Telepatia dhe shërbimet sekrete
Faqja 1 e 1
Telepatia dhe shërbimet sekrete
Telepatia dhe shërbimet sekrete
Prej kohësh merret i mirëqenë fakti se CIA mund të ketë instaluar mikroçipe të sofistikuara për të rrëmuar në guvat e errëta të mendimit njerëzor.
Shumë teori mundohen të shpjegojnë mënyrën e funksionimit të “leximit të mendimeve”. Sa duhet t’i besojmë fenomenit?
Në vitin 1882, shkencëtari i Universitetit të Kembrixhit, H. Meyers, arriti në një përfundim, të cilin e mbajmë si të mirëqenë edhe në ditët e sotme, kur vjen puna për të përcaktuar se çfarë është telepatia.
Telepati, e thënë shqip do të thotë: Aftësia për të lexuar mendimet e të tjerëve. Ajo është ndër fenomenet më të njohura të asaj që njihet si “parashkenca” dhe njëkohësisht edhe një ndër objektet më të studiuara të saj. Telepatia gjen shtrirje në kohë e hapësirë, dhe është praktikisht, e pakufishme. Dhe kështu që në njëfarë mënyre shndërrohet automatikisht në një instrument të rëndësishëm jo vetëm të shkencës, në mbarë botën.
Në këtë kontekst, merret me mend se më të interesuarit për ta përdorur dhe ndoshta dhe më profesionalët, kanë qenë shërbimet inteligjente të dy superfuqive, të vëna përballë njëra-tjetrës gjatë Luftës së Ftohtë; CIA dhe KGB-ja, të cilat donin ta përdornin atë për t’i shërbyer misioneve të tyre respektive. Qysh në vitin 1965, ish-Bashkimi Sovjetik kishte bërë disa përpjekje për ta zbuluar e përpunuar objektin e saj për qëllimet e veta, duke angazhuar njerëz të kësaj fushe e që njihen me emrin “telepatë” pra, njerëz që ishin të aftë të lexonin mendimet e të tjerëve, pavarësisht distancave të largëta.
Nga ana tjetër, prej kohësh merret i mirëqenë fakti se CIA mund të ketë instaluar mikroçipe të sofistikuara për të rrëmuar në zgavrat e guvat e errëta të mendimit njerëzor. Edhe pas përfundimit të Luftës së Ftohtë, kërkimet në këtë fushë vazhduan me po të njëjtin ritëm e interes. Eksperimente të ndryshme i kanë çuar shumë kërkues në përfundimin apo më mirë, në bindjen, se “leximi i mendimeve” ekziston. Por arsyeja, shkaku dhe mënyra e funksionimit të këtij fenomeni të rrallë, i nënshtrohet shumë pikëpyetjeve e mistereve të pazbuluara që ndërlidhin në vetvete shumë disiplina, jo vetëm shkencore.
Tezat dhe eksperimentet e R.Sheldrake
Një tezë e rrahur tashmë prej vitesh e që bën fjalë për mënyrën e funksionimit të telepatisë është dhe ajo e përfaqësuar në një përmbledhje të veçantë nga shkencëtari anglez, biologu e sociologu, Rupert Sheldrake. Shkencëtari në fjalë, është i bindur se bota jonë zotëron të ashtuquajturat “fusha morfogjenetike”, të cilat mund të lidhin këdo me njëri-tjetrin.
Ai sidomos dëshiron të verë në dukje faktin se kavjet angleze kanë mësuar në një kohë të shkurtër se si hapen kapakët e aluminit të kutive të qumështit. Ky fakt apo kjo njohuri, e përftuar rishtazi dhe jo si pasojë e një refleksi të lindur, ishte e përhapur edhe ndër kafshët e tjera, kështu që dhe minjtë në ishujt e tjerë të largët britanikë, e zotëronin këtë aftësi.
Sheldrake beson se “fushat morfogjenetike” të pretenduara prej tij, vërtetohen më së miri nga kjo aftësi e hasur te kavjet. Telepatia sot realisht nuk përbën ndonjë problem shumë të diskutueshëm brenda sferës së shkencës. Kjo shpjegohet dhe me faktin, se gjithnjë e më shumë njerëz raportojnë se kanë pasur në një mënyrë apo në një tjetër, në masa e kohë të ndryshme, eksperienca që lidhen me telepatinë.
Eksperimente befasuese
Një arsye tjetër për këtë që thamë është dhe fakti se eksperimentet nëpër laboratorë dhe institute, shpesh kanë sjellë rezultate surprizuese. Si një përpjekje standarde në këtë drejtim mund të vlerësohej një eksperiment fare i thjeshtë: Një vullnetar i nënshtrohet një prove të shkencës, të drejtuar nga një specialist i kësaj fushe. Ky i fundit, për shembull, sheh në monitor karta apo foto, që nëpërmjet një gjeneratori janë përzgjedhur vetëm rastësisht.
Telepati duhet të thotë në këtë rast, se cilat karta janë parë në atë moment nga eksperimentuesi i tij ose të tregojë motivet që përshkruajnë ato. Në fakt, në rrjedhën e viteve, rezultatet e këtyre lloj eksperimenteve kanë qenë mëse mbresëlënëse. Shumë, por jo të gjitha, përpjekjet e eksperimentet, kanë treguar se ca njerëz më shumë e ca më pak, posedojnë aftësinë e leximit të mendimeve të të tjerëve. Një sërë kërkuesish, siç është përfaqësuesi më i njohur i tyre, gjenetisti anglez, Rupert Sheldrake, janë të bindur se çdo njeri zotëron në vetvete aftësi telepatike.
Dhe kjo e ashtuquajtur ndryshe pra edhe me emrin “shqisa e shtatë”, mund të trajnohet nëpërmjet të tillave përpjekje. Edhe kafshët e kanë me ç’duket këtë aftësi. Sipas tezave të fushave morfogjenetike, që besohet se rrethojnë njerëzit dhe kafshët në të njëjtën masë, ky fenomen nuk do të ishte ndonjë çudi.
Një eksperiment sensacional, Sheldrake pati kryer me një papagall dhe pronaren e tij. Kafsha ishte në gjendje që të përsëriste mbi 500 fjalë e gjithashtu edhe fjali të tëra. Para kamerave, shkencëtari e mbylli papagallin në një dhomë dhe pronarja e tij, Emi, ndodhej dy kate më poshtë në një dhomë tjetër.
Ndërkohë, Emi hapi zarfe me foto, të cilat ajo më parë nuk duhet t’i shihte. Rezultatet e përftuara ishin befasuese, pasi shpendi(kafsha) dukej se i kishte lexuar tashmë mendimet e të zonjës së vet. Gjëja që mund të vihet re më shumë në këtë film, është se papagalli thotë pikërisht atë që sheh e zonja e tij. Në një farë mënyre, papagalli bën pikërisht leximin e mendimeve të së zonjës, arrin të kuptojë e të shohë imazhet që ajo sheh. Ai i transmeton ato në anglisht. Kjo është madje diçka shumë e veçantë, pasi në shumë raste të tjera të telepatisë ndër kafshë, qen apo mace qofshin, mund të arrijmë vetëm në përfundime të pjesshme përsa i përket aftësisë së tyre telepatike.
Sensacioni i BBC-së dhe sukseset relative
Një përpjeke me vlerë zhvilloi për shembull edhe nga BBC-ja pak vite më parë. Kështu, ata vunë para kamerave një qen, ndërkohë që i zoti i tij kishte dalë jashtë shtëpisë. Pronari ishte vënë nën vëzhgim me kamera, ndërsa shëtiste nëpër qytet, derisa ai në një moment të caktuar mori sinjalin se duhej të kthehej në shtëpi, pra të shihej sërish me qenin e tij.
Kamerat dokumentuan se pikërisht në këtë kohë, kur pronari u njoftua se duhej të kthehej në shtëpi, qeni u ngrit dhe shkoi drejt portës së shtëpisë për të pritur të zotin. Kjo nuk ishte thjesht një rastësi, pasi raste të tjera të ngjashme të përsëritura të këtij eksperimenti dhanë gjithashtu rezultate të njëjta.
Rezultatet e eksperimenteve me njerëz janë plotësisht të krahasueshme me ato me kafshë. Natyrisht se te personat që u nënshtrohen eksperimenteve telepatike, ka shumë të ngjarë të lexojnë pra se çfarë mendojnë të tjerët. Ata mund të pikturojnë apo përshkruajnë objekte, të cilat tjetri diku po i sheh. Jo gjithmonë këto eksperimente janë kurorëzuar me sukses, por lista e rezultateve pozitive është e gjatë. Dhe po bëhet gjithmonë e më e gjatë.
Telepatia dhe shërbimet sekrete
Nëse do t’u riktheheshim sërish shërbimeve sekrete, kjo sigurisht se përbën një mundësi të mirë spiunazhi. E parë në këtë kontekst, flitet kështu për praninë e agjentëve të ashtuquajtur “PSI” ndër rrethet e tyre. Sot kuptimshmëria e termit “telepati” duket se ka marrë një vlerë gjithsesi më të gjerë. Prej shumë vitesh për shembull, po qarkullon shprehja ose termi “Remote Viewing” (ose në shqip: vëzhgim nga distanca).
Më anë të saj, agjentët (jo vetëm të shërbimeve sekrete, por edhe ato të policive) përpiqen që nëpërmjet “kontrollit të mendimeve”, të përshkruajnë plane e veprimtari që individë apo keqbërës kanë ndërmend të kryejnë. Pjesërisht këto kanë pasur edhe rezultate. Fillimet e veta, aplikimi i asaj që njihet pra si “Remote Viewing” ndodhi në ish-Bashkimin Sovjetik, në vitin 1940.
Asokohe me urdhër të Stalinit, telepati, Volfgang Gregoreviç Messing (1899-1974), gjatë shfaqjeve që jepte në cirk, ra në sy për aftësitë e tij dhe u dërgua nga policia sekrete direkt në zyrën e Stalinit. Sigurisht, që ky mendohet se ishte dhe hapi i parë konkret i përballjes së regjimit sovjetik me shanset e mundësitë që shfaqte kjo fushë për ta përdorur në shërbim të planeve të tyre, pasi mendohet se deri më atëherë, këto gjëra, në përputhje edhe me mësimet e ideologjinë marksist-leniniste, nuk merreshin seriozisht.
Për Messingun e aftësitë e tij prej parashikuesi u interesuan edhe Frojdi e Ajnshtajni. Në hapësirat e ish-BRSS, ekzistojnë shumë anekdota, por edhe botime që lidhen me “bëmat” e tij. Në vitin 1971, ai madje mori dhe titullin “Artist i merituar” i BRSS. Në të njëjtën kohë, edhe në Perëndim u ndërmorën kërkime në fushën e telepatisë.
Kështu, njihen mirë disa përpjekje fillestare sekrete të britanikëve brenda departamenteve të Intelligence Service qysh në vitet ’30 të shekullit të kaluar. Por më e njohur është përpjekja e viteve 1934-1939, (kohë kur shkencëtarët anglezë rivalizonin me ato gjermanë pak para fillimit të Luftës së Dytë), kur S.G. Soal, profesor matematike në Universitetin e Londrës, eksperimentoi në 160 persona, duke regjistruar më shumë se 100,000 raste eksperimentesh të niveleve të ndryshme. Ia vlen të përmenden edhe përpjekjet që bënë Basil Shackleton dhe Rita Elliot gjatë vitit 1941, rezultatet e të cilëve qëndronin përtej normës së rastësisë.
Ndërkohë, njihen përpjekjet e shkencëtarëve nazistë, të cilët u shfaqën shumë të zotë e të interesuar në këtë fushë e më pas, sigurisht edhe përpjekjet e eksperimentet e amerikanëve pas Luftës së Dytë, të cilët regjistrojnë në dosjet e tyre shumë prej tyre. Pavarësisht se shumëkush beson me të vërtetë se telepatia përdoret gjerësisht nga këto shërbime, asnjë evidencë e qartë nuk është dëshmuar hapur deri më sot në publik. Shumëkush e trajton atë thjesht si një objekt studimor shkencor e artistik, i cili mund të gjejë aplikim fare mirë vetëm në librat fantastiko-shkencorë, apo dhe në cirk, me “magjistarët” që arrijnë të kënaqin shumë, sidomos fëmijët.
E megjithatë…telepatia ekziston!
Sigurisht se prej shumë vitesh e dekadash, në bazë të rezultateve të eksperimenteve, është arritur të dëshmohet të paktën se ky fenomen ekziston. Do të ketë me siguri edhe më shumë eksperimente në këtë drejtim që do të mund të ndryshojnë ndoshta edhe përfundimet e eksperimenteve të deritanishme. Për më shumë, pyetja mbi shkaqet e arsyet e ekzistencës së këtij fenomeni, bëhet edhe më interesante kësisoj për të vazhduar të studiohet. Tek e fundit, ajo nuk përbën veçse njërën prej enigmave të shumta të kësaj bote.
KUSH ËSHTË RUPERT SHELDRAKE?
Rupert Sheldrake është një biolog e sociolog anglez, autori i më shumë se 75 veprave studimore e shkencore dhe dhjetë librave. Ai ka qenë bashkëpunëtor shkencor pranë të famshmes “Royal Society”, në Londër e ka studiuar shkenca natyrore në Universitetin e Kembrixhit. Më pas, ai ka vazhduar studime të mëtejshme në fushën e gjenetikës dhe është nderuar me shumë çmime, ndrysa aktualisht mban dhe titullin Ph.D.
Më pas, ka studiuar për filozofi në Harvard. Kontributi i tij në studimin e telepatisë tashmë është i njohur botërisht dhe libri i tij i “The Sense of Being Stared At, And Other Aspects of the Extended Mind”, i vitit 2003, ka zbuluar shumë aspekte konkrete të sjelljes njerëzore e aftësive të tij telepatike.
Nga Armand Plaka

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Similar topics
» Shërbimet Sekrete dhe prodhimi i frikës
» Çfarë fshehin shërbimet sekrete për UFOT?
» Telepatia
» A ekziston telepatia
» Telepatia - biokomunikimi

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi