EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ekzorcizmi

+11
Magus
Androo
Gon!
nitty
maqomaqo3
Ushtari i krishtit
DarkMaster
Elizza
Luli
Jon
Admin
15 posters

Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Ekzorcizmi

Mesazh  Admin 15.09.08 14:29

Ekzorcizmi

Ekzorcizmi Upqkrm10

Ekzorcizmi eshte nje ritual i destinuar per te larguar nje entitet shpirteror qe ka pushtuar nje qenje te gjalle ( njerezore apo shtazore).

Kjo praktike si duket univerzale. eshte shfaqur qe ne milienumin e pare ne Mesopotami dhe eshte me origjine semitike..

Me vone praktika e ekzorcizmit eshte gjetur ne shoqerite primitive ne te cilat eshte gjetur pergjigjia ne posedim te demonit (djallit), duke e pare me thjesht semundjen.

E gjejme ne kete forme te shamanizmi kaukazian, rituale afrikane dhe vodou.

Ai do te zyrtarizohet ne krishterizmin katolik, pjeserisht ne mesjete dhe do te vazhdoje te praktikohet deri ne ditet e sotme, ne nivel simbolike (pagezimi) apo ne nivel praktike ( meshtar eksorcist ).

Ne Islam, vet Kurani eshte nje vlere ekzorciste.

Kete praktike e gjejme edhe te taoizmei, induizmi etj…

Fjala vjen nga greqishtja e vjeter : exorkismos , dhe kaloi direkt ne latinisht exorcismus, exorcizare.

ExplorerUnivers


Edituar për herë të fundit nga Explorer në 19.09.08 19:39, edituar 2 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin 15.09.08 14:32

Ekzorcizem Taoist...

avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin 15.09.08 14:34

Ekzorcizem Ortodoks



Edituar për herë të fundit nga Explorer në 15.09.08 15:26, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin 15.09.08 15:14

Ekzorcizem Katolik





Edituar për herë të fundit nga Explorer në 15.09.08 15:23, edituar 1 herë gjithsej
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Admin 15.09.08 15:18

Ekzorcizem Islam

avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Jon 04.01.10 20:17

Ekzorcizmi, largimi i shpirtit të keq

Nuk përfaqëson ndonjë besim fetar, por është një praktikë fetare, që presupozon largimin e demonëve dhe të këqijave të tjera nga shpirti apo trupi i njeriut, sende ose objekte. Kjo praktikë ka lindur qysh në paganizëm dhe përditë e më tepër është bërë pjesë e sistemit të shumë besimeve fetare.

Personat që ekzekutojnë ekzorcizmin, njihen me emrin ekzorcistë dhe në përgjithësi janë predikues fetarë ose individe që pretendojnë se zotëropjnë mendim, fuqi dhe kualifikim te veçantë.

Ekzorcizmi përmbushet me mjete fetare, shoqërohet me gjeste, simbole, ikona, formula, hajmali, veprime të magjishme etj.

Sipas induizmit, shpirti i qënjes njerëzore, provon disa rilindje, derisa arin të jetë i lirë. Ndërkohë, nëqofte se një qënje njerëzore ka një jetë maksimalisht të vështirë dhe te keqe, shpirti i tij sundohet nga demoni dhe shndrohet në demon. Edhe njerzit që kryejnë vetëvrasje, e realizojnë atë nën ndikimin e demonit që drejton shpirtin dhe truipin e tij.

Ekzorcizmi nuk nxit vetëvrasjen, përkundrazi synon ta parandalojë atë, por mjetet dhe metodat që ai përdor për këtë qëllim, duke mos qënë shkencore, në përgjithësi nuk e realizojnë objektivin. Njerëzit me tendencë për vetëvrasje, nëqoftëse aplikojnë vetëm këtë lloj profilaksie, duke neglizhuar metodat shkencore, janë të destinuar të kthehen në viktima.
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Ekzorcizmi sipas riteve katolike

Mesazh  Jon 04.01.10 20:26

Ekzorcizmi sipas riteve katolike

Lutja e lirimit

"O Zot ti je i madh, ti je Hyj, ti je At, ne te lutemi per ndermjetesine dhe ndihmen e kryengjejve Mikelit, Rafaelit, Gabrielit, qe vellezerit e motrat tona te jene te liruar nga çdo e keq qe i ben skllever. O te gjithe Shenjterit ejani ne ndihme".

"Ata që do të besojnë, janë këto: në emër tim do t’i dëbojnë djajtë" (Mk 16,17).

Te debosh djaje eshte nje pushtet qe i jipet nga Jezu Krishti, atyre qe besojne ne Te, nje pushtet qe bazohet ne fe, lutje e pendese, qe mund te ushtrohet qofte individualisht apo ne grup.

Pra cilido besimtare mund te lutet per lirimin, te tij apo te vellezerve te tij, duke u bashkuar ne grupe qe kane kete qellim: eshte e nevojshme shume fe, shume lutje, shume pendese dhe mbi te gjitha besnikeri e qendrushmeri.
Por ushtrimin e detyres se Ekzorcizmit (sakramentor), mund ta bejne vetem meshtaret, qe jane shprehimisht te autorizuar nga Ipeshkvinjte.

Te recitosh keto Lutje nuk do te thote te besh eksorcizem: eksorcizmi behet nga nje meshtar si menyre e lutjes publike, solemne ne emer te autoritetit te Kishes Shenjte Katolike.

Jezu Krishtit Zot

O Jezus Shpetimtar, Zoti im e Hyji im, Hyji im dhe krejt qenia ime, qe me flijimin ne Kryq na ke shelbuar dhe ke ngadhnjyer nga pushteti i djallit, te lutem me liro nga çdo prani e te keqes dhe nga çdo ndikim i te keqit.

Te kerkoj ne Emrin tend te Shenjt, te lutem per Varret e tua te Shenjta, te kerkoj per Kryqin tend, te kerkoj per ndermjetesi te Virgjeres Mari, Zojes se Paperlyer dhe Zojes se Dhimbshme.

Gjaku dhe uji qe dolen nga kraharori yt, le te zbresin mbi mua per te me pastuar, liruar dhe le te me sherojne. Amen.

Virgjeres Mari

O Mbretereshe e Qiellit, ti qe nga Hyji ke pranuar misioni te shtypesh koken djallit, ne te kerkojme me pervujteri te na dergosh ndihme nga qielli, qe te debojne djajte, t'i luftojne dhe t'i hedhin ne humnere. Amen!

Shen Mikelit Kryengjell

Shen Mikeli Kryengjell, na ruaj ne beteje, kunder çdo te keqe dhe ndaj djallit, ji per ne gjithmone ndihma jone.

Po te lutemi: qe Zoti ti ndaloi! Dhe ti, princ i ushtrise qiellore, me pushtetin qe te vjen nga Hyji, deboi djallin dhe shpitrat e tjere te keqinj ne ferr, qe veprojne ne bote per humbjen e shpiterave. Amen!

Lutja kunder Djallit

Të lutem, o Zot Jezu Krisht,
mbroje familjen time (përmend emrat e antarëve)
prej sëmundjeve, prej çdo rreziku dhe fatkeqësie.
Në qoftë se ndokush prej nesh ka ra ne ndonjë mallkim,
magji apo ndikim të djallit, në emër të Jezu Krishtit i shpalli ato mallkime,
magji dhe ndikime tjera te pavlefshme.
Në qoftë se shpirtrat e këqij janë të dërguar kundër nesh,
në emër të Jezu Krishtit unë ju liroj dhe ju dërgoj tek Jezusi
që të veproj sipas vullnetit të tij.
Të lutem, o Zot, dërgoj engjëjt e tu të shenjtë
të na ruajnë dhe mbrojnë të gjithëve. Amen
Jon
Jon

1159


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Luli 10.01.10 0:30

Ekzorcizmi praktikohet akoma dhe eshte praktikuar per rreth 2000 vjet. Ne shumicen e rasteve personi thjesht eshte i autosugjestionuar, ose ka probleme te ndryshme mendore, por jane rreth 5% e shqetesimeve nervore qe nuk shpjegohen dot nga shkenca, dhe ketu hyn ne loje ekzorcizmi.

Besimtaret besojne se me priftin qe kryen ritin e pastron njeriun nga prezenca e demoneve ose djallit jo me fuqine e vet, por me besimin qe ka tek Zoti, kurse jobesimtaret pranojne qe ekzorcizmi mund ta sheroje nje person qe jep shenja sikur eshte "posedimi" per shkak te efektit "placebo" dhe jo me ndonje nderhyrje te mbinatyrshme.

Megjithate fakti eshte qe ne raste te shumta ekzorcizmi ka dale me sukses.
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Elizza 23.05.10 15:51

Ekzorcizmi dhe raporti i tij me religjionin dhe psikiatrinë

Ekzocizmi (nga latinishtja ‘exorcismus’, si dhe nga greqishtja ‘exorkizein’ – bëj be, kërkoj solemnisht) është një praktikë e dëbimit të demonëve apo shpirtrave të tjerë të këqij nga një person apo vend, të cilin ata besohet se e kanë pushtuar. Kjo praktikë është goxha e vjetër dhe është pjesë e një sistemi të besimit të shumë kulturave dhe religjioneve.

Personi që bën ekzorcizmin, i njohur si ekzorcist, shpesh është klerik, apo person që besohet se ka aftësi apo fuqi të veçanta. Ekzorcisti mund të përdorë lutje dhe material tjetër fetar, si psh formula të ndryshme, ikona, gjeste, simbole, hajmali, etj. Ekzorcisti shpesh fton Zotin, Krishtin si/ose edhe engjëj të tjerë të ndryshëm që të intervenojnë në ekzorcizëm.

Marrë në përgjithësi, personat e pushtuar nga djajtë nuk konsiderohen si të këqij në vetvete (sui generis), e as të përgjegjshëm për veprat e tyre, për këtë shkak, ekzorcistët e konsiderojnë këtë praktikë më shumë si trajtim shërues, sesa si ndëshkim. Për këtë shkak, rëndom nuk ushtrohet dhunë ndaj personit të pushtuar nga djajtë, me përjashtim të lidhjes së tij, në rast se është i dhunshëm.


Historia

Koncepti i posedimit (pushtimit) nga shpirtrat e këqij dhe praktikimi i ekzorcizmit janë shumë të lashtë dhe shumë të përhapur. Ato mund ta kenë origjinën në besimet shamanisti[/color] [color=RoyalBlue]ke prehistorike.

Ekzorcizmi FrogsCircle

                                 Ikonografi shamanistike


Besëlidhja e Re e të krishterëve përfshinë ekzorcizmin në kuadër të mrekullive që i ka bërë Jezu Krishti. Për shkak të këtij precedenti, pushtimi nga djajtë ka qenë pjesë e sistemit të besimit të krishterë që nga fillimi
i kësaj feje, prandaj nuk habitë fakti që ekzorcizmi ende është një
praktikë e pranuar e katolicizmit, ortodoksisë dhe e disa sekteve
protestante
. Edhe Kisha e Anglisë ka nga një ekzorcist zyrtar në
secilën dioqezë.


Pas epokës së iluminizmit, praktika e ekzorcizmit ka pësuar rënie në
aspektin e rëndësisë që i është dhënë, duke u rralluar edhe praktikimi
i saj, sidomos në Perëndim. Marrë në përgjithësi, gjatë shekullit XX,
ekzorcizmi është praktikuar kryesisht në Evropën lindore dhe në Afrikë,
me disa raste që janë bërë të njohura më gjerë, siç është për shembull
rasti i Anneliese Michel-it. Në ditët e sotme, si rezultat i studimeve
të trurit dhe mendjes, shumë raste, që në të kaluarën do të ishin
kandidate të përshtatshme për ekzorcizëm, tani konsiderohen si
çrregullime mendore dhe trajtohen si të tilla.

Megjithatë, pasi që në vitin 1973 doli filmi "The Exorcist",
u ringjall përsëri ideja e ekzorcizmit, gjë që pati ndikim të madh në
Evropë dhe në SHBA. Mund të thuhet se, ndoshta si rezultat i kësaj,
besimi në pushtim nga djajtë dhe në ekzorcizëm gjetën vend në shoqërinë
bashkëkohore




Ekzorcizmi në krishterim

Te të krishterët, ekzorcizmi bëhet duke përdorë "fuqinë e Krishtit", apo
"në emër të Krishtit". Kjo bazohet në besimin se Krishti kishte
urdhëruar pasuesit e tij që të përzejnë shpirtrat e këqij në emër të
tij (Mateu 10:1, Mateu 10:8; Marku 6:7; Luka 9:110:17),
(Marku 16:17). Në bazë të artikullit mbi ekzorcizmit të Enciklopedisë
katolike: Krishti dëbonte djajtë në shenjë të profetësisë (Messiahship)
të tij, duke ua dhënë këtë fuqi edhe dishepujve të tij.

Enciklopedia çifute, në artikullin rreth Krishtit, deklaron se ai ishte sidomos i
përkushtuar ndaj përzënies jashtë trupit të demonëve, duke e
transmetuar këtë aftësi edhe te pasuesit e tij, megjithatë ai ishte
superior ndaj tyre në këtë drejtim.

Gjatë kohës së Krishtit, burimet çifute jashtë Besëlidhjes, raportojnë për
ekzorcizëm të bërë me dhënien e preparateve me ekstrakte helmuese të
rrënjës (së bimëve), apo duke bërë sakrifica (flijime) - (Josephus, "B.
J." vii. 6, § 3; Sanh. 65b). Ato nuk raportojnë se Krishti ishte një
ekzorcist, por pohojnë se ekzorcizmi praktikohej nga dega Esene e
judaizmit (Rrotullat e Detit të Vdekur në Kumran).


Ekzorcizmi dhe rimo-katolicizmi

Rimo-katolicizmi konsideron se, për dallim nga baptizmi apo të rrëfyerit, ekzorcizmi është një ritual që nuk është i shenjtë. Për dallim nga një kungatë (sacrament), integriteti dhe efikasiteti i ekzorcizmit nuk varen... nga përdorimi rigid i ndonjë formule të pandryshueshme, apo në një vazhdë
të caktuar veprimesh. Efikasiteti i tij varet nga dy elemente:
autorizimi nga autoritetet valide dhe legale kishtare, si dhe nga
besimi i ekzorcistit. Duke marrë parasysh këtë, mund të thuhet se
ekzorcizmi katolik mbetet njëra ndër format më rigide dhe më të
organizuara të të gjitha ritualeve ekzistuese ekzorciste.


                 Ekzorcizmi Saint%20francis%20borgia_exorcism
Pikturë e Francisco Goya-s, ku shihet shenjti Francis Borgia duke bërë një ekzorcizëm


Ekzorcizmi solemn, në bazë të Ligjit Kanonik të kishës, mund të ushtrohet vetëm nga ndonjë prift (apo nga ndonjë prelat më i lartë), me lejen e
peshkopit lokal dhe vetëm pas një ekzaminimi të thuktë mjekësor, për ta
përjashtuar mundësinë e ekzistimit të ndonjë sëmundjeje mentale.
Enciklopedia katolike (1908) shton: "Nuk duhet që besëtytnia të
përzihet me fe, pa marrë parasysh se sa të ndërlidhura mund të jenë
historitë e tyre, e as me magjinë, sado e ndërlidhur të jetë ajo me një
rit legjitim fetar". Gjërat që përmenden në ritualin katolik si
indikatorë për posedim të mundshëm nga djajtë, janë edhe: të folurit në
gjuhë të huaja, apo të lashta, të cilat i pushtuari nuk i ka ditur më
parë, aftësitë dhe fuqitë mbinatyrore, njohuritë rreth gjërave të
fshehura dhe të kaluara, të cilat i poseduari nuk ka pasur mundësi që
t’i njohë, averzioni ndaj çfarëdo gjëje të shenjtë, blasfemia e
shprehur, apo sakrilegji.

Kisha katolike e ka ndryshuar (revizionuar) Ritin e Ekzorcizmit në janar të
vitit 1999, përkundër faktit që Riti (tradicional) i ekzorcizmit në
latinisht lejohet si mundësi. Akti i ekzorcizmit konsiderohet të jetë
një detyrë mjaft e rrezikshme shpirtërore. Rituali nënkupton që të
merret pëlqimi nga personat e poseduar, përkundër faktit që demonët
mund ta mbajnë kontrollin mbi trupin e tyre (fizik). Në të kaluarën
kanë mundur të jenë përdorur formula të tjera, siç është “Vade retro satana” benediktin.
Në epokën moderne, Kisha katolike rrallë autorizon ekzorcizmin, duke i
konsideruar rastet e dyshimta si raste të sëmundjeve mendore apo
fizike.


Ekzorcizmi në sajëntologji

Pjesëtarët e sajëntologjisë besojnë se qeniet e jashtme (të huaja), të quajtura Thetanet e trupit (Body Thetans), janë grumbulluar rreth personit, duke shkaktuar konfuzion te ai. Qëllimi i sajëntologjisë
është që këto krijesa të largohen nga personi i caktuar.


 Ekzorcizmi Scientology_Symbol     Ekzorcizmi Psikiat5
Disa simbole të sajëntologjisë (scientology)


Në nivelin e avancuar të sajëntologjisë - "OT3", "thetanet trupore"
dëbohen nga organizmi, duke përdorë një teknikë të komplikuar.
Ekzorcizmi i thetaneve, me një teknikë të thjeshtësuar, parashihet me
nivelin e avancuar "OT5", të njohur edhe si "New Era Dianetics for Operating Thetans". Pas këtyre niveleve (që përdoren për të arritur edhe qëllime të tjera, jo vetëm për "ekzorcizmin" e thetaneve trupore), supozohet se personi duhet të jetë i lirë nga ndikimi i thetaneve trupore.


Raste të famshme (njohura) të ekzorcizmit

Thuhet se Salvador Dali-t i është bërë ekzorcizëm nga një klerik italian,
Gabriele Maria Berardi, derisa ai ishte në Francë, në vitin 1947. Dali
bëri një skulpturë të Krishtit në kryq, të cilën ia dha klerikut, në
shenjë falënderimi.
 

                       Ekzorcizmi Salvador_dali

    Piktori i famshëm Salvador Dali - i pushtuar nga djajtë?


Anneliese Michel ishte një grua katolike nga Gjermania për të cilën thuhej se
ishte e pushtuar nga gjashtë a më shumë djaj, për çka edhe iu nënshtrua
ekzorcizmit në vitin 1975. Dy filma artistikë, "The Exorcism of Emily
Rose" dhe "Requiem", bazohen deri diku në storjen e Anneliese-s.

Një djalë, i njohur me nofkën "Roland Doe", ishte subjekt i ekzorcizmit në vitin 1949, duke u bërë kështu subjekt i "The Exorcist", një romani
horror (dhe filmi të mëvonshëm), të shkruar nga William Peter Blatty.



Ekzorcizmi – pikëpamja shkencore

Rituali katolik i ekzorcizmit ua tërheqë vërejtjen priftërinjve që të shikojnë
për praninë eventuale të shenjave të sëmundjes mendore. Shumë sëmundje
mendore janë trajtuar si posedim nga djajtë, meqë kanë shfaqur simptoma
që janë interpretuar si të tilla.


                   
I sëmurë, apo i pushtuar nga djajtë?

Posedimi (pushtimi) nga djajtë nuk është diagnozë valide psikiatrike apo
mjekësore, prandaj nuk njihet as nga DSM-IV apo ICD-10. Ata që besojnë
në pushtimin nga djajtë, herë-herë i kanë përshkruar simptomat që
shoqërojnë sëmundjet mendore, si histeria, mania, psikoza, Sindroma
Tourette, epilepsia, skizofrenia apo çrregullimi disociativ i
identitetit, si shenja të pushtimit nga djajtë. Në rastet e
çrregullimit disociativ të identitetit, kur është pyetur personaliteti
tjetër që të identifikohet, në 29% të rasteve thuhet se ata janë
identifikuar si djaj. Për më tepër, ekziston një formë e monomanisë që
quhet demonomani ose demonopati, në të cilën pacienti beson se është i
pushtuar nga një a më shumë djaj.

Mjekësia mund t’i shpjegojë disa aspekte të "simptomave" të manifestuar nga personat që pohojnë se janë të pushtuar nga djajtë: dihet se "fuqia
mbinatyrore" është e rëndomtë në disa raste të çmendurisë (mania, histeria, etj.).

Fakti që ekzorcizmi bën punë te personat që përjetojnë simptoma të pushtimit nga djajtë, i përshkruhet efektit placebo dhe fuqisë së sugjestionimit. Disa persona për të cilët dyshohet se janë të pushtuar nga djajtë, në të vërtetë janë persona narcistikë, apo vuajnë nga vetëbesimi i ulur, prandaj e luajnë rolin e personit të pushtuar nga djajtë, për ta fituar
vëmendjen e të tjerëve. Sido që të jetë, ka pasur raste të shumta të
lëndimeve serioze, e edhe të vdekjeve të personave të "pushtuar nga
djajtë", si pasojë e ushtrimit të ekzorcizmit.



Ekzorcizmi në fenë islame

Pushtimi (posedimi) nga shpirtrat e këqij (xhinët), apo djalli (Sheitani), si dhe ekzorcizmi, janë pjesë e besimit islam që nga fillimi i tij.

Në bazë të shkencëtarëve islamë, "xhini hyn në trupin e njeriut dhe e bën atë që të flasë fjalë të pakuptueshme, të panjohura edhe për vetë atë person,... "Xhinët hyjnë në një njeri të prekur nga sulmet (kriza), duke ndikuar që ai të flasë me fjalë të pakuptueshme, të panjohura edhe për vetë atë; nëse ndokush i prekur nga këto kriza goditet me një fuqi që do ta vriste një deve, ai nuk e ndjenë atë." (Sheik al-Islam ibn Tajmijah, Majmoo al-Fatawa.)

Ekzorcizmi Jinn2lj7wa1
Kopertina e një libri me titull "Bota e xhinëve"



Edhe ne islam tregohet maturi kundër përdorimit të tepërt të ekzorcizmit, duke thënë se, në pjesën më të madhe të rasteve, kemi të bëjmë me shkaktarë psikologjikë, apo fizikë, që gabimisht konsiderohen si posedime nga djajtë. Rastet e vërteta të pushtimit nga djajtë janë të rralla dhe besimtarëve u tërhiqet vërejtja që të kenë kujdes nga ekzorcistët që inkurajojnë diagnozën e posedimit nga djajtë, pa menduar mirë, meqë ata mund të jenë të shtyrë nga shkaqet e përfitimit material.

Autoritetet islame po ashtu mohojnë mundësinë e pushtimit nga shpirtrat e personave të vdekur, duke thënë se shpirtrat e këqij mund të pohojnë se janë shpirtra të personave të vdekur, në mënyrë që ta inkurajojnë sjelljen
mëkatare në mesin e njerëzve, siç janë psh adhurimi i varreve dhe mbajtja e hajmalive për dëbimin e shpirtrave të këqij.



Ekzorcizmi në Kur’an dhe Sunet (praktikën e profetit Muhammed a.s)

Citati vijues i Kur’anit krahason gjendjen e mëkatarëve në Ditën e Gjykimit, me gjendjen e atyre që janë çmendur nga djalli:  275. Ata që e hanë kamatën  nuk ngrehen ndryshe pos siç ngrehet i çmenduri nga të prekurit e djallit.... (2:275). Shkencëtarët islamë, si Al-Kurtabi, citojnë këtë pjesë të Kur’anit si dëshmi kundër atyre që mohojnë pushtimin nga xhinët, apo e përshkruajnë atë si pasojë të shkaqeve natyrore, si dhe kundër atyre që pohojnë se Djalli (Shejtani) nuk hyn në njerëz, e as që i prekë ata.

Ka edhe tregime rreth asaj se profeti Muhammed a.s dhe pasuesit e tij kanë
dëbuar shpirtrat e këqij nga trupat e besimtarëve, duke u shërbyer me pjesë të Kur’anit, lutje drejtuar Zotit, si dhe duke përdorur ujin e shenjtë të Zem-zemit.


Ky shembull tregohet Ja'la ibn Murah:

E kam parë profetin e Përendisë (paqja qoftë mbi të) duke bërë tri gjëra që nuk i ka parë askush para apo pas meje. Shkova me të në një udhëtim. Gjatë rrugës, kaluam pran një gruaje që rrinte ulur afër rrugës me një djalë. Ajo thirri: "O i Dërguar i Përendisë, ky djalë është vënë në sprovë dhe, për shkak të tij – edhe ne jemi vënë në sprovë. Nuk e di se sa herë në ditë ai preket nga sulmet (ngërçet)". Ai (paqja qoftë mbi të) tha: "Ma jep mua". Kështu, gruaja e ngriti djalin dhe e ofroi afër profetit. Ai (paqja qoftë mbi të) më pas, e vuri djalin midis vetes dhe mesit të shalës, e hapi gojën e djalit dhe fryu tri herë në të, duke thënë: "Në emër të Përendisë, unë jam rob i Përendisë, dil jashtë, armik i Përendisë!" Më pas, ai ia ktheu djalin gruas dhe i tha: "Dil e na tako kur të kthehemi në këtë vend, për të na treguar se si ka qenë djali". Ne shkuam. Me rastin e kthimit, e gjetëm atë grua në të njëjtin vend, me tri dele. Kur profeti i tha asaj: "Si ka qenë djali juaj"? Ajo u përgjigj:"Pasha atë të Vetmin që të ka dërguar ty me të vërtetën, deri tani nuk kemi hetuar asgjë të pazakonshme në sjelljen e tij... " (Musnad Ahmad (vol: 4, p. 170), dhe al-Haakim, i cili e deklaroi autenticitetin e tij.
/Psikiatria/
Elizza
Elizza

195


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Real Exorcism of scary demon possessed girl caught on tape!!!!!

Mesazh  DarkMaster 19.09.10 16:38

Eshte nje video amatore qe tregon nje vaze e cila eshte e poseduar nga demonet

Kjo video nuk keshillohet per personat e ndjeshem .
Shikojeni dhe jepni mendimin tuaj

DarkMaster
DarkMaster

8


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty o zot o perendi

Mesazh  Ushtari i krishtit 11.06.11 21:33

o zot me beko me ndihmo sa kam shum nevoje te lutem o zot i madh krijuesi i cdo gjeje ce na rrethon me ndihmo nga e liga me shero me beko o perendia im
Ushtari i krishtit
Ushtari i krishtit

152


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  maqomaqo3 12.06.11 2:47

ekzorcizmi e ka zanafillen pas lindjes se krishtit dhe ishte dora vete jezu krishti i cli na mesoi dhe na la dijen se si te ruajme shtepine dhe veten nga djajte , shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot. sot po behen shume filma mbi ekzorcizmin dhe i fundit qe kam pare ishte bazuar ne nje ngjarje te vertet per nje prift italian. hoxhallaret sec bejne me kendimet e tyre une si kuptoj por me duken me shume si sharlatane dhe mashtrues shumica e tyre ,ne shqiperi jane shtuar shume sharlatanet qe ne kembim ta pareve bejne gjoja (magji te mira) sic i quajne ata.une jam bindur plotesisht mbi ekzistencen e atit ,birit dhe shpirtit te shenjte nga rastet reale te ekzorcizmit qe kam pare . ne emer te jezu krishtit ata te gjithe jane shporur nga trupat e njerezve
maqomaqo3
maqomaqo3

96


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  nitty 12.06.11 12:47

maqomaqo3

shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot.

Nuk besoj se ekzorcizmin ndodh vetëm te jobesimtarët,të kujtohet ekzorcizmin i Anneliese Michel,ku mendohet të jetë ngjarje e vërtet,aty thuhet që ajo ishte një besimtare e fesë katolike.
nitty
nitty

72


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Gon! 15.06.11 13:29

Sa i përket mendimit të Explorerit, kur thotë se ne Islam, vet Kurani eshte nje vlere ekzorciste, ai është plotësisht gabim.
Më pëlqejnë shënimet e Elizzes, e cila është munduar të shpjegoj ekzorcizmin dhe ka bërë krahasimin e të gjitha feve, por një vërejtje ta jap se, nuk duhet të mbështetet muslimani në sunete(praktika) e as në hadithe(gojëdhëna, histori), por vetëm në Kuran dhe asgjë tjetër jasht tij, sepse po ta lexosh Kuranin, e vëren qortimin e përsëritur që thotë, vetëm Kuranit besoni dhe asgjë tjetër jasht tij, vetëm Kuranin praktikone, me ato fjalë qortohet qdo musliman dhe i ndalohen praktikat që i ka bërë Muahmedi në jetën e tij, sepse ai ka qenë profetë, nuk ka qenë njësoj si të gjith njerëzit, ai ka pasur disa obligime personale nga Perendia si profet që ka qenë, por jo edhe njerëzit tjerë të mundohen ta kopjojnë ashtu siç ka bërë ai në jetën e tij, poashtu edhe me këtë qortim që të bënë Kurani, ta ndalon hadithin, fjalët tjera jasht Kuranit.
Gon!
Gon!

294


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Androo 29.09.11 13:44

Ekzorcizmi Buddhisttemple

/Vdes gjatë Ekzorcizmit\

Një vjazë 13 vjeçare vdiq gjatë ekzorcizmit të kryer në një kishë Budiste në jug të Japonisë!

Ajo ishte përfshirë në një ritual të quajtur ''Shërbim Ujëvare'',vajza ishte lidhur në një karrige të kthyer mbrapsht duke ndenjur për 5 minuta në një pompë me ujë.Sipas policisë rituali i bërë ishte i tepërt për shkak se ajo e kishte bërë qindra herë më herët!


Edituar për herë të fundit nga Androo në 30.09.11 15:30, edituar 1 herë gjithsej
Androo
Androo

250


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Magus 13.11.11 1:19

Këto janë tre shenja që tregojnë se dikush është i poseduar (i pushtuar):

1- Ai shprehet në një gjuhë që ai nuk e di (ksenoglosi) ,

2 - Tregon gjëra të largëta nga distanca apo të fshehura,

4 - Ai manifeston një forcë më të madhe se kapaciteti i tij.
Magus
Magus

Kërkoni të vërtetën në praktikë dhe jo me spekulime.
Çfarëdo qoftë niveli i teorive që ju mund të zhvilloni, ato do të mbeten gjithmonë masturbim intelektual.



101


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Berti69 16.04.15 0:17

Priftërinjtë ekzorcistë paralajmërojnë Vatikanin për rrezikun e “vampirëve të rinj e të bukur”

Vatikani jo vetëm që duhet t’i kthejë, por duhet të mbështetë patjetër kurset e ekzorcizmit.

Kështu pohon një autoritet i lartë, i cili merret me çështjet e “pushtimit nga demonët”.

“Përhapja e “Vampirëve të bukur e të rinj” në seri televizive dhe filma të Hollivudit, duke përfshirë True Blood dhe filmat Twilight, inkurajon të rinjtë të bëhen pjesë e forcave okulte, thotë ai, duke paralajmëruar Vatikanin nga ky rrezik, dhe kthimin e kurseve të ekzorcizmit për priftërinjtë.

“Ka nga ata që përpiqen që t’i kthejnë njerëzit në vampirë dhe t’i bëjnë ata që të pijnë gjakun e njerëzve të tjerë, ose që i inkurajojnë ata që të ketë marrëdhënie “speciale” seksuale për të fituar fuqi të veçanta” tha profesor Giuseppe Ferrari në takimin në Romë, pasi dëgjoi se numri i këtyre grupeve është duke u rritur globalisht.

“Këto grupe tërhiqen nga të ashtuquajturit vampirë të bukur dhe të rinj, të cilët ne i kemi parë aq shumë në vitet e fundit.”

Profesor Ferrari, i cili kryeson monitorimin okult italian, Grupi për Kërkimin dhe Informacionin Socio-Fetar, tha se ekzorcizmi duhet të kryhet vetëm nga priftërinjtë e trajnuar siç duhet.

Edhe pse Vatikani pohon se pushtimi nga demonët është i rrallë dhe në shumë raste të dyshuara është provuar se njerëzit në fakt vuanin nga sëmundje mendore, Papa Françesku u ka kërkuar dioqezave që të sigurohen se ato do të ndjekin ligjin katolik dhe që të kenë të paktën një ekzorcist të trajnuar.

Prifti ekzorcist zvicerian, Cesare Truqui duke folur për The Indipedent tha se kursi i kësaj jave, ku morën pjesë ekzorcistë, priftërinj dhe njerëz laikë, ishte shumë i dobishëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë e priftërinjëve në luftën kundër së keqes.

“Ministria që kryen ekzorcizmin është pak e njohur mes priftërinjve. Është si të trajnosh dikë që të bëhet gazetar, pa ditur sesi të bëjë një intervistë”, tha ai, duke theksuar se në dioqezat në Itali dhe më gjerë janë duke u përballur me “pushtimin nga e keqja” gjithnjë e më shumë.

Në vitin 2012 u zbulua se dioqeza e Milanos, më e madhja në botë, kishte instaluar një linjë telefonike për ekzorcizmin për të përballuar kërkesat.

Monsinjor Angelo Mascheroni, shef i ekzorcizmit në Milano, tha se dioqeza e tij e kishte dyfishuar numrin e ekzorcistëve nga 6 në 12, për të përballuar rritjen 100 përqind të numrit të kërkesave për ndihmë gjatë 15 viteve të fundit.
Berti69
Berti69

"Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"


411


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Amarisham 19.04.15 19:07

Androo shkruajti:Vdes gjatë Ekzorcizmit

Një vjazë 13 vjeçare vdiq gjatë ekzorcizmit të kryer në një kishë Budiste në jug të Japonisë!

Ajo ishte përfshirë në një ritual të quajtur ''Shërbim Ujëvare'',vajza ishte lidhur në një karrige të kthyer mbrapsht duke ndenjur për 5 minuta në një pompë me ujë.Sipas policisë rituali i bërë ishte i tepërt për shkak se ajo e kishte bërë qindra herë më herët!

Ky eshte nje abuzim me lirine e njerezve personat ne fjale duhet te denohen me karrige elektrike ( per fat qe ne disa vende te Japonis nuk egziston ).
Amarisham
Amarisham

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty pershendetje

Mesazh  agimiberatit 06.05.15 18:38

jam nje shqiptar nga greqia ju lutem nese keni mundesi te me ndihmoni me thoni ndonje ekzorcict te fuqishem se kam nje problem dhe nuk pret puna ju lutem me ktheni pergjigje sa me shpejt ne adresen e emailit ademiipojanit@gmail.com
edhe dicka ne vdeot per ekzorcizmin eshte nje video per ekzorcizem orthodoks grek mund te me thoni se ku ne greqi ndodhet ai ekzorcist qe mer pjese ne video.
agimiberatit
agimiberatit

1


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Amarisham 07.05.15 17:55

maqomaqo3 shkruajti:ekzorcizmi e ka zanafillen pas lindjes se krishtit dhe ishte dora vete jezu krishti i cli na mesoi dhe na la dijen se si te ruajme shtepine dhe veten nga djajte , shumica e atyre qe pushtohen nga djajte jane ateiste te cilet nuk besojne ne zot. sot po behen shume filma mbi ekzorcizmin dhe i fundit qe kam pare ishte bazuar ne nje ngjarje te vertet per nje prift italian. hoxhallaret sec bejne me kendimet e tyre une si kuptoj por me duken me shume si sharlatane dhe mashtrues shumica e tyre ,ne shqiperi jane shtuar shume sharlatanet qe ne kembim ta pareve bejne gjoja (magji te mira) sic i quajne ata.une jam bindur plotesisht mbi ekzistencen e atit ,birit dhe shpirtit te shenjte nga rastet reale te ekzorcizmit qe kam pare . ne emer te jezu krishtit ata te gjithe jane shporur nga trupat e njerezve

Para Jezos njerzit praktikonin ekzorcizmin dhe magjin e zeze, ky eshte nje fakt(i shkruar). Te praktikosh ekzorcizmin ne ditet e sotme duhet te jesh i diplomuar si hoxhe, ose te jesh nje prift, predikues i fese dhe teolog.
Amarisham
Amarisham

2


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Hagel 03.09.15 13:19

Amarisham shkruajti:Te praktikosh ekzorcizmin ne ditet e sotme duhet te jesh i diplomuar si hoxhe, ose te jesh nje prift, predikues i fese dhe teolog.

Jo e domosdoshme, kete mund ta bejne edhe te tjeret si shamanet, maget, sheruesit shpirteror ej. etj. por kuptohet duhet te kene njohuri dhe kompetenca te medha.
Hagel
Hagel

61


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ekzorcizmi Empty Re: Ekzorcizmi

Mesazh  Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi