EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Murgu jeton majë shkëmbit: Ndihem më pranë Zotit

Shko poshtë

Murgu jeton majë shkëmbit: Ndihem më pranë Zotit Empty Murgu jeton majë shkëmbit: Ndihem më pranë Zotit

Mesazh  Luli 10.09.13 21:22

Murgu jeton majë shkëmbit: Ndihem më pranë Zotit

Murgu jeton majë shkëmbit: Ndihem më pranë Zotit F1_09murgu1378718880

Njihuni me murgun që prej 20 vitesh bën një jetë vetmitare majë një shkëmbi të lartë.

Shtëpia e tij e pazakontë është një manastir gjeorgjian, ku murgu 59-vjeçar Maksim Qavtaradze ndihet më pranë Zotit.

Kur ai dëshiron të largohet nga maja e shkëmbit “Katskhi”, ai shpenzon 20 minuta për të zbritur poshtë me anë të një shkalle rreth 39 metra.

Maksimi furnizohet me ushqim nga ndjekësit, të cilët vijnë 2 herë në javë për t`u lutur.

Në të kaluarën ai ka punuar si një operator vinçi dhe kjo e ka bërë murgun të dhënë pas lartësive.

Ai thotë: “Këtu është një heshtje ku mund të ndjesh praninë e Zotit”. Vizitorët e tij më të zakonshëm janë priftërinjtë dhe një grup ndjekësish të rinj.

Fotografi që ka shkrepur këto foto, Amos Chaple, ka paguar për të vizituar manastirin, pasi fillimisht nuk u lejua të ngjitej në të.

Maksim i rrëfeu fotografit se kishte vendosur të bëhej murg pas një jete të gabuar që kishte bërë si i burgosur, duke synuar një ndryshim në jetën e tij.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi