EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hyjnesha

Shko poshtë

Hyjnesha Empty Hyjnesha

Mesazh  Neo 06.04.10 15:42

Hyjnesha

Hyjnesha Hyjnes10

Një hyjneshë është një hyjni femërore, në kundërshtim me një hyjni mashkullore të quajtur hyj. Shumë kultura kanë hyjnesha, nganjëherë vetëm, por më shpesh si pjesë të një panteoni më të gjerë, i cili përfshin të dy gjinitë konvencionale dhe në disa raste edhe hyjni hermafrodite (të dy gjinitë së bashku) ose asnjanëse.

Hinduizmi është një kompleks sistemesh të ndryshme besimi, i cili konsideron shumë hyj dhe hyjnesha si përfaqësues të një burimi të vetëm dhe/ose si të dalë nga ky burim i vetëm, Brahman.

Ky në traditën “advaita” kuptohet si pa formë, e pakufi, jopersonale; ndërsa në traditat “dvaita” kuptohet si hyjni e dyfishtë. Shaktat, adhuruesit e hyjneshës, e barazojnë këtë hyjni me hyjneshën-nënë.

Ky dualizëm i Hyjnisë së Vetme si hyj mashkullor (shaktiman) dhe energji femërore (shakti), ose si themel pasiv mashkullor dhe energji dinamike femërorë, që funksionojnë në çift, parafytyrohen shpesh si hyj mashkullor dhe bashkëshorten ose shoqëruesen e tij.

Për shembull, hyu Brahma çiftohet me Sarasvatin. Shiva çiftohet njëlloj me Umën, e cila paraqitet më vonë nëpërmjet disa avatarëve (mishërime): Parvati dhe figurat luftarake Durga dhe Kali. Të gjitha hyjneshat në hinduizëm grupohen nganjëherë bashkë si hyjnesha e madhe Devi.

Kulturat monoteiste, të cilat pranojnë vetëm një hyjni qendrore, zakonisht e karakterizojnë këtë hyjni si mashkullore, gjë që nënkuptohet gramatikisht me përdorimin e gjinisë mashkullore, por që shprehet edhe qart nëpërmjet fjalëve si “Ati” ose “Zoti”.

Mirëpo, në të gjitha fetë monoteiste ka rryma nënujore mistike, të cilat theksojnë aspektet femërore të hyjnisë, p. sh.: koliridianët në kohën e krishtërimit të hershëm, që konsideronin Marijen si hyjneshë, vizionari mesjetar Julian nga Norwich, tradita hebraike “shekinah” dhe ajo gnostike “sofia” si dhe disa shkrime sufi në islam. Nuk është provuar nga arkeologjia që në mes të popujve hebraikë në kohën e Abrahamit paska mbizotëruar monoteizmi.

Në gjuhën e lashtë si dhe në atë moderne hebraike nuk ka gjini asnjanëse, vetëm mashkullore dhe femërore. Ndonëse judaizmi përdor fjalë mashkullore për ta përshkruar Zotin, judaizmi pohon se Zoti nuk paska gjini.

Është krijuar një barazpeshë, ku Zotit i referohet me një rol mashkullor, ndërsa shumicës së objekteve të adhurimit në judaizëm, siç është libri i shenjtë toraja, u referohen në gjininë femërore.

Në krishtërim, besimi në një hyjni femërore konsiderohej zakonisht si heretike, edhe pse adhurimi i Marijes, nënës njerëzore të Jezusit, ka ekzistuar prej fillimit të besimit të krishterë.

Por edhe duhet përmendur se, ndonëse përdorimi i shprehjes “hyjneshë” është i rrallë në krishtërim, është mjaft i përhapur besimi se Zoti e kapërcen gjininë dhe posedon aspekte mashkullore si dhe femërore. Historikisht përdoreshin përemrat femërore për t’iu referuar Frymës së Shenjtë, vetes së tretë në Trininë/Triadhen e krishterë. Katekizmi katolik mëson se Zoti nuk është mashkull, por se roli i tij në botën tonë e bën shprehjen “Atë” më të përshtatshme se “Nënë”, ndonëse të dy shprehjet japin informacione për Zotin.

Hyjnesha ose gjysmë-hyjnesha ekzistojnë në treshe në një numër mitologjish të lashta pagane evropiane; këto përfshijnë erinjet (hyjnitë e furisë) dhe moiret (hyjnitë e fatit) greke; nornet (hyjnitë e fatit) skandinave; Brigid dhe të dy motrat e saj, po ashtu të quajtura Brigid, nga mitologjia irlandeze ose kelte etj. Robert Graves në studimet e tij popularizoi treshen e përbërë nga “Vajza” (ose “Virgjëresha”), “Nëna” dhe “Plaka”.

Për konceptimin e saktë të këtyre figurave ka shumë variacione, siç ndodh në përgjithësi në fetë pagane. Disa i interpretojnë si tri fazat në jetën e gruas, të ndara nga menstruacioni i parë dhe nga menopauza. Të tjerë mendojnë se ky interpretim bazohet tepër në biologji dhe është tepër strikt.

Ata preferojnë një interpretim më të lirë, ku Vajza është lindja (e pavarur, e përqendruar në vetveten, kërkuese), Nëna lind (e ndërlidhur, ushqim dhe rritje e dhembshme, krijuese) dhe Plaka është vdekja dhe përtëritja (e tërësishme, e largët, e panjohshme) – dhe të gjitha të tri janë erotike dhe të urta.

Në fetë me prejardhje helenike dhe në fetë pasuese si “wicca” (neopaganizmi), shpesh tri nga të katër fazat e Hënës (në rritje, e plotë, që vdiret) simbolizojnë të tri aspektet e Hyjneshës së Trefishtë. Të vëna bashkë, ato paraqiten në një simbol të vetëm, që përbëhet nga një rreth, të cilit i ndodhen pranë dy gjysmëhëna të pasqyruara.

Mirëpo, disa e konsiderojnë trefishin si të paplotë dhe preferojnë të shtojnë një aspekt të katërt. Ky mund të jetë një “hyjneshë e errët” ose një “grua e urtë”, mbase për shkak të mungesës së errësirës së hënës në simbolizmin e sipërm, ose mund të jetë një hyjneshë veçanërisht erotike, që përfaqëson një fazë të jetës midis Vajzës (Virgjëreshës) dhe Nënës, ose një luftëtare midis Nënës dhe Plakës.

Wiki
Neo
Neo

"Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."


1402


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi