EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Misteri i Kodrës së Kryqeve

Shko poshtë

Misteri i Kodrës së Kryqeve Empty Misteri i Kodrës së Kryqeve

Mesazh  Luli 04.06.13 0:08

Misteri i Kodrës së Kryqeve, ku besohet se Jezu Krishti bën mrekulli

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-kryqeve-620x389

Kodra e Kryqeve në veri të Lituanisë është një vend pelegrinazhi prej qindra vjetësh. Një vend i mbushur me qindra mijëra kryqe të përmasave dhe dizajneve të ndryshme, kjo kodër konsiderohet nga vendasit si një testament besimi dhe devotshmërie, ku pelegrinët i luten Jezu Krishtit për mrekulli.

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-kryqeve.jpg1_-620x454

Tradita e lënies së kryqeve në këtë vend nisi në vitin 1831, kur një kryengritje ndaj carit rus u shtyp me dhunë. Të afërmit e rebelëve të vrarë, duke mos pasur trupat e njerëzve të humbur, filluan të vendosnin kryqe në këtë vend, për të shprehur lutjet e tyre. Kur rusët pushtuan përsëri Lituaninë, gjatë periudhës sovjetike, feja ishte e ndaluar. Kryqet e vendosura në kodër u bën një simbol i rezistencës ndaj regjimit komunist , duke i rezistuar disa herë shembjes së kodrës me buldozerë nga KGB.

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-kryqeve.jpg2_-620x461

Misteri i Kodrës së Kryqeve Kur kryqet vijuan të vendoseshin fshehurazi nga njerëzit në këtë vend, KGB nisi një fushatë të egër në vend duke ruajtur dhe ndëshkuar njerëzit që i ‘mbillnin’ ato

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-kryqeve.jpg5_-620x405

Në vitin 1991, kur Lituania fitoi pavarësinë e saj shumëpritur, kodra u bë një simbol i dyfishtë i besimit katolik dhe identitetin kombëtar të Lituanisë.

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-kryqeve.jpg3_-620x423

Sot në këtë vend ndodhen rreth 200 mijë kryqe, mbi të cilët njerëzit luten dhe besojnë në mrekulli.

Misteri i Kodrës së Kryqeve Vendi-i-ngjarjes.png4_-620x428
Luli
Luli

"Duhet bredhur shumë në errësirë derisa të preket drita"

861


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi