EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Reinkarnimi - Rimishërimi

2 posters

Shko poshtë

Reinkarnimi - Rimishërimi Empty Reinkarnimi - Rimishërimi

Mesazh  Luli 06.02.14 19:34

REINKARNIMI

Reinkarnimi - Rimishërimi Reinka10

Shprehja reinkarnim, e përkthyer nuk quhet ndryshe pos ringjallje. Reinkarnimi/ringjallja funksionon shumë më thjeshtë se sa mendojmë ne. Posa të vdesë një njeri, ai gjindet sërish në hapësirën astrale. Hapësira e tillë astrale, gjegjësisht bota a rrethi tjetër ku gjendet ai njeri tani, del si rezultat i meritave të tij gjate jetës së mëparshme (para se të vdes).

Gjate qëndrimit të tij në hapësirën astrale (në botën tjetër) do të përgatiten për ringjallje nga krijesa të larta shpirtërore të asaj bote. Këta janë ndihmës për reinkarnacion/ringjallje që i gjasojnë engjujve. Ky njeri testohet me përpikëri të madhe se me çfarë përpikërie i përshtaten atij prindërit e tij të ardhshëm, të cilët do ta lindin atë. Mirëpo, të zgjedhurit e prindërve të ardhshëm nuk bëhet vetëmse nga pikëpamja e gjeneve të trupore dhe vetive të karakterit të tyre por edhe nga pikëpamja e detyrës jetësore që ka për ta realizuar ai person i cili do të ringjallet.

Siç e dini ndoshta edhe ju vetë, sejcili njeri e ka për detyrë që të kryejë një detyrë të caktuar gjatë jetës së vet. Për fat të keq, numri më i madh i njerëzve nuk janë të njohur me këtë gjë. Për këtë arsye, shumë njerëz, kur të mplaken dhe t’i jenë afruar vdekjes, vijnë në konkludim se kanë jetuar për hiçgjë. Njerëzit e tillë nuk kanë lënë kurrfarë gjurmësh në rërën e jetës së tyre. Supozoj se tani e keni më të qartë se për çfarë arsye ringjallemi.

Arsyeja qëndron në atë se ne duhet ta realizojmë detyrën e jetës sonë, detyrën që duhet ta kryjmë deri në fund të jetës. Por ekzistojnë edhe arsye tjera. Gjat jetës në tokë njeriu lëngon nga vuajtje të shumta dhe goditje të riskut, gjë kjo, e cila duhet të pranojmë se tingëllon keq për ne dhe nuk na pëlqen. Goditjet e riskut (vuajtjet e ndryshme) prejardhjen e vet e kanë nga karma, të cilën e kemi shkaktuar neve vetë gjatë disa prej jetërave tona të mëparshme.

Sqarim: Karma është grumbullim fajesh/mëkatesh e cila na mbetet barrë deri sa ta shlyejmë plotësisht.

Karma e tillë, faji i tillë duhet të shlyhet dalëngadalë këtu në tokë. Atë pjesë të karmës që nuk mund ta shlyejmë gjat kësaj jete na mbetet për ta shlyer gjat një apo më shumë jetërave tjera. Kjo varet nga madhësia/pesha e karmës që ka grumbulluar një njeri. Dikush ka bërë/grumbulluar më shumë e dikush më pak faj/karmë.

Ç’kuptim ka risku?

Ndonjëri nga ne mund ta shtrojë pyetjen se për çfarë arsye na duhen goditjet e riskut në të vërtetë. Goditjen e riskut mund ta përkthejmë si një lloj sprove gjat jetës, të cilën duhet ta marrim si mësim këshillim e jo si diçka e keqe ngadoqoftë që ne vjen. Nga kjo jo vetëm që mund por edhe duhet patjetër të mësojmë, me qëllim që këto të na ndodhin gjithë e më rrallë.

Nga çdo goditje na jipet mundësia për t’u bërë më të pjekur dhe për të mësuar edhe më shumë.Provoni t’i zbuloni gabimet tuaja ashtu që të mund t’i mënjanonit. Në këtë mënyrë do të keni mundësi të shlyeni (hiqni) diç më tepër nga karma juaj (ta shkarkoni fajin) dhe, në këtë mënyrë do të mund të përjetoni një këshillim ku do të ndjeheni më të lirë e më të lumtur.

Një shembull figurativ shumë i bukur:

Kush ka qenë p.sh. mendjemadh (në jetën e mëparshme), nëpërmjet vdekjes së ndonjërit nga më të dashurit apo më të afërmit do të kthehet përsëri në materializëm. Herëdokur, ky person do të fillojë të mendojë thellë jo përmes intelektit por përmes mendjes dhe shpirtit. Do të fillojë të mendojë për atë se ç’kuptim ka jeta, a jeton apo ç’u bë me me më të dashurin/afërmin e tij që e ka dashur aq shumë?

Tani pra, pas vdekjes që i ka ndodhur në familje, atij i interesojnë tema krejtësisht tjera (p.sh. jeta pas vdekjes, religjioni a të ngjashme) dhe i këshilluar (mësuar) kështu është në gjendje të shikojë përpara për ta vazhduar jetën e vet. Në këtë mënyrë, kur t’i ndodhë dikujt tjetër rast i njëjtë vdekjeje, ai përmenjëherë është në gjendje t’i kuptojë vuajtjet e të tjerëve.

Mu rastet e vdekjes së personave të afërm e nxisin njeriun për të menduar më thellë dhe për ta përmbajtur veten. Në këtë mënyrë do të jemi të nxitur për të menduar më thellë për atë se çfarë kuptimi ka jeta dhe cila është arsyeja për të jetuar. E kjo është DETYRA JONË E JETËS, të cilën duhet ta kryejmë/realizojmë gjat një jete.

Gjithashtu edhe sëmundjet e rënda të ndonjërit nga të afërmit tonë mund të na nxisin për të menduar më thellë e për të mësuar, gjegjësisht për ta përshpejtuar zhvillimin tonë shpirtëror sa më shumë e sa më lart. Mu sëmundjet, që e kapin ndonjërin nga ne, janë ato që na nxisin të mendojmë me mendje (kokë) e me shpirt dhe për të marrë një rrugë të re.

Shumë nga sëmundjet janë të shkaktuara nga karma (fajet/gabimet tona të mëparshme). Këto (sëmundje e goditje tjera të riskut) janë mbetjet tona të karmës, por njeriu do të jetë i kursyer, meqenëse njeriut nuk i ngarkohet karmë e tepërt (gjat një jete) por vetëmse aq sa mund të jet i ngarkuar dhe është ne gjendje për të bartur, me qëllim që zhvillimi i tij shpirtëror të mos shkajë rrëshqasë) edhe më thellë. Zhvillimi ynë shpirtëror, gjegjësisht kthimi ynë te Zoti nuk guxon të na humbasë kurrë.

Këshillimet apo mësimet nga të cilat marrim këshillë, gjegjësisht të menduarit e thellë mbi jetën tonë na sjellin përparësi të shumta:Së pari, do të mund të shlyejmë një pjesë të karmës (fajeve) e do të bëhemi më të lirë/liruar. Së dyti, do të nxitemi për të menduar shumë më thellë, për t’u përmirësuar, për t’u menduar e përmirësuar para së gjithash në aspektin e etikës (moral) dhe karakterit tonë.

Në këtë mënyrë do të mund të përmirësohemi në të menduarit tonë, në sjelljet tona, në të folurit tonë dhe në punët/veprimet tona. Me ndihmën e përparimit tonë shpirtëror kemi gjithashtu gjasa më të mëdha për të përparuar në aspektin ezoterik, mistik e magjik. Pastaj, në këtë mënyrë kemi bërë një nisje të re për të filluar një zhvillim të fortë shpirtëror dhe ngjitje sa më të lartë në këtë aspekt.

Mirëpo, kështu nuk do të zhvillohemi vetëmse për nga aspektet që i përmendem pak më lart por edhe në mënyrë praktike, këtu në këtë botë, në truallin e realitetit, në KËTU dhe TASH do të jemi më të vetëdijshëm, më bujar, më të mençur, më dinamik, jemi në gjendje për t’i vështruar gjërat më thellë, do të kemi më shumë energji, më tepër raste të mira me qëllim që të dalim nga varfëria dhe përkufizimet e ndryshme në mënyrë të plotë.

Të gjitha këto mund t’i arrijmë posaçërisht me ndihmën e magjisë së bardhë. Me ndihmën e saj nuk do të shkaktojnë karmë të re, pra nuk do të bëjmë asgjë të keqe as në të menduar, as me fjalë e as me punë/vepra por vetëmse do të mendojmë për gjëra të bukura e të arsyeshme.

Në këtë mënyrë do të kemi, ashtu të themi, një mënyrë të të çliruarit vetanak nga karma (fajet) pa bërë thuajse asnjë investim. Kjo është edhe arsyeja se për çfarë arsye unë e përdori më shumë ezoterinë dhe magjinë e bardhë se sa astrologjinë, meqenëse vetëm përmes magjisë dhe sistemeve të ngjashme, ku bëjnë pjesë edhe lutjet drejtuar Zotit, mund të arrijmë sukses më të madh apo të tërheqim kah vetja lumturi më të madhe.

Çfarë dobie kemi ne nga kjo njohuri?

Njohuria jonë mbi reinkarnimin (ringjalljen) na e mundëson kontrollin më të mirë të jetës sonë. Shikuar në përgjithësi, ne tashmë nuk jemi aspak kah fundi i udhëtimit tonë të paparamendueshëm nëpër reinkarnacione. Përse? Meqenëse nga 288 000 inkarnacionet që janë krejt, nuk na kanë mbetur më aq shumë. Ne pra, po të shikonim nga ky këndvështrim, jemi njerëz të vjetër me miliona vite, megjithëse këtë nuk e kemi ditur. Më heret, në fillim kemi qenë zotëra. Tani jemi, nëse duam të themi kështu, zotëra të rrëshqitur thellë në materie duke i humbur të gjithat, madje edhe njohurinë tonë për atë se çka kemi qenë më parë. Tash kemi vetëm përkufizimi e përkufizime nga cila do anë të drejtohemi.

Më heret, para miliona e miliona vitesh e madje edhe më heret, kur planeti i Tokës ka qenë ende vend për pushime, ne kemi qenë të inkarnuar (ringjallur) si njerëz nga gjithësia. Kishim ardhur nga planetet më të larta. I gjithë njerëzimi që jeton në tokë, rasat dhe popujt e ndryshëm, të gjithë këta jemi të ardhur nga planete të ndryshme prej thellësive të univerzit (gjithësisë). Toka, planeti ku jetojmë tash, është planet përmirësimi, planet këshillimi.

Në fillim kishin qenë lojërat. Nga mërzia, zotërat kanë lozur gabimisht që nga kohërat arkaike (nga më të hershmet). Në këtë mënyrë kanë rezultuar lojëra të pamoralshme duke dashur që çdonjëri ta sundojë tjetrin. Masa e zotërave (njerëzit) kishte mbetur mu në mes të rrugës. Shikuar në përgjithësi, edhe sot e kësaj dite është po e njëjta gjë: Njëri nga ne është hyzmeqar e tjetri është zotëri. Prandaj, ne nuk kemi arritur për hiçgjë në materien më të thellë që ka ekzistuar ndonjëherë më parë duke i gjindur në fund të gjithësisë. Në planetin e Tokës e kemi për detyrë që të përmirësohemi...

Pas sejcilit inkarnim (ringjallje) njeriut i behet dicka me mire, perderisa te mos jete teper i ngarkuar me Karme (faje te meparshme). Pas cdo reinkarnimi njeriu behet pak me i madh nga shtati, me i forte, me i rezistueshem, me i moralshem nga aspekti shpirteror dhe me i vetedijshem nga aspekti mendor. Njerezit, pasi p.sh. t'i kene lexuar shkrimet e mia, zgjohen befas dhe me shpejtesi te rrufeshme u shkon neper koke: "Aha, keshtu na qenka puna, po pra keshtu ishte". Keshtu hiqet nje pengese qe kemi pasur per shkak te mosditurise se ketyre gjerave.

VLEN NJE FORMULE E PERGJITHSHME EZOTERIKE PER RINGJALLJEN:
Pa Karme s'ka trup dhe, pa trup s`ka Karme! Per shkak se ne rreshqasim gjithnje e me teper nga persosshmeria jone hyjnore, atehere ne duhet te dendësohemi gjithnjë e më tepër.


NË KËTË MËNYRË MUND TA SHLYENI KARMËN (FAJIN) MË SHPEJT.

Është e vetëkuptueshme se ne kemi mundësi ta shlyejmë më shpejtë Karmën. Kjo mund të bëhet më së miri duke i lexuar artikujt e "AB"-së (inicialet e fletushkës së autorit të këtij shkrimi)ku rrahen të gjitha temat në këtë aspekt duke marrë shembuj nga të gjitha religjionet dhe mësimet tjera në këtë drejtim...

Në këtë mënyrë do të jeni i pranuar nga mirësia hyjnore, dashuria, mëshira më e dëlirë dhe dhimbsuria e Zotit. Në këtë mënyrë do të mund ta arrini përsosshmërinë tuaj hyjnore, ashtu që të mos vuani më shumë por të dilni jashtë nga vendnumrimi në vend (ripërsëritja) i Karmës, vuajtjeve, zgjënjimi dhe iluzioni i kësaj bote materiale. NË TË VËRTETË, ZOTI DON QË JU TË JENI TË LUMTUR DHE SE KARMA NUK DUHET TË TRASHËGOHET DHE TË VUJTET, MEQENËSE KUR TA SHIHNI GABIMIN TUAJ KARMA JUAJ DO TË JETË E LEHTËSUAR (ME PAK E NGARKUAR).

Kështu nuk ka qenë më herët. Kjo është mëshirë e pastër hyjnore.Por koha nuk pret dhe bota është duke u bërë gjithnjë e më çmendur e më e vështirë. Nga Zoti vjen vetemse e mira, për këtë arsye Ai na sjell ndihmë, me qëllim që të mund të dalim nga ky mjerim dhe këto vështirësi.

Kurse njëra nga ndihmat e Tij për ju të gjithë jam unë, gjë e cila është dëshirë e Zotit, që unë, si megafon i Tij të ndihmoj dhe shërbej në mënyrë të drejtëpërdrejtë. Nëse dëshironi ta pastroni (shlyeni) Karmën tuaj më shpejtë e më sigurtë, atëherë duhet të mirreni doemos me mësimet dhe përmbajtjet e shkrimeve të mia në "AB".

Mirëpo, nuk është me rëndësi vetëmse ndjekja dhe praktikimi i vlerave të transmetuara këtu porse ju duhet që edhe më tutje të mos keni mendime të këqia (liga), të mos thuani fjalë të këqia e të mos bëni kurrfarë veprash të këqia. Me këto nuk nënkuptojmë vetëmse rritjet e mëdha në vjedhje e mashtrim por edhe fjalët fyese (sharjet) dhe dëshirat e këqia ndaj ndonjë personi tjetër. Andaj, ju kisha lutur që gjithmonë të mendoni mirë për ju dhe për të tjerët dhe mos e ulni (poshtëroni) kurrë ndonjë njeri.

Nëpërmjet magjisë së bardhë jashtëzakonisht të vlershme nga aspekti moral do të mund t'i afroheni Zotit me hapa mjaft të mëdhenj. Me ndihmën e magjisë së bardhë (por edhe lutjeve të sinqerta, të përshtatshme ndaj Zotit) do të keni edhe më pak inkarnacione (ringjallje) dhe nuk keni nevojë të vini edhe disa herë në Tokë dhe të përparoni shumë më shpejtë, ngjashëm me një raketë. Zhvillimin tuaj mendoro-shpirtëror do ta përshpejtoni me shumë sukses në KËTU dhe TASH.

Në këtë mënyrë do t'i hetoni gabimet tuaja dhe nuk keni nevojë të vuani edhe më tutje nëse ju ka mbetur diçka nga Karma (faji) për të vuajtur. Kështu, përsosshmëria është arritur më shumë më pak inkarnime (ringjallje). Atëherë nuk ka nevojë për mijëra e mijëra inkarnime,rikthime në Tokë, të ribërjes në mish (njeri), meqenëse jemi bërë më herët të përsosur, ashtu siç kemi qenë në epokat më të hershme. Ky është çlirimi total nga materia, përgjithmonë dhe shkuarje kah drita hyjnore.

Rimisherimi

Kur psikologët, kah fundi i shekullit XIX filluan ta hulumtojnë,(studiojne) dukurinë e mediumëve, disa prej tyre i njohën mediumet të cilët në trans qenë të "xhindosur" prej shpirtave të personave prej së kaluarës.

Ndonjëherë ishin ata persona të njohur të periudhës së njohur. Psikologu zviceran Theodore Flournoy, në mënyrë kritike por edhe me kuptueshmëri, vëzhgoi një femër-mediume dhe konstatoi se në rastin e saj jetat i kishte kryesisht iluziore; mirëpo, ajo me vetëdije nuk i trilloi personalitetet nga e kaluara. Ishte me të vërtetë e "xhindosur".

Që atëherë u paraqitën disa raste të cilat dukshëm tregonin në reinkarnimin. Psikiatri dr Arthur Guirdham në disa botime të veta detalisht përshkroi rastin. Sipas tij, një grup prej tetë njerëzve, të gjithë në jetën e kaluar, në shekullin e trembëdhjetë, jetuan si katarë(anetare) (sektë askete e besimit të krishterë) në Provansë, ndërsa në shekullin e njëzet në rrethinën e Bristolit në Angli.

Të dhënat mbi jetat e tyre të kaluara u gjetën në dokumentet e inkuizicionit, dhe çdonjëri prej tyre ka qenë personalitet i njohur. Në këtë lidhshmëri të pazakonshme mes të kaluarës dhe të tashmes na tregon edhe ndikimi i jetave të tyre të shekullit të XIII, të cilat nxitën ankthet dhe sëmundjet trupore në jetën e tashme të tyre.

Në çfarë mënyre jetat e kaluara ndikojnë në jetën e tashme

"Hapi i parë që na pret si njerez është njohja sa më e mirë e ndikimeve të psikës të robëruar në materie", thekson dr Guirdhami në librin e vet "We are one another" (Ne jemi një). Kujtimet në përjetimet e jetave të kaluara janë të lidhura ngusht me simptomet e jetës së tashme". Pavarësisht prej gjurmimeve të Guirdhamit, në Shtetet e Bashkuara u shfaq një terapi e cila themelohet në hipotezën se simptomet, në të cilat nuk veprojnë metodat e mjekimit të mjekësisë, mund të jenë pasojë e ndikimit të jetës së kaluar në të tashmen. Metoda e tillë filloi të përhapet edhe tej Atlantikut.

Principet e terapisë së tillë i përshkruan psikologu Morris Netherton nga L. A., themelues i "Institutit për vetëdijësimin mbi jetat e kaluara" edhe Nancy Schiffrin në librin Past lives therapies (Terapia e përjetimeve të jetave të kaluara). Nethertoni, natyrisht, është i vetëdijshëm për faktin se shumë njerëz nuk do të besojnë se njeriu pa dijen e vet mund t'i thërrasë ngjarjet prej jetave të kaluara, dhe ç'është më tepër, se ato ngjarje të kaluara mund të nxisin sëmundje serioze.

Reinkarnimi tek ne duhet të dëshmohet si fakt, i thonë shpesh të sëmurët skeptikë. Nethertoni nuk i hudh poshtë dyshimet e pacientëve; përkundrazi, ai vet dyshon se reinkarnimi mund të dëshmohet. Fjala është vetëm për një hipotezë të përshtatshme, shpjegon ai, në mënyrë që të shpjegohet se pse disa njerëz në transe bëhen personalitete të tjera, flasin sikur që kanë jetuar në ndonjë shekull tjetër duke sjellë mjaft fakte në llogari të reinkarnimit. Nuk është e nevojshme as të dëshmohet vërtetësia e përjetimeve të jetave të kaluara, sepse në të vërtetë është i rëndësishëm vetëm fakti se a vepron mirësisht terapia e këtillë, do të thotë a i zgjedh problemet e individit në sjelljen e tij.

Shiritat e Bloxhamit

Rasti i regresionit nën hipnozë, që e përshkruan Arnall Bloxhami, hipnoterapeuti prej Cardiffit, ndoshta është shembulli më i mirë i përjetimeve të jetës së kaluar. Jane Evansi, në gjendjen hipnotike u bë Rebeka, hebreje e cila kishte jetuar në York në shekullin e dymbëdhjetë dhe ishte njëra prej viktimave të persekutimit më 1189.

Rasti ishte i pazakonshëm sepse njëra prej pamjeve të cilën Jane Evansi "përsëri e përjetoi" ndodhi në kriptën kishtare për ekzistencën e së cilës u muar vesh tek pas një emisioni televiziv, kështu që Jane Evansi nuk ka mundur të dijë për atë. Bloxhami inçizoi përjetimet e saj, ndërsa shiritat qenë të lëshuara në një emision të BBC-së. Mirëpo, terapeutët të cilët përdorin metodën e përjetimeve të jetave të kaluara shpesh theksojnë se nga aspekti i tyre është sporadike se a është frika që e tregoi Jane Evansi nën hipnozë rezultat i kthimit në jetën e kaluar apo jo. Kjo ka mundur të jetë edhe pjellë e imagjinatës, ose ankth që mbeti në nëndijen e saj. Terapeutët psikologe pohojnë se ajo përmbajtje e "groposur", pa marë parasysh prejardhjen e saj, mund ta shkatërrojë jetën nëse nuk "çgroposet", nëse nuk nxjerret në sipërfaqe.

Morris Nethertoni citon rastet (siç bëri edhe Guirdhami) kur pacientëve iu paraqitën djegiet ose vendet e nxira në trup si reaksion i "kujtimeve" prej jetave të kaluara. Ndonjëherë mund të ndërlidhet edhe lidhja reale me historinë, sikur te katarët Guirdhamit që pësuan nga inkvizicioni. Simptomet janë shpesh në lidhje me përjetimet specifike (disa pacientë, për shembull, përjetojnë se janë munduar si robër) të cilat zakonisht nuk janë të shënuara në dokumentet e shkruara. Mirëpo e gjitha kjo nuk është e rëndësishme për terapinë dhe psikologjine; qëllimi kryesor është sjellja e kujtesës në nivelin e vetëdijes dhe atëherë të kalohet në mjekim-sherim. Rastet e këtilla mund t'i krahasojmë me ankthet, të cilat nxisin frikë momentale, por që kalojnë kur jemi krejtësisht të zgjuar.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Reinkarnimi - Rimishërimi Empty Re: Reinkarnimi - Rimishërimi

Mesazh  gjilanasi 24.02.14 20:22

Do te kete Ringjallje apo Rimisherim?

Reinkarnimi - Rimishërimi Reincarnation0002

Ndodhesha ne nje qytet. M'u afrua prane nje burre: ishte musliman. Por une nuk e dija, nuk isha i sigurte. Dhe ai ishte veshur ne menyre te tille sa ngjante si hindu. Jo vetem qe ngjante me nje hindu, por edhe e folmja e tij ishte tipike hindu. Me beri nje pyetje. Tha: "Muslimanet e Kristianet thone se ekziston nje jete e vetme. Hindute, Budistet e Xhanitet thone se ekzistojne shume jete-nje zinxhir i gjate jetesh, e qe, derisa sa te jete Cliruar, njeriu do vazhdoje te rilindet shume e shume here. Kesisoj, do te doja te dija se c'mendon ti?

Nese Jezusi ishte i Ndricuar, besoj se duhet ta dinte kete. E edhe Muhamedi, apo Moisiu, nese kane qene te Ndricuar, duhet ta kene ditur se ekzistojne shume jete e jo vetem nje. E nese ti thua se ata kane te drejte, cfare duhet te themi atehere per Mahaviren, Krishnen, Buden apo Sankaren? Nje gje eshte e sigurte, nuk mund te jene te gjithe te Ndricuar.

Nese ka te drejte Krishterimi, atehere Buda e ka gabim, Krishna e ka gabim, Mahavira e ka gabim. E nese kane te drejte Mahavira, Krishna e Buda, atehere e kane gabim Muhamedi, Jezusi e Moisiu. Me sqaro atehere. Jam shume i pavendosur; jam i corientuar-i turbulluar. E nuk mund te kene te drejte te gjithe. Si mund te kene te gjithe te drejte. Si mund te kene te gjithe te drejte? "Ose ka shume jete, ose eshte nje e vetme." Ishte njeri shume inteligjent dhe kishte studiuar shume gjera, prandaj tha: "Nuk eshte e mundur ta shmangesh kete pyetje e te thuash se kane te gjithe te drejte. Nuk mund te kene te gjithe te drejte. Logjikisht eshte keshtu. Nuk mund te kene te gjithe te drejte".

Por une i thashe: "Nuk ka pse te jete doemos keshtu. Qasja juaj eshte absolutisht e gabuar. Te gjitha jane artifice. Asnje prej ketyre grupimeve nuk ka te drejte e asnjeri prej tyre nuk e ka gabim. Te dyja keto grupime religjionesh jane artifice. Pashe se e kishte te pamundur te kuptonte se cfare kisha ndermend une me fjalen artific.

Muhamedi, Jezusi e Moisiu flisnin per nje lloj mendesie te caktuar, ndersa Buda, Mahavira e Krishna per nje menyre te menduari shume te ndryshme. Ne te vertete ka dy religjione qe jane burimi i te tjerave- ajo hindu dhe ajo hebraike. Kesisoj te gjitha religjionet e lindura ne Indi, te gjitha religjionet e lindura prej hinduizmit, besojne ne ringjalljen, ne shume jete, kurse te gjitha religjionet e lindura prej mendimit hebraik- Islami, Krishterimi- besojne ne vetem nje jete. Keto jane artifice. Mundohuni ta kuptoni. Nisur prej faktit qe mendjet tona jane te palevizshme, ne i marrim gjerat si teori dhe jo si artifice. Prandaj, shume here njerezit vine tek une e me thone: "Nje here thua se eshte e drejte kjo, nje here tjeter thua se eshte e drejte ajo, nuk mund te jene te drejta te dyja gjerat". Natyrisht, nuk mund te jene te verteta te dyja gjerat, por askush nuk po thote se ato jane. Une nuk merrem me c'eshte e drejte e c'nuk eshte e drejte. Me intereson vetem te di se cili artific funksionon.

Ne Indi perdoret artifici i shume jeteve. Pse? Ka shume arsye. Te gjitha religjionet e lindura ne Perendim, vecanerisht nga mendimi hebraik, ishin religjione njerezish te varfer. Profetet e tyre nuk ishin te kulturuar. Jezusi nuk ishte i kulturuar, Muhamedi nuk ishte i kulturuar, Moisiu nuk ishte. Ishin te gjithe mjaft pak te kulturuar, jo te koklavitur, te thjeshte, dhe u flisnin masave te gjera qe nuk ishin aspak te koklavitura, qe ishin te varfer. Nuk ishin te pasur.

Per nje njeri te varfer, nje jete eshte me se e mjaftueshme- me se e mjaftueshme! Ai eshte duke vdekur nga uria. Nese i thua qe ekzistojne shume jete, qe do vijoni te rilindni shume here, qe do te vertiteni ne rroten e njemije e nje jeteve, ai i gjore do te ndjehet krejtesisht i deshperuar per kete ceshtje. "Cfare po thua keshtu!?" do te pyese ai i gjore: "Nje jete dhe eshte teper, prandaj mos na fol per nje mije e nje jete, per nje milion jete. Mos na e thuaj kete. Na e jep menjehere Parajsen mbas kesaj jete".

Zoti behet nje realitet vetem nese mund te mberrihet mbas kesaj jete- ne menyre te menjehershme. Buda, Mahavira, Krishna u flisnin nje shoqerie shume te pasur. Sot eshte bere e veshtire per t'u kuptuar se perse e tere rrota ka ndryshuar. Tashti ndodh e kunderta: Perendimi eshte i pasur, Lindja eshte e varfer. Por aso kohesh Lindja ishte e pasur dhe Perendimi i varfer. Te gjithe Avatara-t hindù, te gjithe Tirthamkara-t (Mjeshtra te Botes) Xhainite, te gjithe Buda-t (Te Rizgjuarit) ishin pricer. U perkisnin familjeve mbreterore. Ishin te kulturuar, te edukuar, te perpunuar ne te gjitha menyrat e mundshme. Nuk mund te krijoni nje Bude me te perpunuar. Ishte absolutisht fin, i kulturuar, i edukuar. Nuk mund t'i shtoje me asgje tjeter. Edhe nese Buda do te shfaqej ne ditet tona, nuk do mund t'i shtoje asgje.

Prandaj ata u flisnin nje shoqerie te pasur. Kini parasysh, ne nje shoqeri te pasur ekzistojne probleme te tjera. Per nje shoqeri te pasur, kenaqesia nuk ka kuptim, parajsa nuk ka kuptim. Per nje shoqeri te varfer parajsa ka shume kuptim. Nese shoqeria eshte duke jetuar tashme ne parajse, parajsa nuk ka me kuptim. Prandaj nuk mund t'ua propozosh serish parajsen. Nuk mund te krijoni nje ngacmues per te bere dicka ne emer te parajses: tashme jane aty- e te merzitur. Prandaj Buda, Mahavira, Krishna nuk flasin per parajsen. Flasin per lirine. Nuk flasin per boten e kendshme te pertejjetes. Flasin per nje bote transhendentale ku nuk ka as dhimbje e as kenaqesi.

Parajsa e Jezusit, sigurisht qe nuk kishte per t'u bere pershtypje. Kane qene tashme aty. E ne plan te dyte, problemi i vertete per nje njeri te pasur eshte merzia. Nje njeriu te varfer propozojini kenaqesine e ardhme. Per nje njeri te varfer problem eshte vuajtja. Per nje njeri te pasur vuajtja nuk eshte problem. Per nje njeri te pasur, problem eshte merzia. Eshte i neveritur nga te gjitha kenaqesite. Mahavira, Buda e Krishna e perdoren tere kete merzi, e u thane "Nese nuk beni asgje do te rilindni gjithnje e serish. Kjo rrote do te vertitet. Kini parasysh, do te perseritet e njejta jete. I njejti seks, e njejta pasuri, i njejti ushqim, te njejtet pallate gjithnje e serish: per nje mije e nje jete do te vertiteni ne rrote". Per nje njeri te pasur qe i ka njohur te gjitha kenaqesite, kjo perseritje nuk eshte nje perspektive e mire.

Problemi eshte perseritja. Per te, vuajtja eshte pikerisht kjo. Kerkon dicka te re dhe Mahavira e Buda thone: "Nuk ka asgje te re. Kjo bote eshte e vjeter. Nuk ka asgje te re nen qiej. Cdo gje eshte vetem e vjeter. Tashme i keni shijuar te gjitha keto gjera e do vazhdoni t'i shijoni. Jeni ne nje rrote qe vertitet. Kaloni pertej saj; beni nje kercim jashte rrotes". Nje njeri i pasur mund te orientohet kah meditacioni vetem nese arrini te krijoni nje artific qe e shton ndjenjen e tij te merzise. Nese i flisni per merzine nje njeriu te varfer, jeni duke i thene gjera pa kuptim. Nje njeri i varfer nuk eshte kurre i merzitur-kurre! Vetem nje njeri i pasur merzitet.

Nje njeri i varfer nuk merzitet kurre: eshte gjithnje duke menduar per te ardhmen. Dicka do te ndodhe e te gjitha gjerat do shkojne ne vendin e vet. Njeriu i varfer ka nevoje per nje premtim, por nese premtimi do shume kohe per t'u bere realitet, humbet kuptimin. Duhet te jete i menjehershem. Tregohet qe Jezusi te kete thene: "Gjate jetes sime, gjate jetes juaj, do ta shihni Mbreterine e Zotit". Ky pohim e ka persekutuar Krishterimin per njezet shekuj- sepse Jezusi ka thene: "Gjate jetes SUAJ, menjehere, do te shihni Mbreterine e Zotit". E Mbreteria e Zotit ende nuk ka ardhur, pra per cfare e kishte fjalen? E ka thene: "Se shpejti do te vije fundi i botes, prandaj mos humbisni kohe! Koha eshte e paket". Jezusi ka thene: "Ka mbetur shume pak kohe. Eshte marrezi ta humbisni.

Menjehere do te vije fundi i botes e do t'ju duhet te pergjigjeni per veprimet tuaja, prandaj pendohuni". Nepermjet konceptit te nje jete te vetme, Jezusi krijoi nje ndjenje menjehershmerie. Ai dinte, sic dinin edhe Buda e Mahavira. Por gjithcka qe ata dinin, prapeseprape nuk u tha kurre. Mbeti e njohur ama, vetem ajo qe ata arriten Ky ishte nje artific qe kishte si qellim krijimin e menjehershmerise , urgjences, ne nje menyre te tille qe njerezit te fillonin te leviznin. India ishte nje vend antik, i pasur. Per ngutje nepermjet premtimesh per te ardhme, as nuk mund te flitej. Per te krijuar ngutje kishte vetem nje menyre, duke krijuar edhe me teper merzi.

Nese nje njeri e ndjen se do te duhet te rilinde gjithnje per se pari, pafundesisht, ad infinitum, vjen menjehere e te pyet: "Si- si mund te clirohem nga kjo rrote? Kjo eshte teper. Tashti nuk mund te vazhdoj me: kam njohur gjithe c'ishte e mundur te njihej. Nese kjo duhet te perseritet, eshte ankth i vertete. Nuk dua ta perseris. Dua dicka te re". Prandaj Buda e Mahavira thone: "Nuk ka asgje te re nen qiell. Cdo gje eshte e vjeter dhe perseritje. Dhe e keni perseritur per shume, shume jete e do te vijoni ta perserisni per shume, shume jete. Ikni prej kesaj perseritjeje. Ikni nga merzitja dhe beni nje kercim".

Artifici eshte i ndryshem, por qellimi eshte i njejte. Beni nje kercim! Levizni! Transformojeni vetveten! Cfaredo qe te jeni, transformojeni veten nga ajo qe jeni. Nese i marrim pohimet religjioze per artifice, atehere nuk ka kurrfare kontradikte. Atehere Jezusi e Krishna, Muhamedi e Mahavira synojne te gjithe te njejten gje. Krijojne rruge te ndryshme per njerez te ndryshem, teknika te ndryshme per mendje te ndryshme, joshje te ndryshme per qendrime te ndryshme. Por te gjitha ato nuk jane parime per te cilet duhet te luftojme e te debatojme. Jane artifice qe duhen perdorur, kapercyer dhe hedhur menjane.

Marre nga: Libri i sekreteve te Osho Rajneesh

Perktheu: Shpetim Kelmendi
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi