EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë

Shko poshtë

NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë Empty NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë

Mesazh  Luli 15.01.14 17:54

NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë

NSA ka instaluar fshehtas programe në kompjuterë Largea_f2204e6c-1e8e-4f3a-afb4-a5d8c27b108a_w640_r1_s_cx0_cy10_cw01389779334

E përditshmja New York Times ka raportuar se Shërbimi Kombëtar i Sigurisë (NSA) i Shteteve të Bashkuara ka instaluar fshehtas programe në afro 100 mijë kompjuterë në gjithë botën, duke lejuar spiunimin në shfrytëzues dhe qasje në kompjuterë në rast të sulmit të mundshëm kibernetik.

Duke i cituar dokumentet e agjencisë NSA dhe të zyrtarëve amerikanë, në raport thuhet se shumica e software-ve ishin instaluar nga lidhjet në rrjet.

Megjithatë, thuhet se NSA, poashtu, ka mundur të ketë qasje në kompjuterë, që nuk janë të kyçur në rrjet, duke i përdorë radiovalët.

Këtë sistem, me emrin e koduar “Quantum”, NSA e ka përshkruar si “një strategji aktive mbrojtëse”.

Raporti thotë se teknologjia është përdorë në rrjetet ushtarake kineze dhe ruse, dhe sistemet e shfrytëzuara nga policia e Meksikës dhe kartelëve të drogës, trupat tregtare të BE-së dhe vendet siç janë Pakistani dhe Arabia Saudite.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi