Ciudad Blanca,Qyteti i humbur i floririt
Faqja 1 e 1

Mendohet se eshte zbuluar Ciudad Blanca me thesaret e humbura
Imazhe të reja që mendohet të jenë të një qyteti të humbur, të fshehur për shumë vjet nga pyjet në Honduras, janë shfaqur dhe kanë shtuar kureshtjen e shumë arkeologeve nëpër bote. Në këtë imazhe shfaqet ajo që mendohet të jetë themeli e ndërtimeve dhe grumbuj gurësh të Ciudad Blanca, që në fakt ka qenë një metropol legjendar që nuk është konfirmuar asnjëherë deri tani si i vërtetë.
Arkeologet dhe prodhuesit e filmave Steven Elkins dhe Bill Benenson, deklaruan vitin e kaluar që ata kishin zbuluar rrënoja të mundshme në rajonin Mosquitia në Honduras me anë të një metode të re. Në thelb të kësaj metode është që avionë që fluturojnë ulet dërgojne pulsime konstante lazer drejt tokës, ndërkohë që ato kalojnë mbi pyje, duke krijuar imazhin e topografisë nën kanapenë e trashë të pyllit.
Ajo çfarë gjetën arkeologët, dhe ajo çfarë shfaqin imazhet e reja, janë disa të dhëna që të bëjnë të mendosh për rrënoja antike, duke përfshire këtu edhe kanale, rrugë, themele ndërtesash dhe tarraca për tokë agrokulturore.Arkeologet e universitetit të Hjuston, të cilët janë edhe ata që drejtuan ekspeditën,do të shfaqin publikisht imazhet e reja dhe do i diskutojnë ato në Takimin e Bashkimit Amerikan Gjeofizik të kontinenteve amerikane në Kankun.
Ciudad Blanca, që e përkthyer nga spanjishtja është “Qyteti i Bardhe”, ka qenë një legjendë që në ditët e konkuizitorëve, të cilët besonin që pyjet e Mosquitia fshihnin një metropol të mbushur me flori. Shumë e kanë kërkuar këtë qytet të famshëm në vitet 1700.
Përgjatë viteve 1900, në fakt, arkeologet dokumentuar grumbuj gurësh dhe shenja të tjera që të bënin të mendojë që mund të kishte pasur një civilizim antik në rajonin Mosquitia, por megjithatë asgjë tjetër nuk u gjend. Legjenda e qytetit shkëlqyes të artë mbeti e tille, vetëm një legjendë. Nëse arkeologet e sotëm me zbulimin e tyre, kanë gjetur pikërisht të njëjtin qytet të mbushur me flori të cilin e kërkuan për aq shumë kohë konkuizitorët, është ende e debatueshme duke qene se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për të mbështetur këtë teori.
Por megjithatë diçka është e sigurt; neper imazhe duken disa lloj shenjash të një civilizimi të humbur antik. “Ne përdorem teknikën e re për të përcaktuar se ku janë strukturat e ndërtuara nga dora e njeriut duke kërkuar për forma lineare dhe drejtkëndësha.” – tha kërkuesi i Universitetit të Shtetit të Kolorados, Stephen Leisz, në një deklarate. Arkeologet kanë në plan që të shkojnë vetë gjatë këtij viti që të eksplorojnë dhe të mësojnë më shumë në lidhje me misterin e atyre çfarë kanë parë nëpër imazhet e reja.
C'mendojne hkencëtarët
Shkencëtarët besojnë se qyteti ndodhet në Honduras. Vendi është gjetur duke përdorur skanerë të teknologjisë së avancuar, të cilët lejojnë “shikimin” nën pyjet e dendur. Shkencëtarë në Universitetin e Hjustonit dhe Qendra Nacionale për hartat ajrore me laser, NCALM, kanë fluturuar mbi rajonin Moskuitia me një avion të vogël, duke fotografuar miliarda pulse laserësh në tokë për të krijuar një hartë dixhitale 3D të topologjisë poshtë xhunglës. Analizat treguan një qytet të humbur të zbukuruar me piramida të mbuluara nga xhungla.
Sipas legjendës, Ciudad Blanca është plot me florinj dhe është kërkuar nga eksploruesit dhe gjahtarët e thesareve që nga zbulimi i letrës për mbretin spanjoll Karl V nga pushtuesi Hernando Kortes në vitin 1526, ku raportohej vendi i lindjes së zotit aztek, Quetzalcoatl dhe ishujt e pafund prej floriri në qytetine ndërtuar me gurë të gdhendur të bardhë.
Nga kjo u mor emri 'Qyteti' i bardhë”, por nuk ka pasur asnjë konfirmim shkencor mbi ekzistencën e tij, i frymëzuar nga kjo legjendë, kinematografi dhe entuziasti i “Ciudad Blanca', Stiven Elkins, ka kërkuar investitorë privatë për të financuar ekipin e NCLAM për të zbuluar çfarë ka nën Moskuitia.
Nëse konfirmohet, zbulimi i Ciudad Blanca do të krahasohej me popullarizimin e qyteteve të harruara si Maçu Piçu, që kanë qëndruar të rrënuar për qindra vjet deri kur janë zbuluar nga historianët. Dhe, nëse gjendet qyteti i bardhë, ka gjasa të çojë në zbulimin e Qytetit të humbur të artë, El Dorado.

Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Similar topics
» Shpirtrat e humbur
» Civilizimi i humbur MU
» Miti për qytetin e humbur
» Qyteterimi Inkas
» Atlantida
» Civilizimi i humbur MU
» Miti për qytetin e humbur
» Qyteterimi Inkas
» Atlantida
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi