Patanjali Yoga
Faqja 1 e 1
Patanjali Yoga
Patanjali Yoga
Yoga nuk është religjion – kujtojeni gjithmonë këtë. Nuk është Hindu, Muhamedan, Kristiane, Buddhiste, por shkencë si matematika, fizika e kimia. Vetëm aksidentalisht e zbuluan Hindutë, por nuk është hinduiste. Prandaj, një muhamedan, i krishterë, jain, budist mund të jetë yogi.
Patanjali është një nga emrat më të mëdhenj në fushën e yoga. Ky njeri është i tepër i rrallë, i pakrahasueshëm. Për herë të parë në historinë e njerëzimit ky njeri qasi fenë me shkencën: një shkencë e ktheu në religjion, ligje të thjeshta, asnjë besim nuk duhet. Sepse të ashtuquajtura religjione kanë nevojë për besim. Nuk ka ndryshim mes një feje e tjetrës, veçse në hollësitë e besimit, ndërsa Yoga nuk kërkon besim në asgjë.
Yoga është eksperiencë. Shkenca kërkon eksperimentim, yoga kërkon ekperiencë. Eksperimenti dhe eksperienca janë të njëjta, por me drejtime të ndryshme. Eksperiment do të thotë diçka që bën jashtë; eksperiencë do të thotë diçka që bën përbrenda, eksperiment i brendshëm.
Shkenca thotë “mos besoni, dyshoni sa më shumë të mundeni!” Por, gjithashtu, mos u bëni skeptikë, sepse mosbesimi është në njëfarë mase një lloj besimi. Mund të besoni në Zot ose jo. Mund ta mbroni Zotin me fanatizëm, e, me të njëjtin fanatizëm mund ta mohoni. Ateistët, teistët, janë të gjithë besimtarë të gjërave të kundërta, e besimi nuk është rrugë shkencore. Shkenca është eksperienca e diçkaje, në të cilën s’ka nevojë të besosh.
Prandaj, gjëja që duhet të fiksoni është: Yoga është ekzistenciale, eksperienciale, eksperimentale. Nuk kërkohet besim, por kurajo për të provuar. E pikërisht kjo kurajo mungon. Ju besoni kollaj, sepse në besim nuk do të transformoheni. Besimi është diçka shtesë, ju bashkangjitet, sipërfaqësore. Qenia juaj nuk ndryshon, nuk kaloni përmes shndërrimit. Mund të jeni hindu e bëheni i krishterë të nesërmen, vetëm ndryshoni Gitan për Biblën, për Kuranin. Por njeriu që dje mbante në dorë Gitan sot mban në dorë një libër tjetër, vetëm besimi ndryshon.
Religjionet janë si rrobat. Asgjë thelbësore nuk ndryshon: ngeleni të njëjtët. Ndërroju sektet Hinduve e muhamedanëve e përbrenda mbeten njësoj. Njëri urren tempullin, tjetri xhaminë, e përbrenda janë të njëjtat qenie njerëzore.
Besimi është kollaj sepse nuk ju kërkohet të bëni vërtet diçka – vetëm një veshje sipërfaqësore, dekorim, diçka që hiqet lehtë në çdo çast. Yoga nuk është besim, prandaj është e vështirë, e lodhshme, e ndonjëherë duket e pamundur. Është një qasje ekzistenciale. Do t’i qaseni të vërtetës jo përmes besimit, por nëpërmjet eksperiencës suaj, perceptimit tuaj. Domethënë, do të ndryshoni tërësisht. Pikëpamjet tuaja, mënyra e jetesës, mendja juaj, psiqikja juaj do të shkatërrohet plotësisht kështu siç është tani. Diçka e re duhet krijuar, e vetëm nëpërmjet kësaj të reje do t’i afroheni vërtet realitetit.
Pra, yoga është njëherësh vdekje dhe jetë e re. kështu siç je duhet të vdesësh, e pa vdekur nuk mund të lindë i riu. I riu fshihet në ty, ti je vetëm një farë për të e fara duhet të mbillet në tokë. Fara duhet të vdesë: vetëm atëherë i riu do të mbijë prej teje. Vdekja do të bëhet jeta jote e re. Derisa të jesh gati për të vdekur nuk do të mund të rilindësh. Pra, nuk është çështje e këmbimit të besimeve.
Yoga nuk është filozofi, as religjion, nuk është diçka për të cilën mund të vësh mendjen në punë, diçka që duhet të jesh, të menduarit nuk bën punë. Të menduarit ndodh në kokën tënde, jo në rrënjët e vërteta të qenies sate, nuk është tërësia jote. Është vetëm një pjesë funksionale që mund të stërvitet. Ti mund të mendosh, argumentosh logjikisht, mund të mendosh racionalisht, por zemra jote ngelet e njëjta. Zemra është në qendrën më të thellë, ndërsa koka është vetëm një degëzim. Mund të jesh pa kokë, por jo pa zemër. Koka nuk është bazike.
Yoga lidhet me qeniet tuaj tërësore, me rrënjët tuaja. Nuk është filozofike. Prandaj me Patanjalin nuk mund të mendoni e spekulloni. Me Patanjalin mund të njihen ligjet e fundme të qenies: ligji i transformimit, sesi të vdiset e të rilindet përsëri, ligji e një rendi të ri të qenies. Ja pse e quaj shkencë.
Patanjali është i jashtëzakonshëm. Është një i përndritur si Buddha, Krishna, Krishti, Mahavira, Muhamedi, Zarathustra, por i ndryshëm sidoqoftë. Të gjithë këta të tjerët nuk kishin metoda shkencore. Janë themelues të mëdhenj religjionesh, ndryshuan gjithë strukturën e mendjes njerëzore, por qasja e tyre nuk është shkencore.
Patanjali është si Einstein në botën e buddhave, është fenomen. Mund të kishte qenë shumë mirë fitues i Çmimit Nobel, si Einstein, Bohr, Max Planck, Heisenberg. Ka të njëjtën qasje e një mendjeje të rreptë shkencore. Nuk është poet; Krishna është poet. Nuk është moralist; Mahavira ëshë i tillë. Është parimisht shkencëtar. Ai doli në përfundim të ligjeve absolute të qenies njerëzore, funksionin e strukturës së fundme të mendjes njerëzore dhe realitetit. Nëse ndiqni Patanjalin do të mësoni se është si çdo formulë matematikore. Thjesht bëni atë që thotë dhe shfaqet rezultati, nuk ka mundësi tjetër, është si 2+2 që bëjnë 4. Është diçka për t’u bërë e ditur. Prandaj them se nuk ka të dytë. Në këtë tokë, nuk ka qenë askush si Patanjali.
Mund të gjeni në shprehjet e Buddhas poezi, patjetër, shpreh poezinë që ka përbrenda. Mbretëria e ekstazës, e dijes së fundme është kaq e bukur sa bëhet poetike, bukuria, bekimi, drita është e tillë sa dikush fillon të flasë në gjuhë poetike. Por Patanjali i reziston kësaj. Është tepër e vështirë, pasi askush nuk është përmbajtur dot; as Jezusi, Krishna, Buddha, të gjithë u bënë poetikë.
Kur drita shpërthen përbrenda fillon të këndosh, kërcesh, si një që ka rënë në dashuri me gjithë universin. Patanjali i rezistoi kësaj: nuk përdori asnjë vargje të vetme poezie, fjalë të bukur, por vetëm terma të saktë matematikorë. Të dhëna të sakta se çfarë duhet bërë. Ai nuk shpërthen në ekstazë, nuk thotë gjëra që nuk mund të thuhen, nuk përpiqet për të pamundurën. Vetëm themelon, e nëse ndiqni këtë bazë do të arrini në skajin e përtejmë.
Yoga do të thotë art i komunikimit, shkrirja me të tërën, dhënia e vetes në gjithësi porsi një pikëz vese që rrëshqet nga gjethja e zambakut në liqen. Në çastin që bie bëhet liqeni. Humb një gjë – identitetin e vet të vogël, egon, kufizimin – por fiton pafundësisht; bëhet gjithë liqeni. Pika ishte gjithmonë në rrezik nga dielli që mund ta shkrinte, gjithmonë pikëzat janë në prag vdekjeje, por kur bëhet një me liqenin, vetë liqeni, vdekja është e pamundur.
Njeriu është si një pikë vese, prandaj është gjithmonë i mjerë, i frikësuar nga vdekja, nga njëmijëenjë gjëra, vazhdimisht i trembur përbrenda. Dhe është e natyrshme, e kuptueshme. E vetmja rrugë për ta hequr qafe gjithë atë frikë e mizerje është shkrirja me tërësinë.
Kjo është Yoga: arti i tretjes së vetes në të tërën, humbja e kufinjve, egos, identitetit. Në fillim duket shumë e vështirë, pasi vetëm aq dimë për veten. Funksioni i mjeshtrit është të ndihmojë, japë kurajo, joshë, të shtyjë për të heshur hapin. E, nëse dikush e do mjeshtrin, i beson, gjërat bëhen të thjeshta, shumë të thjeshta. Kjo është sannyas: besim. E në besim është e lehtë të kapërcesh.
Kur dyshon është e vështirë sepse gjithmonë ka një kështu/apo. Prandaj nuk ka rrugë përmes së cilës të vendosësh me mendje sepse mendja nuk ka mënyrë të njohë të panjohurën, mbetet e izoluar në të njohurën. Personi dyshues nuk rrezikon. Duhet guxim, kurajo, besim i madh të zhduket dyshimi. Është një hap i vetëm, nëse e hedh asgjë nuk mund të të ndalë më. Edhe nëse dyshon në mënyrën sesi dyshon – asgjë për tu shqetësuar. Tani do të prekësh liqenin: nuk mund të qëndrosh në ajër.
Pra, nëse dikush është hedhur nuk shqetësohem më për të. As nuk shoh ç’po bëhet, por filloj të punoj me një tjetër, pasi askush nuk rri dot në ajër, do të përfundojë diku. Prandaj, puna ime mbaron me dikë që ka hedhur hapin.
Në çastin që bëhesh një me të gjithën ndodh lumturia. Jeta për herë të parë ka kuptim, pasi për herë të parë nuk ka më vdekje. Për herë të parë e di se ke qenë përherë atje e atje do të jesh, i pashkatërrueshëm. Duke ditur këtë bëhesh festë, i lirë nga frika, fillon të vallëzosh. Pastaj nuk ngelet gjë tjëtër për të bërë: vallëzo, këndo, dëfre, kënaqu. Gjithë universi të përket sepse je pjesë e tij.
OSHO
Përktheu Arben Orhani

Jon- 1159
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi