EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parafytyrimi kreativ

Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:34

Çdo moment i jetës suaj është kreativitet i paskajshëm edhe universi është i bollshëm dhe i pambarim.Vetëm parashtrojeni kërkesën e qartë dhe gjithçka që ju do zemra do të realizohet.

Ç’ËSHTË PARAFYTYRIMI KREATIV?

Parafytytimi kreativ është teknikë e shfrytëzimit të fantazisë suaj për të krijuar atë që e dëshironi në jetë.Nuk ka asgjë të re,të panjohur dhe të parëndomtë përkitazi me parafytyrimin kreativJu atë e aplikoni çdo ditë,bile dhe në çdo moment.Kjo ëshë aftësi e natyrshme e imagjinatës,e bazës së energjisë kreative të cilën gjithnjë e shfrytëzoni, pavarësisht se a jeni të vetëdijdhëm apo jo.

Shumë nga ne parafytyrimin kreativ e kemi shfrytëzuar në mënyrë të pavetëdijshme,bile,edhe negativisht,Për këtë shkak të rrënjosjes së thellë të koncepteve negative në jetë,automatikisht kemi konkluduar se të metat, kufizimet, vështirësitë dhe problemet tona janë parapërcaktim i kismetit (fatit).

Ky libër do t’ju mësojë se si,në mënyrë të vetëdijshme,ta shfrytëzoni parafytyrimin kreativ,kështu që me ndihmën e metodave të parafytyrimit kreativ,ju do të realizoni atë që në të vërtetë e dëshironi-dashurinë, kënaqësinë, fatin, marrëdhëniet e mira,punën që ju shpërblehet, paramendimin, bukurinë,prosperitetin,qetësinë e brendshme harmoninë..... dhe të gjitha ato që zemra ju dëshiron.Aplikimi i parafytyrimit kreativ na jep çelsin për t’u bashkuar me të mirat natyrore dhe me begatitë e jetës.

Imagjinata është aftësi për të krijuar idenë e pasqyrën shqisore në intelektin tuaj.Në parafytyrim kreativ shfrytëzojeni imagjinatën për të krijuar figurën e qartë-diçka që dëshironi të realizoni.Pastaj koncentrohuni për atë ide a figurë rregullisht,duke i dhënë asaj energji derisa të bëhet realitet objektiv...,me fjalë tjera, derisa me të vërtetë buk arrini atë që e ekni paramenduar.

Qëllim juaj do të jetë;fizk,emocional,mendor a shpirtëror.Mund të paramendoni shtëpinë e re,të punoni në punë të re ose të përjetoni diçka të mrekullueshme, do të ndjeheni të qetë dhe të matur,do të keni kujtesë dhe aftësi të përmirësuar për mësim. Mund të paramendoni se si do ta zgjidhni situatën e rënd pa mund apo,si qenie e harshme,do punë qoftë dhe rezultatet nuk do t’ju mungojnë....përmes përvojës do t’i konstatoni figurat dhe taktikat që më së shumti ju shërbejnë.

Po e zëmë.si për shembull,keni vështirësi me ndokend dhe do të dëshironit që të krijonit marrëdhënie më të pajtueshme me atë person.

Së pari vetveten bjereni në gjendje të thellë,të qetë dhe meditative,e madje, paramendoni se si ju dhe ai person reciprokisht komunikoni në mënyrë të hapur,me respekt dhe në harmoni.Tentoni që vetes tia rrënjosni ndjenjën e mundshme të pasqyrës shqisore; përjetojani atë sikurse po ndodhë.

Përsëriteni shpesh këtë ushtrim të thjeshtë e të shkurtër,dy a tri herë në ditë,ose sa herë që ju duhet.Po qe se jeni të sinqertë ndaj dëshirës dhe qëllimit tuaj dhe po qe se do të jeni të gatshëm në ndërrime,së shpejti do të vëreni se marrëdhëniet do të jenë të qëndrueshme,të lehta dhe të përzemërta.

Gjithashtu,edhe personi tjetër do t’ju bëhet më i dashur dhe se me të më lehtë do të komunikoni.Në fund do të vërtetoni se problemi do të zgjidhet plotësisht, në këtë a në atë mënyrë me kënaqësi reciproke.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:36

Duhet të theksojmë se kjo teknikë nuk mund të shfrytëzohet pëe “kontrollin” e sjelljes së të tjerëve,ose t’i detyroni të tjerët të veprojnë kundër dëshirës suaj.Efekti i tillë aplikohet për të mënjanuar pengesat tona të brendshme të vetëdijes dhe të harmonisë së natyrshme, duke e lejuar të gjithëve që të shprehen në mënyrën pozitive.

Për të shfrytëzuar parafytyrimin kreativ nuk është e nevojshme të besoni në idetë metafizike dhe siprituale,edhe pse duhet të jenë të përgatitur për të pranuar koncepte të caktuara si të mundshme.Nuk është i nevojshmë “besimi” në cilëndo forcë jashtë vetes suaj.

Pikërisht është e domosdoshme që dëshirat tuaja t’i pasuroni me dije dhe me përvojën tuaj,si dhe të mos ngurroni për të tentuar në diçka të re në kuptimin pozitiv.

Mëspjini parimet; përsosni metodat pa paragjykim;pastaj vlerësojeni vetë se a thua ju janë të dobishme?!

Po qe se janë,vazhdoni t’i aplikoni dhe t’i zhvilloni,së shpejti ndërrimet në ju dhe në jetën tuaj do t’i kapërcejnë tërë ato që në fillim kemi mundur t’i paramendoni.....

Parafytyrimi kreativ është magji në kuptimin më të lartë të këtyre fjalëve.Ajo përfshin të kuptuarit dhe pajtueshmërinë me parimet natyrore të cilat e drejtonë funksionimin e universit tonë,si dhe mësimin se si ato parime të shfrytëzohen në mënyrë sa më të vetëdijshme dhe më kreative.

Se asnjëherë nuk keni parë lule të bukur,a perëndim magjik të diellit,e ndokush këto ju ka për shkruar,do të mendoni se kjo është mrekulli(që në të vërtetë edhe ashtu është). Por,kur diç të tillë edhe keni parë dhe përjetuar,filloni të kuptoni se si ato fenomene ekzistojnë;çdo gjë ju duket e natyrshme dhe asgjë e çuditshme.

Po kështu vlen edhe për proceset e parafytyrimit kreativ.Ajo që në fillim mund të na duket e pa mundshme dhe e zhytur për mendjen tonë racionale, mbetet plotësisht e kuptueshme kur fillojmë t’i mësojmë dhe t’i ushtrojmë parimet themelore.

Kur këtë e realizoni do t’ju duket se po krijoni mrekulli në jetën tuaj...., e këtë në të vërtetë ju bëni.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 29.10.13 10:37

SI VEPRON PARAFYTYRIMI KREATIV?

Për të kuptuar se si vepron parafytyrimi kreativ,duhet shikuar disa parime reciprokisht të lidhura.

Universi fizik është energji

Bota shkencore është duke zbuluar atë që mësuesit e metafizikës dhe të shkencave shpirtërore e kanë ditur me shekuj.Universi ynë fizik në të vërtetë nuk ekziston nga “materia”;komponenta e saj themelore është ndonji fuqi a sencë (qenësi),të cilën mund ta quajmë energji.

Sendet duhet të jenë të forta dhe të ndara nga njëra-tjetra në nivelin në të cilin shqisat ttona fizike normalisht veprojnë.Mirëpo,në nivele të imta, atomike dhe ndëratomike, shihet se në të parë materia është e fortë dhe e përbërë nga të gjitha ato grimca dhe thërmi në kuadër të grimcave, për të cilat në fund do të konstatohet se janë energji e pastër.

Fizikisht ne jemi vetëm energji dhe të gjitha në ne (dhe rreth nesh) janë përbërë nga energjia.Të gjithë ne jemi pjesë e një fushe të madhe energjike. Sendet që i vrojtojmë si të forta dhe të ndara,në themelore,e që për të gjithë ne është e përbashkët.Ne të gjithë jemi një,ashtu edhe në kuptimin bukval fizik.

Energjia vibron në shkallëzime të llojllojshme të shpejtësisë dhe ashtu përfiton cilësi të ndryshme,nga e imta deri te dendësia.Kuptimi është relativisht i zgjedhur, i fromës së lehtë të energjisë dhe për këtë mjaftë lehtë dhe shpejt ndërohet.

Materia relativisht është e dendur,enrgjia e formës kompakte; për këtë shkak me ngadalësi largohet dhe ndërrohet. Edhe në materie ekzistojnë vibracione të mëdha. Indi i gjallë relativisht është i imët dhe shpejt ndërrohet dhe në te mjaft lehtë ndikojnë shumë sende.

Ndërkaq,edhe më rënd ndikon dhe ndërrohet uji i hollë dhe i lehtë i energjisë,si për shembull,të gjitha format e energjisë janë të varura ndër vet dhe mund të veprojnë në njëra –tjetrën.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 31.10.13 16:47

Energjia ka veti magnetike

Një ndër ligjet e energjisë është edhe energjia e cilësisë së caktuar apo vibracioni tërhqe energjinë e cilësisë përkatëse të vibracionit.

Mendimi dhe ndiesia kanë energji vetjake magnetike,e cila tërheq energjinë përkatëse të natyrshme. Mund të shikojmë se si ky parim vepron kur,për shembull, “rastësisht” ta takojmë ndokend të cilin mu në atë moment e kemi paramenduar,ose “rastësisht” ta marrim në dorë mu atë libër i cili ka të dhënat që në atë moment nga janë të nevojshme.


Forma përcjell idenë

Mendimi është i shpejtë,i lehtë,i formës mobile të energjisë,Për ndyshim nga format e dendura,siç është materia,paraqitet në moment.Kur diçka krijojmë,paraprakisht atë e kirjojm në formë mendimi.Mendimi a ideja gjithnjë i paraprin realizimit. “Mendoj të përgatis darkën”,është ideja ajo i paraprin përgatitjes së racionit. ”Dëshiroj......... të ri”,do t’i prijë shkuarjes për ta blerë.”Më është e nevojshme puna”,do t’i prijë gjetjes së punës.

Artisti së pari e ka idenë e frymëzimit,pastaj e krijon figurën.Ndërtimtari së pari e bënë projektin,pastaj me të e ndërton shtëpinë. Ideja është si plani themelor; krijon figurën e formës,e cila pastaj magnetizohet dhe energjinë fizike e orienton për t’u hedhur në atë formë e që në fund manifestohet me energji të barabartë.

I njejti parim është i saktë bile edhe atëherë kur nuk e marrim drejtpërdrejt verpimin fizik për t’i realizuar idetë tona.Thjesht,idenë a mendimin që e mbajmë në vete është energji që tenton të tërhiqë e të krijojë këtë formë në materialin e njëjtë.Po qe se gjithnjë mendoni në sëmundje,ju do të sëmureni;nëse beson se je i bukur,do të mbetesh i bukur.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 01.11.13 14:01

Ligji i ndriçimit dhe i tërheqjes

Ky parim është parim që do t’ju kthejë tërë atë që e emitoni në univers (“Çka mbjell, korr”).

Nga aspekti praktik,kjo do të thotë se ne gjithnjë në jetën tonë e tërheqim atë që më së shumti e paramendojmë, atë që më së shumti e besojmë,që presim ose më qartë atë që e paramendojmë.

Kur jeni të frikësuar,të pasigurt dhe të shqetësuar(të indisponuar),do të tërhiqni mu ato përvoja,situata apo ata njerëz që do të donit t’u shmangeshit. Po qe se jeni pozitivisht të disponuar,duke pritur dhe duke paramenduar kënaqësi,lumturi dhe fat,do t’i tërhiqni njerëzit, situatat dhe ngjarjet që u përgjigjen pritjeve tuaja pozitive. Sa më tepër energji pozitive që jepni,aq më tepër energji do të fitoni.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 02.11.13 17:16

Përgatitja e parafytyrimit kreativ

Procesi i ndërrimeve nuk paraqiten në nivele sipërfaqësoere,por në “paramendime pozitive”. Ky kërkon hulumtime, zbulime dhe ndërrrime të qëndrimeve tona më të thella dhe më themelore ndaj jetës.Kjo është arsyeja e mësimit se si duhet shfrytëzuar parafytyrimi kreativ për të mbetur procesi i thellë dhe përmbajtësor i zhvillimit.

Në ktët proces shpesh zbulojmë mënyrat që në vetvete i kemi penguar dhe i kemi pamundësuar për të arritur kënaqësi dhe përmbajtësi në jetë,e gjithë kjo për shkak të frikësimeve dhe koncepteve tona negative.Kur njihen këto qëndrime të kufizuara, parafytyrimit kreativ,duke i liruar hapësirë gjendjes së natyrës sonë të lumtur,duke përmbuashur edhe dashuri....

Në fillim parafytyrimi mund ta ushtrojmë në kohën e caktuar dhe me qëllim të përcaktuar,se si do të krijoni shprehi për ta aplikuar dhe për të filluar të besoni në rezultatet e mundshme,do të konstatoni se ajo do të bëhet pjesë juaja e paramendimit. Ekziton vetëdije e përhershme,gjendje e zgjuar,për të cilën gj ë do të jeni të vetëdijshëm se jeni kreator i përhershëm i jetës suaj personale.
Kjo është pika përfundimtare e parafytyrimit kreativ-që çdo moment të jetës sonë e bëjmë moment krijues çudibërës,ku ne natyrisht vetëm e zgjedhim jetën më të mirë, më të suksesshme dhe më të bukur paramenduese.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 05.11.13 12:11

Ushtrimi i thjeshtë në parafytyrimin kreativ

Ky ushtrim është bërë në teknikën themelore të parafytyrimit kreativ.

Së pari mendoni diçka që e dëshironi,për këtë ushtrim zgjidhni diçka të thjeshtë në mënyrë që më lehtë të mund të paramendoni për të përfituar.Kjo do të mund të ishte gjë të cilën e dëshironi,ngjarje që do të përjetoni,situatë ku dëshironi të ndodheni,ose kërkesë për disa kushte përmirësuese në jetë.

Uluni apo shtrihuni në pozitë të përshtatshme në vendin ku nuk do të keni shqetësime.Plotësisht trupin ta keni të qetë.Mendoni në relaksim të çdo muskuli individualisht,duke filluar nga gishtrinjtë e këmbëve e deri te koka,pastaj lejoni që t’ju “rrjedhë” e gjithë ndeja. Merrni frymë thellë e ngadalë nga stomaku. Numëroni nga 10 deri në 1,duke përkujtuar tërë këtë të pushuar për çdo numër.

Kur  ndjeheni plotësisht të relaksuar,filloni të mendoni atë që dëshironi mu ashtu siç e dëshironi.po qe se është ndonjë lëndë,medoni vetëm në lëndë, se si e përdorni,se si e bëni atë të mrekullueshme,se s e përjetoni,se si ua tregoni miqëve.Po qe se kjo është  situatë a ngjarje,veten e paramendoni në vendin e ngjarjes dhe kjo ngjarje t’ju ndodhë ashtu siç e keni dëshiruar.Mund të paramendoni se çka do të flasin njerëzit,ose cilatdo detaje që do t’jua bëjnë figurën reale.

Mund të shfrytëzon realisht pak kohë apo disa minuta për të paramenduar këtë- veproni ashtu siç ju përgjigjet! Përjetojeni atë!Kjo do të duhej t’ju bëhet përvojë mjaft e mirë,sikurse fëmija i zgjuar kur ëndërron për atë që do të marrë për ditëlindje.

Tani,duke iu përmbajtur ende idesë a pasqyrës shqisore,thuajini vetes diçka mjaft pozitive e afirmative (me zë a në vete,se si ju përgjigjet) për atë,si shembull: “E shoh veten në vikendin e bukur në bjeshkë”.- “Çfarë pushimi i shkëlqyer?!” Ose: “Tani kam marrëdhënie të jashtëzakonshme e të rregulluara me __________. “Në të vërtetë mësojmë për të kuptuar njëri-tjetrin”.

Këto deklarime pozitive,të quajtura afirmime,janë pjesë të rëndësishme të parafytyrimit kreativ,të cilat më vonë,në mënyrë të zgjeruar,do t’i kuptojmë.Gjithnjë përfundojeni kreativitetin deklarim të fortë në vete: “Kjo a didiçka më e mirë,tash manifestohet për mua në mënyrë të kënaqshme dhe të  pajtueshme, për të mirat e ne të gjithëve”.

Kjo do të lërë hapësirë për diçka ndryshe,bile për diç edhe më të mirë sesa që keni menduar më parë,dhe ju përkujton se ky proces funksionon në të mirë të të gjithëve.Po qe se ju paraqiten dyshime a mendime kontadiktore,mos tentoni t’u rezistoni a ti pengoni.Kjo do t’u jepte forcë të cilën as që e kanë.Lejoni t’ju kalojnë përmes vetëdijes suaj,si dhe kthehuni deklarimeve dhe figurave tuaja pozitive.

Këtë proces zbatojeni vetëm derisa këtë e përjetoni ose derisa ju është interesante.Kjo mund të zgjas 5 minuta ose një gjysëm ore.Përsëriteni për çdo ditë,mundësisht sa më shpesh.Siç e shihni,procesi themolr është relativisht i thjeshtë.Që me të vërtetë ta aplikoni me efikasitet,zakonisht është e nevojshme më shumë mirëkuptim dhe ushtrime.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Vizitor 06.11.13 12:05

Perfytyrimi kreativ ose vizualizimi kreativ eshte nje bashkim i autohipnozes me meditimin -shkurt fare.
Anonymous
Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Fakiri 03.12.13 17:33

Me rëndësi është të qetësoheni

Është e rëndësishme që thellësisht të jeni të qetë,kur filloni të mësoni ta aplikoni parafytyrimin kreativ.Kur trupin dhe mendjen e keni thellësisht të relaksuar,valët e trurit ju ndërrohen dhe ju ngalin të ngadalshme.Ky nivel i thellë e i ngadalshëm quhet alfa nivel (ndërsa gjendja jonë,e zgjuar,quhet beta nivel) dhe në jehonë janë shumë kërkime shkencore të ndikimeve dhe të vetive të tij.

Është konstatuar se alfa nivel është një gjendje mjaftë e mirë e vetëdijes,për shkak të ndikimit të pushueshëm të trupit dhe të mendjes.Dhe,ç’është veçanërisht interesante, kjo gjendje është konfirmuar si më efikase nga beta niveli në krijimin e ndërrimeve të vërteta në të ashtuquajturën botë objektive, përmes aplikimit të parafytyrimit.

Për aplikimin tonë praktik kjo do të thotëse,po qe se do të mësoni që thellësisht e të qetë të aplikoni parafytyrimin kreativ,do të mund të realizoni ndërrime efektive në jetën tuaj, sesa sikur këtë do ta kishit bërë duke paramenduar, duke u brengosur,duke planifikuar ose duke tentuar që të manipuloni me sende dhe njerëz.

Po qe se e keni zhvilluar ndonjë mënyrë të caktuar për t’u bërë të lirshëm a për të arritur gjendje të qetë e meditive, për çdo rast shfrytëzojeni atë metodë.Në të kundërtën, ndoshta do të dëshironit të shfrytëzonit medotën që e kam përshkruar në pjesë time paraprake-frymëmarrje e thellë,por ngadalë, duke liruar çdo muskul individualisht dhe duke numëruar nga 10 deri në 1.

Në qoftë se keni vështirësi rreth arritjes së gjendjes së lirë fizike,ndoshta do të kishit mundur të mësoni jogën ose meditimin,për çka kjo do t’ju ofronte ndihmë.Mirëpo, me vetëm pak ushtrime të lira do të arrini përsosshmëri. Natyrisht, mirëqenia nga gjitha kjo është pra,se veprimi i thellë dhe i lirshëm do të jetë i frytshëm për shëndetin fizik si dhe atë mendor. 

Veçanërisht është rekomanduese që parafytyrimin kreativ ta praktikoni në mbrëmje, para fjetjes,ose në mëngjes menjëherë posa të zgjoheni nga gjumi, sepse atëherë mendja dhe trupi thellësisht janë të receptuar.

Më praktike është që këtë ta bëni të shtrirë në shtrat,por nëse keni tendencë për kotje, atëherë më së miri është që të uleni në skajin e shtratit apo në karrikë-në pozitë të përshtatshme.Kurrizi i drejtë ndihmon rrjedhën e enrgjisë dhe lehtëson të arriturit e thellë të alfa valës.

Periudha e shkurtër e meditimit dhe e parafytyrimin kreativ në mesditë do t’jua qetësojë dhe do t’jua pushojë edhe pjesën tjetër të ditës,e cila do t’ju kalojë në rehati.
Fakiri
Fakiri

486


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi