EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteret më të mëdha të historisë

Shko poshtë

Misteret më të mëdha të historisë Empty Misteret më të mëdha të historisë

Mesazh  gjilanasi 27.02.15 14:27

Vdekje të mistershme, vrasje, njerëz të zhdukur, përbindësha, etj

foto kryesoreCNN – Zhdukja e avionit malajzian MH370 zë vend si një nga misteret më të mëdha të pazgjidhura të historisë. “Kjo është një ngjarje shumë e çuditshme”, thotë historiani i aviacionit Caroll Gray. “Një ngjarje që nuk le vend për shpjegime. Fenomene të tilla, të pazgjidhura i bëjnë konfuz njerëzit, sidomos ata që kanë eksperiencë në fushën e fluturimit. Përgjigjet për atë çka ndodhi me Boeing 777-n dhe njerëzit në bord, duhet të jepen patjetër. Kur të hipin në avion njerëzit herën tjetër, me siguri do të pyesin veten nëse do të zhduken apo jo? Por historia mban disa sekrete të saj, duke na lënë ne vetëm me spekulim dhe teori konspirative dhe supozime të pafundme. Një mister zgjat për shumë kohë dhe nuk harrohet kurrë.

Këtu janë disa nga misteret më të mëdha të historisë dhe ngjarjet më të diskutueshme.

Misteret më të mëdha të historisë 14-300x168

Kush u qëlloi vëllezërve Kenedi?

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur. Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës? Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas. Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n.

Misteret më të mëdha të historisë 24-300x168

Misteri i Merlin Monrosë

Mjeku i Los Anxhelesit tha në gusht të vitit 1962 se aktorja Merlin Monro kishte vdekur si pasojë e një vetëvrasjeje të mundshme nga një mbidozë antidepresantësh. Pavarësisht nga përfundimi zyrtar, pyetje janë ngritur për dekada me rradhë edhe pas vdekjes së saj në moshën 36-vjeçare. Teori konspirative përfshinin dhe mospërputhjet me kohën kur u gjet trupi i saj, mungesa e organe të brendshme në morg, lidhjet me Presidentin Xhon Kenedi, vëllain e tij Robert Kenedi, si dhe me bosët e krimit të organizuar. Monroja që bota pa, nuk ishte Norma Jeane Baker e vërtetë. Ajo nuk ishte një bionde budallaçkë, por një brune inteligjente dhe shumë mirë e lexuar, sipas atyre që e njihnin.

Misteret më të mëdha të historisë 34-300x168

Vdekja e Natalie Vud ishte një aksident apo vrasje?

Vdekja e aktores Natalie Vud, trupi i së cilës lundronte në ishullin Katalina të Kalifornisë në nëntor të 1981-shit, u cilësua si mbytje aksidentale, por mjeku i Los Anxhelesit ndërroi zyrtarisht certifikatën e vdekjes vitin e kaluar ku shkruhej “mbytje nën rrethana të papërcaktuara”. Investigatorët vendosën të hedhin një vështrim të ri mbi vdekjen e aktores së Hollivudit dhe misterit që shkaktoi kjo ngjarje. Vdekja e Vud ndodhi gjatë një udhëtimi me jahtin e saj së bashku me bashkëshortin Robert Vagner dhe aktorin Kristoher Uolken. “Përderisa shumë pyetje mbeten pa përgjigje dhe provat mbeten të pavërtetuara atëherë kjo do të cilësohet si ngjarje e shkaktuar në rrethana të papërcaktuara”, tha mjeku gjatë një deklarate në vitin 2012.

Misteret më të mëdha të historisë 44-300x168

Çfarë ndodhi me Amelia Earhart?

Aviatorja e famshme Amelia Earhart u zhduk së bashku me navigatorin Fred Nonan gjatë një përpjekje për të fluturuar rreth e përqark botës në vitin 1937. “Edhe sot e kësaj dite nuk ka prova për atë çka ndodhi”, thotë Grai. Disa nga teoritë konspirative që ngrihen mbi fatin e avionit të Earhart, thonë se ajo ishte e detyruar nga japonezët të ulej në ishujt Marshall. Zëra të tjerë thonë se Earhart u kthye fshehurazi në Shtetet e Bashkuara dhe se qeveria i dha asaj një identitet të ri. Earhart fluturoi deri në mes të Oqeanit Paqësor në një distancë prej 2500 miljesh. Në vitet e fundit ekspedita të ndryshme mendojnë se aeroplani i Earhart mund të jetë përplasur në ishullin Nikumaroro në Paqësorin Jugor.

Misteret më të mëdha të historisë 54-300x168

Ku ndodhet Xhimi Hofa?

Ish-bosi i Teamsters (Sindikatë Punëtorësh në SHBA dhe Kanada) Xhimi Hofa u pa për herë të fundit më 30 korrik 1975, jashtë një restoranti në Detroit. Zhdukja e tij është një mister që herë pas here “ngacmon” agjentët e FBI-së. Kërkimet e fundit për të janë bërë në qershor, 2013, duke u bazuar tek një informacion i dhënë nga Toni Zerilli sipas të cilit Hofa ishte goditur me një lopatë dhe ishte djegur i gjallë. Por asgjë nuk u zbulua pas tre ditësh punë. FBI thotë se zhdukja mund të lidhet me përpjekjet e Hofa-s për të rifituar pushtetin tek sindikata Teamsters. Atëherë mendohej se Hofa do të rikthehej në pozicionin e tij pas lirimit nga burgu. Ai u fut në vurg në vitin 1967 i akuzuar për mashtrim. Presidenti Riçard Nikson e fali atë në vitin 1971. Thashetheme përgjatë viteve thonë se Hofa është asgjësuar poshtë stadiumit të vjetër të Nju Xhersit, dhe u dogj në një fermë kuajsh në Miçigan, më pas i është dhënë krokodilave si ushqim në Florida.

Misteret më të mëdha të historisë 63-300x168

Kush ishte Xhek ‘the Ripper’?

Emri Xhek dhë Riper erdhi nga një letër dërguar policisë së Londrës në vitin 1888, që pretendonte se ishte vrasësi i pesë prostitutave. Identiteti i tij i vërtetë nuk u provua kurrë. Tregime rreth vrasjeve të vazhdueshme në rrugët e Londrës tërhoqën lexuesit në të gjithë botën, duke ngritur spekulime intensive që zgjatën më shumë se një shekull. Shkrimtarja e krimit, Patrisia Kornuell kontribuoi në këto teori me librin e saj “Portreti i një vrasësi – Jack the Ripper, Çështje e Mbyllur” në vitin 2002.

Misteret më të mëdha të historisë 73-300x168

Anija fantazmë “Mary Celeste”

Anija tregtare “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku më 7 nëntor, 1872 drejtuar për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë. Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur. Spekulimet të shumta janë ngritur përgjatë 140 viteve për arsyet e braktisjes së anijes. Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste-s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

Misteret më të mëdha të historisë 83-300x168

Si është puna me Trekëndëshin e Bermudës?

Legjenda mbi Trekëndëshin e Bermudës filloi me një zhdukje të pashpjegueshme të një grupi avionësh ushtarakë me 14 burra në bord, në dhjetor të 1945 në Florida. “Diçka nuk po shkon mirë”, ishin fjalët e fundit të kreut të fluturimit në kontaktin e fundit në radio. 13 ushtarakë të tjerë u dërguan për kërkimin e të humburve por edhe ata u zhdukën. Zhdukje të tjera misterioze janë të lidhura me zonën e oqeanit që formon një trekëndësh në vendet Bermuda, Florida dhe Puerto Riko. Dy avionë të tjerë pasagjerësh britanikë u zhdukën në të njëjtën zonë përkatësisht në vitet 1948 dhe 1949. Asnjë rrënojë e gjendur. Shumë libra dhe dokumentarë u janë kushtuar këtyre viktimave të cilat japin shpjegime të shumëllojshme dhe të mbinatyrshme (alienë, gropa thithëse, kontinenti i humbur antik Atlantis).

Misteret më të mëdha të historisë 93-300x168

A ekzistonin me të vërtetë “Këmbëmëdhenjtë”? (krijesa gjigande të ngjashme me njeriun)

Për gjigandët e atëhershëm, bishat e mëdha të ngjashme me njeriun, është folur në shumë kontinente për shekuj. Në malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerëzit e dëborës’. Në Amerikën e Veriut janë raportuar si ‘Këmbëmëdhenjtë’. Në Rusi quhen ‘almasty’. Një tipar i përbashkët përsa i përket raportimeve moderne për to është se shumica e fotove janë të turbullta kurse videot me kualitet të dobët. Ekzaminimet serioze shpesh të çojnë në konkluzione identitetesh të gabuara. Por vitin e kaluar, një gjenetist anglez tha se mostrat e flokëve të tyre kishin ngjashmëri me arin antik polar.

Misteret më të mëdha të historisë 103-300x168

A është përbindëshi Loch Ness një krijesë e vërtetë?

Hera e parë që u përfol për përbindëshin Loch Ness të Skocisë, ishte në vitin 1871 kur një krijesë misterioze u pa të notonte në këtë liqen (Ness). Për këtë përbindësh është hapur një faqe zyrtare online e cila shërben për të tërhequr turistët në këtë zonë. Dhjetëra njerëz thonë se e kanë parë këtë përbindësh, më i fundit ishte në vitin 2011 kur Xhorxh Eduards raportoi se kishte parë kurrizin e këtij përbindëshi tek lëvizte ngadalë në liqen. Një ekip hulumtuesish amerikanë përdorën një nëndetëse për të eksploruar në fund të liqenit. E vetmja gjë që zbuluan ishin mijëra topash golfi brenda në ujë.

Misteret më të mëdha të historisë 112-300x168

A ishte Qefini i Torinos rrobë varrimi për Jezusin?

Qefini i Torinos mund të jetë relikja më e famshme fetare. Shumë të krishterë besojnë se qefini, e cila duket se ka gjurmë të trupit të një njeriu, është rroba e varrimit të Jezu Krishit. Trupi duket se ka plagë, që përkojnë me përshkrimin e Biblës për vuajtjet e Jezusit në kryq. Shumë dijetarë kundërshtojnë vërtetësinë e qefinit, dhe thonë se ajo i përket Mesjetës. Edhe Kisha Katolike e Romës e kundërshtonin faktin që me atë copë të jetë mbështjellë trupi i Jezusit. Megjithatë qefini shërben si një mjet i rëndësishëm besimi pavarësisht vërtetësisë së saj. Një vit më parë, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze të mbrojtur me xhama antiplumb dhe në një klimë të kontrolluar.

Endri Farka
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi