Hyjnesha Robiko
Faqja 1 e 1
Hyjnesha Robiko
Hyjnesha Robiko
Mijëra vjet më parë, në trevën e Rubikut thonë se ndryshku i kuq shfaroste njerëzit, mbyste bagëtitë dhe dëmtonte të mbjellat. Ishte hyjnesha Robiko, ajo që i shpëtoi banorët nga kjo murtajë e kuqe.
Tash, ritualisht, çdo pranverë, banorët e kësaj zone festojnë ditën e Shelbuemit. Presin një ka, një dash dhe i nxjerrin njeri-tjetrit verë të kuqe, për të kujtuar hyjneshën Robiko.
Dhe jo rastësisht, edhe emri Rubik i këtij vendbanimi, e ka origjinën pikërisht nga kjo perëndeshë e lashtë pagane.
Gjendemi sërish në të njëjtin vend. Majë një shkëmbi të bardhë, prej gati 900 vjetësh, banorët vendas ndërtuan një prej kishave më të mëdha të asaj kohe.
E pagëzuan me emrin Shelbuem, duke i dhënë emrin e festës, në përkujtim të hyjneshës. Edhe kisha ka legjendën e saj. “Sipas gojëdhënave, ndërtimet që ishin bërë në një vend tjetër, prisheshin nga pëllumbat që merrnin materialet gurët, trarët dhe i sillnin në shkëmbin ku aktualisht ndodhet kalaja”, tregon Bardhoku, një banor i zonës. Sipas historianëve, Kisha e Shelbuemit është ndër më të vjetrat në Ballkan.
Ajo është aty qysh prej vitit 1162. Por, studiuesi Gjon Marku thotë se kjo godinë qëndron mbi shkëmbin e bardhë, e bukur dhe rrezatuese, qysh prej kohëve ilire, e pacënuar nga rrebeshet e shekujve. “Rrënjët e Rubikut duhen kërkuar më tej, kjo do të thotë se duhen kërkuar që në kohën e Justinianit ndoshta kur kemi edhe kisha të tjera paralele si ajo e Shirqit në Shkodër dhe kisha e Vikut në Mirëditë”, tregon Gjoni.
Është e dielë. 900 vjet pas pagëzimit të Kishës së Shelbuemit, banorët vendas vijnë në meshën e bardhë të së dielës. “Kjo kishë ka një kujtesë të veçantë sipas breznive të njerëzve. Kjo i kërkon Rubikut kohët e lashta kur këtu ishin misionet për të krishterët dhe jeta e murgjëve që mendohet se kanë qenë këtu dhe më pas e fretërve françeskanë që vjet kanë bërë 800 vjetorin e pranisë së tyre në të gjithë botën, por në këtë vend datojnë qysh në 1240-n”, tregon Frat Sokoli.
At Shtjefën Gjeçovi qëndroi dhe shkroi në kolegjin e Kishës së Shelbuemit pjesë nga vepra e tij e famshme “Kanuni i Lekë Dukagjinit”. Diku, në një gur të këmbanores, ai ka gdhendur edhe emrin e bukur Mirditë. Këtu, qëndroi dhe ndërtoi absidën e kishës edhe Gjergj Fishta, i cili shkroi këtu fragmente nga tragjedia e tij “Juda Makabe. Shërbeu gjer në fund të jetës dijetari, etnologu dhe folkloristi i njohur Bernardin Palaj.
Por, edhe piktori At Leon Kabashi, i cili me art veç afreskëve të kësaj kishe, kishte pikturuar më parë edhe kapelat e kishave të Shkodrës. Sot, afresket mahnitëse të piktorit mirditor Kabashi, fatkeqësisht, janë dëmtuar ose janë lënë në harresë të plotë. Rrënojat e vjetra të kolegjit të dikurshëm françeskan pranë kësaj kishe, ekspozojnë dhimbshëm indiferencën tonë ndaj objekteve të trashëgimisë kulturore.
Bëhet fjalë për objekte dhe treva, ku historia risjell në kujtesë, pjesë të identitetit dhe ndërgjegjes sonë kombëtare. “Në këto territore ka ekzistuar principata e Arbërit dhe në këtë vend nuk ka pasur asnjë lloj pushtimi.
Këtu është përdorur për herë të parë fjala komb të cilën e kemi të datuar”, pohon Gjoni. Mesha e së dielës mbaron. “Ju nimoftë!…” është urimi që i bëjnë njeri tjetrit dhe grupit tonë të xhirimit banorët vendas. Të cilët, kishën e Shelbuemit e besojnë si një vend të shenjtë.

Odin- 513
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi