Misteri i Piramides se Keopsit
Faqja 1 e 1
Misteri i Piramides se Keopsit
Misteri i piramidës së KEOPSIT !
Çdo njeri është në gjëndje që në një natë të errët të gjejë drejtimin e Bejrut, me anë të Yllit Polar. Gjithashtu është në dijeni që për shkak të dukurisë së preçesionit, boshti i rrotullimit të Tokës zhvendoset duke përshkuar një sipërfaqe konike një herë në 25.800 vjet.
Domethënë se ky bosht e ndryshon orientimin e vet në hapësirë. Kjo do të thotë se poli qiellor, pra pika ku shënjon boshti i Tokës, përshkuan në sfondin e qiellit yjor një rreth të madh. Në qoftë se poli bie pikërisht afër ndonjë ylli të shndërritshëm atëherë ky yll luan rolin e Yllit Polar.
Sot këtë rol e luan ylli Alfa i Arushës së vogël (Ursae Minoris). Por 4.500 vjet më parë Poli Verior i qiellit ndodhej afër një tjetër ylli të ndritshëm dhe pikërisht afër yllit alfa Draconis. Me këtë lidhet historia e njërës prej hipotezave të fshehta të ndërtimit të piramidës së Keopsit.
Korridori i brëndshëm më i gjatë,ose thënë ndryshe hyrja e tunelit e kësaj piramide, është e ndrejtuar për nga veriu. Sikur pjerrësia e tij të ishte 30 gradë aq sa është gjerësia gjeografike e vendit, ku ndodhet piramida atëherë vrojtuesi i ndodhur në qendër të saj do të shikonte Polin Verior të qiellit në drejtim të vrimës së tunelit.
Pjerrësia e tunelit është vetëm 26.5 gradë.Kjo do të thotë se tuneli shënjon në drejtim të pikës që ndodhet 3.5 gradë poshtë polit. Në fillim të shekullit XIX astronomi i dëgjuar, Herchel në lidhje me këtë problem formuloi hipotezën, sipas së cilës del se në kohën kur u ndërtua piramida, ylli alfa Draconis ishte pikërisht në po këtë largësi nga poli e për rrjedhojë gjatë një ditë-nate, ai ndodhej një herë në kulmin e poshtëm të tij dhe saktësisht poshtë polit, atje ku shënjonte tuneli i piramidës.
Ja dhe një tjetër histori rreth kesaj piramide që ka lidhje me ciklin “Dijet e panjohura të Egjiptit”.
Po jo vetëm vendosja se kur ka ndodhur kjo mund të ndihmojë në përcaktimin e saktë të datës së ndërtimit të piramidës. Siç del, alfa Draconis ndodhej larg Polit me 3.5 gradë dy herë:në vitin 2.100 dhe 3.300 vjet para erës sonë.
Fatkeqësisht asnjë nga këto data nuk përputhen me ato çfarë dihen nga studimet egjiptologjike : Piramida e Keopsit u ngrit rreth vitit 2.800 para erës sonë,pra kemi një shmangie,një digresion. Për këtë astronomi polak, Jozef Smak,është shprehur se “duke mos qenë egjiptolog nuk ishte në gjendje të thotë se hipoteza e John Herschel në kohën kur e ka formuluar atë ishte përputhja më e mirë”.
E ndoshta kështu mund të ketë qenë, nëse gjykohet nga mesazhi i Napoleonit kur thoshte :”Ushtarë, 40 shekuj shikojnë te ju!”. Nga kjo del se shkencëtarët që shoqëronin Napoleonin në ekspeditën për në Egjipt e datuan ngritjen e piramidës së Keopsit rreth vitit 2.200 para erës sonë.
Hipotezës së Herschelit, studiuesit i janë kthyer disa herë. Këtë e kanë bërë po ashtu dhe astronomët edhe pse korigjimet e tyre kanë qënë të vogla, por dijet tona rreth dukurisë së preçesionit nuk kanë ndryshuar aq shumë gjatë këtyre 200 e më shumë viteve të fundit.
Përpara shumë vitesh me këtë problem, por edhe për shumë vjet u morën përsëri edhe Walker i Us Naval Observatory. Ai arriti t’i japë zgjidhje këtij misteri edhe pse nuk kishte asnjë lidhje me astronominë. Walker konstatoi pikërisht atë që mënyra më e thjeshtë e ndërtimit të trotuarit apo korridorit konsiston me vendosjen përkatëse të blloqeve prej guri.
Pa vështirësi ai vuri re se tangjentja është e barabartë me ½ por sa do të jetë vetë këndi ?
Për këtë mjafton të përdoret tabela e logaritmeve apo edhe mënyra të tjera dhe ky kënd del i barabaratë me 26.5 gradë.
Megjithatë ka lindur reflektimi. Kështu gjatë më shumë se 200 vjetëve që zotëroi hipoteza e Herschelit dhe kur luajtën rol dijet e panjohura të Egjiptit, ky problem tërhoqi vëmendjen e shumë njerëzve.
Ndërkohë që zgjidhja e enigmës që dha Walkeri në fakt nuk ndeshi asnjë kundërshtim. Por, duhet thënë se deri sot nuk ka pasur asnjë sipërmarrje për të ndërmarrë rrënimin e shtresave të sipërme të sipërfaqes së tunelit, për t’u bindur nëse blloqet prej guri janë vendosur ashtu siç janë deri më sot. Nga sa u tha dilet në përfundimin se misteri i piramidës së Keopsit mbetet përsëri sekret.

Jon- 1159
Similar topics
» Misteri i piramides se KEOPSIT
» Sekreti i piramides se Keopsit
» Piramidat
» Misteret e Piramidës së Diellit
» Misteri i Aborigjenëve
» Sekreti i piramides se Keopsit
» Piramidat
» Misteret e Piramidës së Diellit
» Misteri i Aborigjenëve
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi