EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Clinton: Nuk çuditem nëse na vizitojnë jashtëtokësorët

Shko poshtë

Clinton: Nuk çuditem nëse na vizitojnë jashtëtokësorët Empty Clinton: Nuk çuditem nëse na vizitojnë jashtëtokësorët

Mesazh  Luli 04.04.14 0:12

Clinton: Nuk çuditem nëse na vizitojnë jashtëtokësorët 20140403205448970646

Bill Clinton është i mendimit se ne nuk jemi të vetmit në univers.

Gjatë një paraqitje të tij në emisionin Jimmy Kimmel Live, ish-presidenti amerikan ka thënë se nuk do të çuditej nëse ne një ditë do të vizitoheshim nga jashtëtokësorët.

“Ne e dimë se jetojmë në një univers që po zgjerohet”, i ka thënë Clintoni Kimmelit. “Ne e dimë se janë shumë yje dhe planetë atje lart”.

“E dimë nga teleskopët tanë se vetëm në dy vjetët e fundit kemi zbuluar më shumë se 20 planetë jashtë sistemit tonë diellor dhe atje ka mundësi që të ketë ndonjë formë të jetës”. “Pra kjo më lë përshtypje se nuk jemi të vetmuar”.

Por kur Kimmeli e pyeti nëse ekzistojnë jashtëtokësorët, Clinton u përgjigj: “Po tentoj të tregoj se nuk e di”. “Por nëse një ditë vizitohemi nga ata, unë nuk do të çuditesha. Por shpresoj që ajo ditë të mos jetë si Dita e Pavarësisë”.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi