EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vdes, njerka e kthen nga “parajsa”

2 posters

Shko poshtë

Vdes, njerka e kthen nga “parajsa” Empty Vdes, njerka e kthen nga “parajsa”

Mesazh  Berti69 20.02.14 0:28

Vdes, njerka e kthen nga “parajsa” 20140219233011711646

Një burrë ka përshkruar çastet pas vdekjes, duke thënë se njerka e tij e vdekur e kishte kthyer nga parajsa, pasi pësoi një sulm të rëndë në zemër.

Shoferi Brian Miller, nga Ohio, pati një sulm në zemër dhe duket se tani është duke u shëruar në spitalin ku zemra e tij papritur ishte ndalur së rrahuri për 45 minutave.

Doktorët e Ahuja Medical Center provuan të ringjallnin 41-vjeçarin, madje duke përdorur elektro-shokun katër herë derisa ai ishte nisur për në “parajsë”.

Por derisa doktorët i frikësoheshin më të keqes, zemra e tij filloi të rrah normalisht. Ai i kishte shpëtuar për mrekulli dëmtimeve të trurit apo ndonjë funksioni tjetër trupor.

Tani Millerit po i kujtohet sesi ai kishte parë një dritë të bardhë, dhe tha se kishte ecur për në parajsë përgjatë një shtegu të mbuluar me lule, para se njerka e tij t`i thoshte që të kthehej në trupin e tij.

Ai ka thënë se nëna e tij Kay ishte shfaqur së bashku me njerkun e tij Jack, i cili gjithashtu kishte vdekur. Ata i thanë se ai ende kishte “gjëra për të bërë atje poshtë”.

“Gjëja e vetme që më kujtohet është se unë fillova të shoh një dritë dhe eca në një rrugë të ndritshme. Ajo ishte gjëja më e bukur që kam parë. Nëna më dukej ashtu si në ditën e parë kur e kam takuar. Dhe dukej shumë e lumtur”, ka thënë Miller.

“Ajo më kapi dorën dhe më tha: ‘Nuk është koha jote, ti nuk ke nevojë të jesh këtu... atje poshtë ke shumë gjëra për të bërë’”.

Miller tha se kjo përvojë ia ndryshoi pikëpamjet e tij për jetën pas vdekjes dhe se është i bindur që ekziston parajsa në të cilën njerëzit kanë nevojë të besojnë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Vdes, njerka e kthen nga “parajsa” Empty Re: Vdes, njerka e kthen nga “parajsa”

Mesazh  Luli 25.03.14 17:03

Kjo i mbetetet secilit ta vertetoje kur te vdes.
Une kam nje koleg pune i cili ka pasur nje aksident me makine dhe ka pasur perafersisht te njejten pervoje sikur ky personi me emrin Briean Miller.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi