësimeve islame, etikës dhe moralit të cilat mund të gjinden edhe në religjionet tjera. Sheriati është themeli mbi, të cilin ndërtohet tërësia e Islamit. Pa Sheriat nuk ka rrugë të Sufizmit dhe ai është si themeli i fortë në, të cilin ndërtohet një arkitekturë impozante.
Sheriati përfaqëson jetën e organizuar në principe etike dhe morale të disiplinuar dhe pa këtë disiplinë as që mund të imagjinohet nisja në rrugën e Sufizmit. 


Rruga shpirtërore - Tarikati, është fjala arabe, e cila përfaqëson udhëtimin në rrugë për të kaluar nga një vend në tjetrin, nga një fazë e vetëdijes në tjetrën, rruga, e cila nuk është qartë e definuar si Sheriati, prandaj në këtë fazë kërkohet udhëheqësi, harta dhe busulla. Përderisa Sheriati tregon dimensionin e jashtëm të religjionit, Tarikati udhëzon në rrugën e brendshme dhe njëri tjetrin e mbështesin. Tarikati është i përbërë që ta pastroj jetën tonë të brendshme që me fjalorin shkencor është shkollë e psikologjisë personale. 

Vërtetësia - Hakikati, tregon domethënien e brendshme të praktikës shpirtërore dhe në mësimet, të cilat i takojmë në Sheriat dhe Tarikat. Hakikati është përvojë e drejtpërdrejtë të niveleve më të larta shpirtërore dhe përvoja direkete e prezencës së Zotit brenda nesh. Në këtë nivel besimtari është më syçelë dhe me arritjen e këtij niveli konfirmohen dhe vërtetohen dy nivele të mëparshme, Sheriati dhe Tarikati, vetë e përjeton dhe nuk përcjell në mënyrë të verbër praktikat shpirtërore.

Njohja - Ma’rifeti, i takon urtësisë dhe shkallës më të lartë të njohjes të së vërtetës shpirtërore. Marifeti është niveli më i lartë sa Hakikati dhe korrespondon me gjendjen e harmonisë mes besimtarit dhe Zotit. Është gjendje, të cilën rrallë kush e arrin, është niveli i lajmëtarëve, Evliave, dhe të urtëve.

Për këto katër nivele Ibn Arabi thotë; në nivelin e Sheriati ekziston “ e imja dhe e jotja” që tregon se me ligj janë të garantuara të drejtat e individëve dhe marrëdhëniet etike mes njerëzve.
 Në nivelin e Tarikatit “ e imja është e jotja dhe e jotja është e imja”, në këtë nivel kërkohet që të hapet shtëpia, zemra, xhepi dhe mos të kursehet në mesin e radhës dervishe. 
Në nivelin e Hakikatit nuk ka as ”e imja e jotja”. Sufiu, i cili e arrin këtë nivel kupton se çdo gjë vjen nga Përendia dhe se ai është vetëm shfrytëzues i përkohshëm i gjërave dhe në esencë atij nuk i takon asgjë.

Ata të cilët e kanë arritur këtë fazë janë të privuar nga lidhja për çdo gjë materiale, të jashtme, pozitën në shoqëri apo famë. Në këtë nivel Sufiu kupton se çdo gjë i takon Zotit dhe prej tij askush nuk është i ndarë.

F.Shehu
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi