EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aftësia supernormale e parashikimit të fatit

Shko poshtë

Aftësia supernormale e parashikimit të fatit Empty Aftësia supernormale e parashikimit të fatit

Mesazh  Flavius 10.06.13 19:41

Aftësia supernormale e parashikimit të fatit

Aftësia supernormale e parashikimit të fatit Timthu10

Një aftësi tjetër supernormale drejtpërdrejt e lidhur me Syrin Qiellor quhet parashikim i fatit.Sot për sot,njihen gjashtë tipe aftësish supernormale publikisht në botë,ku përfshihen Syri Qiellor, shikimi në distancë dhe parashikimi i fatit.

Çfarë është parashikimi i fatit? Kjo do të thotë që dikush mund të jetë i aftë të tregojë të kaluarën dhe të ardhmen e dikujt. Me një aftësi të fuqishme, dikush është i aftë të tregojë lulëzimin dhe rënien e një shoqërie.

Me një aftësi akoma më të madhe, personi mund të shikojë ligjin e gjithë ndryshimeve kozmike. Kjo është aftësia supernormale e parashikimit të fatit. Për shkak se materia është në lëvizje dhe ndjek një ligj të caktuar, në një dimension të veçantë, e gjithë materia ka formën e vet të ekzistencës në shumë dimensione të tjera.

Për shembull, kur trupi i një njeriu lëviz, qelizat në trup po ashtu do të lëvizin dhe në nivelin mikroskopik të gjitha elementet, si molekulat, protonet, elektronet dhe pjesëzat më mikroskopike gjithashtu do të lëvizin. Megjithatë ato kanë format e veta të pavarura të ekzistencës dhe format e trupit në dimensione të tjera do të pësojnë gjithashtu ndryshime.

A nuk e kemi trajtuar çështjen që materia nuk zhduket? Brenda një dimensioni të caktuar, atë që një person ka bërë apo bën me një të lëvizur të dorës është e gjitha ekzistencë materiale dhe çdo gjë që ai bën do të lërë një pamje dhe një mesazh. Në një dimension tjetër ato nuk zhduken dhe do të qëndrojnë atje përgjithmonë. Një person me aftësi supernormale do të dijë çfarë ka ndodhur duke parë pamjet ekzistuese të së kaluarës.

Pasi ti të kesh aftësinë supernormale të parashikimit të fatit, forma e leksionit tim sot do të ekzistojë akoma atje kur ti t’i hedhësh një shikim. Ai ekziston atje njëkohësisht. Kur lind një njeri, brenda një dimensioni të caktuar që nuk ka konceptin e kohës, e tërë jeta e tij apo e saj ekziston atje njëkohësisht. Për disa njerëz edhe më shumë se një jetë ekziston atje.

Disa njerëz mund të pyesin, “Do të thotë kjo se përpjekjet tona individuale për ndryshimin e vetes janë të panevojshme?” Ata nuk mund ta pranojnë këtë. Në fakt, përpjekjet individuale mund të ndryshojnë gjëra të vogla në jetën e dikujt. Disa gjëra të vogla mund të ndryshohen pakëz nëpërmjet përpjekjeve individuale, por është pikërisht nga përpjekjet e tua për ndryshim që ti merr karmë. Përndryshe, çështja e shkaktimit të karmës nuk do të ekzistonte dhe as çështja e kryerjes së veprave të mira apo të këqija nuk do të ekzistonte. Kur dikush insiston në kryerjen e gjërave në këtë mënyrë, ai do të përfitojë nga të tjerët dhe do të kryejë vepra të këqija.

Prandaj, kjo është aryeja që praktika kultivuese kërkon gjithmonë që njeriu të ndjekë rrjedhën e natyrshme të gjërave meqenëse përndryshe ti do të dëmtosh të tjerët me përpjekjet e tua. Nëqoftëse jeta jote nuk e përmban diçka që në fillim dhe ti e merr atë që duhej t’i përkiste dikujt tjetër në shoqëri, ti do i hysh atij personi në borxh.

Përsa i përket ngjarjeve të mëdha, një person i zakonshëm nuk mund t’i ndryshojë ato aspak. Ka vetëm një mënyrë për ta bërë këtë. Kjo ndodh kur ky person kryen vetëm vepra të këqija dhe asgjë veçse vepra të këqija, ai mund ta ndryshojë jetën e tij. Veçse çfarë e pret atë është shkatërrimi i plotë. Nga një nivel i lartë, ne kemi parë që kur një person vdes, Shpirti Primordial i tij nuk zhduket. Pse nuk zhduket Shpirti Primordial?

Në fakt, ne kemi parë se pasi një person vdes, kufoma e tij në morg nuk është veçse një trup prej qelizash njerëzore në dimensionin tonë. Në këtë dimension, përbërjet e qelizave të ndryshme të organeve të brendshme dhe të gjitha qelizat në tërë trupin e njeriut bien, ndërsa në dimensione të tjera trupat e përbërë nga pjesëza më mikroskopike se molekulat, atomet, protonet, etj., nuk kanë vdekur aspak. Ato ekzistojnë në dimensione të tjera dhe akoma jetojnë në dimensionet mikroskopike. Ai që kryen gjithë llojet e veprave të këqija e pret shpërbërja totale e të gjitha qelizave të tij, që Buddhizmi e quan zhdukje e trupit dhe e shpirtit.

Ka dhe një mënyrë tjetër që një person mund ta ndryshojë jetën e tij dhe kjo është mënyra e vetme: Kjo ndodh kur personi merr rrugën e praktikës kultivuese që nga ky moment e tutje. Pse mund të ndryshohet jeta e dikujt kur ai merr rrugën e praktikës kultivuese? Kush mund ta ndryshojë atë? Sapo ky person mendon të marrë rrugën e praktikës kultivuese dhe kur ky mendim shfaqet, ai shkëlqen si ar dhe tund botën e dhjetë drejtimeve.

Në pikëpamjen e vet mbi universin, Shkolla e Buddhës ka teorinë e botës me dhjetë drejtime. Në sytë e qënieve të larta, jeta e një njeriu nuk është krijuar për të qenë njeri. Ato mendojnë se jeta e një individi lind në hapësirën e universit dhe mishëron të njejtën cilësi si dhe universi; jeta është mëshirëplotë dhe e përbërë nga materia Zhen-Shan-Ren (Ndershmëri -Mirësi-Tolerancë). Megjithatë një jetë krijon gjithashtu marëdhënie shoqërore.

Gjatë marëdhënieve shoqërore në komunitete, disa jetë korruptohen dhe kështu bien në një nivel më të ulët. Kur ato nuk mund të qëndrojnë më në atë nivel dhe përsëri bëhen më të këqinj, ata do të bien në një nivel akoma më të ulët. Ato vazhdojnë të bien derisa, në fund, arrijnë këtë nivel të njerëzve të zakonshëm.

Në këtë nivel, këta njerëz duhet të zhdukeshin dhe eliminoheshin. Megjithatë nga mirësia mëshiruese e tyre e madhe, Qëniet e Shumëlartësuara posaçërisht krijuan një dimension pikërisht si kjo e shoqërisë njerëzore. Në këtë dimension të gjithësisë, njeriut i jepet një trup fizik njerëzor shtesë dhe këta palë sy që mund të shohin vetëm gjërat në këtë dimension fizik.

Kështu, njeriu humbet në këtë mjergull dhe nuk i lejohet të shikojë të vërtetën e universit, diçka që mund të shikohet në të gjitha dimensionet e tjera. Në këtë mjergull dhe në këto kushte, njeriut i është dhënë kjo lloj mundësie. Për arsye se ai është në mjergull, ekzistenca e tij është dhe shumë e dhimbshme. Me këtë trup, ai bëhet që të vuajë.

Nëqoftëse një person dëshiron të kthehet nga ky dimension në origjinën e tij, Shkolla Tao thotë se ai duhet të praktikojë kultivim që të kthehet në origjinë, në veten e vet të vërtetë. Po qe se ai ka dëshirën për praktikë kultivuese, thuhet se i është shfaqur natyra e Buddhës.
Kjo zemër konsiderohet më e çmueshmja dhe qëniet e larta do ta ndihmojnë atë. Në kushte kaq të vështira, ky person megjithatë nuk ka humbur dhe dëshiron të kthehet. Si rezultat, qëniet e larta do ta ndihmojnë atë dhe do t’i japin një dorë pa kushte—ata do ta ndihmojnë atë me çdo gjë. Pse mund ta bëjmë ne këtë për një praktikues por jo për një njeri të zakonshëm? Kjo është arsyeja.

Përsa i përket një njeriu të zakonshëm që dëshiron të shërojë sëmundje, ne nuk mund ta ndihmojmë atë me asgjë. Një njeri i zakonshëm mbetet veçse një njeri i zakonshëm. Një njeri i zakonshëm duhet t’i përshtatet kushteve të shoqërisë së zakonshme njerëzore. Shumë njerëz thonë që Buddha i afron shpëtim gjithë qënieve dhe Shkolla Buddhës u mëson shpëtim gjithë qënieve.

Më lejoni t’ju them se ju mund të kontrolloni të gjitha shkrimet e shenjta Buddhiste dhe asnjë prej tyre nuk thotë se të trajtosh sëmundje për njerëzit e zakonshëm do të thotë t’u afrosh shpëtim gjithë qënieve. Janë ata, mjeshtërit e rremë qigong të viteve të fundit që e kanë ngatërruar këtë çështje.

Ata mjeshtrit e vërtetë qigong, ata që hapën rrugën në fillim, nuk ju thanë aspak juve të kuroni sëmundjet e të tjerëvë. Ata vetëm ju mësuan të praktikoni, shëroni sëmundjet dhe të mbaheni të shëndetshëm vetëm për veten tuaj. Ti je një njeri i zakonshëm. Si mund të shërosh sëmundje ti pas një studimi prej dy ditësh? A nuk është kjo të mashtrosh të tjerët? A nuk inkurajon kjo dëshirën tënde? Kjo do të thotë të shkosh pas famës, interesit personal dhe gjërave mbinatyrale që të mburresh para njerëzve të zakonshëm! Kjo është absolutisht e ndaluar.

Prandaj, sa më shumë disa njerëz ndjekin diçka, aq më pak ata arrijnë. Juve nuk ju lejohet ta bëni këtë gjë dhe as nuk ju lejohet të shqetësoni gjendjen e shoqërisë së zakonshme njerëzore sipas dëshirës.

Ekziston një parim i tillë në këtë univers që kur ju dëshironi të ktheheni në origjinë, në veten tuaj të vërtetë, të tjerët do t’ju ndihmojnë. Ata mendojnë që një jetë njerëzore duhet të kthehet nga ku ka ardhur në vend që të qëndrojë me njerëzit e zakonshëm. Nëqoftëse një njeriu i lejohej që të mos kishte asnjë sëmundje dhe të jetonte rehatshëm, ai nuk do të kishte interes të bëhej i pavdekshëm edhe sikur t’a pyesje.

Sa mirë do të ishte sikur njeriu të mos vuante nga asnjë sëmundje apo vështirësi dhe të kishte çfarë të donte! Do të ishte me të vërtetë një botë qëniesh të pavdekshme. Por ti re tek ky nivel sepse u korruptove, prandaj ti nuk do të jesh kurrë rehat. Njeriu mund të kryejë gjëra të këqija me lehtësi kur është në mjergull dhe Buddhizmi e quan këtë shpagim karmik. Prandaj, kur njerëzit kanë vështirësi apo fatkeqësi, ata paguajnë karmën e tyre sipas shpagimit të karmës që kanë.

Buddhizmi thotë se Buddhat gjenden kudo. Nëqoftëse një Buddhë lëviz dorën një herë, të gjitha sëmundjet e njerëzimit mund të zhdukeshin; kjo është absolutisht e arritshme. Me kaq shumë Buddha përreth, pse nuk e ka bërë ndonjë këtë? Për shkak se një person ka bërë keq në të kaluarën, që ai vuan këto vështirësi. Po të shërosh sëmundjen e tij, do të ishte njësoj sikur të shkelje parimin e universit, sepse ai kështu mund të kryejë vepra të këqija dhe t’i ketë borxh të tjerëve pa ju dashur të paguajë për to. Kjo nuk lehojet.

Kështu, të gjithë ruajnë gjendjen e shoqërisë njerëzore dhe askush nuk don ta shqetësojë atë. Praktika kultivuese është e vetmja mënyrë për të jetuar rehatshëm, pa sëmundje dhe të arrish qëllimin e të qenit me të vërtetë i çliruar! Vetëm duke bërë njerëzit të praktikojnë një mënyrë të vërtetë mund të ketë shpëtim për të gjitha qëniet.

Pse munden disa mjeshtër qigongu të shërojnë sëmundje? Pse flasin ata për shërim sëmundjesh? Disa njerëz mund t’i kenë menduar këto pyetje. Shumica e këtyre mjeshtërve qigong nuk janë nga praktika të vërteta. Lejohet që gjatë periudhës së kultivimit të tij, një mjeshtër qigongu i vërtetë i cili i konsideron të gjitha qëniet e gjalla qënie që vuajnë, ndihmon dikë nga zemërmirësia dhe keqardhja e tij.

Megjithatë ai nuk mund të shërojë sëmundje dhe vetëm mund t’i kufizojë apo shtyjë ato përkohësisht. Ti nuk i ke ato tani, por do t’i kesh më vonë sepse ai e shtyn sëmudjen tënde për më vonë. Ai do t’i transferojë ato gjetkë apo në trupin e të afërmve të tu. Ai nuk është i aftë që me të vërtetë të eliminojë plotësisht karmën tënde. Atij nuk i lejohet që ta bëjë këtë për një njeri të zakonshëm por vetëm për një praktikues. Ky është parimi.

Në Shkollën e Buddhës, thënia “shpëtim i të gjitha qënieve” do të thotë që ta nxjerrësh individin nga gjendja më agonuese e njerëzve të zakonshëm dhe ta ngjitësh atë drejt nivele të larta kështuqë ai nuk do të vuajë më dhe do të çlirohet—ky është kuptimi. A nuk foli Sakyamuni për anën tjetër të nirvanës ? Ky është kuptimi i vërtetë i shpëtimit të gjitha qënieve. Po sikur të jetoje rehat në mes të njerëzve të zakonshëm, të kishe shumë para madje dhe krevatin ta kishe plot me para dhe të mos kishe vuajtje, ti nuk do të ishe i interesuar edhe sikur të të pyesnin që të bëheshe qënie qiellore. Si praktikues, kursi i jetës tënde mund të ndryshohet. Vetëm nëpërmjet praktikës kultivuese mund të ndryshohet jeta jote.

Mënyra si funksionon aftësia supernormale e parashikimit të fatit është sikur ke një ekran të vogël televizori në ballë. Disa njerëz e kanë atë në ballë, disa të tjerë e kanë atë afër ballit. Disa e kanë brenda ballit. Disa njerëz mund të shikojnë gjëra me sy mbyllur. Nëqoftëse aftësia është e fortë, personi mund të shikojë me sy hapur. Ndërsa të tjerët nuk mund t’i shikojnë ato sepse ato janë diçka brenda hapësirës së fushës dimensionale të individit.

Me fjalë të tjera, pasi zhvillohet kjo aftësi supernormale, duhet të jetë një tjetër që shërben si përçues për të reflektuar skenat nga dimensionet e tjera. Për rrjedhojë, ato mund të shihen nga Syri Qiellor. Dikush mund të shikojë me shumë saktësi të ardhmen dhe të kaluarën e një personi. Pamvarësisht sa mirë parashikojnë fatin fallxhoret, ato nuk mund të tregojnë ngjarjet e vogla dhe detaje të tjera. Ndërsa ky person është i aftë t’i shikojë gjërat shumë qartë duke përfshirë dhe kohën e vitin. Detajet e ndryshimeve janë të gjitha të dukshme meqenëse ajo që ai shikon është reflektim i vërtetë i njerëzve dhe gjërave nga dimensione të ndryshme.

Për aq kohë sa secili nga ju do të praktikojë Falun Dafën, unë do t’ju hap Syrin Qiellor. Por aftësitë supernormale që trajtuam më sipër nuk do të jepen. Me ngritjen e vazhdueshme të nivelit tuaj, aftësia e parashikimit të fatit do të shfaqet natyrshëm. Kjo gjë do të ndodhë në të ardhmen tuaj të praktikës kultivuese dhe ju do të dini çfarë po ndodh kur të zhvillohet kjo aftësi. Prandaj, po jua mësojmë këto parime të Ligjit.

Flavius
Flavius

79


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi