EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parafytyrimi kreativ

Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ  Empty Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Xhemajl 20.10.10 18:01

Ç'është parafytyrimi kreativ?

Parafytyrimi kreativ është teknikë e shfrytëzim it të fantazisë suaj për të krijuar atë që e dëshironi në jetë. Nuk ka asgjë të re, të panjohur dhe të parën domtë përkitazi me parafytyrimin kreativ. Ju atë e aplikoni çdo ditë, bile edhe në çdo moment. Kjo është aftësi e natyrshme e imagjinatës - e bazës së energjisë kreative të cilën gjithnjë e shfrytëzoni, pavarësisht se a jeni të vetëdijshëm apo jo.

Shumë nga ne, parafytyrimin kreativ, e kemi shfrytëzuar relativisht në mënyrë të pavetëdijshme, bile, edhe negativisht. Për shkak të rrënjosjes së thellë të koncepteve negative në jetë, automatikisht kemi konkluduar se të metat, kufizimet, vështirësitë dhe problemet tona janë parapërcaktim i kismetit (fatit).

Ky libër do t'ju mësojë se si, në mënyrë të vetëdijshme, ta shfrytëzoni parafytyrimin kreativ, kështu që me ndihmën e metodave të parafytyrimit kreativ, ju do të realizoni atë që në të vërtetë e dëshironi - dashurinë, kënaqësinë, fatin, marrëd hëniet e mira, punën që ju shpërblehet, para mendimin, bukurinë, prosperitetin, qetësinë e brendshme dhe harmoninë... dhe të gjitha ato që zemra ju dëshiron. Aplikimi i parafytyrimit kreativ na jep çelësin për t'u bashkuar me të mirat natyrore dhe me begatitë e jetës.

Imagjinata është aftësi për të krijuar idenë a pasqyrën shqisore në intelektin tuaj. Në parafytyrim kreativ shfrytëzojeni imagjinatën për të krijuar fig urën e qartë diçka që dëshironi të realizoni. Pastaj koncentrohuni për atë ide a figurë rregullisht, duke i dhënë asaj energji derisa të bëhet realitet objek tiv..., me fjalë të tjera, derisa me të vërtetë nuk arri ni atë që e keni paramenduar.

Qëllimi juaj do të jetë: fizik, emocional, mendor a shpirtëror. Mund të paramendoni shtëpinë e re, të punoni në punë të re ose të përjetoni diçka të mrekullueshme, do të ndjeheni të qetë dhe të matur, do të keni kujtesë dhe aftësi të përmirësuar për mësim. Mund të paramendoni se si do ta zgjidhni situatën e rëndë pa mund apo, si qenie e hareshme, me shumë dritë dhe dashuri. Mund të punoni çfarë do pune qoftë dhe rezultatet nuk do t'ju mungojnë... përmes përvojës do t'i konstatoni figurat dhe tak tikat që më së shumti ju shërbejnë.

Po e zëmë, si për shembull, keni vështirësi me ndokënd dhe do të dëshironit që të krijonit marrëd hënie më të pajtueshme me atë person.
Së pari vetveten bjereni në gjendje të thellë, të qetë dhe meditative, e, mandej, paramendoni se si ju dhe ai person reciprokisht komunikoni në mënyrë të hapur, me respekt dhe në harmoni. Tentoni që vetes t'ia rrënjosni ndjenjën e mundshme të pasqyrës shqisore; përjetojeni atë sikurse po ndodh.

Përsëriteni shpesh këtë ushtrim të thjeshtë e të shkurtër, dy a tri herë në ditë, ose sa herë që ju duhet. Po qe se jeni të sinqertë ndaj dëshirës dhe qëllimit tuaj dhe po qe se do të jeni të gatshëm në ndërrime, së shpejti do të vëreni se marrëdhëniet do të jenë të qëndrueshme, të lehta dhe të përzemërta.

Gjithashtu, edhe personi tjetër do t'ju bëhet më i dashur dhe se me të më lehtë do të komunikoni. Në fund do të vërtetoni se problemi do të zgjidhet plotë sisht, në këtë a në atë mënyrë, me kënaqësi reci proke.

Duhet të theksojmë se kjo teknikë nuk mund të shfrytëzohet për "kontrollin" e sjelljes së të tjerëve, ose t'i detyroni të tjerët të veprojnë kundër dëshirës suaj. Efekti i tillë aplikohet për të mënjanuar penge sat tona të brendshme të vetëdijes dhe të harmonisë së natyrshme, duke u lejuar të gjithëve që të shpre hen në mënyrë më pozitive.

Për të shfrytëzuar parafytyrimin kreativ nuk është e nevojshme të besoni në idetë metafizike dhe spirituale, edhe pse duhet të jeni të përgatitur për të pranuar koncepte të caktuara si të mundshme. Nuk është i nevojshëm "besimi" në cilëndo forcë jashtë vetes suaj.

Pikërisht është e domosdoshme që dëshirat tuaja t'i pasuroni me dije dhe me përvojën tuaj, si dhe të mos ngurroni për të tentuar në diçka të re në kuptimin pozitiv,

Mësojini parimet; përsosini metodat pa paragjykime; pastaj vlerësojini vetë se a thua ju janë të dobishme?!

Po qe se janë, vazhdoni t'i aplikoni dhe t'i zhvil loni, së shpejti ndërrimet në ju dhe në jetën tuaj do t'i kapërcejnë tërë ato që në fillim keni mundur t'i paramendoni...

Parafytyrimi kreativ është magji në kuptimin më të lartë të këtyre fjalëve. Ajo përfshin të kup tuarit dhe pajtueshmërinë me parimet natyrore të cilat e drejtojnë funksionimin e universit tonë, si dhe mësimin se si ato parime të shfrytëzohen në mënyrë sa më të vetëdijshme dhe më kreative.

Se asnjëherë nuk keni parë lule të bukur a perëndim magjik të diellit, e ndokush këto ju ka përshkruar, do të mendoni se kjo është mrekulli (që në të vërtetë edhe ashtu është). Por, kur diç të tillë edhe keni parë dhe përjetuar, filloni të kuptoni se si ato fenomene ekzistojnë; çdo gjë ju duket e natyr shme dhe asgjë e çuditshme.

Po kështu vlen edhe për proceset e parafytyrim it kreativ. Ajo që në fillim mund të na duket e pamundshme dhe e zhytur për mendjen tonë racionale, mbetet plotësisht e kuptueshme kur fillojmë t'i mësojmë dhe t'i ushtrojmë parimet themelore.

Kur këtë e realizoni, do t'ju duket se po krijoni mrekulli në jetën tuaj... e këtë në të vërtetë ju po e bëni.


Si vepron parafytyrimi kreativ?

Për të kuptuar se si vepron parafytyrimi kreativ, duhet shikuar disa parime reciprokisht të lidhura.

Universi fizik është energji

Bota shkencore është duke zbuluar atë që mësuesit e metafizikës dhe të shkencave shpirtërore e kanë ditur me shekuj. Universi ynë fizik në të vërtetë nuk ekziston nga "materia"; komponenta e saj themelore është ndonjë fuqi a esencë (qenësi), të cilën mund ta quajmë energji.

Sendet duhet të jenë të forta dhe të ndara nga njëra-tjetra në nivelin në të cilin shqisat tona fizike normalisht veprojnë. Mirëpo, në nivele të imta, atomike dhe ndëratomike, shihet se në të parë materia është e fortë dhe e përbërë nga të gjitha ato grimca dhe thermi në kuadër të grimcave, për të cilat në fund do të konstatohet se janë energji e pastër.

Fizikisht ne jemi vetëm energji dhe të gjitha në ne (dhe rreth nesh) janë përbërë nga energjia. Të gjithë ne jemi pjesë e një fushe të madhe energjike. Sendet që i vrojtojmë si të forta dhe të ndara, në brendi janë forma të ndryshme të energjisë sonë themelore, e që për të gjithë ne është e përbashkët. Ne të gjithë jemi një, ashtu edhe në kuptimin buk val fizik.

Energjia vibron në shkallëzime të Llojllojshme të shpejtësisë dhe ashtu përfiton cilësi të ndryshueshme, nga e imta deri te dendësia. Kuptimi është relativisht i zgjedhur, i formës së lehtë të energjisë dhe për këtë mjaft lehtë dhe shpejt ndërrohet.

Materia relativisht është e dendur, energjia e formës kompakte; për këtë shkak me ngadalësi largohet dhe ndërrohet. Edhe në materie ekzistojnë vibracione të mëdha. Indi i gjallë relativisht është i imët dhe shpejt ndërrohet dhe në te mjaft lehtë ndikojnë shumë sende.

Shkëmbi është i formës së dendur, më ngadalë ndërrohet, pra edhe më rëndë ndikojnë në te. Ndërkaq, edhe në shkëmb ndikon dhe ndërrohet uji i hollë dhe i lehtë i energjisë, si për shembull, të gjitha format e energjisë janë të varura ndër vete dhe mund të veprojnë në njëra- tjetrën.

Energjia ka veti magnetike

Një ndër ligjet e energjisë është edhe energjia e cilësisë së caktuar, apo vibracioni tërheq energjinë e cilësisë përkatëse a të vibracionit.

Mendimi dhe ndjesia kanë energjia vetjake magnetike, e cila tërheq energjinë përkatëse të natyrshme. Mund të shikojmë se si ky parim vepron kur, për shembull, "rastësisht" ta takojmë ndokënd të cilin mu në atë moment e kemi paramenduar, ose "rastësisht" të marrim në dorë mu atë libër i cili i ka të dhënat që në atë moment na janë të nevojshme.

Forma përcjell idenë

Mendimi është i shpejtë, i lehtë, i formës mobile të energjisë. Për ndryshim nga format e dendura, siç është materia, paraqitet në moment.
Kur diçka krijojmë, paraprakisht atë e krijojmë në formë mendimi. Mendimi a ideja gjithnjë i para prin realizimit . "Mendoj të përgatis darkën", është ideja ajo që i paraprin përgatitjes së racionit. "Dëshiroj fustan të ri'", do t'i prijë shkuarjes për të blerë fustan të ri. "Më është e nevojshme puna", do t'i prijë gjetjes së punës.

Artisti së pari e ka idenë e frymëzimit, pastaj e krijon figurën. Ndërtimtari së pari e bënë projektin, pastaj me të e ndërton shtëpinë.

Ideja është si plani themelor: e krijon figurën e formës, e cila pastaj magnetizohet dhe energjinë fizike e orienton për t'u hedhur në atë formë e që në fund manifestohet me energji të barabartë.

I njëjti parim është i saktë bile edhe atëherë kur nuk e marrim drejtpërdrejt veprimin fizik për t'i realizuar idetë tona. Thjesht, idenë a mendimin që e mbajmë në vete është energji që tenton të tërheqë e të krijojë këtë formë në materialin e njëjtë. Po qe se gjithnjë mendoni në sëmundje, ju do të sëmureni; nëse beson se je i bukur, do të mbetesh i bukur.

Ligji i ndriçimit dhe i tërheqjes

Ky parim është parim që do t'ju kthejë tërë atë që e emitoni në univers ("Çka mbjell, korr").

Nga aspekti praktik, kjo do të thotë se ne gjith një në jetën tonë e tërheqim atë që më së shumti e paramendojmë, atë që më së shumti e besojmë, që presim ose më qartë atë që e paramendojmë.

Kur jeni të frikësuar, të pasigurt dhe të shqetë suar (të indisponuar), do të tërhiqni mu ato përvoja, situata apo ata njerëz që do të donit t'u shmangeshit. Po qe se jeni pozitivisht të disponuar, duke pritur dhe duke paramenduar kënaqësi, lum turi dhe fat, do t'i tërhiqni njerëzit, situatat dhe ngjarjet që u përgjigjen pritjeve tuaja pozitive. Sa më tepër energji pozitive që jepni, aq më tepër energji do të fitoni.

Përgatitja e parafytyrimit kreativ

Procesi i ndërrimeve nuk paraqitet në nivele sipërfaqësore, por në paramendime pozitive". Ky kërkon hulumtime, zbulime dhe ndërrime të qën drimeve tona më të thella dhe më themelore ndaj jetës. Kjo është arsyeja e mësimit se si duhet shfry tëzuar parafytyrimin kreativ për të mbetur procesi i thellë dhe përmbajtjesor i zhvillimit.

Në këtë proces shpesh zbulojmë mënyrat që në vetvete i kemi pen guar dhe i kemi pamundësuar për të arritur kënaqësi dhe përmbajtësi në jetë, e gjithë kjo për shkak të frikësimeve dhe koncepteve tona negative. Kur njihen këto qëndrime të kufizuara, ato mund të mënjanohen me procesin e parafytyrimit kreativ, duke i liruar hapësirë gjendjes së natyrës sonë të lumtur, duke përmbushur edhe dashuri...

Në fillim parafytyrimin mund ta ushtrojmë në kohën e caktuar dhe me qëllim të përcaktuar. Se si do të krijoni shprehi për ta aplikuar dhe për të filluar të besoni në rezultatet e mundshme, do të kon statoni se ajo do të bëhet pjesë juaja e paramendim it. Ekziston vetëdije e përhershme, gjendje e zgjuar, për të cilën gjë do të jeni të vetëdijshëm se jeni kreator i përhershëm i jetës suaj personale.

Kjo është pika përfundimtare e parafytyrimit kreativ - që çdo moment të jetës sonë e bëjmë moment krijues çudibërës, ku ne natyrisht vetëm e zgjedhim jetën më të mirë, më të suksesshme dhe më të bukur paramenduese.


Nga Shakti GAWAIN

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Parafytyrimi kreativ  Empty Re: Parafytyrimi kreativ

Mesazh  Xhemajl 09.11.10 17:58

Ushtrim i thjeshtë në parafytyrimin kreativ

Ky ushtrim është bërë në teknikën themelore të parafytyrimit kreativ.
Së pari mendoni diçka që e dëshironi, për këtë ushtrim zgjidhni diçka të thjeshtë në mënyrë që më lehtë të mund të paramendoni për të përfituar. Kjo do të mund të ishte gjë të cilën e dëshironi, ngjarje që do të përjetoni, situatë ku dëshironi të ndodheni, ose kërkesë për disa kushte përmirësuese në jetë.

Uluni apo shtrihuni në pozitë të përshtatshme, në vendin ku nuk do të keni shqetësime. Plotësisht trupin ta keni të qetë. Mendoni në relaksim të çdo muskuli individualisht, duke filluar nga gishtërinjtë e këmbëve e deri te koka, pastaj lejoni që t'ju "rrjed hë" e gjithë ndeja. Merrni frymë thellë e ngadalë nga stomaku. Numëroni nga 10 deri në 1, duke përkuj tuar tërë këtë të pushuar për çdo numër.

Kur ndjeheni plotësisht të relaksuar, filloni të mendoni atë që dëshironi mu ashtu siç e dëshironi. Po qe se është ndonjë lëndë, mendoni vetëm në lëndë, se si e përdorni, se si e bëni atë të mrekul lueshme, se si e përjetoni, se si ua tregoni miqve. Po qe se kjo është situatë a ngjarje, veten e paramendoni në vendin e ngjarjes dhe kjo ngjarje t'ju ndod hë ashtu siç e keni dëshiruar. Mund të paramendoni se çka do të flasin njerëzit, ose cilatdo detaje që do t'jua bëjnë figurën reale.

Mund të shfrytëzoni relativisht pak kohë apo disa minuta për të paramenduar këtë - veproni ashtu siç ju përgjigjet! Përjetojeni atë! Kjo do të duhej t'ju bëhet përvojë mjaft e mirë, sikurse fëmija i zgjuar kur ëndërron për atë që do të marrë për ditëlindje.

Tani, duke iu përmbajtur ende idesë a pasqyrës shqisore, thuajini vetes diçka mjaft pozitive e afir mative (me zë a në vete, se si ju përgjigjet) për atë, si përshembull:
"E shoh veten në vikendin e bukur në bjeshkë". "Çfarë pushimi i shkëlqyer?!" Ose: "Tani kam mar­rëdhënie të jashtëzakonshme e të rregulluara me___________. "Në të vërtetë mësojmë për të kuptuar njëri-tjetrin".

Këto deklarime pozitive, të quajtura afirmime, janë pjesë të rëndësishme të parafytyrimit kreativ, të cilat më vonë, në mënyrë të zgjeruar, do t'i kup tojmë.
Gjithnjë përfundojeni kreativitetin me deklarim të fortë në vete:
"Kjo a diçka më e mirë, tash manifestohet për mua mënyrë të kënaqshme dhe të pajtueshme, për të mirat e ne të gjithëve".

Kjo do të lërë hapësirë për diçka ndryshe, bile për diç edhe më të mirë sesa që keni menduar më parë, dhe ju përkujton se ky proces funksionon në të mirë të të gjithëve.

Po qe se ju paraqiten dyshime a mendime kon tradiktore, mos tentoni t'u rezistoni a t'u pengoni. Kjo do t'u jepte forcë të cilën as që e kanë. Lejojuni t'ju kalojnë përmes vetëdijes suaj, si dhe kthejuni deklarimeve dhe figurave tuaja pozitive.
Këtë proces zbatojeni vetëm derisa këtë e përje toni ose derisa ju është interesante. Kjo mund të zgjasë 5 minuta ose një gjysmë ore. Përsëriteni për çdo ditë, mundësisht sa më shpesh.

Siç e shihni, procesi themelor është relativisht i thjeshtë. Që me të vërtetë ta aplikoni me efikasitet, zakonisht është e nevojshme më shumë mirëkuptim dhe ushtrime.

Me rëndësi është të qetësoheni

Është e rëndësishme që thellësisht të jeni të qetë, kur filloni të mësoni ta aplikoni parafytyrimin kreativ. Kur trupin dhe mendjen e keni thellësisht të relaksuar, valët e trurit ju ndërrohen dhe ju ngelin të ngadalshme. Ky nivel i thellë e i ngadalshëm quhet alfa nivel (ndërsa gjendja jonë, e zgjuar, quhet beta nivel) dhe në jehonë janë shumë kërkime shkencore të ndikimeve dhe të vetive të tij.

Është konstatuar se alfa niveli është një gjendje mjaft e mirë e vetëdijes, për shkak të ndikimit të pushueshëm të trupit dhe të mendjes. Dhe, ç'është veçanërisht interesante, kjo gjendje është konfir muar si më efikase nga beta niveli në krijimin e ndërrimeve të vërteta në të ashtuquajturën botë objektive, përmes aplikimit të parafytyrimit.

Për aplikimin tonë praktik kjo do të thotë se, po qe se do të mësoni që thellësisht e të qetë të aplikoni parafy tyrimin kreativ, do të mund të realizoni ndërrime efektive në jetën tuaj, sesa sikur këtë do ta kishit bërë duke paramenduar, duke u brengosur, duke planifikuar ose duke tentuar që të manipuloni me sende dhe njerëz.

Po qe se e keni zhvilluar ndonjë mënyrë të cak tuar për t'u bërë të lirshëm a për të arritur gjendje të qetë e meditive, për çdo rast shfrytëzojeni atë metodë. Në të kundërtën, ndoshta do të dëshironit të shfrytëzonit metodën që e kam përshkruar në pjesën time paraprake - frymëmarrje e thellë, por ngadalë, duke liruar çdo muskul individualisht dhe duke numëruar ngadalë nga 10 deri në 1. Në qoftë se keni vështirësi rreth arritjes së gjendjes së lirë fizike, ndoshta do të kishit mundur të mësoni jogën ose meditimin, për çka kjo do t'ju ofronte ndihmë. Mirëpo, me vetëm pak ushtrime të lira do të arrini përsosmëri.

Natyrisht, mirëqenia nga e gjithë kjo është, pra, se veprimi i thellë dhe i lirshëm do të jetë i frytshëm për shëndetin fizik e atë mendor.

Veçanërisht është rekomanduese që parafy tyrimin kreativ ta praktikoni në mbrëmje para fjet jes, ose në mëngjes menjëherë posa të zgjoheni, sepse atëherë mendja dhe trupi thellësisht janë të receptuar. Më praktike është që këtë ta bëni të shtrirë në shtrat, por nëse keni tendenca për kotje, atëherë më së miri është që të uleni në skajin e shtratit apo në karrige - në pozitë të përshtatshme. Kurrizi i drejtë ndihmon rrjedhjen e energjisë dhe lehtëson të arriturit e thellë të alfa valës.

Periudha e shkurtër e meditimit dhe e parafytyrimit kreativ në mesditë do t`jua qetësojë dhe do t'jua pushojë edhe pjesën tjetër të ditës, e cila do t'ju kalojë më rehat.

Si të parafytyroni?

Shumë pyesin ç'do të thotë fjala "parafytyrim". Disa janë të brengosur se kur i mbyllin sytë dhe ten tojnë të parafytyrojnë, nuk e shohin pasqyrën shqisore.

Mos lejoni që t'ju hutojë termi "parafytyrim". Përgjithësisht nuk është e nevojshme që me mend të shihni pamje. Disa thonë se, kur i mbyllin sytë, shohin me mprehtësi mjaft pamje. Të tjerët ndjejnë se në të vërtetë nuk "shohin" asgjë, por se në një mënyrë "paramendojnë" ose mendojnë të vështrojnë atë pamje, ose mbesin ndjesi të vetëdijshme ndikuese. Kjo, gjithsesi, është në rregull. Ne të gjithë, gjithnjë e përdorim imagjinatën; është e pamundur të mos e përdorni, kështu që është i mirë çdo proces që do të mund të aplikoni atëherë kur imagjinoni (paramendoni).

Po qe se nuk jeni të sigurt se ç'do të thotë parafytyrimi, lexoni çdo ushtrim të ardhshëm, tani mbyllini sytë dhe tentoni:

Mbylli sytë dhe lirohuni! Paramendoni në ndonjërin lokal sikurse është dhomë juaja e fjetjes a e ditës. Përkujtojeni disa detaje të njohura nga ajo, siç është: ngjyra e tepihut, renditja e mobileve, ndriçimi i saj. Paramendoni se si po hyni në atë lokal, se si po uleni në karrige komode dhe si po shtrihen, në shtrat të rehatshëm.

Tani përkujtoni ndonjë çast të mirë që e keni përjetuar disa ditë të kaluara, posaçërisht ndonjë çast të ndjesive të këndshme fizike, siç është dreka e shijshme, merrni ndonjë porosi, të magjepsur me ujin e këndshëm e të ngrohtë, ose duke çuar dashuri. Përkujtojeni atë përvojë mundësisht sa më mirë, si dhe dëfrehuni përsëri në ato ndjesi të bukura.

Tani paramendoni veten në një ambient të rehatshëm fushor, ndoshta duke pushuar në bar të njomë e të gjelbër para lumit të pastër ose duke shëtitur në pyllin e dendur e të bukur. Ky mund të jetë vendi ku dikur veçse keni qenë ose vendi ideal ku do të donit të shkonit. Paramendojini detajet dhe paramendojeni atë vend ashtu siç e dëshironi në jetë.

Metoda që e keni aplikuar duke paramenduar këto shfaqje, paraqet mënyrën tuaj të parafytyrimit.

Ekzistojnë dy mënyra të parafytyrimit kreativ: njëra është e pranueshme (receptive) e tjetra është aktive. Në mënyrë receptive thjesht lirohemi dhe lejojmë që pamjet dhe përshtypjet të na mbushen pa paramendim të posaçëm të detajeve të tyre - pranojmë atë që do të arrijë. Në mënyrë aktive, të vetëdijshëm, e zgjedhim dhe e krijojmë atë që dëshirojmë të shikojmë a të paramendojmë. Pra, se këto procese janë pjesë e qenësishme të parafytyrimit kreativ, është me rëndësi që zotësitë aktive dhe receptive t'i përforconi gjatë ushtrimeve.

Problemet e posaçme të parafytyrimit


Kohë pas kohe njeriu e bllokon zotësinë e tij të parafytyrimit a të imagjinimit sipas dëshirës së tij dhe ndjen se "kurrsesi nuk mundet". Ky bllokim kryesisht paraqitet nga frika dhe mund të tejkalo het, nëse njeriu këtë e dëshiron.

Zakonisht njeriun e bllokon zotësia e tij për të shfrytëzuar parafytyrimin kreativ nga frika prej asaj që mund të hasë kur "shikon" nga brenda në vetvete - frikë nga emocionet dhe ndjesitë e veta personale. Për shembull, një nxënës imi kurrsesi nuk ka mundur të parafytyrojë dhe gjithnjë ka ëndërruar në kohën e meditimit. Me një rast është konstatuar se ka përjetuar një përvojë mjaft emocionale, gjatë parafytyrimit ka qenë i frikësuar se do të jetë i pakëndshëm, po qe se do të jetë emocional para të tjerëve.

E vetmja e vërtetë është se në ne nuk ka asgjë që do të mund të na lëndonte; vetëm frika nga për jetimet e ndjenjave tona personale mund të na mbajë të mbyllur.

Po qe se do t'ju paraqitet diçka e pazakonshme dhe e papritur gjatë meditimit, më së miri është që këtë ta shqyrtoni, ta mbani dhe të përvetësoni sa më tepër, do të konstatoni se do ta humbë tërë fuqinë negative ndaj jush. Frikësimet tona paraqiten nga sendet me të cilat nuk ballafaqohemi. Posa të jemi të përgatitur për t'u kacafytur plotësisht me burim in e frikës, ajo atëherë e humb fuqinë e vet.

Për fat këto probleme të parafytyrimit janë të rralla. Sipas rregullit, parafytyrimi kreativ vjen natyrshëm dhe sa më shumë që ta ushtroni do të keni më lehtë.

Vazhdon...
Xhemajl
Xhemajl

187


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi