“Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet”
3 posters
Faqja 1 e 1

Është një çështje që ka tronditur mbarë botën. Lajmi i publikuar fillimisht në gazetën “The Guardian” se agjencitë amerikane të sigurisë dhe inteligjencës mbledhin miliona të dhëna nga interneti dhe telefonat, për njerëz të ndryshëm në mbarë botën, ka shqetësuar gjithkënd.
Tani gazeta britanike ka zbuluar se kush është burimi i saj.
Ai quhet Edward Snowden, 29 vjeç, ish- punonjës teknik në CIA dhe aktualisht i punësuar pranë kontraktorit në fushën e mbrojtjes Booz Allen Hamilton. Të gjitha veprimet kryheshin për llogari të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA).
Identiteti është publikuar me vetë dëshirën e tij.
Ndërkohë në SHBA kjo çështje i është referuar Departamentit të Drejtësisë si një çështje kriminale, njofton BBC.
The Guardian shkruan se Snowden ka fluturuar në Hong Kong më 20 maj, ku gjendet në një hotel.
Ky whistleblower i ri ka zbuluar detaje të frikshme se si përgjohen njerëzit në mbarë botën, duke përdorur një program të quajtur Prizëm.
I pyetur se përse e bëri këtë rrëfim, 29- vjeçari thotë: “Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka bëj dhe gjithçka them, regjistrohet”.
Sistemi Prizëm u jep zyrtarëve të sigurisë amerikane akses të lehtë në të dhënat e nëntë gjigandëve të internetit, përfshi Google, Facebook, Microsoft dhe Skype.
Snowden thotë se veproi pasi u bind se këto veprime të qeverisë amerikane janë një kërcënim ndaj demokracisë.
Tani ai thotë se druhet për jetën e tij pasi mund të rrëmbehet ose mund të kthehet në SHBA ku e pret një dënim me burgim të përjetshëm, në mos një ekzekutim me urdhra të Uashingtonit.
“Unë nuk pres që të shoh më shtëpinë time,” thotë ai nga Hong Kongu.
Ai thotë se do të kërkojë azil politik nga çdo vend që beson në fjalën e lirë dhe që është pro mbrojtjes të privatësisë.
“Nuk kam pse fshihem sepse e di që nuk kam bërë diçka të gabuar. I vetmi motiv i imi ka qenë që të informoj publikun,” thekson Snowden.
Dhe Snowden ka arsye të forta për të qenë i shqetësuar. NSA është organizata më e fuqishme dhe më sekrete në botë.
Skandali shpërtheu kur Guardian publikoi një informacion se një gjykatë amerikane ka urdhëruar në mënyrë sekrete kompaninë telefonike Verizon që të dorëzojë për NSA miliona të dhëna.
Më pas u publikua lajmi se NSA mund të hyjë direkt në serverat e nëntë kompanive gjigande në internet si Facebook, Google, Microsoft, Yahoo, Skype.
Këto kompani kanë mohuar se i kanë dhënë qeverisë amerikane akses në serverat e tyre.

Odin- 513
Re: “Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet”
Snowden: Obama po zgjeron “abuzimet”
Një seri publikimesh në blogje, gjatë së hënës, të supozuara të Edward Snowden, bënin të ditur se ai nxorri detaje të klasifikuara mbi programet amerikane të survejimit, për shkak se presidenti Barack Obama i përkeqësoi praktikat “abuzive”, në vend që t’i shkurtonte ato, siç kishte premtuar si kandidat.
Në një chat-im 90-minutësh të drejtpërdrejtë, personi, i identifikuar si Snowden nga gazeta britanike “The Guardian” dhe uebsajti i saj, këmbënguli se autoritetet amerikane kanë akses në telefonata, emaile dhe komunikime të tjera përtej kufijve kushtetues.
Ndërkohë që kufizimet ligjore mund të shmangen me lehtësi nga analistët e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë, FBI apo CIA, Snowden u ndal vetëm pak kohë në akuzimin e autoriteteve për shkeljen e ligjeve specifike. Në vend të kësaj, ai tha se rregulloret dhe politikat “pa dhëmbë” duhej të fajësoheshin, për atë që ai e quajti si “survejim i dyshimtë”, si dhe paralajmëroi se politikat mund të ndryshohen për të lejuar abuzime të mëtejshme.
“Ky zbulim i ofron Obama-s një mundësi për të apeluar për një rikthim në një mendje të shëndoshë, politikë kushtetuese dhe zbatimin e ligjit, se sa te njeriu”, postoi ai. “Ai ka ende shumë kohë për t’u futur në histori si presidenti, që pa nga humnera dhe bëri prapa, në vend që të hidhej në të”.
I pyetur të hënën, nëse NSA ishte në ndjekje të chat-it online, zyra e shtypit të agjencisë nuk dha komente. Obama, krerët e legjislativit dhe zyrtarë të Sigurisë Kombëtare mbrojtën programet e survejimit si të domosdoshme për të luftuar terrorizmin, duke argumentuar se diçka nga privatësia duhet të sakrifikohet për një qasje sa më të balancuar.
Ata thanë se ligji lejon mbledhjen e të dhënave, si koha dhe numrat e telefonatave, dhe se një Gjykatë speciale Federale mund të aprovojë aksesimin e përmbajtjes, duke e dëgjuar edhe vet përmbajtjen nën hetim.

Zattoo- 600
Re: “Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet”
Skandali me përgjimet, spiunoheshin dhe zyrtarë të BE
Pjesë e skandalit të përgjimit nga agjencitë amerikane të sigurisë janë bërë dhe vende të Bashkimit Europain. Italia, Gjermania dhe Franca janë tre shtetet që kanë dhënë informacione për projektet e agjencisë amerikane, National Security Agency.
Gazeta angleze “The Guardian” shkruan se Wayne Madsen, personi që zbuloi për publikun historinë e përgjimeve të mijëra njerëzve, ka deklaruar se shumë shtete të Bashkimit Europian, jepnin informacione për SHBA.
Ndërsa revista gjermane, “Spiegel” nxjerr një fakt tjetër në dritë me historinë e përgjimeve. Ajo shkruan se ambasadat e SHBA dhe agjencitë kanë spiunuar dhe diplomatë dhe kompjuterët e Bashkimit Europian.
Ndërsa për shkëmbimin e informacionit me vendet e BE, mediat ndërkombëtare shkruajnë se SHBA ka marrëveshje sekrete me shumë prej tyre. Skandali i përgjimeve nisi një muaj më parë, ku Wayne Madsen nxori një muaj më parë informacion mbi përgjimin e mijëra banorëve nga National Security Agency.

Luli- "Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"
861
Re: “Nuk dua të jetoj në një botë ku gjithçka regjistrohet”
Snowden ka dokumente më të rrezikshme
Spiuni i inteligjencës amerikane, Edward Snowden, ka informacione akoma më shkatërruese, të cilat mund të kthehen në një “makth” për qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ka bërë të ditur gazetari, i cili botoi i pari dokumentet e tij.
Glenn Greenwald, gazetar i “Guardian”, tha për gazetën argjentinase “La Nacion”, se bërja publike e informacioneve të mëtejshme, që do të dëmtonin rëndë Amerikën, nuk është objektiv i Snowden.
Gjithsesi, sipas tij, Snowden ka një “numër të madh” dokumentesh, në lidhje me programet e përdorura nga njerëzit “duke pranuar pa ndërgjegje nënshtrimin e të drejtave të tyre për privatësi”.
Snowden ka dhënë kopje të tyre te disa njerëz, tha Greenwald për gazetën, sipas një versioni të artikullit të përkthyer në anglisht.
“Qeveria amerikane duhet të ulet në gjunjë e të lutet çdo ditë, që asgjë të mos i ndodhë Snowden-it, sepse në rast të kundërt, i gjithë informacioni do të zbulohet dhe ky do të ishte makthi për i keq për ta”, tha ai.
Edhe disa persona të tjerë kanë paralajmëruar të njëjtën situatë, më herët. Kristinn Hrafnsson, një zëdhënëse e Wikileaks, tha muajin e kaluar se sekrete të tjera mund të publikohen. “Ka ende për t’u publikuar”, tha gazetari britanik.
Snowden është një ish-teknik kompjuterash për kontraktorin amerikan të mbrojtjes, Booz Allen Hamilton. Në qershor, ai i dha Greenëald dhe kolegut të tij, Ewen MacAskill, një video-intervistë 12 minutëshe, në lidhje me faktin se përse vendosi t’ia jepte Guardian-it dokumentet sekrete në të programeve të survejimit amerikan.
Pas këtij veprimi, ai u nis për në Hong Kong, e më pas për në Rusi, ku ai ndodhet ende në një hapësirë tranzite, të një aeroporti në Moskë, dhe pa azil politik.
Ai ka kërkuar azil nga Rusia, teksa pret të udhëtojë i lirë për në Amerikën Latine, sipas Wikileaks. Ende nuk është marrë asnjë aplikim nga Snowden, tha kreu i Shërbimit të Migracionit të Federatës Ruse, Konstantin Romodanovsky, për agjencinë e lajmeve ruse, Interfax.
Presidentët e Venezuelës dhe Bolivisë kanë thënë se vendet e tyre do t’i ofronin atij azil, ndërsa ai i Nikaraguas ka pohuar se mund t’ia ofrojë “nëse rrethanat ia lejojnë”.
Snowden përballet me akuza spiunazhi në Shtetet e Bashkuara.

Similar topics
» Meditim per ate qe une jetoj
» Regjistrohet “shpirti” i Sarës së vogël, duke lëvizur nëpër lokal
» Gjithësia në Gjithçka
» 30 vitet që ndryshuan gjithçka
» Përgjojnë secilin dhe gjithçka

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi