EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Intervistë me Dalai Lama

Shko poshtë

Intervistë me Dalai Lama Empty Intervistë me Dalai Lama

Mesazh  Admin 04.12.12 0:56

Intervistë me Dalai Lama

Intervistë me Dalai Lama 526758_454189284637180_671366734_n

Mendja dhe emocionet mes religjionit e shkencës

“Gjykimi ynë bazohet mbi logjikën…

ka pika kontakti me fizikën kuantike”

Qysh prej thuajse njëzët vjetësh Dalai Lama, Lider shpirtëror i tibetanëve, takon herë mbas here shkenctarë, ngase e quan shumë të rëndësishme përballjen dhe shkëmbimin e informacionit mes shkencës perëndimore dhe filozofisë budiste.

Siç thotë dhe ai vetë në parathënien e autobiografisë së tij, “Liria në mërgim”(Sperling & Kupfer,1998),Dalai Lama është konsideruar në mënyrë të ndryshme nga njerëz të ndryshëm. Për budistët tantrikë, ai është rimishërimi i Avalokiteshvara, Bodhisattva i Përdëllimit. Për tibetanët, është mbreti i tyre i katërmbëdhjettë hyjnor. Për kinezët, është një monark feudal prej të cilit ata e kanë shpëtuar Tibetin. Për pjesën tjetër të botës, ai është Çmimi Nobel për paqen i vitit 1989. Për Tentzin Gyatso, emri i tij murgëror, ai është «thjesht një qënie njerëzore, rastësisht tibetan, që ka zgjedhur të jetë një murg budist».

Kjo qënie shumëformëshe është bërë në Perëndim simboli i rrugës jo të dhunshme drejt dy çlirimesh: atij politik të Tibetit, e atij shpirtëror të budizmit. Por ka edhe aspekte më pak të njohura të jetës së Dalai Lamës: përshembull, interesi i tij për shkencën, që nuk e lë të humbasë një rast për t’u përballur me shkenctarë mbi terrenin e tyre. Kemi përfituar pikërisht nga ky interese i tij për ta intervistuar.

Shenjtëri, tash pesëmbëdhjetë vjet ju takoheni rregullisht me shkenctarët. Si ka mundësi?

«Vizionet e shkencës janë shumë të dobishme për budistët. E në të njejtën kohë, koncepti budist i realitetit mund t’u ofrojë shkenctarëve një pikë të re shikimi prej nga ku mund vëzhgojnë gjërat».

A mund të jepni një shembull konkret, duke u nisur nga fizika?

«Budizmi tibetan interesohet rreth idesë se si është formuar universi, për evolucionin, për shpërbërjen e tij. Simbas disa teksteve tona, universi e ka origjinën nga thërrmia të vogla hapsinore. Siç e sheh, ka pika takimi me teorinë e Big Bang. Ne mendojmë edhe se një objekt është përbërë,-në analizimin më të fundëm-, nga thërrmija të vockla, shumë të imta. Këtu është një fushë e përbashkët hulumtimi me fizikën kuantike, e cila edhe ajo interesohet për substancat më të imta.»

Po përsa i përket neurobiologjisë?

«Budizmi ofron një numur të madh shpjegimesh mbi mëndjen, emocionet, mendimet, e mbi mënyrat e ndryshme të modifikimit dhe transformimit të tyre. Tantrizmi ka zhvilluar ushtrime të ndryshme dhe teknika meditimi, që mundësojnë ndikimin e trupit nëpërmjet mëndjes».

Cili është qëllimi i meditimit?

«Nëpërmjet meditimit mund të rritet niveli perceptues i mendjes, e të arrihet në të kuptuarët e fenomeneve që zakonisht nuk mund të perceptohen. Mbërrihet kështu tek ajo që ne e quajmë “mëndje e hollë”, e cila lejon që gjërat të shihen më mirë.».

Çfarë marrëdhënieje ka mes mëndjes dhe materies?

«Shkolla budiste e quajtur Mind only, vetëm mëndje, mëson se gjithçka është një lloj krijimi i mëndjes. Por është një tjetër shkollë, e quajtur Madhyamika, që mbron idenë se egziston një realitet i jashtëm, i pavarur nga mëndja. Ne tibetanët mendojmë se kjo shkollë është më e thellë».

Përse?

«Kuti ynë i gjykimit është vëzhgimi, hulumtimi. Disa shpjegime të shkollës Mind only duken shumë të bukura, por nëse analizohen deri në fund nxjerrin në pah kontradikta».

Me fjalë të tjera, kuti i gjykimit është logjika?

«Sigurisht. Nëse unë shoh diçka e nuk ia dalloj mirë ngjyrën, përpiqem ta shoh me më shumë dritë. Mandej pyes të tjerët se çfarë ngjyre ka. Nëse të gjithë më thonë se është e bardhë, teksa unë kujtoja se ishte gri, vë re se paskam qenë i gabuar. Në të kundërt, nëse perceptimi im përputhet me atë të të tjerëve, miratohet. Por nganjëherë, nuk mund të bazohemi vetëm në perceptimet e drejtpërdrejta. Për shembull, le ta zemë se unë ju them se kam diçka në xhep. Ju nuk keni si ta dini, duhet të besoni tek unë. Për të kuptuar nëse ju gënjej apo jo, duhet të analizoni ato që ju them e të shikoni nëse mes tyre ka ndonjë kontradiktë. Nëse nuk gjeni, mund të arrini në përfundimin se nuk kam arsye për t’ju gënjyer, e do të më besoni».

E vërteta si mungesë kontradiktash: sigurisht më tingëllon familjare! Çfarë lloj logjike ndjekin budistët tibetanë?

«Logjikën indiane të Dignaga e Dharmakirti. E gjithë tradita budiste kalon nëpërmjet Indisë. E ajo tibetane bazohet më shumë mbi tekstet sanskrite se mbi ato shtylla, veçanërisht Vinaya. Por gjithë ç’mbetet, përfshi edhe logjikën, rrjedh prej teksteve sanskrite. Gjithmonë them se budizmi më i mirë është ai i traditës Nalanda, së cilës i përkiste jo vetëm Dignaga e Dharmakirti, por edhe Nagarjuna».

Kush e njeh Nagarjuna-n në Perëndim, gjen shumë ngjashmëri mes mendimit të tij dhe dekonstruksionizmit.

«Ideja është se të gjithë fenomenet, qoftë ato të brendshëm si dhimbja, qoftë ato të jashtëm si ngjyra, duket sikur kanë një egzistencë absolute dhe të pavarur. Por nëse shkojmë duke i analizuar deri në fund, vëmë re se nuk është kështu. Gjë që s’do të thotë të mohosh egzistencën. Gjërat janë, por kanë vetëm një egzistencë relative dhe të ndërvarur».

Ashtu si në matematikë. Më duket sikur ka mjaft pika kontakti mes logjikës budiste dhe logjikës matematike. Duhet thelluar diskutimi, një ditë.

«Do të ishte shumë e dobishme të bëhej një studim i krahasuar. Në Lindje, në lashtësi, këto studime të krahasuara, në fushën logjike bëheshin shpesh. Të krahasuarët e logjikës së lashtë indiane, përfshi atë budiste, me logjikën perëndimore moderne do të ishte vërtetë interesante».

Shpresojmë të mund ta bëjmë. Nëse jo në këtë jetë, në tjetrën. Edhe pse në këtë jetë do të ishte më mirë.

«Në këtë jetë duhet të përgatitemi për punën që do bëjmë në rimishërimin tjetër. Bëhemi gati, e mandej fillohet!».

Meqë bie fjala, do t’iu pëlqente të rimishëroheshit në një kompiuter, tashti që Inteligjenca Artificiale këmbëngul që makinat mund të kenë një vetëdije?

«Nuk më duket e mundur, me kompiuterat e sotëm. Në të ardhmen, kush e di. Nëse krijohen kushtet për të patur bazat e një mendjeje, atëherë do të jetë e mundur. Ah, ah!».

Duke parë që ju udhëtoni shumë, unë do t’iu këshilloja të rimishëroheshit në një kompiuter portabël. Do të ishte më e lehtë të merrej me vete gjithandej…

«Kjo nuk do të më pëlqente. Nuk do të ishte e mundur kurrfarë lirie, asnjë pavarësi. Sekretari im do të më merrte me vete, e do të isha gjithnjë përbri tij. Jo, kurrfarë lirie!».

Intervistuar nga: Piergiorgio Odifreddi
Përktheu: Shpëtim Kelmendi
avatar
Admin

1132


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi