Genjeshtrat me te medha ne historine njerzore
Genjeshtrat me te medha ne historine njerzore
Nga Kali i Trojës, Watergate e deri tek propaganda naziste
E vërteta gjoja të liron. Mirëpo, për shumëkënd, gënjeshtra dhe mashtrimi është rruga deri te paratë dhe nami, hakmarrja dhe fuqia-forca. Pikërisht për këtë shkak gjatë historisë janë shënuar shumë mashtrime mirë dhe hollësisht të përpunuara si dhe konstruksione të rreme, që kanë pas ndikim të madh tek shumë njerëz. Po sjellim 10 gënjeshtrat që konsiderohen më të mëdhatë në histori.
Kali i Trojës
”Gjithçka është e lejuar në dashuri dhe në luftë” thotë një fjalë e urtë, dhe shumë mirë i përshtatet tregimit për “Kalin e Trojës”. Në të vërtetë, kur Parisi nga Troja i rrëmbeu gruan mbretit Spartan, filloi edhe lufta e madhe që zgjati 10 vjet, pas të cilës trojanët përfundimisht kanë vlerësuar se i kanë mposhtur e mundur grekët. Por ata nuk mundën të paramendonin se grekët e kishin “asin nën mëngë”. Ata ndërtuan një kalë gjigant prej druri, në të cilin kishin fshehur një numër të madh ushtarësh, ndërsa sunduesit e Trojës ishin bindur se bëhet fjalë për ndonjë dhuratë në shenjë paqe. Atë natë, kur banorët e Trojës ishin në gjumë të thellë, grekët e fshehur në kalin e drunjtë, zbritën në tokë dhe pushtuan Trojën. Në këtë rast, bëhet fjalë për trukun më të madh dhe më të suksesshëm, me ndihmën e të cilit është realizuar fitorja- vetëm e vetëm nëse është fjala për ngjarje të vërtetë. Homeri e përmend këtë ngjarje në “Iliadën” e tij, ndërsa dëshmitë tregojnë se Troja me të vërtetë ka ekzistuar. Historianët për vite me radhë janë duke hulumtuar për të arritur deri tek historitë dhe faktet e vërteta të ngjarjes dhe për kalin e Trojës dhe kanë arritur deri në teorinë se ndoshta ka të bëjë me ndonjë punim për thyerjen e dyerve në formë të kalit, përmes të cilit grekët kanë hyrë në Trojë.
Falsifikimet e Han van Meegeren
Kjo gënjeshtër është tregim klasik për dëshirën e individit për të kënaqur kritikët. Han van Meegeren, ka qenë artist që ndihej i nënvlerësuar e i nënçmuar, e nga kjo arsye ai “shpiku” idenë për të mashtruar ekspertët që të pranojnë gjenialitetin e tij. Në fillim të shekullit të 20, ekspertët kanë diskutuar mbi atë se a është e vërtetë se piktori Vermeer, ka pikturuar një sërë punimesh me skena biblike. Nga këtu Van Meegeren ka shfrytëzuar rastin dhe ka filluar mjeshtërisht të falsifikojë një pikturë rreth të cilës është zhvilluar diskutimi. Ka luajtur në letrën e animit të kritikëve të cilët kanë dashur të besojnë se ajo pikturë është vepër e Vermeerit. Lakmia natyrisht nuk mbizotëroi mbi dëshirën e tij për mirënjohje dhe ai vendosi të heshtë veprimin e vet të falsifikimit. Përkundër gjithçkaje, Van Meegereni, i cili ka vepruar gjatë viteve 1930 dhe 1940, bëri një gabim shumë të madh. Ai i shiti pikturën e falsifikuar një anëtari të çmuar të Partisë nacionalsocialiste në Gjermani dhe pas Luftës së Dytë Botërore, është akuzuar nga aleatët për komplot dhe shitjen e thesarit dhe pasurisë kombëtare armikut. Në një zhvillim të çuditshëm të ngjarjeve Van Meegereni është dashur të dëshmojë se piktura nuk ka qenë pjesë e thesarit kombëtar dhe se të njëjtën e ka falsifikuar dhe kopjuar edhe herë tjetër që ua ka paraqitur autoriteteve të ekspertëve. Është dënuar me një vit burgim, por ka vdekur dy muaj pas gjykimit si pasojë e një sulmi në zemër.
Mashtrimi i madh i Berni Madoffit
Kur Bernie Madoff pranoi se kompania e tij investuese ishte “vetëm një gënjeshtër e madhe”, as përafërsisht nuk ka treguar se për çfarë mashtrimi bëhej fjalë. Në të vërtetë, Bernie Madoff, në vitin 2008, pranoi se me mashtrime kishte arritur deri në mbi 50 miliardë dollar. Fjala është për mashtrimet piramidale, që zgjatën më shumë se një dhjetëvjeçar, ndërsa gjatë asaj kohe, pa kursime jetësore mbetën shumë njerëz. Edhe pse Madoffi nuk i ka shpikur mënyrat e mashtrimit piramidal, definitivisht ai e ngritit atë në një shkallë të re. Në atë mënyrë, ka arritur të mbledhë e të grumbullojë sasi të mëdha parash dhe njëkohësisht ka arritur që mashtrimin ta mbajë gjallë më gjatë se shumë mashtrues të tjerë. Mashtrimi i tij i suksesshëm i shumë njerëzve mbështetet dhe bazën e ka edhe në vetë faktin se Madoffi ka qenë ekspert i njohur dhe i suksesshëm në botën afariste.
Anna Anderson, emri i koduar Anastasia
Pas Revolucionit rus, ekzistimi i familjes mbretërore ka qenë halë në sy për bolshevikët. Gjatë vitit 1918, ata vranë tërë familjen mbretërore Romanov, mbretin Nikollë, bashkëshorten e tij, djalin dhe katër vajzat, për të qenë të sigurt se asnjë trashëgimtar i kësaj dinastie në të ardhmen nuk do të mund ta kthente popullin në anën e vet. Shumë shpejt filluan të dilnin zërat se disa anëtar të familjes mbretërore ishin arratisur dhe kishin mbijetuar në këtë tragjedi. Tregimi për Anna Anderson ka qenë me e njohura. Gjatë vitit 1920, Anderson është pranuar në spital pas tentimit të vetëvrasjes dhe me atë rast ajo ka pranuar se është Princesha Anastasia, vajza më e vogël e familjes mbretërore. Ajo dallohej nga të gjitha vajzat tjera, të cilat këtë e kanë pohuar, duke iu referuar edhe ngjashmërisë me Princeshën e vërtetë Anastasia, plus që ajo kishte shumë njohuri për familjen mbretërore dhe jetën në oborrin mbretëror. Edhe pse një numër i vogël i njerëzve i kanë besuar Anna Andersonit, shumica nuk i ka besuar. Gjatë vitit 1927, ish shoqja e saj e dhomës, ka pohuar se emri i saj i vërtetë ishte Franziska Schanzkoëska dhe se nuk kishte kurrfarë lidhje me familjen mbretërore Romanov. Por megjithatë kjo nuk e ka penguar Ann Anaderson që të futet në shoqëri të personaliteteve të njohura dhe të tentojë që ta “investojë” trashëgiminë e vet mbretërore. Më në fund, ajo e humbi luftën me drejtësinë në procedurën gjyqësore që zgjati disa dekada, por ajo i ka qëndruar versionit të saj deri në vdekje në vitin 1984. Disa vite më vonë, pasi janë zbuluar varret dhe eshtrat e familjes mbretërore, ADN analiza ka treguar se Anna Anderson ka qenë mashtruese.
Titus Oates dhe deklarata për vrasjen e Karlit II.
Deri në kohën kur e ka sajuar mashtrimin e tij të njohur Titus Oates, pas vetes ka pas shumë veprime të tilla të suksesshme. Është larguar-dëbuar nga disa institucione ndër më të mirat në Britaninë e Madhe, por nuk ka qëndruar gjatë as në marinën britanike. Një herë është dënuar për pabesi, por ia doli të shpëtojë nga dora e drejtësisë. Me insistimin e miqve, është paraqitur në dy shkolla fetare katolike, por është përjashtuar nga të dy shkollat. Kjo nuk i ka paraqitur asnjë problem, sepse në një afat të shkurtër ka arritur të mbledhë mjaft informacione dhe emra për të kryer mashtrimin e madh. Gjatë vitit 1678, Oates ka shpikur tregimin se pjesëtarët e urdhrit Jezuit po përgatisin komplotin për të vrarë mbretin Karli II dhe në vend të tij të vendosnin vëllain e tij (të Karlit II), Jakovin, i cili ishte katolik. Komploti i tij i shpikur shkaktoi tre vjet panik, në të cilën është nxitur propaganda antikatolike dhe në atë periudhë janë likuiduar 35 veta. Pas vdekjes së Karlit II., detyrën e drejtimit të mbretërisë e ka marrë Jakovi dhe Oatesi është nxjerrë para gjyqit për akuza të pabesisë. Është dënuar dhe është lidhur në “shtyllën e turpit” e pastaj është futur në birucë. Por, pas revolucionit që në Angli në vitin 1688, pa Jakovin në pushtet, Oatesi është shpërblyer me falje dhe me pension.
Njeriu nga Piltdoëni
Pas publikimit të veprës revolucionare të Charles Darëin më 1859, “Prejardhja e llojeve”, shkencëtarët u nisën në kërkimin e fosileve të paraardhësve tanë. Ata kërkuan të ashtuquajturat hallka që mungojnë, për të plotësuar zbrastësirën në evolucionin e llojit të njeriut. Arkeologu Charkes Daëson, më vitin 1910 ka gërmuar dhe ka gjetur atë që është konsideruar se ishte hallka që mungonte, por më pas u konstatua se ishte një nga mashtrimet më të mëdha në histori. Fjala është për zbulimin e njeriut nga Piltdoëni, saktësisht për pjesët e kafkës dhe nofullës që janë zbuluar në vendin Piltdoën në Angli. Daëson zbulimin e vet ia çoi paleontologut të mirënjohur Arthur Smith Ëoodëardit, i cili e ka fshehur të vërtetën mbi autenticitetin e zbulimit deri në vdekjen e tij. Edhe pse njeriu prej Piltdoëni po arrinte namin dhe lavdinë botërore, gënjeshtra mbi zbulimin dalëngadalë po zbulohej. Në dekadat e ardhshme, zbulimet tjera të mëdha kanë treguar se njeriu prej Piltdoëni nuk përshtatej në evolucionin e njeriut. Deri në vitet e ’50-ta të shekullit të kaluar, testimet kanë treguar se kafka kontestuese është e vjetër vetëm 600 vjet dhe se nofulla rrjedh nga një orangutan dhe më vonë është “rregulluar”. Bota shkencore ka mbetur e shokuar me mashtrimin e madh dhe edhe sot e kësaj dite pyeten se kush qëndron prapa kafkës së rrejshme të njeriut nga Piltdoëni. Shumë prova dhe dëshmi të mbledhura deri më sot tregojnë me gisht nga emri i volonterit gjatë kërkimeve, Martin A.C. Hinton. Në fakt, në arkën në të cilën ishin inicialet e tija, janë gjetur eshtra që janë përpunuar dhe ngjyrosur në mënyrë identike posikur edhe kafka kontestuese.
Afera Dreyfus
Ashtu si edhe në rastin e Titus Oatesit, edhe ky skandal bazohet në gënjeshtra që në mënyrë dramatike kanë ndikuar në jetët e shumë njerëz. Alfred Drayfus, ka qenë oficer hebre në ushtrinë franceze, në fund të shekullit 19, kur është akuzuar për krim të tradhtisë, për shitjen e sekreteve ushtarake Gjermanisë. Pas gjykimit të tij publik, ai u dënua me burgim të përjetshëm, ndërsa grupet antisemitiste emrin e tij e kanë përdorur si shembull të debatit kundër hebrenjve. Mirëpo doli dyshimi se letrat kyçe në bazë të të cilave Drayfusi u dënua, në të vërtetë ishin falsifikuar dhe se fajtori kryesor dhe i vërtetë ishtetogeri Esterhazy. Kur autoritetet franceze vendosën të mos i zbulonin faktet e reja, atëherë shkrimtari Emil Zola, publikisht akuzoi ushtrinë për heshtjen dhe fshehjen e madhe. Skandali u shndërrua në një konflikt ndërmjet mbështetësve të Drayfusit, që dëshironin dhe kërkonin që tërë rasti të shqyrtohej, dhe atyre që besonin se Drayfusi ishte fajtori i vërtetë. Gjatë diskutimit kontravers që ka zgjatur plot 12 vjet, janë shënuar protesta të shumta kundër hebrenjve, ndërsa në të njëjtën kohë mbështetësit e Drayfusit kanë ftuar për reforma. Pasitogeri Hubert Joseph Henry pranoi se kishte falsifikuar dokumentet kryesore, bëri vetëvrasje më pas, vetë atëherë pushteti rihapi përsëri rastin në tërësi. Gjyqi përsëri e dënoi Drayfusin, por ai mori faljen nga Presidenti. Disa vite më vonë, gjyqi civil e shpalli të pafajshëm.
Afera Clinton – Lewinsky
Në janar të vitit 1998, gazetari Mat Drugde publikoi tregimin sensacional për të cilën është konsideruar se është tregim i vërtetë. Presidenti i atëhershëm i SHBA-vë, Bill Clinton kishte një aferë seksuale me nëpunësen e Shtëpisë së Bardhë Monica Lewinsky. Presidenti disa herë para opinionit publik mohoi akuzat, ndërsa më pas doli se Clinton kishte gënjyer mbi aferën edhe nën betim gjatë gjykimi,t që është një pabesi mjaft e rëndë dhe ishte më shumë se e mjaftueshme që Clinton të japë dorëheqje. Clinton gjatë gjykimit në fund megjithatë e ka pranuar aferën dhe përkundër të gjithave, ai e ruajti mbështetjen e madhe ndër qytetarët e SHBA-së dhe është ende ndër presidentët më popullorë amerikanë.
Watergate
Dy dekada para skandalit të Bill Clintonit, edhe një president amerikan është kapur në rrjetën e gënjeshtrave dhe rasti ka pas ndikim të madh në tërë Amerikën. Në verën para se Richard Nixon të zgjidhet për të dytën herë president i SHBA-ve, pesë amerikanë u arrestuan se kishin thyer dyert e Këshillit Demokrat Kombëtar, që ishte i vendosur në hotelin Wotergate. Në hetuesinë që ka pasuar është bërë e qartë se nëpunësit të afërm të Nixonit, i kishin urdhëruar hajdutëve që të vendosnin aparatura për përgjime në telefona. Nixoni publikisht deklaroi se nuk kishte kurrfarë lidhje me hajdutët. Para 400 gazetarëve ai publikisht deklaroi: “Nuk jam hajdut”. Kjo ka qenë gënjeshtra që do ta ndjekë përjetësisht. Kur është zbuluar se bisedat e inçizuara private brenda Shtëpisë së Bardhë lidhur me atë rast, Këshilli hetues ka kërkuar që tu jepen inçizimet. Nixoni e refuzoi dhe tërë rasti përfundoi në Gjykatën Supreme, që urdhëroi që Shtëpia e Bardhë të dorëzojë incizimet e kërkuara. Pas kësaj u zbulua se Nixon e kishte ditur. Pas kësaj u ngrit komisioni për shkarkimin e tij nga posti i presidentit, por ai vendosi që të dorëhiqet.
Gënjeshtra e madhe: propaganda naziste
Në kohën kur nazizmi e “pushtoi” Gjermaninë, gjatë viteve 1930, antisemitizmi në atë vend ishte bërë gjë e rëndomtë. Popullata hebreje kaloi nëpër paragjykime të ndryshme e të gjata historike dhe ndjekje. Edhe pse nazistët përsëri e kanë shfrytëzuar gënjeshtrën e vjetër qindravjeçare, kësaj radhe ajo gënjeshtër e ka pas efektin e vet më të madh dhe më tragjik. Si kurrë më parë, antisemitizmi është identifikuar dhe është njohur në politikën kombëtare të njohur si “Zgjidhje përfundimtare” që është kërkuar që të gjithë hebrenjtë të fshihen nga faqja e dheut. Për të arritur këtë, Adolf Hitleri dhe ministri i tij i propagandës Joseph Goebbels, nisën fushatën e tyre të madhe për të bindur qytetarët e Gjermanisë se hebrenjtë janë armiqtë e tyre. Ata i fajësuan hebrenjtë për të gjitha problemet gjermane, përfshirë edhe disfatën nga Lufta e Parë Botërore. Duke përdorur hebrenjtë si “qengjat e sakrificës dhe flijimit” (kurban), Hitleri dhe bashkëpunëtorët e tij shpikën e sajuan gënjeshtrën e madhe, ashtu si e kanë quajtur edhe vetë ata. Fjala është për teorinë sipas të cilës njerëzit do të besojnë në secilën gënjeshtër pavarësisht e madhe është, nëse ajo u përsëritet në mënyrë të pandërprerë. “Të gjithë ofrojnë gënjeshtra të vogla, por rrallë ndokush ka guxim ta thotë gënjeshtrën gjigante. Pikërisht për atë se gënjeshtra është aq e madhe dhe e pazakontë, njerëzit do ta përhapin”, ka qenë sqarimi personal i Hitlerit.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
» Si e ndryshoi moti historinë?!
» Komplot per te kontrolluar historine
» Legjenda që njollosin historinë e Kishës
» Misteret më të mëdha të historisë