Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut
Faqja 1 e 1
Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut
Qyteti Ilir antik 'Narona',nje sit arkeologjik afer Dubrovnikut
1-Narona ilire.
Është e vështirë të thuhet me siguri i cilit fisi ILIR i perkiste në kohën parahistorike, qe jetonte në luginën e Naron-ës. Ndoshta ishin, në fillim, Daorsi, te cilet ishin gjahtare, pastaj nga Ardiei e me pas nga Delmati. Fortifikimi ILIR, apo qyteti ngritur jashtë mureve të kalasë, ishte në majë të kodrës me pamje Vidi.
2-Gjetjet numismatike.
Në Narona janë gjetur shembuj të shumtë të monedhave, nga dhrahmi ILIRIKE Dyrrachium (Durazzo) dhe Apollonia, monedha te epokës romake republikane, deri në monedha ari, argjendi dhe bakri pothuajse të të gjithëve perandorëve. E rëndësishme dhe shume e vlefshme është, thesari i artë i Urbika-sit, ku mbi nje unaze shkruhet pikerisht; “Urbika”, që daton nga shekujt e V dhe të VI para Krishtit.
3- Kulte pagane.
Në Narona mori rrënjë dhe u nderuan shumë kulte pagane: Jupiteri, Merkuri, Marsi, Diana, Ceres, Neptuni, Mitra e te tjere, te gjitha Perendi ILIRE.
4- Periudha e fundit e antikitetit dhe rënia e Naron-es.
Historianët besojnë se rënia e Naron-es e ka fillimin në shekullin e VII-te mbas Krishtit. Te gjithe e dime se ç’ndodhi ne gadishullin ILIRIK ne kete shekull, eshte pikerisht dyndja e barbareve-sllave, te cilet shkateruan qyteterimin ILIR kudo qe shkelen. Megjithatë, një vazhdimësi të caktuar të jetës ndodhi akoma përgjatë shekujve të VIII-të dhe të IX-të, ndoshta në periferi të Naron-es, akoma dhe me gjate.
5- Kerkime dhe zbulime nga Carl Patsch.
Arkeologu i parë që filloi të eksploroje dhe te studjoje sistematikisht vendodhjen e Naron-es, ishte arkeologu austriak Karl Patsch, në mes te shekujve XIX-te dhe i XX-te. Zbuloj ekzistencën mure, forume, (sheshe-obore te medhenj) rrugë që shkonin drjet qytetit antik Narona, (qe deri me ate kohe ishte i pa njohur, i mbuluar nga velloja e kohes). Carl Patsch zbuloi akoma shumë monumente epigrafik, si monedha, objekte dhe sende ushtarake, anfora dhe shumë reperte te tjera. Për këtë temë, ai shkroi një libër të titulluar “HISTORIA DHE TOPOGRAFIA E NARON-es” Vjenë, 1907.
6- Topografia dhe arkitektura e Naron-es, nga shek. i I-re deri në shekullin e III-te.
Narona ndoshta shtrihej në 25 hektarë, që është, në një pjesë të mirë të rajonit kënetore. Qyteti kishte një rrjet rrugor që e lidhte me Salon-in dhe Epidaurus-in. Ndërtesat, janë realizuar me mur guri dhe tulla, ndersa tjegullat per çatite, ishin importuar nga Italia (Pansiana, Ambrosiana, etj.).
7- Romakët mbërrijnë në rajonin e Naron-es.
Romakët stabilizohen ne Narone, si rezultat i luftërave ROMAKE - ILIRE. Në Narone, apo afër saj, aty u ngrit një kamp ushtarak romak (castro), e cila shërbente si bazë për legjionet e angazhuar në luftërat kundër Delmateve ILIRE. Ne kete menyre, mureve të qytetit u zgjeruan.
8- Organizimi dhe struktura e pushtetit.
Narona u bë koloni romake (Colonia Julia Narona), ndoshta në kohën e Çezarit në shekullin e I-re para Krishtit. Qyteti drejtohej nga quadrumvirs (Këshilli i katër), pastaj nga bordi duumviri (dyte), i zgjedhur nga radhët e këshillit të qytetit (ordo decuriorum). Në qendër të qytetit u ndërtua një shesh (forum) me ndërtesa publike - tempull, e me vone Kisha dhe me shumë ndertesa te tjera civile dhe publike, ndërsa amfiteatri është ndërtuar, ndoshta, jashtë mureve të qytetit.
9- Conventusi i Naron-es.
Narona ishte, në provincën e Dalmacisë ILIRIKE, conventus NARONITANUS - domethënë, procedurat administrative dhe gjyqësore të një rajoni. Kjo shtrihej në tokën e shumë fise ILIRJANE, duke shkuar nga bregdeti Adriatik në perëndim deri sa Cetina brenda Bosnjë-lindje të Vrbas, ndërsa në lindje përgjatë Drinës, përfshinte sot Malin e Zi dhe një pjese të mirë te bregdetit te Shqiperise te tanishme.
10- Monumentet Epigrafik.
Në Narona u zbuluan më shumë se treqind monumente romake: arkitektonike shenjtë, objekte varimi, civile dhe private. Mbi to përmenden anëtarë të zyrtarëve te larte publikë, ushtarakë, si governatorin e provincës së Dalmacisë P. Cornelius Dolabella. Përveç atyre të përfshira në koleksion arkeologjik te Vid-it, dyzet reperte te tjera janë gjetur në Kullën e Eres, ndërsa të tjera janë në Muzeun Arkeologjik të Splitit dhe gjetkë.
11-Ecclesia Naronitana (Dioqeza e Naron-es).
Narona, në shekullin e V-te dhe të VI-te mbas Krishtit, u bë selia e dioqezës, pasi ne shekullin e IV përmendet peshkopi i tij, Marsel (Marcellus, episcopus ecclesiale Naronitanae). Narona kishte të paktën tre kishat te epokës së hershme të krishterë (paleocristiane).
PERMBLEDHJE: Ky qyteterim ILIR, ishte nje qyteterim qe ne periudhen e tij te lavdishme, percjell nje kulture ILIRE dhe ne qofte se do ta shikojme ne nje vizjon akoma me te gjere, ishte nje pike sigurie, civilizimi dhe kulture e evoluar. Midis ikonografive te ndyshme qe jane gjetur ne kete qytet ILIR, ku une po paraqis nje pjese te mire te saj, do me pelqente qe te veçoja diçka mrekullueshme, nje basoreliev qe paraqet dy LIFTETARE ILIRE me PLISINA-QELESHE. Eshte e pa shmangshme qe ne nje menyre apo tjetren, ne te gjitha germimet arkeologjike qe jane bere dhe vazhdojne te behen ne rajonet e gadishullit ILIRIK, PLISI-QELESHJA do jete nje simbol i pa ndare.
Agamemndon- Besim do të thotë të besosh diçka që e di që s'është ashtu.
— Mark Tuein
195
Similar topics
» Tempull Ilir kushtuar Aferdites
» Kafke kristali e Mbretit Ilir
» Magji - VIDEO
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
» Zbulim i mistershëm arkeologjik: Illyricum Sacrum nuk mund të quhet Ylli i Davidit!
» Kafke kristali e Mbretit Ilir
» Magji - VIDEO
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
» Zbulim i mistershëm arkeologjik: Illyricum Sacrum nuk mund të quhet Ylli i Davidit!
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi