EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rimishërimi - Jetkthimi

5 posters

Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Admin 30.05.08 1:12

Provat e Dr. Stevensonit për rimishërim

Rimishërimi - Jetkthimi Ian_Stevenson

Dr. Ian Stevenson është ish-drejtuesi i Repartit të Psikiatrisë në Universitetin e Virginias dhe tani është Drejtori i Sektorit për Studimet e Personalitetit në Universitetin e Virginias. 40 vitet e kaluara ia ka përkushtuar dokumentacionit shkencor të kujtimeve të jetëve të kaluara të fëmijëve nga gjithë bota, dhe ai ka mbi 3.000 raste në dosjet e tij. Shumë njerëz, duke përfshirë skeptikë dhe shkencëtarë, pranojnë se këto raste ofrojnë provën më të mirë ekzistuese për rimishërim.

Kërkimet e Dr. Stevensonit për mundësinë e rimishërimit filluan në vitin 1960, kur ai dëgjoi për një rast në Shri Lankë, ku një fëmijë pohonte se i kujtonte një jetë e kaluar. Ai u bënte pyetje të hollësishme fëmijës dhe prindërve të fëmijës si dhe njerëzve për të cilët fëmija pohonte se ishin prindërit e tij nga jeta e kaluar. Kjo e bindi Dr. Stevensonin që rimishërimi ishte një realitet i mundshëm.

Sa më shumë raste ndiqte, aq më të madhe u bë dëshira e tij për të hapur dhe pushtuar me metoda shkencore një terren të panjohur në mes të mistereve të botës, i cili deri më tani ishte i përjashtuar nga vëzhgimi shkencor. Megjithatë ai besonte se mund t'i afrohej këtij realiteti dhe mundësisht ta provonte me mjete shkencore.

Më 1960, Dr. Stevenson botoi dy artikuj në “Gazetën e Shoqatës Amerikane për Kërkime Psiqike” për fëmijë që kujtonin jetë të kaluara. Më 1974, ai botoi librin e tij “Njëzet raste që dëshmojnë për rimishërim”, dhe kudo që dilte ky libër, ai u bë i njohur tek ata njerëzit që interesoheshin prej shumë kohe për këtë temë. Gëzoheshin që më në fund iu parashtrua një kërkim kaq themelor për rimishërim nga një burim shkencor. Më 1997, Dr. Stevenson botoi veprën e tij me emrin “Rimishërim dhe biologji – Një kontribut për etiologjinë e nishaneve dhe defekteve të lindjes”. Në vëllimin e parë, ai përshkruan kryesisht nishanet – këto shenja dalluese në lëkurë të cilat i sjell në botë një foshnje e porsalindur dhe që nuk shpjegohen dot vetëm me trashëgim. Në vëllimin e tij të dytë, Dr. Stevenson përqendrohet kryesisht në shformimet dhe anomali të tjera me të cilat linden fëmijë dhe që nuk mund të shpjegohen me dukuri të trashëgimisë, të paralindjes ose të krijuara gjatë lindjes. Kjo vepër monumentale përfshin qindra imazhesh që i dokumentojnë provat.

Gjatë hulumtimit të tij të parë të disa rasteve që kishin të bënin me kujtimet e fëmijëve të jetëve të kaluara, Dr. Stevenson vuri re me interes se këta fëmijë mbajnë shpesh nishane të përhershme, të cilat, me sa duket, lidhen me vrasësin e tyre ose me vdekjen që pësuan në një jetë të mëparshme. Kërkimet e Stevensonit për nishanet dhe defektet e lindjes kanë një rëndësi kaq të veçantë për provën e rimishërimit sepse furnizojnë dëshmi objektive dhe grafike për rimishërim, që janë më të vlefshme se kujtimet dhe rrëfimet – shpesh fragmentare – të fëmijëve dhe të rriturve të pyetur, të cilave, edhe në rast se verifikohen më pas, nuk mund t’u jepet vlera e njëjtë shkencore.

Në shumë raste të paraqitura nga Dr. Stevenson ka edhe dokumente mjekësore në dispozicion si provë të mëtejshme, të cilat zakonisht hartohen pas vdekjes së personit. Dr. Stevenson shton se në rastët të cilat i hulumtonte dhe “zgjidhte” dhe ku ishin prezente nishane dhe shformime, ai nuk besonte se do të kishte ndonjë shpjegim tjetër me vend se ai i rimishërimit. Vetëm 30 % - 60 % të këtyre shformimeve janë defekte lindjeje që mund të shpjegohen me faktorë gjenetike, infeksione virale ose shkaqe kimike (dmth. si ato të fëmijëve të dëmtuar nga ilaçi Talidomid ose nga alkoholi). Me përjashtim të këtyre shkaqeve të vërtetueshme, mjekësia nuk ka shpjegim tjetër për 40 % - 70 % të tjerë të rasteve përveç shpjegimit të rastësisë. Tani Stevenson na dha një shpjegim të suksesshëm përse një person lind me këto shformime dhe përse shfaqen pikërisht në atë pjesë të trupit dhe jo në një pjesë tjetër.

Shumica e rasteve të nishaneve dhe shformimeve prej lindjes për të cilat nuk ka shpjegim mjekësor kanë një deri pesë veçori të përbashkëta.

(1) Në skenarin më të jashtëzakonshëm është e mundur që dikush që besonte në rimishërim ka shprehur dëshirën për t'i rilindur një çifti të veçantë ose një partneri të një çifti. Kjo ndodh zakonisht sepse janë të bindur se ata njerëz të veçantë do të kujdesen mirë për ta. Këto kërkesa paraprake shprehen shpesh nga indianët Tlingit të Alaskës dhe nga tibetanët.

(2) Më të shpeshta se ato janë raste ëndrrash profetike. Dikush që ka vdekur i shfaqet një gruaje shtatzënë ose ende jo shtatzënë dhe i tregon se ai ose ajo do t’i rilindet asaj. Nganjëherë të afërm ose shokë të saj kanë ëndrra të tilla dhe pastaj ia tregojnë ëndrrën gruas shtatzënë. Dr. Stevenson gjeti këto ëndrra profetike shumë të përhapura në Burmë dhe mes indianëve të Alaskës.

(3) Në këto kultura, në trupin e një fëmije të porsalindur kërkohen shenja të njohshme për të përcaktuar nëse atyre u rilind personi i vdekur. Kërkimi i shenjave të identifikimit është shumë i përhapur në kulturat që besojnë në rimishërim dhe veçanërisht tek indianët Tlingit dhe tek Igbot e Nigerisë. Disa fise të Afrikës perëndimore bëjnë shenja në trupin e të sapovdekurit për ta identifikuar personin kur rilind.

(4) Ngjarja që ndodh më shpesh ose emëruesi i përbashkët lidhur me rilindje është me gjasë ajo se fëmijës i rikujtohet një jetë e kaluar. Fëmijët fillojnë zakonisht të flasin për kujtimet e tyre midis moshave dy dhe katërvjeçare. Kujtimet e tilla fëmijërore pakësohen gradualisht kur fëmija është midis katër dhe shtatë vjeç. Natyrisht ka gjithmonë përjashtime, si fëmijë që vazhdojnë ta kujtojnë jetën e mëparshme, por të cilët për arsye të ndryshme nuk flasin për të.

Shumica e fëmijëve flasin për identitetin e tyre të mëparshme me shumë intensitet dhe emocion. Shpesh nuk mund të gjejnë vetë se cila botë është reale dhe cila nuk është. Përjetojnë shpesh njëfarë ekzistence të dyfishtë, ku nganjëherë njëra jetë është më e dukshme dhe nganjëherë tjetra. Prandaj flasin zakonisht për jetën e tyre të kaluar në kohën e tashme duke thënë gjëra si: “Kam një burrë dhe dy fëmijë që jetojnë në Jaipur”. Pothuajse të gjithë janë në gjendje të na tregojnë për ngjarjet që kanë çuar deri te vdekja e tyre.

Fëmijë të tillë kanë tendencë t’i mbajnë prindërit e mëparshëm për prindërit e tyre reale dhe jo ata të tanishëm, dhe zakonisht shprehin dëshirën për t’u kthyer tek ata. Pasi u gjet familja e mëparshme dhe detaje për personin në atë jetë të kaluar kanë dalë në dritë, atëherë origjina e emëruesit të pestë të përbashkët – sjellja e spikatur ose e çuditshme e fëmijës – bëhet e kuptueshme.

(5) Për shembull, nëse fëmija lind në një familje të një klase shumë të ulët në Indi dhe ka qenë anëtar i një kaste më të lartë në jetën e mëparshme, mund të ndihet i parehatshëm në familjen e re. Fëmija mund të kërkojë të shërbehet dhe mund të refuzojë të mbajë rroba të lira. Stevenson na jep disa shembuj të këtyre sjelljeve të jashtëzakonshme.

Në 35 % të rasteve që hulumtoi, fëmijët që vdiqën një vdekje të panatyrshme zhvilluan fobi. Për shembull, nëse u mbytën në një jetë të kaluar, atëherë shpeshherë zhvilluan një drojë nga ujëra të thella. Nëse u pushkatuan, shpesh kishin frikë nga pushkat dhe nganjëherë nga përplasje të forta në përgjithësi. Nëse vdiqën në një aksident rrugor, nganjëherë zhvilluan një fobi nga udhëtimi me makinë, autobus ose kamion.

Një formë tjetër sjelljeje të jashtëzakonshme, që vëzhgohej shpesh, u quajt “filia” nga Dr. Stevenson dhe ka të bëjë me fëmijë që shprehin dëshirën për të ngrënë gjellë të ndryshme ose për të veshur rroba të tjera nga ato të kulturës së tyre. Nëse një fëmijë ka zhvilluar një varësi nga alkoholi, duhani ose droga kur ishte i rritur në një mishërim të mëparshëm, atëherë mund të shprehë një nevojë për këto lëndë dhe mund të zhvillojë një mall për to në një moshë të njomë.

Shumë prej këtyre fëmijëve me kujtime për jetën e kaluar shfaqin aftësi ose dhunti që kishin në jetën e mëparshme. Shpesh fëmijët që i përkisnin seksit së kundërt në jetën e mëparshme kanë vështirësi t’i përshtaten seksit të ri. Këto probleme lidhur me “ndryshimin e seksit” mund të çojë deri te homoseksualiteti më vonë. Vajza të mëparshme që janë rilindur djem mund të dëshirojnë të vishen si vajzë ose të preferojnë të luajnë me vajza dhe jo me djem.

Deri më tani, të gjitha këto çudi njerëzore kanë qenë një mister për psikiatra tradicionalë – fundmë, prindërit në këto raste nuk fajësohen dot për sjelljen e fëmijëve të tyre. Më në fund, kërkimi për rimishërim hedh dritë mbi këtë temë. Në të kaluarën, mjekët shpjegonin këto veçori me një mungesë ose tepricë hormonesh të caktuara, por tani duhet të mendojnë sërish.

“Vdiq i lumtur dhe prit të marrësh një formë të re dhe më të mirë. Si dielli, vetëm me t’u perënduar në perëndim mund të lindësh në lindje.” - Xhelaludin Rumi

Dr. Maosen Zhong
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Admin 30.05.08 1:18

Rimishërimi

Rimishërimi - Jetkthimi Rimish10

Rimishërimi (lat. reincarnatio) është mësimi që pohon se shpirti është i pavdekshëm, dhe ai rilind pas vdekjes trupore në një trup tjetër.

Sipas disa feve, si: hinduizmi, jainizmi dhe sikhizmi, besohet që shpirti njerëzor rikthehet në tokë në forma të ndryshme shumë herë, derisa të mbërrijë përsosmërinë.

Në çdo jetë në botën lëndore njeriu zhvillon një personalitet të ri, i cili bazohet mbi përvojat e jetëve te kaluara, duke fituar njohuri dhe përvoja të reja.

Disa pjesë të qënies mbesin vazhdimisht të pranishme gjatë gjithë jetëve të kaluara.

Besohet zakonisht që ka ndërveprim midis parapërcaktimit të disa përvojave, apo mësimeve të menduara të ndodhin gjatë jetës trupore, dhe dëshirës së lirë të njeriut në kohën që ata e jetojnë atë jetë.

Pra, sipas këtyre besimeve shpirti i zgjedh vetë prindërit, familjen, rrethin shoqëror, vendin, kombin, kohën dhe rrethanat në të cilat ai do të lindë, për të mësuar dhe përjetuar gjëra të cilat ai nuk ka mundur t´i mësojë dhe përjetojë në jetët e mëparëshme me qëllim për t´u përmirësuar me anë të veprimeve të drejta e të mira, pasuruar dhe pjekur derisa të mbërrijë të shkëputet nga zingjiri i rimishërimeve për t´u bashkuar me absoluten.

Shpirti zakonisht quhet edhe "Vetja e vërtetë ose e epërme", "Shkëndija hyjnore" ose "Uni" .
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 11.08.09 12:30

JETKTHIMI
(Reincarnation)

Nga vëzhgimi i vëmendshëm i natyrës, bëhet më se e qartë se çdo gjë në univers zhvillohet në baza ciklike. Stinët ndjekin njëra-tjetrën dhe dita zevendësohet me natën sipas një ritmike të caktuar. Ne as që mund të na shkojë në mend p.sh, që muzgu të mos ja lerë vendin agimit, apo që dimri të vazhdojë dhe në verë. Fazat e Hënës, periudha mbjelljes a korrjeve, vetë rrotullimi i planetëve anembanë universit shënon qartësisht faktin se gjithshka evulon në formë përsëritëse.

FORMAT CIKLIKE

Shembuj të tillë, mund të gjendjen në jetën përditshme, ku brenda 24 orëve, ka gjithmonë një alternim mes punës dhe shplodhjes. Mjekësia na tregon se edhe trupi ka ciklet e veta – që nga rrahjet e zemrës, zhvillimi dhe ripërtëritja e qelizave, dhe madje funksionimi i trurit. Psikollogjia vëren se si fazat e depresionit zevendësohen nga euforia, dhe aktivitetet mendore nga nevoja për qetësim. Fizikisht, emocionalisht dhe mendërisht, çdo periudhë aktiviteti ballancohet me një fazë rigjenerimi dhe shlodhjeje.
Nga ana tjetër, historianët dhe sociologët bëjnë të njejtën gjë kur ilustrojnë ngjarjet e periudhat kohore. Luftrat e ndryshme, fazat e depresionit, ndryshimet ekologjike, luhatjet e bursës, rikthimi i epidemive, krimet e përsëritura, të gjitha këto gjëra mund të përllogariten dhe dokumentohen sipas metodave përkatëse.

CIKLET E EVOLUCIONIT

Në skemën e përgjithëshme të evolucionit, ligji i përsëritjes, a rikthimit, zë një vend të rëndësishëm. Parë me kujdes, jeta jonë zhvillohet përmes një serie ritmike përsëritjesh. Rritmi i jetës na bën të identifikohemi me të thuajse pa kuptuar. Vetë shpirti i pavdekshëm që ndodhet brenda secilit, e manifeston veten në nivele të ndryshme, duke akumuluar eksperiencat e jetës së përditshme përmes dëshirave, emocioneve e veprimeve nga më të ndryshmet. Të gjitha këto faza janë me rëndësi për evulucionin tonë se qenie, por nga ana tjetër, edhe periudhat e qetësimit dhe rigjenerimit janë po aq të nevojshme. Ky cikël aktiviteti dhe qetësimi quhet reincarnacion apo jetkthim.

METODË TRANSPORTIMI


Ne mund ta shikojmë jetkthimin si një mënyrë transportimi nga një nivel evolimi në tjetrin. Nga ky këndvështrim, është më tepër një metodë, se sa një përfundim final. Nëse do të udhëtonim psh, nga Tirana në Janinë, ne mund ta bëjmë këtë me mjete nga më të ndryshmet. Dikush prefron të fluturojë, një tjetër të ngasë makinën, a marrë autobusin... Kur koha dhe gjendja fizike nuk është problem, e njëjta rrugë mund të bëhet edhe me këmbë a biçikletë, po t’ju vijë për shtat! Largësia ama, ngelet gjithmonë e njëjtë, vetëm koha dhe mjeti i transportit ndryshon, në vartësi të vullnetit dhe dëshirës së secilit.

Kështu edhe në udhëtimin e jetës, në këtë aventurë evolucioni të mahnitshme, distanca që na duhet të përshkojmë është e njëjtë, veç metodat e arritjes në destinacion ndryshojnë. Zgjidhja jonë, mund të bazohet në faktorë nga më të ndryshmit, sepse edhe dëshirat, mendimet dhe veprimet tona (me një fjalë të vetme karma), ndryshojnë sipas rastit. Sidoqoftë, është me rëndësi të kuptohet se për të përparuar me siguri, përpjekjet e secilit janë vendimtare. Çdo gjë në univers funksionon në bazë të ligjësive të caktuara, që s’mund të anashkalohen. Kështu edhe gjatë shtegëtimit tonë, ka rregulla që duhen mbajtur parasysh.

Kur udhëtojmë me aeroplan psh, ne na duhet ta reduktojmë numrin e sendeve që marrim me vete. E njëjta gjë ndodh edhe në planin shpirtëror. Nëse valixhet do të quheshin ‘karma’ s’do shumë mend që ato do duhej të zvogëloheshin në maksimum, përpara se madje të na krijohej mundësia për të udhëtuar me një shpejtësi të tillë. (Çfarë quajmë valixhe apo karma në këtë mes, nuk është gjë tjetër veç se pasojat negative të akumuluara nga mednimet, dëshirat dhe veprimet e gabuara). Një gjë e tillë mund të mos duket e lehtë por dhe e pamundur s’është!

JETKTHIMI SI RAST QË DUHET SHFRYTËZUAR


Jetkthimi pra, mund të shikohet si një mundësi e shkëlqyer për të ecur më tutje, në bazë të vetë individualitetit tonë. Ndaj mund të konsiderohet jo aq sa një numër jetësh të njëpasnjëshme, se sa një seri mundësish për realizimin e dëshirave dhe qëllimeve që i kemi vënë vetes. Nga kjo anë, jetkthimi ngjason me një teknikë që shpirti përdor për të përvetësuar gjithë spektrin e egzistencës. Kur e kuptojmë këtë, ne mësojmë të mos e identifikojmë veten me mënyrën e udhëtimit, e as me rrugën vetë, por vetëm me atë nivel vetëdijshmërie, që thjesht sa pasurohet nga eksperiencat e jetës.

Prej një këndvështrimi të tillë, gjithë njerëzimi mund të përfytyrohet në marshim e sipër përgjatë një shkallareje gjigande, pjesët e poshtme të së cilës e ka zanafillën në muzgun e kohërave, ndërsa e sipërmja në dritën e Njohjes Absolute. Pavarësisht nga niveli i arritur, gjithmonë je me shokë.

SHPIRTI I PAVDEKSHËM


Fakti i parë që duhet pasur parasysh rreth jetkthimit, është se shpirti apo vetëdija ka egzistuar para lidjes, e për rrjedhojë vazhdon edhe pas vdekjes. Fakti i dytë me rëndësi themelore është se shpirti është në rritje dhe zhvillim të vazhdueshëm, që nga ‘zgjimi’ fillestar, e deri në pjekurinë e përftuar në periudha kohore të pamatshme. Duke qenë të vetëdijshmëm rreth jetkthimit, ne jemi në gjendje ta kundrojmë jetën nga prespektiva e një udhëtimi progresiv drejt përsosmërisë së nivelit njeëzor, ku ndodhemi në momentin përkatës. Ne na bëhet e qartë se shpirti nuk vjen në këtë jetë pa pritur e pakujtuar, por pas një rruge të gjatë provash dhe eksperiencash paraprake ku pati mundësi të përvetësonte karakteristikat me të cilat e identifikojmë veten sot. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për të ardhmen që shtrijet para nesh, atë të ardhme që po merr formë pikërisht në këtë çast, nga veprimet e këtij momenti.

PROÇESI I JETKTHIMIT

Shpirti i pavdekshëm ja nis shtegtimit përmes formave të ndryshme të egzistencës duke u identifikuar me atë nivel mendor dhe emocional që korespondon me shkallën e tij të evolucionit. Po nga kjo bazë, ai manifestohet edhe në planin fizik, ku zgjedh formën që i përshtatet dhe i mundëson përparimin e mëtejshëm. Në shkollën e jetës, ai kalon nga një klasë te tjetra duke përsëritur gjithmonë të njëjtin cikël, nga lindja, rritja, pjekuria dhe vdekja, brenda për brenda një faze të vetme.

Nga kjo është e qartë se ajo që quajmë vdekje të trupit fizik, s’është gjë tjetër veçse një ‘ndërrim kostumi’. Ashtu si rrobat që konsumohen nga përdorimi pas një farë kohe, ndodh edhe me trupin. Por eksperienca e përftuar nga faza e kësaj jete, është baza nga e merr zanafillën jetkthimi në vijim. Kështu ciklet e egzistencës ndjekin njëra tjetrën dhe eksperiencat e fituara në planetin tonë ja lënë vendin gradualisht egzistencës në botë e gjithësi të tjera.

OPTIMIZMI DHE JETKTHIMI


Duke e pasur të qartë sa u tha më sipër, e vërteta rreth jetkthimit duhet të shërbejë si burim frymëzimi për secilin nga ne. Në bazë të ligjit të pagabueshëm së shkakut dhe pasojës, plotësuar me njohurinë e shumëjetëve, mënyra për të ndërtuar të ardhmen sipas dëshirës, është në dorë të secilit. Asgjë nuk është e pamundur, për atë që vepron me drejtësi, kurajo dhe pa e lëshuar zemra. Dështimi i vërtetë do të quhej vetëm pesimizmi i pajustifikueshëm. Mundësitë për progres, paraqiten sërisht, jetë pas jete, sepse jetëkthimi është vetë ritmi i egzistencës.

Çdo sekondë që kalon, ja lë vendin një tjetre. Vetëdijshëria rreth këtij ligji universal, na lejon ta jetojmë jetën në maksimum dhe me optimizëm. Parë nga ky këndvështrim, asgjë nuk është e parëndësishme, dhe e pakuptimtë, pëkundrazi, çdo gjë ka vlerën e vet dhe një qëllim të caktuar. Prandaj çdo moment dhe mundësi duhet shfrytëzuar sa më mirë, duke e jetuar të tashmen pa e humbur për asnjë çast vizionin e së ardhmes, në marshimin e pandalshëm drejt përjetësisë dhe Njohjes Absolute.

Gazmend Çeno
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 11.08.09 12:31

Rimishërimi, Karma & Jeta pas Vdekjes

A mund të zgjedhësh se çfarë do të të ndodhë pasi vdes?
A është i vërtetë rimishërimi? A ka jetë pas vdekjes? Ç'mund të themi për karma-n?


Njerëzit kanë pyetur gjithmonë veten se çfarë--nëse ka diçka--gjendet përtej varrit.
A është vdekja fundi i ekzistencës, një hyrje në përjetësi, apo një pushim midis jetëve tokësore? Disa thonë se shpirti rimishërohet në shumë trupa të ndryshëm, dhe afro 25% e amerikanëve e besojnë këtë. Pse tërheq kaq shumë njerëz rimishërimi?

Rimishërimi dhe Karma

Rimishërimi u ofron shpresë shumë njerëzve. Nëse nuk e jetojmë mirë këtë jetë, kemi një mundësi tjetër. Megjithatë, edhe ata që besojnë në rimishërimin e pranojnë se shumica e njerëzve nuk i mbajnë mend jetët e tyre të mëparshme. Si mund të mësojmë nga gabimet e kaluara nëse nuk i mbajmë mend? Ne bëjmë gjithmonë të njëjtat gabime. Duke parë rënien morale në historinë njerëzore, a kemi ndonjë arsye të shpresojmë se në një jetë tjetër do të ndreqemi?

Rimishërimi gjithashtu pretendon se siguron drejtësi. Sipas ligjit të karmas (një rregull i papërkulur dhe jopersonal i universit), ne marrimatë që meritojmë në çdo jetë. Veprat tona të mira dhe të këqia prodhojnë rezultate të mira dhe të këqija nga një jetë në tjetrën.

Sipas karmas nuk ka vuajtje të padrejtë, sepse askush nuk është i pafajshëm.

Gjithkush që vuan e meriton, në bazë të karmas. Foshnja që lind pa këmbë e meritonte, dhe po ashtu edhe vajza që u përdhunua.

Ne të gjithë e mbartim me vete karman tonë në çdo jetë. Nuk ka hir, nuk ka falje, nuk ka mëshirë.

Jo vetëm që ky nuk është lajm i mirë për ata që kanë një ndërgjegje të trazuar, por karma bie në konflikt edhe me sensin tonë moral që një pjesë e vuajtjes është e pamerituar dhe meriton keqardhje dhe veprime nga ana jonë për ta lehtësuar.

nga Douglas Groothuis, Ph.D.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 11.08.09 12:33

Rimishërim dhe Karma: Konceptet e ekzistencës

A është vdekja fundi i ekzistencës, një hyrje në përjetësi, apo një pushim midis jetëve tokësore?

Njerëzit kanë pyetur gjithmonë veten se çfarë (nëse ka diçka) gjendet përtej varrit. A është vdekja fundi i ekzistencës, një hyrje në përjetësi, apo një pushim midis jetëve tokësore? Disa thonë se shpirti rimishërohet në shumë trupa të ndryshëm dhe afro 25% e amerikanëve e besojnë këtë. Pse tërheq kaq shumë njerëz Rimishërimi?

Që atëherë kur njeriu vëzhgoi për herë të parë, kureshtar, natyrën dhe pa funksionimin e saj ritmik, e deri më sot, kanë kaluar miliona vjetë. Është thënë se kureshtja është dera e parë që hapet nga aftësia e të filozofuarit. Dhe kjo gjë është e vërtetë. Me vëzhgimin e natyrës dhe të ritmeve të saj, njeriu filloi të filozofojë dhe të pyesë veten për prejardhjen e tij dhe fatin e tij, për jetën dhe vdekjen, për vetë natyrën e tij dhe rëndësinë e Ekzistencës dhe të Universit dhe kështu filloi të ndjente botën hyjnore, Përjetësinë.

Një nga pikat - çelësat kryesorë të filozofisë së brendshme është ajo e ekzistimit të Rimishërimit, domethënë, të trashëgimit midis jetës dhe vdekjes së ekzistencës njerëzore. Vëzhgimi i natyrës na mëson ekzistimin e cikleve, ritmeve që përsëriten, ashtu si edhe një pjesë muzikore, por në nivele të ndryshme. Notat muzikore nuk janë të njëjta, por melodia është e njëjtë, harmonia e totalit mbetet e konsoliduar, ndryshimi i tingujve dhe pushimet, gjithçka ka të njëjtën mënyrë ndërtimi.

Një pranverë e re zëvendëson çdo dimër dhe një ditë e re zëvendëson çdo natë. Punën e lodhshme e zëvendëson çlodhja, e cila lajmëron për një punë të ardhshme të re. Pas çdo stuhie vjen qetësia. Por, pavarësisht se trëndafilat e çdo pranvere janë të ndryshëm nga të kaluarit, aroma e tyre është e njëjtë. Vëzhgime të tilla, mendime të tilla, bënë që njeriu të kuptojë se edhe ai vetë, si një pjesë e pandarë e natyrës, merr pjesë në ritmet e saj dhe duke ndjekur këto ritme, jeton, vdes dhe rijeton në këtë botë.

Qëllimi i ligjit të Rimishërimit, ashtu si edhe të çdo ritmi tjetër të natyrës është perfeksionimi i qënies, domethënë të bëhet më e pastër, më e purifikuar nga gjendjet iluzioniste të botës materiale dhe të prirjeve inferiore, që e skllavërojnë në injorancë dhe në vuajtje. Me Rimishërimet e njëpasnjëshme, shpirti njerëzor perfeksionohet, fiton njohuri dhe eksperienca të nevojshme dhe lartësohet gjithmonë e më tepër drejt dritës shpirtërore, nga e cila është ndarë.

Pra ai që Rimishërohet është uni superior i njeriut, shpirti, që merr në çdo jetë, një personalitet, një seks, kombësi, familje, mjedis etj. të ndryshëm. Dhe për këtë arsye, thuhet se njeriu është një qënie me shumë fytyra. Pasi sa herë që mishërohet, "vesh" dhe përdor një personalitet të ri, të ndryshëm. Por gjithmonë, është i njëjti individ, i njëjti un, i cili përdor çdo njërin nga personalitetet si një mbartës që shërben për t'u shprehur në këtë botë.

Ashtu sikur Krisna i shpjegon Arzunës - në librin e mrekullueshëm "Bagavad Gita" - uni thjesht ndryshon rroba - personalitete në çdo jetë dhe vdekja e personalitetit do të thotë thjesht se tani uni jeton në dimensione të tjera më superiore:

"Të gjitha qëniet në fillimin e tyre, para se të lindin, janë të padukshme. Sapo të lindin bëhen të dukshme dhe në fundin e tyre bëhen përsëri të padukshme".

Ligji i Rimishërimit, që duhet ta ndajmë nga doktrina e metapsikozës, është një nga njohuritë më të lashta të njerëzimit. Përbënte një mësimdhënie popullore në shoqëritë tradicionale dhe transmetohej nga goja në vesh, nga babai tek fëmijët, nga mësuesi tek nxenësit. Eksperienca personale dhe kujtime nga jetët e kaluara kishin dhe kanë, madje akoma dhe sot, miliona njerëz. Por, përse nuk mbajnë mend të gjithë? Sepse, zakonisht niveli i ndërgjegjësimit është i lidhur ngushtë me personalitetin dhe në çdo jetë të re, shpirti i njeriut merr një personalitet të ri. Vetëm nëse niveli i ndërgjegjes do të lartësohet deri tek uni superior, atëherë do të mund të arrije të kujtoje, pasi atje regjistrohen kujtimet e rëndësishme dhe elementët e jetëve të kaluara. Zotëruesi i kujtimeve është uni superior dhe jo uni i përkohshëm i çdo personaliteti.

Në Perëndim, me ardhjen dhe zhvillimin e fesë së krishterë, kjo mësimdhënie u harrua dhe u kufizua vetëm në disa grupe sekrete dhe sisteme filozofike, që në mënyrë sporadike e sillnin në sipërfaqe. Por, në shekujt e parë kristianë, kristianizmi pranonte ekzistimin e Rimishërimit, ashtu sikurse konkludohet nga disa pjesë të ungjilleve, si për shembull tek ai i Gjonit 9 1,2 dhe 3,3 ku duket qartë se Rimishërimi ishte një besim publik i pranueshëm tek hebrenjtë e asaj periudhe.

Për teologët e mëdhenj kristianë, si për Origjenin, Gregor Nazianzinon, Vasilidin dhe të tjerë, Rimishërimi ishte, deri në shekullin e VI, një e vërtetë e patundshme. Madje, patundshmëria e ekzistencës së tij, u konfirmua në Këshillin e Shenjtë të Kaklidonës, në vitin 451. Por, për arsye politike dhe për të justifikuar prejardhjen hyjnore të pushtetit mbretëror, Perandoresha Teodora, influencoi të shoqin, Justinianin dhe mblodhi të quajturin "Këshillin e Pestë Global" të vitit 553 dhe deklaroi si dogmë heretike Ligjin e Rimishërimit. Që atëherë e deri më sot, Rimishërimi konsiderohet si një doktrinë heretike në kishat e ndryshme kristiane, me përjashtime të rralla.

Ligji i Rimishërimit është i lidhur ngushtë dhe plotësohet nga një ligj tjetër i rëndësishëm, që është Ligji Karma.

Fjala Karma është sankrite dhe do të thotë "Veprim". Por nënkuptohet, me kuptimin e gjerë të saj, domethënë përmban veprimin dhe kundërveprimin që ajo vetë prodhon. Karma është Ligji Universal i Veprimit dhe Kundërveprimit, i shkakut dhe i pasojës. I njohur në fizikë dhe në kimi, ligji i Karmës funksionon njëlloj në të gjitha nivelet e ndërgjegjes. Kështu, çdo mbartës shprehjeje i ndërgjegjes krijon dhe shlyen Karmën e tij. Veprimet mendore dhe Psikologjike krijojnë Karma dhe si pasojë do të pësojnë kundërveprime reciproke të veprimeve të mira apo të këqija që kryen.

Ligji Karma është shfaqja dinamike e Ligjit Universal, Unik që në Lindje quhet DARMAN. Për filozofët e Indisë, përpara ekzistimin të çdo qënie tjetër ekzistonte një Ligj unik, universal, i cili përmbante brenda tij gjithçka.

Ky ligj i përgjithshëm u shfaq nëpërmjet ligjeve të ndryshme, DARMA. Çdo Darma ka të bëjë me një lloj qëniesh. Pra, ekziston një Darma për njerëzimin, Darma tjetër për kafshët, tjetër për bimët e kështu me radhë.

Çdo qënie për t'u organizuar, për të marrë formë dhe për t'u shfaqur, ka nevojë për një inteligjencë. Kjo inteligjencë universale, e cila buron nga Ligji Darma, quhet MAHAT. Është Drita e Vërtetë, që ndryshon Darmanin në Darmat e ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë krijimin. Darmani, duke kaluar nëpërmjet Mahatit, analizohet dhe kështu krijohet dualizmi në botën e shfaqur. Ky dualizëm është Ligji i Karmës.

Kështu Darma dualizohet kur kapet nga mendja. Atëherë Ligji hyn në veprim dhe ndryshohet në dy anë të ndryshme, veprimin dhe kundërvëprimin, shkakun dhe pasojën, që funksionojnë në kuadrin e "Rrugës së Drejtë" të Darmës.

Çdo veprim provokon një kundërveprim dhe çdo shkak ka një rezultat, i cili do të bëhet shkak për një tjetër rezultat të ri. Nuk ekziston shkak pa pasojë dhe as pasojë që të mos provokojë një kundërveprim zinxhir.

Ligji i Karmës pra, mund ta drejtojë njeriun në udhëkryq, pasi ka të bëjë me veprime dhe kundërveprime zinxhir të pafund. Është ajo që quhet Rrotulla e Karmës ose SAMSARA, pasi detyron njeriun në mishërime të vazhdueshme dhe të pafund, meqë në çdo mishërim, ai krijon veprime dhe gjendje të reja që do t'i duhet të shlyejë në mishërime të tjera dhe kështu me rradhë.

Por, si mund të çlirohet dikush nga Rrotulla e Samsarës?

Esoterizmi tradicional, i bazuar në mësimdhëniet e të diturve, na përgjigjet:

"Me ushtrimin e VEPRIMIT TË DREJTË, që nuk pret fryte nga veprimet e tij dhe me respekt kundrejt DETYRËS dhe LIGJIT të natyrës. Vetëm atëherë njeriu mund të çlirohet nga rrotulla e rimishërimeve të përjetshme dhe ndodhet përtej të mirës dhe të keqes".

Karma mund të jetë, sipas cilësisë së tij, e mirë apo e keqe. Por këtu duhet të theksojmë se të dyja llojet lidhin. Vetëm veprimi i drejtë çliron. Veprimet e mira krijojnë kundërveprime të mira, Karma të mirë dhe të këqijat të kundërtën. Por të gjitha këto rikthehen tek ne dhe na lidhin, duke na kërkuar shlyerje dhe fryte. Vetëm veprimi që bazohet tek detyra, një veprim krejt altruist dhe i çliruar nga çdo shpresë shpërblimi, është me të vërtetë veprimi i drejtë, që udhëheq në çlirimin përfundimtar nga çdo lloj vargonjsh, përtej kuptimit relativ të së mirës apo të keqes.

Karma dhe Rimishërimi janë dy ligje të lidhura ngushtë njëri me tjetrin, por edhe plotësojnë njëri-tjetrin. Por, si mund të shpjegojmë padrejtësitë që mbeten të pandëshkuara në jetë? Apo faktin se dikush dënohet fenomenikisht duke qenë i pafajshëm? Si shpjegohen absurditetet, disa herë "kapriço" të fatit, që na bëjnë të pasur apo të varfër, pavarësisht nga përpjekja dhe liria jonë? Ekzistenca e Rimishërimit na jep një përgjigjjë pozitive, duke na lejuar të ndjejmë funksionin e një drejtësie absolute në univers.

Fillimi i lirisë njerëzore është një nga pasojat kryesore të Ligjit të Karmës, në nivelin psikologjik dhe mendor të vendimeve, pasi si do të mundnim të krijonim Karma të mirë apo të keqe nëse nuk do të kishin liri për të vendosur. Ligji Karma lidh harmonikisht dy kuptimet fenomenikisht të kundërta: të vullnetit të lirë dhe të fatit të pandryshueshëm. Domethënë, me të vërtetë jemi të detyruar, në mënyrë të pashmangshme, të paguajmë dhe të pësojmë rezultatet e veprimeve tona të kaluara, por edhe se çdo veprim yni i ri varet nga vendimet e lira që ne marrim. Jemi të detyruar të veprojmë. Por, cili do të jetë ky veprim? Si dhe ku do të veprojmë? Këtë mund ta vendosim vetë ne, me vullnetin tonë të lirë. Dhe sa më vullnet të fortë të zotërojmë, kaq liri vendimi më të madhe do kemi, pasi vetëm ata që kanë vullnet të fuqishëm, janë të aftë për të ndryshuar fatin dhe të vendosin lirisht, pa kufij.

http://dituri.wordpress.com
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 11.08.09 12:41

Reinkarnimi

Kuptimi i fjales reinkarnim eshte ringjallje ose e shpeguar si kalim i shpirtit ne nje tjeter trup. Po rreth ketij fenomeni cfare dini? A lidhet deri diku me fenomenin tjeter ?

Melodinë e vetë të parë amerikani gjenial, Zhermin Gardiner, nga Baltimori, e ka interpretuar në piano kur i kishte vetëm 13 muaj! Pas një viti ekzekutonte Bethovenin, ndërsa, posa i ka mbushur tri vjet, kompozon kompozimin e vetë të parë! A është ky vetëm talent i rrallë, apo diç më tepër?!!

Nëse e konsultojmë fjalorin terminologjik, do të vërejmë se, me gjeni nënkuptojmë shkallën më të lartë të prirjes së individit në formë talenti për një lëmi të caktuar, ndërsa, në anën tjetër, me talent nënkuptojmë: aftësinë e jashtëzakonshme të lindur të dikujt për një veprimtari të caktuar. Duket se çdo gjë është e qartë, por... jo edhe aq?!!!

Disa interpretues spiritist shkojnë më larg dhe këtë e lidhin me një fenomen edhe më të thellë... me mundësinë e transformimit të shpirtit të dikujt pas vdekjes te trupi tjetër.

Procesi i transformimit të shpirtit, nga një trup në tjetrin, quhet REINKARNIM.
Sa është e mundshme një gjë e tillë?

Të shkojmë me radhë:
Reinkarnimin si proces, e kanë njohur dhe besuar shumë popuj që nga civilizimet e lashta, e deri në Lindje, ku budizmi si religjion më i përhapur, procesin e transformimit të shpirtit nga një jetë në tjetrën, e ka si princip bazë, mbi të cilin ndërtohet.

Okultizmi si urtësi e fshehtë e civilizimit të lashtë njerëzor, njeriun si qenie e shpjegon me konstruksion shtatëfishor. Niveli më i ulët i këtij konstruksioni është niveli fizik (si trup).

Tri nivelet e para, sipas kësaj urtësie të lashtë, e ndërtojnë personalitetin tonë dhe ato zhduken me vdekjen fizike, kurse katër nivele tjera në vazhdim, e ndërtojnë individualitetin dhe ato ekzistojnë në sferat më të larta hyjnore.

Nëse qenësia e njeriut si shtatëfishësi gjatë jetës në realitetin objektiv ka arritur pastërtinë shpirtërore, ai pas vdekjes, si individualitet, ekziston dhe vazhdon të jetojë në përhershmërinë hyjnore.

Nëse jo, atëherë shpirti transformohet në jetën tjetër, duke vazhduar sërish të ekzistojë si tërësi e re shtatëfishore. Kështu, ky proces gjithnjë përsëritet në vazhdimësi, derisa të arrihet pastërtia e duhur shpirtërore. Më në fund, pasi të arrihet ky fisnikërim, shpirti i kthehet krijuesit të vet - ZOTIT.

Në anën tjetër, dy religjione tjera më të përhapura në botë, Islamizmi dhe krishterimi, nuk e predikojnë reinkarnimin e shpirtit, por për veprat e bëra gjatë ekzistimit në realitetin objektiv-fizik, e njohin ditën e gjykimit dhe dënimit meritor, me qëndrimin në Ferr, për veprat e bëra të liga gjatë jetës, ose në Parajsë, për vepra të mira.

Neve të edukuar, brez pas brezi me dominimin e njërës prej këtyre dy religjioneve, vërtetë do të jetë e vështirë që me bindje të plotë ta pranojmë reinkarnimin, por, kohën e fundit, reinkarnimi si fenomen mistik, me të madhe e sfidon edhe shkencën bashkëkohore, posaçërisht, pas njohjes zyrtare dhe aplikimit të hipnozës eksperimentale nëpër qendra të ndryshme kërkimore-shkencore të botës.

Nga këto hulumtime, edhe pse jashtë kureshtjes së opinionit të gjerë, dalin në dritë shumë raporte fascinuese të hulumtuesve të ndryshëm me hipnozë, ku mediumi i caktuar, përmes sugjestioneve sillet në fëmijërinë e hershme. Me të marrë urdhëresën se është në moshën pesë vjeçare, ai fillon të eksponojë sjellje infantile që e karakterizojnë atë moshë.

Me këso eksperimentesh, disa hulumtues kanë shkuar edhe më larg, sa që, gjatë transit hipnotik, mediumin e kanë transferuar deri në kohën para lindjes. Nga shumë raste të evidentuara, disa mediume, kanë filluar të flasin me ndonjë gjuhë tjetër dhe të tregojnë për ekzistencën e tyre në një hapësirë dhe kohë shumë më të hershme.

Si duket, jeta nuk përfundon me vdekje?!

Dymbëdhjetëvjeçarja Jelena Markard, nga Berlini pas një traume të rëndë, ka filluar të flasë rrjedhshëm në gjuhën italiane, të cilën gjuhë, më parë, nuk ka pasur mundësi ta njohë. Vajza pandërprerë deklaronte se emri i saj është Rozeta Kasteljani, se ka lindur në Itali në vitin 1887 dhe vdekur më 1917. Hulumtuesit, lehtë e verifikojnë deklaratat e Jelenës dhe drejtohen menjeherë në adresën e duhur.

Derën e hyrjes së kësaj familje e hap një grua e moshuar, të cilën Jelena (Rozeta), e identifikon kështu: Ja bija iem Franse!Dhe, vërtet, Fransea ishte e bija e Rozetës që kishte vdekur më vitin 1917.

Raste të këtilla të evidentuara nga hulumtuesit e ndryshëm ka mjaft. Shumica prej nesh së paku një herë në jetë e kemi përjetuar fenomenin e njohur në psikologji Deja Vu, kur me ndonjë person, me të cilin takohemi për herë të parë në jetë, na duket se veç jemi njohur më parë, ose kur kemi qenë në ndonjë qytet apo situatë të caktuar dhe atë e përjetojmë sikur na ka ngjarë edhe më herët.

Parapsikologjia dhe hulumtuesja e fenomeneve paranormale nga Rusia, Varvara Ivanova, në laboratorin e Shoqatës shkencore të kërkimeve radioelektronike të Rusisë, me një grup shkencëtarësh të mirëfilltë, intensivisht ka zhvilluar eksperimente rreth mundësisë së dëshmimit shkencor të bartjes së shpirtit pas vdekjes, nga një person i vdekur në tjetrin.

Pas hulumtimeve shumëvjeçare në këtë fushë, ajo publikisht ka deklaruar se i beson reinkarnimit dhe gjatë hulumtimeve të saja të bëra, ka arritur në rezultate të lakmueshme në këtë drejtim. Si metodë kërkimore, Ivanova, më së shumti ka përdorur regresionin e transit të shkaktuar hipnotik përmes metodës së hipnozës. Në një prononcim të saj bërë para mediave, ajo haptas dhe tejet guximshëm ishte shprehur:

Për botën dhe realitetin tonë objektiv ne dimë shumë pak. Që tani mund të deklaroj me plotë përgjegjësi se pas vdekjes fizike të trupit, jeta jon nuk zhduket në tërësi. Ata, të cikët frikohen ta përdorin termin shpirt, ju sugjeroj le ta përvetësojnë nocionin tim origjinal për këtë definim: kompleksi individual energoinformativ.

Esenca nuk është në terminologji, por në thelbin e saj se jeta nuk fillon me lindje dhe as që mbaron me vdekje. Në realitet, kemi të bëjmë me një varg reinkarnime - të ndërrrimit të mbështjellësit tonë fizik, i cili në vete ruan diçka që nuk mund të shkatërrohet - e kjo diçka është fillimi i përhershëm!.

Njohja dhe pranimi i ekzistimit të reinkarnimit - vazhdon Ivanova - do të kishte dhe rëndësinë e hapjes së mundësive të shërimit të mjaft sëmundjeve, veçanërisht që kanë prejardhje psikike.

Si shembull për këtë, ajo tregon rastin, se si me këtë metodë, për qëllime eksperimentale, ka arritur deri te shërimi i një pacienti me fobi (frikë):
- Një inxhinier dyzet e pesë vjeçar, gjithnjë, kur hetonte se rrugës pas tij vinin dy apo tre persona të panjohur, ai ndjente dhembje të papëshkrueshme të shpinës. Analizat e bëra laboratorike - medicinale dëshmonin se praktikisht ai nuk vuante nga asnjë sëmundje.

Me përdorimin e metodës së regresionit përmes hipnozës, këtë person e ktheva në kohën para lindjes dhe zbulova se ai në jetën e përparshme ishte vrarë me revole pas shpine nga personat e panjohur. Kur e njoftova për këtë realitet, ai u bind dhe nga ky moment, kurrë më nuk kishte dhembje. Ishte i shëruar tërësisht!
.
Sigurisht që ne, vetëm me një artikull të këtij lloji, nuk mundemi ta bindim asnjë skeptik se jeta jonë pas vdekjes vazhdon të ekzistojë në ndonjë mbështjellëse tjetër fizike.

Por, nëse u besojmë të dhënave statistikore të gjendje kolektive shpirtërore të popujve që, sipas bindjeve religjioze, reinkarnimin e konsiderojnë si proces të pashmangshëm të shpirtit, atëherë tregohet se këta janë më pak agresiv, shpirtërisht më të qetë, më të moralshëm dhe shumë pak vuajnë nga sëmundjet psikike.

Ata e kanë përballuar në vete frikën nga vdekja dhe kjo i bën që të jenë edhe më të suksesshëm në jetë.
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:21

Si dhe kur ka lindur doktrina mbi pavdekësinë e shpirtit ?

Ideja e pavdekësisë njerëzore është ndër më të lashtat dhe përbën një nga mësimet më themelore të shumicës së feve që nga hershmëria e deri në ditët tona.

Ajo lidhet me besimin në një shpirt të pavdekshëm. Të krishterët kanë besuar dhe vazhdojnë të besojnë në jetën e pasvdekjes, një jetë të përjetshme në qiell ose në ferr. Hinduistët besojnë në rimishërimin.

Judaizmi e ka doktrinë zyrtare ringjalljen e shpirtit, por dhe të trupit.

Pikëpamja myslimane mbështetet në besimin se pas vdekjes ka një ditë gjykimi, ditë kur jeta vlerësohet si para një gjykate dhe njeriu përfundon në parajsë ose në flakët e ferrit.

Budistët e Siri Lankës në ditët e vdekjes, i lënë dritaret e dhomave hapur që të lehtësojnë daljen e shpirtit të të vdekurit nga shtëpia.

Besimi në pavdekësinë e shpirtit thuajse është universal: një gjësend i padukshëm brenda personit, qoftë kjo një frymë, një shpirt, një qenie e brendshme a një hije pa trup është e pavdekshme dhe e vazhdon jetën pas vdekjes së trupit.

Veç atyre feve që përmendëm më lart, dhe besime të tilla si animizmi afrikan, besimi i aborigjenëve të Australisë, shintoizmi japonez, duke kombinuar traditat lokale me doktrinat e feve të tyre, i mbeten idesë se qeniet njerëzore frymërisht janë të pashkatërrueshme.

Kjo doktrinë është një nga gurët e themelit për gjithë teologjinë dhe filozofinë e feve në botë.

Origjina

Gjithë qytetërimet e lashta e kishin të përbashkët mësimin mbi pavdekësinë e shpirtit.

Është e pranuar përgjithësisht nga studiuesit se origjinat e një besimi të tillë të çojnë te babilonasit dhe se që herët egjiptasit, persët e grekët, i ndjenë ndikimet e fesë babilonase.

Në epin sumer të Gilgameshit, heroi ndeshet me vdekjen, vihet në kërkim të pavdekësisë, por shpresa e tij për pavdekësi është një iluzion, vdekja është e pashmangshme. Nga ana tjetër, fakti që bashkë me të vdekurin varroseshin dhe sendet që njeriu do t’i përdorte në jetën e përtejme, na bën të mendojmë se sumerët besonin që jeta në ndonjë mënyrë, në ndonjë formë, vazhdon dhe tej këtij ndryshimi, vazhdonte prapë nëpërmjet kalimit në një lloj jete tjetër, tej kësaj ekzistence që e shkatërron krejtësisht vdekja.

Sipas mitologjisë biblike, qyteti i Babelit, Babilonia, mendohet se u ndërtua nga Nimrodi, një stërnip i Noes. Pas përmbytjes së përbotshme, në ditët e Noes njerëzimi kishte vetëm një fe, një gjuhë.

Pas ngatërrimit të gjuhëve në Babel, ndërtuesit e Kullës ndërprenë punën për lartimin e saj dhe u shpërndanë duke marrë me vete fenë, mësimet fetare babilonase të cilat i përhapën në të gjitha anët e dheut.

Mundet që ky Nimrod, i himnizuar, të jetë perëndia babilonase Marduk. Marduku është heroi i epit tjetër sumer, i epit të Krijimit, që sjell kalimin nga perëndia matriarkale Tiamati, në perënditë patriarkale.

Nga sa thamë më sipër, miti i Kullës së Babelit na çon te ideja se sumero-akadët, në veçanti babilonët, janë vendlindja e idesë së pavdekësisë së shpirtit.

Më tej nga kontaktet, pikëpamjet dhe zakonet babilonase u futën dhe në kultet e egjiptasve. Në Persi, kulti i Mithrës zbulon haptas ndikimet e mësimeve babilonase.

Përzierja e gjerë e elementeve semitikë si në mitologjinë e hershme greke, si në kultet e saj, sot pranohet pa mëdyshje nga gjithë shkenca studimore.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:23

Nga Persia te piramidat

Në Lindje, në Persi, (Irani i sotëm) në shekullin e shtatë p.K., u shfaq një profet i quajtur Zoroastër, i cili për herë të parë solli një mënyrë të re adhurimi që u njoh si zoroastrizëm.

Kjo u bë feja e Perandorisë Persiane që dominonte botën shumë më përpara se Greqia të bëhej ajo fuqia e madhe që njohim.

Shkrimet zoroastriane thonë se në pavdekësi, shpirti i të drejtit do të jetë gjithmonë në hare, por shpirti i gënjeshtarit sigurisht në mundime do të jetë.

Dhe këto ligje Ahura Mazda (d.m.th., Perëndia i mençur) i ka vendosur nëpërmjet autoritetit të tij sovran.

Mësimi i pavdekësisë ishte pjesë përbërëse dhe e fesë persiane para- zoroastriane.

Fiset e lashta iraniane u çonin ushqime dhe veshje shpirtrave të të vdekurve, për t’i marrë ato me të mirë, që t’u sillnin dobi në këtë botë dhe në botën e përtejme.

Jeta pas vdekjes ishte besimi qendror i egjiptianëve. Ata besonin se shpirti i të vdekurve do të gjykohej nga Osiris, kryeperëndia e botës së përtejme.

Në një skenë të dokumentuar në një papirus të shekullit të 14-të p.K., shohim perëndinë e të vdekurve që çon shpirtin e një shkruesi përpara fronit të Osirisit.

Perëndia e së vërtetës dhe e drejtësisë vë zemrën e tij në peshore.

Thoth, një tjetër perëndi, shënon përfundimet. Nëse zemra e njeriut nuk peshon rëndë nga fajet, ai e kalon provën, lejohet të hyjë në mbretërinë e Osirisit dhe të marrrë pavdekësinë, ndryshe, atë e përpin aty për aty figura e një përbindshi femër që pret e gatshme pranë peshores.

Egjiptianët i ballsamosnin të vdekurit e tyre dhe i ruanin trupat e faraonëve nëpër piramida madhështore, se besonin që mbijetesa e shpirtit varej nga ruajtja e trupit.

Shpirti mund të vinte te trupi dhe jeta të rifillonte prapë, ashtu si ndodh shterrja dhe ngritja sërish e ujërave në shtratin e Nilit.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:24

Nga Pitagora te Platoni

Se një shpirt vazhdon të jetojë pas vdekjes, këtë si ide ndër grekët e gjejmë te matematikani i famshëm i shekullit të gjashtë p. K., te Pitagora.

Ai besonte se shpirti ishte i pavdekshëm dhe objekt transmigrimi.

Para tij, Talesi i Miletit, filozofi grek më i hershëm që njohim, besonte se një shpirt i pavdekshëm ekzistonte jo vetëm te njerëzit, kafshët e bimët, por dhe te sende të tilla si magnetet, meqenëse ato mund të tërhiqnin hekurin.

Grekët e lashtë besonin se shpirtrat e të vdekurve kalonin me varkë nëpër lumin Stiks, për te një botë e përtejme, një mbretëri shumë e madhe nëntokësore.

Atje, pasi gjykatësit jepnin vendimin, shpirtrat shkonin ose në një burg me mure të larta ku torturoheshin, ose lumturoheshin në fushat e Elisit.

Sokrati, filozofi grek i shekullit të pestë p.K., i dënuar për paperëndishmëri dhe për korruptim të të rinjve, pak më përpara se të pijë kupën e helmit, u paraqet nxënësve të mbledhur rreth tij, një varg me argumente që provonin se shpirti është i pavdekshëm dhe se nga vdekja nuk duhet pasur frikë. Studenti i tij, Platoni, na i bën të njohura këto ndodhi dhe ide në esetë e tij Phaedo dhe Apologji.

Sokrati dhe Platoni janë nismëtarët që e përpunuan dhe e çuan më tej idenë mbi shpirtin e pavdekshëm.

Ata, duke e argumentuar dhe shtjelluar teorikisht, e përsosën konceptin mbi shpirtin, e shndërruan atë në një mësim filozofik të denjë e të pëlqyer për mendjet e të diturve të kohës dhe, siç do ta shohim, edhe për më tej se sa ata të kohës së tyre.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:25

Hebraizmi dhe konceptet greke

Ka dijetarë që mendojnë se, qoftë duke u premtuar një jetë më të mirë përtej varrit, qoftë një rilindje të dytë, ose këto që të dyja së bashku, feja, midis të tjerash, është mënyra më e mirë për t’i pajtuar njerëzit me faktin që një ditë ata duhet të vdesin.

Rrënjët e hebraizmit shtrihen së paku 2000 vjet p.K., zënë fill që nga Abrahami.

Shkrimi i shenjtë hebraik, bibla, filloi të shkruhet 16 shekuj p.K. dhe përfundoi së shkruari në kohët kur tashmë Sokrati dhe Platoni e kishin formuluar teorinë mbi pavdekësinë e shpirtit. Ç’thoshin shkrimet biblike mbi pavdekësinë e shpirtit?

Nga shkencëtarët pranohet se vetëm në periudhën pas-biblike u kristalizua një bindje e qartë dhe e qëndrueshme mbi pavdekësinë e shpirtit… dhe kjo u bë një nga gurët e themelit për besimet hebraike dhe të krishtera.

Hebrenjtë e hershëm besonin në ringjalljen e të vdekurit, por kjo duhet dalluar nga bindja në pavdekësinë e shpirtit.

Në biblën hebraike personi mbahej si një i tërë; shpirti nuk dallohej prerë e qartë nga trupi. Trupi dhe shpirti vdisnin njëherësh dhe do të ringjalleshin po kështu në ditën e fundit.

Me pushtimet e Aleksandrit të Madh në Lindje, nisur në vitin 334 p.K., me planin e tij të helenizimit, të depërtimit të gjuhës, kulturës dhe filozofisë greke në tokat e pushtuara, ishte e pashmangshme një përzierje e kulturës greke me atë hebraike.

Në shekullin e tretë p.K., filloi përkthimi i shkrimeve hebraike në gjuhën greke, i quajturi Septuaginta.

Shumë johebrenj u bënë të afërt me fenë e biblës dhe, nga ana tjetër, shumë hebrenj u bënë filozofë (gjë e panjohur më parë), ndër ta ishte Pilo i Aleksandrisë që u vu ta shpjegojë hebraizmin me terma të filozofisë greke.

Me anë të një sinteze unike të filozofisë platonike me traditën biblike, Pilo shtroi rrugën për mendimtarët e mëvonshëm të krishterë dhe për ata hebrenj.

Pilo mendonte se vdekja e rivë shpirtin në gjendjen e tij fillestare, e kthen në stadin e paralindjes.

Duke qenë se shpirti i përket botës frymore, jeta në trup nuk është gjë tjetër veç një episod i shkurtër dhe shpesh i mjerë.

Talmudi, përmbledhja e shkruar e atij që quhet ligji gojor hebraik, shoqëruar këto me shpjegime dhe komente të mëvonshme, i përpiluar nga rabinët që nga shekulli i dytë mbas K. deri në Mesjetë, jep idenë e ekzistencës së vazhdueshme të shpirtit pas vdekjes së trupit.

Talmudi flet edhe për të vdekur që takojnë të gjallët; nën ndikimin e platonizmit, rabinët e talmudit besonin në paraekzistencën e shpirtrave.

Më pas, literatura mistike e Kabalave hebraike shkon aq larg sa mëson dhe rimishërimin.

Me origjinën në Indi, doktrina e rimishërimit shfaqet në librat Bahir dhe Zohar të Kabalave çifute; ajo u pranua gjerësisht nga mistikët; luan një rol të rëndësishëm dhe në literaturën e në besimet e rabinëve hasidikë.

Në Izrael sot rimishërimi pranohet në masë të madhe si një mësim hebraik.

Pra, ideja e pavdekësisë së shpirtit nën ndikimin e filozofisë greke, pranohet sot nga të gjitha fraksionet e hebraizmit.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:26

Krishtërimi dhe platonizmi

Deri tani kemi parë se pavdekësia e shpirtit është një mësim fetar dhe një dogmë e filozofisë dhe e besimeve pagane.

Krishtërimi filloi me Jezu Krishtin. Ai si hebre që ishte, besonte në ringjalljen e trupit, po dhe të shpirtit.

Nga mesi i shekullit të dytë, të krishterët që kishin një përgatitjeje të mirë në filozofinë greke, ndjenë nevojën që ta shpehin besimin e tyre në termat e kësaj filozofie.

Filozofia që u përshtatej atyre më mirë ishte platonizmi.

Ngritja e krishtërimit në rangun e një filozofie, e një teologjie të përpunuar nga mendimtarët, bëhej edhe për të joshur paganët e arsimuar; kështu do të realizohej sinteza gjithëpërfshirëse e botës judeo-kristiane.

Dy qenë filozofët e parë që ushtruan ndikim të ndjeshëm mbi doktrinat e krishtërimit. Ata ishin Origjeni i Aleksandrisë (185-254) dhe Agustini i Hipos (354-430).

Nëpërmjet tyre shpirti u përcaktua si substancë frymore, u hartua dhe formulimi filozofik mbi natyrën e tij.

Origjeni ishte nxënës i Klementit të Aleksandrisë, i të parit filozof që huazoi hapur traditën greke mbi shpirtin.

Origjeni nga ana e tij, përfshiu në krishtërim gjithë dramën kozmike mbi shpirtin, të marrë krejtësisht nga Platoni.

Shën Agustini nga disa të krishterë mbahet e vlerësohet si filozofi më i madh ndër gjithë etërit e kishës.

Më parë se të kthehej në të krishterë, në moshën 33-vjeçare, Agustini kishte treguar interes të thellë për filozofinë; si dhe Plotini, ai ishte një neoplatonist.

Do të mbetej neoplatonist dhe mbas kthimit në të krishterë; siç thuhet në New Encyclopedia Britannica: “Mendja e tij ishte furra e shkrirjes, ku feja e Dhjatës së Re ishte përzierë plotësisht me traditën platonike të filozofisë greke”.

Doktrina e tij mbi shpirtin që, deri vonë në shekullin e 12-të, qendroi si standardi i vetëm i pranueshëm në Perëndim, i detyrohet shumë neoplatonizmit.

Në shekullin e 13-të, Thoma Akuini, një ndjekës i Aristotelit, do të ndikojë mbi kishën me mendimet e tij, por pa e prekur mësimin rreth pavdekësisë së shpirtit.

Aristoteli kishte bindjen se trupi e shpirti vdesin bashkë dhe ajo që mbetet e përjetshme nga njeriu është një intelekt abstarakt, por jo personal. Kisha kishte mendimin se shpirtrat personalë i mbijetojnë vdekjes.

Thoma Akuini modifikoi pikëpamjen e Aristotelit mbi shpirtin dhe shpalli se pavdekësia e shpirtit mund të provohet nga arsyeja.

Reformistët Protestantë të shekullit të 16-të kundërshtuan dogmën mbi purgatorin, por nuk e luajtën aspak teorinë mbi shpirtin; ata i mbetën idesë së shpërblimit dhe të ndëshkimit të përjetshëm.

Fryma që buron drejt nga Shpirti i shenjtë u jepet gjithë të krishterëve dhe me të edhe jeta e përjetshme.

Të krishterët kanë siguri kur profetizojnë për ringjalljen, kur janë në pritje për një qiell të ri e për një tokë të re, për mbretërinë e ardhshme qiellore nën Krishtin, për një njerëzim të ri, të përsosur e në paqë, ku mundimet e vdekja nuk do të ekzistojnë, kur njerëzit nuk do ta provojnë më vdekjen.

Mësimi mbi pavdekësinë e shpirtit mbizotëron në të gjitha grupet e fraksionet e krishtera.

Filozofë dhe psikologë të sotëm mendojnë se në të vërtetë feja, për pjesën më të madhe të njerëzve në botën perëndimore do të thotë vetëm pavdekësi dhe asgjë tjetër. Perëndia është prodhues i pavdekësisë.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:27

Pavdekësia dhe islami

Islamizmi u themelua nga Muhamedi, të cilit iu bë thirrja që të jetë profet në moshën 40-vjeçare.

Nga myslimanët, besohet se atij iu dhanë një varg zbulesash në një periudhë prej 20 deri në 23 vjetësh, nga viti 610-632, në ditën e vdekjes së tij.

Këto zbulesa janë shkruar në Kuran, në librin e shenjtë të myslimanëve. Në këto kohë, hebraizmi dhe krishtërimi e kishin pranuar konceptin platonik mbi shpirtin.

Myslimanët besojnë se me fenë e tyre kanë arritur pikën më kulmore të zbulesave që u janë dhënë hebrejve dhe të krishterëve.

Kurani citon shumë nga shkrimet hebraike dhe nga ato greke e të krishtera.

Po në mësimet mbi pavdekësinë e shpirtit, Kurani nuk përputhet me këto shkrime. Kurani mëson se njeriu ka një shpirt që vazhdon të jetojë pas vdekjes.

Flet për ringjalljen e të vdekurve, për një ditë gjykimi dhe për fatin e fundmë të shpirtit: ja mbërritjen në një kopsht qiellor, ja ndëshkimin në flakët e ferrit.

Fillimisht, shpirti i të vdekurit shkon në Barzah, në Ndarësin, në vendin ose në gjendjen ku njerëzit pas vdekjes vihen në pritje përpara Gjykimit, (Syreja 23: 99, 100, shënimi në Kuranin e shenjtë).

Shpirti këtu është i vetëdijshëm, ai po përjeton atë që quhet “Ndëshkimi i varrit” për atë që ka qenë person i lig, ose po gëzon lumturinë për atë që ka qenë besnik.

Po dhe besimtarët duhet të vuajnë disa tortura për shkak të mëkateve, sado të pakta, të cilat nuk i shmangën dot kur ishin të gjallë.

Në ditën e Gjykimit, secili merr përjetësisht fatin e tij, duke i dhënë fund kësaj gjendjeje të përkohshme.

Ideja e pavdekësisë së shpirtit në hebraizëm dhe në krishtërim erdhi më pas, nga ndikimet e platonizmit, kurse në islamizëm koncepti u mbrujt që në fillimet e kësaj feje.

Mandej dhe dijetarët arabë janë përpjekur që të sintetizojnë mësimet islame me filozofinë greke.

Në fakt, bota arabe do të ishte e ndikuar në masë nga idetë e Aristotelit. Dijetarë e mëdhenj arabë Avicena dhe Averroes e shtjelluan dhe e përpunuan hollësisht mendimin aristotelian.

Në përpjekjet e tyre për të harmonizuar mendimet greke me mësimet myslimane mbi shpirtin, ata u bigëzuan në dy teori të ndryshme.

Avicena do të shpallë se shpirti personal është i pavdekshëm.

Averroes do të argumentojë mendimin e tij të kundërt me këtë pikëpamje. Dhe prapë, pavdekësia e shpirtit mbetet besimi më i patundur i myslimanëve.

Të tre fetë e sotme monoteiste (hebraizmi, krishtërimi dhe myslimanizmi) i përmbahen doktrinës themelore mbi pavdekësinë e shpirtit.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:29

Taoizmi dhe konfucianizmi

Taoizmi u themelua nga Lao Cu në shekullin e gjashtë p.K. Doktrina Tao (udha e natyrës) është më kryesorja e taoizmit; sipas saj, synimi i njeriut, i gjithë aktivitetit njerëzor, është që të arijë të jetë në harmoni me natyrën. Pikëpamja taoiste mbi pavdekësinë, shkurt, mund të paraqitet kështu: Tao është parimi mbizotërues i universit; Tao nuk ka fillim as fund; duke jetuar në pajtim me Taon, individi shkrihet me të dhe bëhet i pavdekshëm.

Në përpjekjet për t’u bërë njësh me natyrën, taoistët, me kohë, filluan të mendojnë për pafundësinë dhe për aftësitë ripërtëritëse të saj.

Ata kujtonin se duke u harmonizuar më natyrën, me Taon, mund të arrinin të njihnin sekretet e natyrës dhe imunizimin nga sëmundjet, nga dëmtimet fizike, deri dhe nga vdekja.

Taoistët ushtronin meditimin, ushtrimet frymëmarrëse, dietën e veçantë dhe rrekeshin se kështu do të shmangnin plakjen dhe vdekjen trupore.

Filluan të qarkullojnë legjenda mbi të pavdekshmit që fluturonin mbi re dhe që mund të shfaqen a të zhduken kur të duan.Tempujt taoistë ishin mbi maja malesh të veçuar ose në ishuj të largët.

Të pavdekshmit taoistë, sipas legjendës, ushqeheshin me vesë dhe fruta magjike, jetonin thellë në këto male ose në ishuj që nuk arrihen as po të udhëtosh me vite dhe vite.

Në vitin 219 p.K. perandori Çin (Shih Huang Ti) nisi një flotë me tre mijë djem dhe vajza drejt ishullit mitik P’eng-lai, vendbanim i të pavdekshmëve, prej nga do të sillnin barin e pavdekësisë. Sigurisht që ata nuk u kthyen kurrë më.

Kërkimet për jetën e përjetshme, i çuan taoistët drejt alkimisë, shpikjes së ilaçeve të pavdekësisë.

Sipas pikëpamjes taoiste, jeta ngjizet kur dukuritë e kundërta yin dhe yang (femërore dhe mashkullore) shkrihen me njëra-tjetrën.

Në imitim të natyrës, duke shkrirë plumbin (i errët ose yin) me mërkurin (i shndritshëm ose yang), alkimistët mendonin se do të prodhonin pilulën e pavdekësisë.

Me budizmin, në shekullin e shtatë pas K., u kalua drejt një amalgame të dukurive budiste me spiritizmin dhe adhurimin e të parëve; morën formë dhe përmbajtje bindjet për një jetë të mëpasshme, që në kultin tradicional kinez të të parëve, ishin disi të përcipta.

Konfuçi, ( jetoi në shekullin e gjashtë p.K.), filozofi më në zë i gjithë kulturës kineze, nuk u mor me problemet e jetës dhe të vdekjes.

Ai la një bllok mësimesh mbi mirësinë, mbi nevojën e domosdoshme të diturisë, mbi sjelljen morale të njerëzve në shoqëri.

Ai, në pajtim me sistemin e tij hierarkik shoqëror, mbante anë nga adhurimi i të parëve dhe theksonte zbatimin e devotshëm të riteve e të ceremonive që lidheshin me paraardhësit e vdekur.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:29

Jainizmi dhe sikizmi

Jainizmi është një fe indiane e shekullit të gjashtë p.K. Themeluesi i saj, Vardhamana Mahavira, mësonte se të gjitha qeniet e gjalla kanë shpirt të pavdekshëm (ata mbanin këpucë me zilka që të mos shkelnin as mizat), mësonte se shpëtimi i shpirtit nga robëria e Karmës arrihet vetëm me vetëmohim dhe vetëdisiplinim të skajshëm dhe sidomos, nga zbatimi i prerë i mospërdorimit të dhunës ndaj të gjitha krijesave.

M. Gandi ishte jainist. Jainistët, sidoqë disa janë ndër bankierët më të njohur indianë, u përmbahen edhe sot këtyre mësimeve.

India është dhe vendlindja e sikizmit, një fe që sot praktikohet nga 19 milionë njerëz.

Guruja Nanak, në shekullin e 16-të, vendosi që çka më të mirë hinduizmi ta ndërthurë me myslimanizmin dhe kështu themeloi një fe të re. Sikizmi përshtati në islamizëm bindjet hinduiste të pavdekësisë së shpirtit, të rimishërimit dhe të karmës.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:30

Shintoizmi japonez

Para se të mbërrinte budizmi, në shekullin e gjashtë mbas K., në Japoni feja përmbante bindje të lidhura me moralin dhe zakonet popullore vendase.

Shinto, që do të thotë udha e perëndive, lidhet me ritet bujqësore të kultivuesve të orizit, rite që ndikonin në organizimin sa më të qëndrueshëm të bashkësive fshatare.

Sipas bindjes shintoiste, një shpirt i larguar ka ende personalitetin e tij, por mbetet i njollosur nga vdekja.

Ritet e vdekjes, ritet përkujtimore, të kryera nga familiarët, e pastrojnë, e kullojnë atë deri në heqjen e të gjitha ligësive, gjersa shndërrohet në një karakter aq paqësor e aq mirëdashës, sa me kalimin e kohës ky shpirt i të parëve merr rolin e një hyjnie mbrojtëse për pasardhësit.

Nga bashkëjetesa me budizmin, shintoizmi mori dhe doktrinën e parajsës.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:31

Hinduizmi dhe Rimishërimi

Pranohet se qendra më e rëndësishme për ndikimin fetar në të gjithë Azinë ka qenë India. India ka lindur besime të shumta si hinduizmin, budizmin, jainizmin, sikizmin, etj. dhe njëri prej tyre, budizmi, ka ndikuar pothuajse në gjithë Azinë Lindore. Nga kjo, shumë kultura aziatike e mbajnë ende Indinë si vendlindjen e tyre frymërore.

Në të njëjtën kohë me Pitagorën, në shekullin e gjashtë p.K. dhe në Indi shumë dijetarë hinduistë, aty pranë lumenjve Ind dhe Gang, po përpunonin teorinë e transmigrimit të shpirtrave.

Shfaqja e njëkohshme e kësaj bindjeje në Greqi dhe në Indi, sipas shkencës, vjen nga lëvizjet e popujve indoeuropianë, të cilët në shtegtimet e tyre nga një kontinent në tjetrin, bartnin me vete dhe idenë e transmigrimit.

Hinduizmi si fe në Indi zë fill po me shfaqjen e arianëve rreth vitit 1500 p.K. Bindja induiste që nga fillimet ishte se shpirti është i ndryshëm nga trupi dhe se shpirti i mbijeton vdekjes. Ata adhuronin të parët dhe u ofronin ushqime shpirtrave të të vdekurve.

Shekuj më vonë, të diturit hinduistë që ndesheshin me problemet universale të së keqes dhe të vuajtjeve midis njerëzve, i kombinuan këto me ligjin e Karmës (ligj i shkak-pasojës, i përzierë me fatin) dhe zhvilluan teorinë e rimishërimit, nëpërmjet të të cilit meritat dhe fajet në një jetë shpërblehen a ndëshkohen në jetën tjetër.

Shpirti nga një trup i vdekur rimishërohej, lindte prapë në një trup njeriu tjetër, por mund të rimishërohej edhe te një kafshë, sipas meritës, sipas sjelljes shoqërore në jetën e mëparshme.

Më vonë, shkallë-shkallë, do të marrë formë dhe një koncept tjetër filozofik, koncepti Brahman-Atman. Atmani, esenca e çdo gjëje mbi tokë, e çdo njeriu, pas sa e sa rimishërimesh, bashkohet me Brahmanin (realiteti më i lartë, më i përjetshëmi, më i fundit) dhe arrihet Nirvana: bekimi, shenjtërimi dhe njëkohësisht, lirimi nga cikli i transmigrimit.

Ky është dhe synimi më i lartë, më përfundimtar i hinduizmit.

Ideja e metempsikozës, transmigrimi i shpirtrave në një jetesë të mëpasshme, përbën bazën e brahmanizmit, po dhe të budizmit.

Pavdekësia, duke kaluar provën e gjatë nëpër rimishërime e transmigrime, për hinduizmin është një e drejtë e lindur e të gjithëve, jo privilegj i një pakice të lumtur.

Për fetë monoteiste një jetë e vetme përcakton fatin përfundimtar të shpirtit, parajsën a ferrin, për hinduizmin shpirti e arrin shënjtërimin pas shumë e shumë rilindjesh.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Neo 01.03.10 12:32

Rimishërimi - Budizmi

Budizmi u themelua në Indi rreth shekullit të pestë p.K. Duke qenë se lindi nga hinduizmi, mësimet mbi pavdekësinë i kanë disi të ngjashme.

Sipas budizmit, ekzistenca është një cikël i vazhdueshëm rilindjeje dhe vdekjeje dhe ashtu si në hinduizëm, gjendja individuale e secilit në jetën e tij të tanishme, varet e vendoset nga veprat e jetës së tij të mëparshme.

Por budizmi nuk e shpjegon ekzistencën në termat e një shpirti personal që mbijeton vdekjen.

Buda vështroi në psikën njerëzore një seri kalimtare të gjendjeve psikologjike të ndërprera, të cilat mbahen bashkë vetëm nga dëshira.

Diçka, ndonjë gjendje ose forcw, vazhdon të kalojë nga një jetë në një tjetër.

Ajo që quajmë vdekje është mosfunksionim i plotë i trupit fizik. Qenia e gjallë është kombinimi i forcave ose i energjive mendore dhe fizike.

Budizmi thotë se me vdekjen, nuk ndalen të gjitha këto forca dhe energji.

Ato (vendosmëria, vullneti, etja për të ekzistuar si forcat më të mëdha në botë e që e vënë në lëvizje gjithë botën, për të përjetuar rilindje të vazhdueshme), arrijnë ta shfaqin veten në një formë tjetër, duke prodhuar riekzistencë, e cila, për budistët, quhet rilindje.

Ekzistenca është e përjetshme në qoftë se individi arrin synimin përfundimtar të Nirvanës, lirimin nga cikli i rilindjeve. Nirvana budiste (jo si e hinduistëve) nuk është as arritje e lumturisë, as bërja njësh me realitetin e fundit.

Është thjesht një gjendje e mosekzistencës; vendi i pavdekshëm tej ekzistencës individuale, një asgjë pa dhembje e pa dëshira.

Budistët janë të nxitur që më mirë ta kapërcejnë pavdekësinë duke arritur Nirvanën, se sa të kërkojnë atë.

Teksa përhapej më tej Indisë, budizmi i modifikoi mësimet e tij në pajtim me bindjet lokale të atyre vendeve. Budizmi Mahayan, forma dominuese e budizmit kinez dhe japonez, beson në bodhisattvasin qiellor, ose Budën e ardhshëm.

Një bodhisattvas e shtyn hyrjen në Nirvanë me qëllim që të përjetojë rilindje të pallogaritshme; madje mund të vazhdosh ciklin e rilindjeve edhe pasi e ke arritur Nirvanën.

Po në këto vende, sipas doktrinës së Tokës së Kulluar, të krijuar nga Buda Amida, kush e thërret me besim Budën, rilind në Vendin e Kulluar, ku kushtet ta bëjnë të mundur arritjen e ndriçimit përfundimtar.

Nga ky zhvillim, në imagjinatën popullore, nirvana rivendoset si synimi më i lartë.

Budizmi tibetian përfshin shumë bindje lokale si ajo mbi Librin e të Vdekurve, i cili e përshkruan fatin e njeriut në një gjendje të ndërmjetme, përpara se të jetë i rilindur.

Thuhet se të vdekurit i ekspozohen dritës së ndritshme të realitetit të fundit dhe, ata që nuk mund ta durojnë dritën, nuk e fitojnë lirimin, janë tashmë të rilindur.

Është e qartë që budizmi në gjithë format e tij të mundshme e përmban idenë e pavdekësisë.

Sadik Bejko
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Elizza 03.04.10 13:05

RIMISHËRIMI NUK ËSHTË I MUNDSHËM, SIPAS KURANIT

(Nga intervista e drejtpërdrejtë e z.Adnan Oktar në
TV Kral Karadeniz dhe TV Kanal Ufra, 21 Tetor 2009)

Adnan Oktar: Shiko, nëse ata besojnë në rimishërim, atëherë puna jonë me të vërtet është tepër e lehtë. Ekzistojnë adhurues të djallit si dhe stanistët, mirëpo kjo në fakt është veçse një fiksim i tyre dhe ata në të vërtet nuk besojnë në asgjë. Po që se ata do të besonin, do të ishte tepër e lehtë që ata ti shndërronim në mysliman, dhe ti kthenim në mysliman. Çështje çasti.

Nëse një person do të besonte vërtet në rimishërim, atëherë çështja pothuajse është e kryer dhe e përfunduar. Ata besojnë në ekzistencën e shpirtit, dhe se shpirti mund të bartet diku tjetër. Kjo është e lehtë që ata të bëhen mysliman. Mirëpo pasuesit e rimishërimit nuk besojnë me të vërtet në një gjë të tillë. Ata vetëm thonë se besojnë, mirëpo në të vërtet nuk ekziston një pyetje e tillë.

E sipas Kur’anit, rimishërimi në çfarëdo mënyre, është i pamundur. Allahu thotë “ekziston një perde,” ku “ata nuk mund të shikojnë përtej.” Pasi që një person të vdesë dhe të kalojnë në jetën e përtejme, ai nuk mund të rikthehet më prapa. Mirëpo, vazhdimisht kthehet në jetë gjatë ëndrrave, e cila i ngjanë vdekjes. Dikush që flenë vdes çdo ditë.

Atyre u merret shpirti. Ndërsa Allahu ua kthen shpirtin çdoherë kur zgjohen. Mirëpo, Allahu gjithashtu thotë se Ai nuk ua kthen atë disa njerëzve. Kështu që ata nuk ngritën nga gjumi. Prandaj i gjejnë ata të vdekur, apo jo? Ekzistojnë edhe shumë raste të ngjashme.

Ata thonë se shpirti futet në bimë ose barë... dhe pa qëllim. Çfarë mund të bëjë shpirti i një njeriu në një insekt? Çfarë mund të mësojë? Si mund të përfitojë? Le të supozojmë se një gjë e tillë ka ndodhur; cili do të ishte qëllimi? Insektet nuk kanë logjikë. Ato veprojnë sipas frymëzimit të Allahut, duke bredhur nëpër barë. Nuk ekziston kurrfarë vendi për ta zhvilluar inteligjencën apo ku do të arrihej ndonjë kulturë, arsimim apo dije.

Natyrisht insektet nuk kanë logjikë. Prandaj Allahu na jep jetë të gjatë. Njerëzit jetojnë 70 apo 80 vjet. Apo 40-50 vjet. Në një ajet Allahu i Plotfuqishëm pyet, “A nuk u është dhënë kohë e mjaftueshme?” Të tillët kërkojnë nga Zoti ynë që ti kthejë prapë, dhe se do të jenë myslimanë të përkryer.

Nevoja që dikush të punojnë sipas vullnetit të lirë i është marrur, sigurisht pasi që tani më ata e kanë parë Xhenetin dhe Xhehenemin. Ata mendojnë se janë shumë të zgjuar. Mirëpo Allahu thotë “edhe po që se ata do të ktheheshin prapë do të vepronin njëjtë.” Për shkak se ata do të ktheheshin në gjendje harrese.

Për shembull, dikush mund të zgjohet dhe të thotë se kishte pa në ëndërr se po dërgohej në Xhehenem. Kësisoj ai do të shkaktoj edhe më shumë vuajtje. Sidoqoftë, ai do ta harroj atë. Atëherë, personi nuk vepron sipas përvojës. Prandaj Allahu thotë se koha që na është dhënë në dispozicion neve, është e mjaftueshme. Njerëzimit i është dhënë jetëgjatësi e mjaftueshme.

Asnjëri nuk mund të ketë ndonjë justifikim. Ne kalojmë nëpër këtë trajnim. E se çfarë personi është dikush mund të shihet gjatë këtij procesi të të mësuarit. Nuk ka kurrfarë arsyeje që dikush të kalojnë në një mace, dhe pas maces në bari apo lule. Një gjë e tillë nuk ekziston dhe s’ka mundësi të ndodhë.
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Berti69 23.01.11 2:42

Ekzistenca e një jete pas vdekjes nuk ka asnjë dyshim në mendjen time, por kuptohet pa nocionet e saj fetare që i ndotin njerëzit dhe i çojnë ndonjëherë në drejtim të gabuar.
Pra për mua nuk ka ferr, nuk ka parajsë, po ka vetëm bashkim me esencën, me energjinë, me dritën.
Ne mbajmë përgjegjësi për veprimet tona, kështu që unë mendoj se ne jemi ata që kemi qenë, nga ajo që kemi bërë.
Kalimi këtu për mua është më shumë se një ëndërr e zgjuar sesa një realitet i vërtetë, sepse realiteti ynë i vërtetë është përtej mishërimit në dimensionin tonë global.
Duhet të kemi një mendje të hapur mbi jetën pas kësaj bote dhe fakti që ne jetojmë këtu është vetëm një përvojë e llogaritur në kohë.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  gjilanasi 30.03.11 20:29

Jeta në jetën e kaluar

Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerëz vjen deri te kujtesa e ndonjë individi ose individëve të cilët kanë jetuar në lokalitete tjera hapësinore e kohore.

A është kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ç'është? A e kemi parë ndonjëherë?

Mistiku hindus, i cili u lind në fundin e shekullit të XIX dhe vdiq më 1969, Meher Baba veten e emëroi si Avatar (mishërim apo inkarnim i Zotit). Ai shkroi librin "Zoti Flet" dhe kishte dëshmi për pohimet e veta nga “sadguru”-të (pesë mësuesit e përsosur të cilët presin dhe "stërvitin" zotin).

Kontradikta e vërtetë del kur mistiku hindus Sathya Sai Baba, i lindur më 1926, i cili në moshën 13 vjeçare shkel një akrep dhe thumbuhet nga ai, kështu që bëhet i vetëdijshëm dhe thotë se është Avatar. Përndryshe, ky ende jeton (dhe mendon se do të jetojë edhe 24 vjet). Edhe ky kishte dëshmi mbi pohimet e veta. Këtu na shkoqitet pyetja: Si, prej vitit 1926 deri më 1969 në Tokë ecnin dy Zota?!

Hulumtuesit padyshim konstatonin se te disa njerëz vjen deri te kujtesa e ndonjë individi ose individëve të cilët kanë jetuar në lokalitete tjera hapësinore e kohore. A është kjo dukuri e shkaktuar nga ana e shpirtit? Shpirti, ç'është? A e kemi parë ndonjëherë?

A është vetëm personifikim areal i emocioneve tona apo përfshin ndonjë hapësirë dhe kohë? Këtë nuk mund ta dimë kurrë. Sa më shumë që gjejnë shkencëtarët kundër fakte, aq mistikët i japin lloje aftësive të shpirtit.

Do ta jap edhe një shpjegim që më takon mua dhe i cili ka një anë satirike dhe anekdotike. Përndryshe këtë hipotezë e pata zhvilluar kur isha "mysliman i vërtetë".

Në religjionin islamik, si dhe në religjionet tjera monoteiste, mbizotëron besimi se pranë çdo njeriu qëndrojnë edhe dy engjëj, Kerameni dhe Katibini (në filozofinë "New Age" fituan rol aktiv dhe quhen Udhëheqës), të cilët i shkruajnë të gjitha veprat tona të mira dhe të këqija.

Kur njeriu vdes, më nuk i nevojiten engjëjt (sepse "atje" nuk ka mëkate ose mirësi), kështu që në Ahiret grumbullohen këta engjëj. Zoti, i kacafytur me këtë "katastrofë ekonomike", erdhi te një ide gjeniale, që foshnjave të posa lindura t'u caktojë engjëjt e pensionuar (po ashtu të përzier mes veti).

Ata rregullisht do ta kryejnë detyrën e vet. Mirëpo, derisa klienti i tyre është ende fëmijë (pasi që atëherë nuk shkruhet për të asgjë) këta engjëj, që ta thyejnë monotoninë, flasin mes vete mbi përvojat e njerëzve të kaluar. Informatat në fragmente do të vijnë edhe deri te vetëdija e klientit. Për këtë dhe fëmijëve më së shumti iu kujtohet jeta e kaluar. Me këtë teori mund të shpjegohet edhe rasti i dr. Scottit.

Ta lëmë shakanë anash dhe ta analizojmë shpjegimin tjetër që mori emrin "teoria holografike". Hologrami është fotografi tredimensionale e cila edhe në pjesët më të imëta të tij përfshin tërë komponentin e fotografisë.

Kështu ekziston edhe hipoteza - Bootstraping, e cila u zhvillua nga ana e fizikanti David Bohm dhe matematikanti John Bell dhe të tjerëve që thonë "se në çdo grimcë ekziston gjithë universi, gjegjësisht informatat mbi vetitë e tij në hapësirë dhe kohë". Kjo në filozofinë hinduse është e njohur si Akasha, ndërsa në Islam si.i Levh-i Mafhuz (ose "Gayb").

Sipas kësaj teorie njeriu në ditët e veta rinore, për shkak të disa nevojave psikologjike, prej akashës merr informata në lidhje me ndonjë vashë, dhe kështu ai zgjedh alter-egon e vet. Por edhe kjo teori ka mangësitë e veta, dhe pasi që krejt kjo bazohet në shpekulimet matematikore, nuk mundemi asgjë të përcaktojmë, sepse as nuk janë shpjeguar mënyrat e perceptimit të këtyre "diturive të fshehta".

Por ka edhe raste të kujtesës së jetëve të kaluara ku kjo teori nuk mund të ofrojë shpjegim. Njëri prej rasteve është i shënuar në librin e B.D.Benediktit "Bota paralele".

Një çek i ri, i pasionuar pas dekorit të brendshëm të salloneve të epokës së rokokosë, më 1965 rastësisht viziton një pallat në Austri. Aty kupton se dekori aq i vulosur në mendjen e tij i takon atij pallati, dhe zbulon se një vashë e re, qe kishte jetuar aty, kishte qenë e dashura e tij në jetën e kaluar të vet.

Teoria holografike e cila thotë, se "personalitetet e reinkarnuara" zgjidhen rastësisht këtu bie poshtë në këtë shembull unikat. Për vërejtjet e kontradiktave në këtë hipotezë i jemi mirënjohës hulumtuesit kroat mr. Drago Pleçkos.

Teoria e tretë e cila u mundua të jetë më shkencorja (mund të thuhet më ateistikja) i ka rrënjët në v.1962.

Qysh atëherë psikologu James Mc Connell nga Michigan Unversity dëshmoi se dituria mund të hahet! Ai skrajat shpatuke i mësoi për një refleks të caktuar, dhe pastaj i mbyste ato, duke u dhënë skrajave të tjera të pamësuara për t'i ngrënë të mbyturat; kështu që edhe skrajat e pamësuara veç dinin më pas refleksin e tillë. Hulumtuesi suedez Holger Hyden në eksperimentet me minj, bashkë me Allen Jacobsonin nga UCLA dhe disa shkencëtarë tjerë dëshmuan se në materien përcjellëse luan rol acidi ribonukleik (ARN).

Më vonë Georges Hungar nga Baylor Universiteti, në minj krijoi frikën prej errësirës (minjtë zakonisht errësirën e dojnë më tepër se dritën) me ndihmën e efektit të Mc Connellit.

Në këta shembuj vërejtëm se disa makromolekula organike, acide nukleike dhe polipeptide mund ta përcjellin "diturinë" prej një sistemi të organizuar të jetës në tjetrin. Kështu u lind "Hipoteza Engramike" e cila mundohet ta shpjegojë reinkranimin me transferimin e këtyre molekulave (të ashtuquajtura molekula engrame).

Sipas kësaj hipoteze, kufoma e varrosur padyshim do t'i ketë në vete engramet të cilat i krijoi gjatë jetës. Kështu, ndonjë bimë, duke lëshuar rrënjë mbi varr dhe me ndihmën e procesit të osmozës, bashkë me ujin dhe mineralet, merr edhe engramet. Engramet e akumuluara prej bimëve kalojnë në njerëz, duke krijuar kështu dukurinë e reinkarnimit.

Edhe pse duket e mundshme, mjafton një vështrim më i thellë dhe të shohim se ky ekosistem paraqet një iluzion. Bima e cila i merr mineralet dhe ujin, i përdor këto gjatë fotosintezës, glikolizës, dhe në proceset tjera fiziologjike. Në këto reaksione gjithmonë vjen deri te ndarja e molekulave, kështu që ato humbin strukturën e vet të mëparshme.

Edhe engramet do ta kenë këtë fat, do të shkatërrohen në fazat e para të metabolizmit. Po ashtu nuk është e qartë se si engrami do të mund të vinte deri te trupi i njeriut dhe ta ketë reaksionin e vet. Së pari, do të ishte i sulmuar nga sistemi i imunitetit si antitrup, ndërsa shpërbërja e mëtejshme gjatë metabolizmit do ta shkatërronte deri në fund strukturën e tij.

Kujtesa e jetëve të kaluara pastaj mund të bëhet edhe kur njeriu ka vdekur një ditë para se të lind përsëri, kështu që ekosistemi nuk mund të jetë aq i shpejtë. Megjithatë, janë shpirtat e vonuar që e problematizojnë këtë hipotezë.

Poashtu psikoanalisti nga Zvicra, Carl Schoomaker, duke i kontrolluar disa pacientë të vet, erdhi në përfundim se shkaqet e fobieve, obsesioneve, neurozave të detyrueshme dhe sëmundjeve të tjera psikotike mund t'i kenë rrënjët edhe në jetët e kaluara. Mirëpo edhe kjo nuk mund të jetë dëshmi për reinkarnimin.

Disa njerëz, duke dëgjuar ndonjë muzikë, lexuar ndonjë libër ose duke u shëtitur në ndonjë qytet, në mënyrë intuitive kuptojnë hapin e mëtejshëm në kazualitet dhe mendojnë se veç më parë e patën këtë përvojë. Kjo në literaturë është emëruar "deja vu" (e parë më parë), por edhe këtë nuk mund ta pranojmë si dëshmi për reinkarnimin.

Teoria e cila ka më së shumti ithtarë shkencorë (shumica janë psikologë), dhe për të cilën edhe unë mendoj se është më e mundshmja, është ajo e cila thotë se reinkarnimi paraqet vetëm një dukuri të ndërdijes.

Për shkencëtarë është e njohur dukuria e quajtur "efekti i kiptomenzisë", që zhvillohet atëherë kur ne perceptojmë botën ndër pragun e ndijimit, kështu që informatat e tepërta dhe të panevojshme na grumbullohen në ndërdije (ndërsa ne jemi të vetëdijshëm vetëm për 10% të atyre informatave).

Kur personaliteti ynë, për shkak të disa konflikteve të brendshme don ta krijon njëfarë "ndarje të personalitetit", do t'i shfrytëzojë ato rezerva informatash për t'u bërë i rëndësishëm në shoqëri (këtë e pamë më parë). Ashtu siç janë këto informata realitet, atëherë edhe figura e krijuar mund të jetë reale. Edhe pse kjo duket mjaft e zmadhuar, nëndija i ka të gjitha këto mundësi. Siç thotë edhe dr. Scott Pecku, "gjithkund ndërdijen e kemi një hap përpara".

Poashtu edhe teknikat që shfrytëzohen për njohjen e identitetit në jetat e kaluara ngjajnë shumë në teknikat për depërtimin në ndërdije (p.sh. shihni botimin e J.H.Brennan - "Reinkarnimi: pesë teknika për njohjen e jetave të kaluara").

Gati në të gjitha dukuritë e reinkarnimit mund t'i vërejmë efektet e kriptomenzisë. Për shembull, aq e popullarizuara Tigheons thoshte se kur ishte sikur Bridey Murphy, ishte dënuar për shkak të shkatërrimit të krevateve metalike, freskët të ngjyrosura.

Por hulumtimet që u bënë, dëshmuan se në kohën kur ka jetuar Bridey Murphy, nuk kanë ekzistuar krevatet e metalta. Atëherë pse kjo dha këtë informatë parazite? Vërtet se në enciklopedinë Ana Britannica është cekur se atëherë në Irlandë ka ekzistuar një lloj i tillë i krevatit, ndërsa mundësia se Tigheons kishte pasur në dorë, ndonjëherë në jetën e saj, encikopedinë e tillë, nuk është e vogël.

Do ta cek edhe një shembull nga "World of Strange Powers" të autorit Arthur Clarke. Më 1910 një grup i parapsikologëve të Anglisë regresuan një femër dhe ajo u shfaq si Blanche Poynings, por më pas u konstatua se informatat e tilla ajo i kishte marë prej librit "Countess Maud" të autores Emily Sarah Holt, të cilin e kishte shfletuar vetëm sipërfaqësisht.

Mendoj se edhe ky shembull i dhënë prej librit të hipnotizuesit profesional Momçilo Todoroviqit "Hipnoza për gjithkënd" nuk do të ishte i tepërt. Ky eksperiment është bërë në Rusi. Natasha M. (18 vjeçare), me anë të regresionit është sjellur në vitin e katërt të jetës së saj. Kur është kërkuar prej saj të vizatojë, ajo atëherë vizatoi sikur një fëmijë i vogël, por kur iu dha sygjerimi se ajo është një piktore profesionale, ajo krijoi një pikturë profesionale.

Tash, në shekullin e njëzetë, me zhvillimin e teknologjisë, është zhvilluar edhe shpejtësia e shkëmbimit të informatave, dhe kjo dukshëm ndikon në vëllimin e ndërdijes. Dhe nëse ekziston telepatia, siç thonë parapsikologët, atëherë dukuria e kriptomenzisë do të na dukej edhe më tepër e mundshme.

Andrew Malcoff nga Universiteti i Washingtonit, me eksperimentet që i bëri me fëmijët e moshës dyvjeçare, dëshmoi se truri i tyre është në mundësi t'i analizojë dhe t'i konceptojë disa nocione me ndihmën e informatave të fituara me perceptimin e tillë.

Këto eksperimente i cekëm që të mos na duken të pashpjegueshme hulumtimet e dr.Stivensonit. Poashtu edhe dr.Roggo pohon se kujtesa ekstra-cerebrale te fëmijët paraqet, të themi, më parë një dukuri psikologjike, se sa paranormale.

Mund të bindeni edhe vetë prej hulumtimeve të Stivensonit se "personaliteti i kaluar" nuk ka jetuar më larg se 50 km. prej fëmijëve.

Mendoj se, sado pak, jeni bindur se reinkarnimi paraqet një dukuri psikologjike dhe se me hulumtimin e mëtejmë të tij mund të arrijmë deri në shtresat më të thella të shpirtit tonë.
Si përfundim, mund të themi se reinkarnimi paraqet një mënyrë të lirimit prej tanatofobies, ose thënë shkurt e shqip, prej frikës së tepruar prej vdekja.

Sezgin Bojnik
gjilanasi
gjilanasi

361


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Berti69 15.10.15 14:21

Rimishërimi

Sikur njerëzit të vetëdijësohen se kanë jetuar në të njëjtën mënyrë mijëra herë… – ky është edhe qëllimi i teorisë së rimishërimit – vetëm për të krijuar mërzi të madhe e tejngopje, sepse këto gjëra i keni bërë edhe më parë. Dhe prapseprapë nuk keni mësuar asgjë, jeni sërish…për mijëra jetë rrjesht, duke u përpjekur për fuqi, para, e po vazhdoni ta bëni. Duket sikur çdo eksperiencë jetësore zhduket e ju e nisni përsëri nga ABC-ja.

Më pyesni nëse teoria e rimishërimit është e vërtetë apo jo. Për mua është e vërtetë, për ju ende nuk është. Mos u bëni palë, pohues e mohues, thjesht qëndroni të hapur për hipoteza. Eksploroni dhe, nëse zbuloni jetët tuaja të mëparshme, kjo është provë e mjaftueshme se kushdo ka një të kaluar shumë të hershme. Dhe kjo jep një tjetër të dhënë: nëse ka jetë të shkuara, atëherë ka edhe jetë të ardhshme; kjo e tanishmja i bie të jetë në mes. Sigurisht, të njohësh jetët e ardhshme nuk është e mundur, pasi e ardhmja ende nuk ka ardhur. Por të njohësh të shkuarën është e lehtë sepse ka ndodhur; kujtesa është atje dhe të dhënat janë atje. Vetëm se ju keni harruar nga bie dhoma e rregjistrimit. Merreni si hipotezë këtë.

Përsa më takon, rimishërimi është realitet, është eksperienca ime vetjake. Por ajo që është e vërtetë për mua bëhet teori për ju, e kjo është vështirësia, sepse unë nuk dua që e vërteta ime të bëhet teoria juaj, por e vërtetë edhe për ju.

Unë e di se rimishërimi është një e vërtetë. Por nuk them se duhet besuar sepse ashtu them unë. Kurrë mos besoni eksperiencat e të tjerëve; është pengesë. Mund t’ju them vetëm: Jetojeni këtë rimishërim. Kjo do t’ju hapë dyert e do të jeni të aftë të shikoni prapa e përpara, pastaj vendosni vetë nëse besoni apo jo. E si mund të mos e besoni atëherë? Por para kësaj…le të bëhet një eksperiencë.

Bëhuni më meditues. Rimishërimi, Zoti, parajsa e ferri…nuk kanë fare rëndësi. Ajo që ka rëndësi është të bëheni vigjilentë. Meditimi ju zgjon, ju jep sy, e, çfarëdo të shikoni paskëtaj, nuk mund ta mohoni. Për mua, rimishërimi është i vërtetë, sepse në ekzistencë asgjë nuk vdes. Edhe fizikanti do t’ju thotë se në botën objektive asgjë nuk vdes. Mund të shkatërrohet Hiroshima e Nagasaki, kaq shumë fuqi u është dhënë këtyre politikanëve – shimpanze, por nuk mund të shkatërrohet as edhe një pikë uji.

Në Indi kemi një shkencë specifike, jaati smaran, kujtimi i jetëve të shkuara. Një lloj meditimi, dsa parapërgatitije e mund të hyni në jetët e shkuara. Por duhet të keni qëndrueshmëri dhe guximin për të mos humbur. Vetëm në Lindje rimishërimi konsiderohet pa dyshime. Tre fetë kryesore që lindën në Indi janë të vetmet që bien plotësisht dakord për këtë pikë, pavarësisht se ndryshojnë në filozofi, teologji e të tjera, por jo në rilindje, e nuk e mohojnë. Është fakt ekzistencial se ke qenë e do të jesh pas vdekjes. Është e njëjta gjë: buddha. Emri është dëshmi. Nuk lind e vdes kurrë.

Kujtojeni këtë: Jezusi, më shumë se të tjerë, e di shumë mirë se ka mishërim, rimishërim, rilindje. Jeta është gjatësi e pafundme, kjo nuk do të jetë vdekja e fundit. Por kur thuhet me gojë ju rehatoheni. Dhe gjithë metoda e Jezusit varet nga lëvizja: nuk duhet të qetësohesh, duhet luftuar, lëviz që të kristalizohesh.

Kjo rrotë rimishërimi vjen prej pavetëdijes. Nëse ndërgjegjësoheni do të shihni se nuk ka kuptim: ia keni dalë mbanë në jetë shumë herë, por çfarë kuptimi ka? Vdekja ju fshin! Njësoj si të bëni kështjella më rërë, era e uji i fshijnë. E ju filloni të bëni një kështjellë tjetër rëre, pastaj fryn përsëri era.

Kjo është gjithë doktrina e rimishërimit: përderisa ta mësoni vetë, gjithësia nuk do të kënaqet me ju. Derisa të bëheni fëmijë i vërtetë, jo në trup, por në qenie: nëse pafajësia nuk fitohet nga ju, gjë që mund të ndodhë, pavarësisht gjithë kësaj çmendurie, do të flakeni mbrapsht përsëri, e përsëri, e përsëri.

Koncepti lindor i rimishërimit është i bukur, i vërtetë apo jo, ky nuk është qëllimi: më kuptoni? Nuk ka rëndësi, por ju bën të silleni qetësisht me jetën. Kjo është e gjitha.

Në Lindje, tre religjoinet e mëdha, Hinduizmi, Budizmi, Jainizmi, kanë përdorur idenë e rimishërimit: që nuk keni vetëm një jetë si në Krishtërim apo Mohamedanizëm. Ideja është që të krijohet brenda jush një mërzi totale. Vetëm mendo: ke jetuar mijëra herë më parë duke bërë të njëjtat gomarllëqe që po bën edhe tani, të cilat do t’i bësh edhe në të ardhmen. Mijëra jetë rrjesht do të ulesh në punë, do zihesh me gruan, do u ankohesh të tjerëve për fatin tënd të keq etj. etj. Filmi është i njëjti, dialogjet të njëjtat, aktorët të njëjtë. Nëse doni të ndryshoni, ndryshoni pra, ose do të rrotulloheni mbi të njëjtën rrotë, me të njëjtin mjerim. Nëse doni të ndryshoni mos e shtyni për nesër, që nga ky çast fillo eksplorimin. E kujtoni të mos bëheni përsëritës, papagaj, kërkoni gjëra të reja, sepse nuk ka qëllim të vërtetë në këtë udhëtim. Prandaj nxirrjani fundin sa të mundeni, bëjeni të bukur, magjepsës, krijues sa të keni mundësi. Keni mundësi të pafundme, vetëm se i keni vënë në gjumë.

OSHO
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Rimishërimi - Jetkthimi Empty Re: Rimishërimi - Jetkthimi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi