Joga - pikepamje e krishtere
2 posters
Faqja 1 e 1
Joga - pikepamje e krishtere
JOGA
Pikepamje e krishtere
Shumë njerëz, duke përfshirë këtu edhe disa të krishterë, kujtojnë se Joga nuk është e rrezikshme, se ajo është thjesht një seri ushtrimesh gjimnastikore, sa për ta mbajtur trupin në formë, etj. Por, e vërteta është ndryshe.
Vetë emri “Jogë” na tregon diçka rreth natyrës së vërtetë të saj. Ka shumë mundësi që fjala “Jogë” ta ketë prejardhjen nga gjuha latine (‘jogum’) dhe do të thotë ‘zgjedhë’, ‘barrë’, ‘skllavëri’. Pra, ata që merren me Jogën, bëhen skllevër të saj.
Ekspertët e Jogës thonë se qëllimi i Jogës është ta çlirojë njeriun prej gjendjes së tij normale njerëzore, duke ia ndryshuar në fillim ndërgjegjen. Ai/ajo që ka arritur në një nivel të avancuar të Jogës, e sheh veten si “hyjnor”, si “perëndi”.
Ka dy tipe kryesore të Jogës:
1) Hathajoga: Kjo është forma më e zakonshme dhe më e përhapur e Jogës. Në fillim, ajo i ngjason një serije ushtrimesh gjimnastikore dhe konsiderohet prej publikut si një lloj ndihme për ta mbajtur trupin në formë. Por, në të vërtetë, Hathajoga është më shumë se kaq.
2) Rajajoga (ose “Joga Mbretërore”): Kjo është forma më e avancuar e Jogës, në të cilën përfshihen hipnozat dhe ekstazat.
Këto dy tipe të Jogës nuk janë të ndryshme nga njëra-tjetra, por thjesht reflektojnë nivele përvoje në fushën e Jogës. Hathajoga shpesh është përshkruar si hapi, që të çon drejt Rajajogës.
3 nivelet e përvojës në fushën e Jogës mund të përshkruhen si vijon:
a) Niveli 1: Në këtë nivel, praktikanti i Jogës, është në gjendje të kontrollojë ndërgjegjen dhe trupin e vet. Ai e arrin këtë kontroll nëpërmjet ushtrimeve fizike e mendore dhe shpesh duke përsëritur vazhdimisht një fjalë sekrete. Ky është niveli i Hathajogës.
b) Niveli 2: Këtu përfshihen të kontrolluarit e pavetëdijës dhe i sistemit nervor. Ata që praktikojnë Jogën në këtë nivel, mund të kontrollojnë funksione trupore, të cilat nga ana normale janë plotësisht të pavullnetshme dhe automatike, si p.sh. të rrahurit e zemrës, temperaturën e trupit, metabolizmin, etj.
c) Niveli 3: Këtu hyn të kontrolluarit e proçeseve natyrore, duke krijuar efekte fizike me anë të përqëndrimit mendor. Në këtë nivel mund të ndodhin hipnoza të gradave më të larta, aftësia për të lëvizur objekte me forcën e mendimit, ngritja në ajër, ekskursioni i shpirtit, etj. Fenomene të tilla vihen re edhe në kulte të tjera satanike.
Të gjitha aspektet e Jogës janë të rrezikshme, si fizikisht në më të shumtën e rasteve, ashtu edhe shpirtërisht në të gjitha rastet. Le t’i marrim në konsideratë disa prej rreziqeve të Jogës:
1) Joga përpiqet t’ia boshatisë mendjen njeriut, me qëllim që forcat e Satanait të mund ta mbushin atë mendje me mesazhet e tyre.
2) Ai/ajo që merret me Jogën, thotë se Joga bën që “elementi i fjetur” brenda njeriut të zgjohet e të shkëlqejë si “perëndi”. Kjo, pa dyshim, nuk është gjë tjetër veçse blasfemi.
3) Fjalët sekrete (të cilat janë, në fakt, magji, ose lutje të drejtuara qënieve frymore, të maskuara si perëndi) shërbejnë si ftesë për këto qënie djallëzore, që të hyjnë brenda personit në fjalë.
4) Shumica e pozicioneve trupore të Jogës janë, në fakt, shprehje fizike të një lloj lutjeje drejtuar qënieve frymore, që ka shumë mundësi të jenë me karakter satanik.
5) Të pushtuarit nga këto qënie frymore është “provë” se “perëndia” e praktikantit të Jogës, po shkëlqen nga brenda.
6) Ka patur raste, kur Joga është konsideruar si shkaku i shumë çrregullimeve të ndryshme nervore, psikologjike dhe shpirtërore të atyre që merren me të, madje edhe të çrregullimeve fizike,
duke përfshirë këtu edhe humbjen e të parit, të shkaktuar prej disa ushtrimeve të Jogës.
7) Ushtrimet e Jogës kanë bërë që disa njerëz të përjetojnë përvoja okulte (magjike), duke përfshirë këtu edhe “udhëtimin yjor”, ku trupi është në një vend, por mendja në një tjetër.
Kështu, pra, Joga nuk është një seri ushtrimesh fizike të padëmshme, siç thonë disa, por një praktikim i rrezikshëm, që i ka rrënjët tek feja indiane (Hindu), e të çon në okult (magji).
Joga nuk ta ndriçon, por ta skllavëron mendjen, shpirtin e trupin. Jezusi ofron lirinë e vërtetë shpirtërore – një jetë të re hyjnore dhe një paqe të brendshme në zemër. Një i krishterë “i rilindur” nuk duhet të ketë lidhje fare me Jogën. Ai/ajo ka “MENDJEN E KRISHTIT”, jo një mendje të boshatisur, por “të mbushur me Frymën e Shenjtë” e jo me ndikimet frymore të praktikantëve të Jogës.
Të krishterët duhet t’i qëndrojnë larg çdo lloj forme të Jogës. Joga të bën skllav të saj, por Jezusi të çliron.
Nga: John Armitage/Peter Scothern

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
sa per jogen nuk mendoj se ka gje lidhje me fet
dhe une mendoj se ma mir esht ta kontrollojm trupin dhe mendjen ton vet,se sa te na kontrolloj dikush tjeter,gje qe po ndodh me mijera vite,si nga ana fetare ashtu nga qjo politike...koha per njeriun e ri,me mendime te reja...
syri i art- Qdo gje esht natyr,ska te keqe ska te mir...
100
Similar topics
» Hallouini - Pikepamje krishtere
» Joga - Pikepamje evangjeliste
» Sqarimi i Agjendës Misterioze Perandorake të Izraelit
» Astrologjia (Pikepamje Evangjeliste)
» Joga

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi