EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dhjetë të vërteta të papëlqyeshme për SHBA-në

Shko poshtë

Dhjetë të vërteta të papëlqyeshme për SHBA-në Empty Dhjetë të vërteta të papëlqyeshme për SHBA-në

Mesazh  Jon 19.12.08 13:07

Dhjetë të vërteta të papëlqyeshme për SHBA-në


Kësaj jave kam numëruar dhjetë çështje që e bën SHBA-në të arrijë më pak se sa ka mundësi dhe më pak se sa duhet. Gjithashtu, do të thosha, se do të ishte më e lehtë të numëroja të paktën njëqind cilësi që më bëjnë krenar pse jam amerikan. Por, kjo është për një herë tjetër.

1. Kultura e amëve

Pranoj se për këtë nuk kam parasysh masën e gjerë, por një përqindje e madhe e amerikanëve mbrojnë në mënyrë fanatike të drejtën e tyre, për të blerë armë me lehtësi, si dhe për të pasur e mbajtur të gjitha llojet e armëve të zjarrit që njeh njerëzimi.

Vrasja e Presidentit, vrasje e disa personave të njohur si Xhon Lenon dhe masakrat në shkolla e vende të tjera publike, nuk ndikojnë në mënyrë absolute mbi këtë besim bazë. Rreth 60 milionë njerëz kanë armë zjarri, ndërsa rreth 30 mijë njerëz e pësojnë çdo vit nga këto armë, nga vetëvrasjet, vrasjet dhe rastet fatkeqe.

2. Mungesa e mendimit kritik për sistemin tonë të demokracisë dhe zbatimin e saj

Që kur lindim na mësojnë se sistemi ynë i demokracisë është më i miri në botë. Ne jemi shumë krenarë për këtë, por jo në mënyrë kritike. Kjo ka shumë pasoja negative. Para së gjithash nuk arrijmë të kuptojmë se sa mangësi ka ky sistem dhe sa na pengon të ecim përpara. Ky do të jetë njëri prej faktorëve kryesorë, që do të na e zvogëlojë rolin tonë në botë. Krahas kësaj, mbivlerësimi i sistemit tonë bën që të nënvleftësojmë gjithë të tjerët. Kjo na çon gjithashtu, në besimin se një model u përgjigjet të gjithëve dhe si rezultat e thjeshtëson pamjen tonë mbi botën.

3. Klasa jonë më e ulët

Njëra prej anëve më pozitive në SHBA, është se sistemi ynë ekonomik, në masën më të madhe, shpërblen ata që bëjnë punë të vlefshme. Në të njëjtën kohë, në Amerikë ka në masë të madhe një klasë shoqërore të ulët, që nuk "ngjit" asnjë shkallë drejt jetës më të mirë. Kjo nuk vjen vetëm pse ata janë të varfër. Ata janë gjithashtu të edukuar me një "nënkulturë" specifike, me sistemin e vet të vlerave, të sjelljes e përvojës, që garanton se nuk mund të përfitojnë nga pjesa tjetër e shoqërisë amerikane. Ne nuk kemi asnjë përgjigje, ndaj këtij problemi dhe në një masë të madhe sillemi ndaj tij, duke e injoruar dhe bëjmë që anëtarët e kësaj klase të bëhen në të vërtetë "të padukshëm".

4. Konsumizmi

Nëse dikush jeton në SHBA, është i infektuar me një lloj virusi, i cili bën që pasuria të bëhet gjithnjë e më e rëndësishme dhe kurrë nuk të duket e mjaftueshme.

Për pasojë, paraja merr vlerë gjithnjë e më të madhe dhe si konkluzion, ne punojmë gjithnjë e më shumë, gëzojmë gjithnjë e më pak dhe kërkojmë gjithnjë e më tepër!

Kemi mjaft pak kohë për miqtë dhe familjen dhe na duhet ekuilibër më i madh, për të përmirësuar cilësinë e jetës sonë. Anët negative të këtij konsumizmi përfshijnë edhe moskujdesin ndaj përdorimit të tepruar të rezervave natyrore dhe ndaj ndikimit që kanë ato në botë, duke përfshirë natyrisht dhe ngrohjen globale.

5. Arroganca e fuqisë

Ne besojmë absolutisht, se mund të zgjidhim çfarëdo problemi dhe të përmirësojmë gjithçka që nuk është mirë, vetëm nëse ndërhyjmë mbi të. Kjo ka çuar në arritje të mëdha pozitive, në një botë ku të tjerët shpesh lëkunden para ndërmarrjes së disa detyrimeve.

Por, kjo na ka çuar në qëndrime, që na kanë sjellë situata si ajo e Irakut dhe që të tjerët në botë e përjetojnë si arrogancë. Kemi prirjen për t‘i parë gjërat bardhë e zi, me persona që janë ose heronj, ose kriminelë dhe lëmë pak hapësirë për veprimtarinë e vërtetë të kulturave, besimeve e shoqërive të tjera. Pra, jemi shumë më të sigurt se sa duhet në korrektësinë e këndvështrimit tonë, që me pak durim të dëgjojmë edhe çfarë është ndryshe.

Shembull klasik i gjithë kësaj të keqeje që përmendëm, është parulla "Mision i përfunduar" e shkruar në avionmbajtësen amerikane, të cilën e përshëndeti Presidenti Bush, menjëherë pas rënies së ushtrisë irakiane në vitin 2003.

6. Rëndësia e lobeve

Është shumë brengosës komenti, sipas të cilit shumica e vendeve janë të bindura se duhet t‘u paguajnë firmave të lobimit, qindra mijëra dollarë në vit, për të realizuar pritjen nga zyrtarët kryesorë të SHBA-së. Çelësi i suksesit për bizneset dhe vendet e tyre te qarqet e Uashingtonit, është të pasurit e një lobisti të vërtetë. Pritja dhe ligji janë praktikisht në shitje.

7. Mungesa e qëndrueshmërisë në politikën tonë të jashtme

Pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, politika jonë e jashtme ka humbur drejtimin e saj. Historikisht, për izolimin këtu ka pasur mbështetje të fuqishme.

Por ka pasur gjithashtu edhe aktivistë, që kanë dashur ta përdorin fuqinë amerikane për arsye specifike, si zgjerimi i demokracisë, ndalimi i zgjerimit të armëve të shkatërrimit në masë dhe lufta kundër terrorizmit. Shto këtu edhe elementin e fortë të pragmatizimit, që ka çuar në mbështetjen e regjimeve autoritare si ai i Arabisë Saudite, për shkak të naftës ose i Pakistanit, për shkak të rëndësisë së tij në luftën kundër talebanëve e Al-Kaedës.

I njëjti pragmatizëm na bën t‘i injorojmë disa çështje në disa vende (si shkelja e të drejtave të njeriut në Kinë e Kore të Veriut), kur çmimi për çfarëdo veprimi ndaj tyre, duket shumë i lartë. Së fundi, duhet të shtojmë edhe ndikimin e interesave të fuqishme amerikane, që dominojnë politikën tonë ndaj Kubës e Izraelit.

Kur grupohen të gjitha këto të këqija, krijohet një politikë e përgjithshme, që artikulohet me vështirësi, sepse është plot qëndrime jokosistente dhe e vështirë për t‘u parashikuar.

8. Izolimi

Është absolutisht hutuese, se si ne si shoqëri shohim brenda (SHBA-së). Lajmet në televizione kombëtare harxhojnë më shumë kohë për O. Xhej Simpsonin e Britni Spirsin, se sa për të gjitha ngjarjet ndërkombëtare së bashku. Vetëm rreth 25% e popullsisë amerikane kanë pasaporta. Shumica e amerikanëve mendon mjaft pak për pjesën tjetër të botës dhe në fakt nuk është kurioze fare. Kjo do të thotë se politikën tonë të jashtme, në pjesën më të madhe, e zbaton një përqindje shumë e vogël e popullsisë.

9. Ndikimi i terrorizmit

Kryesisht, falë mënyrës se si reagoi administrata e Bushit pas 11 shtatorit, amerikanët kanë hequr dorë vullnetarisht nga një përqindje e lirive individuale, pa asnjë diskutim serioz. Askund nuk është më e dukshme kjo, se sa në aerodrome, ku siguria është shumë e pranishme dhe agresive. Për mua, të gjithë të punësuarit në aerodrome kanë sjellje që padyshim është frikësuese. Në emër të luftës kundër terrorit, kemi Presidentin që mbron përdorimin e "metodave të përforcuara të hetimit", përgjimin e amerikanëve pa urdhrin e domosdoshëm të gjykatës dhe ndjekjen e gjerë të transaksioneve financiare në gjithë botën. Guantanamo mbetet i hapur. Kemi humbur statusin moral dhe mjaft pak njerëz duken të shqetësuar për këtë.

10. Polarizimi

Ka disa "çështje të nxehta", për të cilat një numër i madh njerëzish kultivon ndjesi mjaft pasionante, që shkon deri në fanatizëm. Këto çështje përfshijnë abortin, të drejtën e homoseksualëve dhe kontrollin e armëve. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut, pasi çështjet racore, të pasurit kundër të varfërve, marrëdhëniet gjinore dhe aktiviteti fetar, të gjitha së bashku, krijojnë një rezervuar energjie negative, zemërim e përplasje.

Të gjithë ne mësojmë shpejt (dhe nganjëherë me dhimbje) për këtë "minë" dhe se si ta largojmë atë.

Rezultati i parë negativ është "korrektësia politike", i dyti është vetëcensura, sepse profesorët dhe studiuesit shmangin temat e veçanta, ose u kushtohen vetëm disa çështjeve.

Shefi i Universitetit të Harvardit duroi një stuhi të vërtetë kritikash, kur për përfshirjen e ulët e grave në "shkencat e forta", renditi mes shumë shkaqeve edhe mundësinë se kjo ishte pasojë e disa dallimeve gjenetike mes meshkujve dhe femrave.

William Montgomeri
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi