Gjithësitë paralele dhe dimensionet e saj
3 posters
Faqja 1 e 1
Gjithësitë paralele dhe dimensionet e saj
Jo vetëm nuk dimë nëse jemi të vetëm në Gjithësi por nuk dimë as nëse ka vetëm një Gjithësi apo jo. Në teori, nuk ka vetëm 4 përmasa (dimensione) që kanë të bëjnë me hapësirën dhe kohën dhe që ne i njohim mirë, por ka edhe 6 përmasa të tjera. Me Shpërthimin Zanafillës (Big Bang) mund të jenë krijuar plot Gjithësi të pavarura nga Gjithësia jonë.
Deri më sot ideja mbi një "Shumëgjithësi" mbetet vetëm një hipotezë. Por ndoshta një ditë do të arrinim me të vërtetë që duke udhëtuar përmes të ashtuquajturave Vrimave te zeza të vizitonim banorë të botërave të panjohura - apo të udhëtonim në një të shkuar ku të takonim dinozaurët.
Në gjysmën e parë të qindvjeçarit të 20-të lindën dy teori themelore të fizikës me anë të së cilave u përpoq të shpjegohej Bota: Teoria e Përgjithshme e Relativitetit e Albert Einstein (Ajnshtajnit) si dhe Mekanika Kuantike. Ekuacionet e Ajnshtajnit përshkruajnë krijimin e Kozmosit në përmasa të mëdha: p.sh. se si tërheqja që i bëjnë planetët njëri-tjetrit çon drejt përkuljes së hapësirës dhe të kohës. Ndërsa Teoria Kuantike ka të bëjë me Kozmosin e Vockël, botën e atomeve dhe pjesëzave më të thjeshta. Që të dyja teoritë janë bindëse, por ama kanë një problem thelbësor: nuk bien në njëzëshmëri me njëra-tjetrën.
Teoria e Fillit
Që në fillim të viteve 30-të u përpoqën fizikantët të ndërthurnin midis tyre këto formulime - pa rezultat. Në vitet 60-të doli një teori e re, që njihet si Teoria String (e fillit) apo në një lloj tjetër më të zhvilluar të saj njihet si Teoria Superstring. Ajo thotë se guri themelor i lëndës (materies) nuk është i formës së pikës (lëmshit, rruzullit, atomit) por i formës së fillit (pejzës, vargut). Këto fille që deri më sot gjinden vetëm në teori, janë tepër të vegjël për t'u përfillur prej nesh.
Por para së gjithash Teoria e Fillit thotë se fillet e vegjël nuk janë të lidhur pas 4 përmasash të kohës dhe hapësirës që njohim ne por sillen me të shpejtë përmes gjithsej 10 përmasash. Ne nuk mundemi t´i dallojmë përmasat e tjera pasi këto janë veshur e ngjeshur brenda njëri-tjetrit në atë mënyrë saqë nuk munden të maten me asnjë mjet matës. Por çfarë të magjeps është ajo që: përpara e se këto përmasa shtesë të zhdukeshin, mund të kenë bërë të mundur krijimin e një numri të madh Gjithësishë Paralele. Për ta shpjeguar tërë këtë me një përfytyrim të vetëm: së bashku me Shpërthimin Zanafillës u krijua një numër i pafundtë botërash posi flluska sapuni të një lloj shkume parahistorike.
Botët e tjera dhe rrugët për atje
Por si do të dukeshin këto Gjithësi Paralele për të cilat po flasim ?
Ato mund të jenë kryekëput ndryshe nga Gjithësia jonë dhe mund të funksionojnë sipas disa ligjesh natyre krejt të tjera. Ndoshta do të ketë nga ato ku graviteti do të jetë kaq i dobët saqë gazrat e kohëve zanafillëse nuk kanë arritur të denden për të krijuar galaksitë apo yjet. Ndoshta në botë të tilla nuk është arritur të krijohet as vetë lënda dhe ku hapësira do të jetë e mbushur vetëm me rrezatim.
Ndoshta do të kishte Gjithësi, që do të ishin kaq të ngjashme me tonën saqë edhe atje të jetë krijuar jeta. Ose të tilla që do të ishin pothuajse kopje e sonës por ndryshimi me tonën të qëndronte në kohën. Mund të ndodhë që edhe vetë ne të gjendemi njëkohësisht edhe në një Gjithësi Paralele por në një formë tjetër. Ose të kishte një botë tjetër krejt si e jona ku të jetonte një kopje e jona. Gjithsesi: vetë Ajnshtajnit i ka dalur si përfundim të një ekuacioni të tij qenia e një Gjithësie Pasqyrë me Gjithësinë tonë.
A do të mundeshim parasëgjithash të lidheshim me Gjithësi të tilla të cilat do të egzistonin në mënyrë të pavarur nga e jona ? Në teori, ka rrugë për të udhëtuar në këto botë të huaja: këto rrugë njihen si vrima e zezë. vrima e zezë është një lloj tuneli që lidh dy Gropa të Zeza me njëra-tjetrën. Kur kemi vrima e zezë, Gropat e Zezat janë të fundme. Kështu edhe forcat të cilave do t´i nënshtrohej një anije kozmike do të ishin të llogaritshme.
Kështu fundi i një Grope të Zezë do të jetë një Gropë tjetër e Zezë e cila do të villte jashtë anijen tonë kozmike. Por përsëri nuk dihet se ku do të na vjellë kjo Gropë tjetër e Zezë. Një vrima e zezë mund të ishte urë për në Gjithësi të tjera por edhe shkurtim udhe përbrenda vetë Gjithësisë sonë. Ndoshta edhe do të na çonte midis kohëve të ndryshme.
Dimensions- Dy gjëra janë të pafundme: universi dhe marrëzia e njeriut. Për këtë të parën nuk jam fort i sigurt.
-Albert Einstein
1
Re: Gjithësitë paralele dhe dimensionet e saj
UNIVERSE PARALELE - A jemi edhe atje tej?
Në universë shumë të largët janë kopjet e përsosura të të gjithëve ne. Dhe po lexojnë këtë artikull
Shumë larg prej këtu, në një galaksi që i ngjan shumë Rrugës së Qumështit, ndodhet një yll që i ngjan shumë Diellit. Dhe në planetin e tretë të këtij ylli, një lloj binjaku i Tokës sonë, jeton dikush: ti. Jo vetëm “ngjan” identik me ty, por është plotësisht i tillë. Dhe në këtë moment, ky tjetri, po lexon pikërisht këtë artikull, këtë resht.
E çuditshme? Eshtë vetëm fillimi. Ka një pafundësi galaksish që ngjajnë me tonën. Që përmbajnë kopje të pafundme të tuat dhe të familjes tënde që kanë bërë, deri në këtë moment, jetë absolutisht identike, duke përfshirë blerjen e këtij numri të gazetës apo mëngjesin që keni ngrënë sot.
Ekzistenca e këtyre botëve paralele nuk është vetëm një spekulim filozofik. Nuk varet nga teori të çuditshme si ajo, e frymëzuar nga mekanika kuantike, e multiversëve që binjakëzohen në vazhdimësi. Eshtë pasojë e pashmangshme e teorisë së universit, që sot besohet më shumë prej shkencëtarëve.
Horizonti kozmik
Këta pohime kanë nevojë për një shpjegim. Pika më e largët që ne mund të shohim është larg pothuajse sa distanca që i është dashur të përshkojë drita, që kur lindi universi 13.7 miliardë vjet më parë. Drita e objekteve që janë atje përtej nuk ka mundur ende të mbërrijë deri tek ne. Ata objekte janë përtej horizontit tonë kozmik. E megjithatë ne e dimë që atje ka diçka. Studimi i rrezatimit të krijuar nga Big Bang duket se konfirmon që universi ka kaluar nëpër një fazë ekspansioni super të shpejtë i quajtur “inflacion”. Dhe nëse ka qenë ky inflacion, është e pashmangshme që përtej horizontit kozmik të ketë vërtetë një sasi të pafundme universësh. Universi që ne shohim është si një tollumbace, përtej universit tonë ka një pafundësi tollumbacesh, të gjitha si e jona, me horizonte që pengojnë të shihet e jona.
Të gjithë këto tollumbace kanë patur të njëjtin Big Bang që kemi patur edhe ne. Dhe secila prej tyre bazohet po në ligjet tanë të fizikës. Megjithatë, kushtet fillestare në disa raste kanë qenë pakëz të ndryshëm dhe kjo gjë solli yje dhe galaksi të ndryshme.
Tollumbace binjake
Pavarësisht kësaj, do të dukej e pamundur që të gjenim në univers ekzaktësisht të njëjtë me tonin. E megjithatë mekanika kuantike na thotë të kundërtën: bëjmë një zoom dhe shohim se universi është “ranor” dhe hapësira duket si një lloj skakiere. Menjëherë pas Big Bangut, universi ynë i dukshëm, “tollumbacja” jonë përmbante vetëm disa “kuti” të skakierës. Dhe kishte vetëm pak hapësira që materia të niste krijimin e galaksive të sotme.
Tollumbacet pranë galaksisë sonë përmbanin një sistemim të materies në hapësirë pakëz të ndryshëm nga yni. Tollumbacet fqinjë të fqinjave tona ndryshonin nga këto të fundit e kështu me radhë.
Por mënyrat e disponimit të materies ishin të fundme. Dhe mes tollumbaceve të pafundme, është edhe një tollumbace identike me tonën. Dhe kjo do të thotë që ekziston një numër i fundëm mënyrash sipas të cilave këto tollumbace janë zhvilluar dhe si është zhvilluar historia në brendësi të tyre. Në të njëjtën kohë, duke ditur që universi është i pafundëm, duhet të ketë pasur histori të pafundme ekzaktësisht të njëjta me historinë tonë plus një numër të pafundëm historish të ndryshme nga e jona.
Përgatitje pa fund
Nëse do të mund të udhëtoje mes universeve, do të mbërrije më në fund në një univers ekzaktësisht të ngjashëm me tonin, deri në detajin më të vogël, përfshirë ty. Megjithatë, të mbërrish deri aty, do të ishte një goxha sipërmarrje!
Max Tegmark i MIT, ka përllogaritur që për të gjetur një kopje identike tënden duhet të udhëtosh pa ndalim për 10 miliardë miliardë miliardë metra. Dhe kjo do të thotë që nuk mund ta gjesh asnjëherë atë tjetrin, që është identik si ti. çdo moment që kalon, universi zgjerohet por kur të jetë zgjeruar deri në pikën që të ketë përfshirë universin e kopjes tënde, të gjithë yjet do të jenë shuar. Duhet thënë që mënyra e vetme për t’u shpëtuar këtyre konkluzioneve është që teoritë më të besuara për origjinën e universit dhe vetë mekanika kuantike të jenë të gabuara. (Pershtatur ne shqip nga bota.al)
Je pakëz i mërzitur? Nuk je i vetmi. Kozmologu Alexander Vilenkin i Universitetit Tufts në SHBA ka punuar mbi këto ide për 25 vite dhe ka deklaruar që “nuk më ka pëlqyer asnjëherë të mendoj që ka një numër të pafundëm Alexander Vilenkinësh. Por, fatkeqësisht, është shumë e mundur që kjo të jetë e vërtetë”.
Dhe duhet të kujtojmë që kjo vjen me teoritë më të thjeshta dhe të pranuara për multiversët. Në fakt ka edhe shumë teori të tjera për ta. Për shembull, edhe “teoria e fijeve” parashikon ekzistencën e universeve të tjerë. Fakti që universi duket se është bërë posaçërisht për ne mund të nënkuptojë që ekzistojnë universe të bazuar në ligje të tjerëtë fizikës. Dhe shprehje shumë të ndryshme të mekanikës kuantike që zhvillohen, me histori dhe të ardhme të ndryshme, përfshirë tënden, në universe të ndarë.
Dhe nëse kjo është e vërtetë ka edhe një univers ku ti mund të jesh kryegolashënues i Serisë A. Tegmark i ka klasifikuar këta multiversë në një hierarki versionesh gjithnjë e më të mëdhenj. Por askush nuk e di nëse, apo se si këto hipoteza për multiversë përzihen mes tyre. Multiversi është një ide në zhvillim, ende pak e përcaktuar. Duhet që të shpërndahet pluhuri për të na dhënë një version më të qartë, si neve, ashtu dhe kopjeve tona të pafundme në universet binjakë.
/New Scientist/

Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Gjithësitë paralele dhe dimensionet e saj
Më shumë për universet paralele
Shkenca pranon ekzistencën e tyre, të paktën në parim. Dhe së shpejti do të jetë ndoshta e mundur të vëzhgohen gjurmët në qiej
Teoria e Universeve paralele, ose multiuniverseve, ka lindur në rrethet shkencore në vitin 1957, kur ishte parashtruar nga fizikanti amerikan Hugh Everett III, si zgjidhje e problemeve konceptuale të hapura nga mekanika kuantike, teoria që përshkruan botën mikroskopike.
Në mbretërinë kuantike, në fakt, çdo thërrmijë që gjendet në një udhëkryq të evolucionit të vet është si të hedhë një monedhë për të vendosur fatin e saj. Sipas interpretimit tradicional, duhet vendosur se çfarë do të ndodhë.
Sipas Everett III, përkundrazi, të gjitha zgjidhjet janë të mundura në po aq botë paralele: do të jetë një botë në të cilën thërrmija do të zhvillohet si të kishte dalë “Kokë”, e një botë në të cilën do të kishte dalë “Pil”. Ky interpretim nuk është përgënjeshtruar deri më sot nga askush: mbetet një problem i hapur, edhe pse shumë e konsiderojnë më shumë një çështje filozofike, sesa shkencore.
SI UJI QË VLON
Ka megjithatë një tip tjetër multiuniversi që është pohuar tani vonë, kur është parashtruar për diskutim problemi për të shpjeguar arsyen e uniformitetit të kozmosit. Në çfarëdolloj drejtimi që drejtohen mikroskopët tanë, në fakt, vëzhgojnë pak a shumë të njëjtat cilësi, edhe midis rajoneve që janë shumë të largëta mes tyre, e që nuk ka si të kenë patur kontakt termik.
Do të ishte si të merrje dy gota çaji, njërën në Kanada e njërën në Marok, dhe të zbulohej se kanë ekzaktësisht të njëjtën temperaturë: mund të jetë veçse një rast, por është i pamundur. Për të shpjeguar këtë mister, hipoteza e konsideruar më bindëse është që, në fazat e para të jetës së tij, universi të jetë zgjeruar në mënyrë super të shpejtë (dy gotat në metaforë, ishin në origjinë në kontakt mes tyre), me një process të quajtur “fryrje”.
Kjo ide ka marrë mbështetje të rëndësishme nga vëzhgimet mbi rrezatimin kozmik të thellë, mbetje nga Big Bangu. Por teoria parashikon edhe ekzistencën e universeve paralele. Fryrja, në fakt, do të ishte gjeneruar nga një ndryshim i menjëhershëm i strukturës së boshllëkut: kështu si në një tigan me ujë mbi zjarr formohen në lëng flluska avulli, në të njëjtën mënyrë në universin primitiv do të ishin krijuar “flluska” të panumërta të universeve në zhvillim, midis të cilëve i yni.
NË GJUETI PER PROVA
Shumë kanë “akuzuar” këto teori, se kanë bërë parashikime të pamundura për t’u verifikuar. Por vëzhgime gjithmonë e më të sofistikuara mbi rrezatimin e thellësive, e në veçanti ato të shpallura nga kërkuesit e eksperimentit Bicep2 në marsin e këtij viti- që kanë vërejtur gjurmën e valëve gravitacionale të çliruara nga fryrja – kanë rindezur shpresën për atë që do të japë një përgjigje, edhe sikur indirekte, ndaj këtyre pyetjeve. Rezultatet e Bicep2 janë vënë në diskutim. Por çështja mbetet e hapur, dhe pothuajse priten të dhënat e ardhshme, ato të eksperimentit Planck, që do të mund të hidhte dritë të re mbi fazat e para të jetës së Universit.

E vërteta rreth universeve paralele
Shumë libra dhe filma fanta-shkencor janë munduar të tregojnë konceptin e universeve paralele. Ideja prapa tyre fillon me fjalët: “Çka nëse...”.
Çka nëse bota të cilën e njohim nuk është e vetmja që ekziston? Çka nëse ka universe të njëjta me universin tonë dhe që mund të ketë jetë? Çfarë nëse ata kanë një teknologji shumë më të avancuar se që mund ta imagjinojmë? Çka nëse ata tashmë e kanë gjetur planetin tonë?
Koncepti bazik i universeve paralele vjen nga teoritë fizike që fizikanët janë përpjekur t’i shpjegojnë për disa dekada. Koncepti i një bote që qëndron sipër botës tonë ishte propozuar nga Neil Turok dhe Paul Steinhardt. Ideja është se ka mundësi që në botën tonë të ekzistojnë shumë dimensione, transmeton Gazeta Express.
Brian Greene, një fizikan në Universitetin e Kolumbisë, i përshkruan universet paralele me këto fjalë: “Universi ynë është një nga pllakat potencialisht të shumta që lundrojnë në një hapësirë më të lartë dimensionale, ngjashëm si me një fetë buke që ka copa djathi brenda”.
Kjo ide ka qenë një shtyllë për fizikanët që janë përpjekur për ta shpjeguar gravitetin, mekanikën kuantike dhe aspektet e tjera të pakuptueshme të natyrës.
Për shembull, shpjegimi i Hugh Everett për disa botëra është një teori e pranuar në fizikë. “Megjithatë njerëzit duhet të jenë skeptik ndaj këtyre teorive, sepse nuk ka asnjë dëshmi që mbështet ekzistencën e tyre”, thotë Greene.
Everett, një fizikan i viteve të 50’a dhe 60’a, tha që “sa herë që një person matë diçka në universe, si kur i shikoni këpucët dhe e vini re se i keni zhytur ato, dy realitete të ndara dalin nga ajo”.
“Universi hapet dhe krijon shumë kopje të vetvetes”, tha Bill Poirier, një kimist kuantik dhe fizikan në Universitetin e Teknologjisë në Teksas. Ai thotë se këto rrugë të ndara nuk mund të bashkëveprojnë.
Kohët e fundit, Poirer përshkroi Teorinë e Shumë Botëve Bashkëvepruese, që ishte në kontrast me teorinë e tij të parë. Dallimi i parë është se botët “flasin” me njëra-tjetrën. Ai thotë se njerëzit mund të kenë një kopje të vetës në një botë alternative, por se i njëjti person nuk mund të ndahet në dy.
Gjithashtu, edhe pse botët bashkëveprojnë, nuk mund të ekzistojë kurrë ndonjë transport mes tyre. Sipas tij, universet janë shumë larg njëri-tjetrit, dhe kështu udhëtimi prej njërit tek tjetri nuk mund të ekzistojë kurrë.
Pavarësisht shumë teorive, nuk ka ndonjë dëshmi se universet paralele ekzistojnë. Por prapë se prapë, kjo nuk po i ndalon prodhuesit e filmave dhe teoricienët që të fantazojnë për to.

gjilanasi- 361
magicAlscience likes this post
Similar topics
» Dimensionet Paralele
» Dimensionet dhe Universet Paralele
» Dimensionet dhe Teoria e Fijeve
» DIMENSIONET DHE TEORIA E FIJEVE
» Dimensione paralele
» Dimensionet dhe Universet Paralele
» Dimensionet dhe Teoria e Fijeve
» DIMENSIONET DHE TEORIA E FIJEVE
» Dimensione paralele
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi