Hipnoza, të mundësh kujtimet me gjumë
Faqja 1 e 1
Hipnoza, të mundësh kujtimet me gjumë
Hipnoza, të mundësh kujtimet me gjumë
Ju ka qëlluar ndonjëherë të dëshironi të keni aftësinë e celularit për të fshirë gjithçka që nuk ju duhet më?
Përfytyroni sikur të ishim të aftë që në fund të një dite të lodhshme, kur shtrihemi për të fjetur, të vinim gishtin te koka dhe të shenjonim gjithë kujtimet e këqija të ditës që nuk duam ti mendojmë më.
Pastaj... hop, një komëndë e dytë: Fshi gjithçka.. Dhe të nesërmen, të zgjoheshim vetëm me kujtime të mira dhe në gjendje të relaksuar..
Eh, kjo nuk është e mundur, por diçka e përafërt edhe mund të ndodh.
Një ushtrim i thjeshtë
- Imagjinoni një situatë, person, mendim apo ngjarje që nuk ju bën të ndiheni mirë
- Bëheni pamjen sa më të qartë
- Pastaj filloni ta zvogëloni
- Ulni shkëlqimin e dritës së pamjes
- Vini re ndryshimin e ndjenjave tuaja
- Atëherë bëhenipamjen pak më të mjegulluar (të turbullt)
-Shtyjeni këtë pamjë larg në distancë derisa të bëhet një pikë e vogël në horizont, të zhduket ose të shndërrohet në diçka që nuk ju shqetëson më
- Në distancë shiko një pamje tjetër shumë të këndshme
- Vëre re që pamja përmban ndjenja pozitive, konfidente, të sigurta për ty.
- Lejoje këtë pamje të vijë afër teje
- Bëje pamjen më të pastër dhe të ndritshme duke u përqëndruar tek ndjenjat e tua pozitive
- Lëri këtë pamje të vijë kaq afër jush sa të bëheni pjesë e saj dhe të përjetoni këto ndjenja të mrekullueshme që rriten rreth dhe brenda jush.
Pak histori...
Hipnoterapia ka rrënjë shumë antike
Që me kërcimet tribale mundohej të arrihej një gjendje transi, e njëjtë me gjendjen mendore që të jep hipnoza e karakterit terapeutik.
Dëshmitë e para të shkruara përsa I përket hipnozës i gjejmë në qytetërimet sumere. Më pas gjejmë një praktikë mijëravjeçare të hipnotizmit nëpërmjet jogës dhe teknikave të tjera orientale.
Tentativat e para të hipnozës me qëllim terapeutik shënohen në vitin 1770, meritë e Franz Mesmer dhe studimet e tij të magnetizmit dhe më pas këto studime ndiqen ngaMilton Erickson.
Emri aktual I takon James Braid, I cili në vitin 1842 përcaktoi termin Hypnos.
Një kontribut tjetër të madh hipnozës I ka dhënë dhe Jean Martin Charcot në spitalin Salpêtrière në Paris.
Ku aplikohet hipnoza?
- ndalimi I duhanit
- kontrolli I peshës dhe obezitetit
- ataket e panikut
- problemet seksuale
- pagjumësia
- relaksimi
- fobitë
- të folurit në publik
- rritje e besimit në vetvete
- menaxhim stresi dhe inati
- menaxhim I dhimbjes
- tension nga provimet
- ngrënia e thonjve
- sindroma e zorrës së irrituar
- sëmundjet terminale
- parapërgatitje për operacion
- terapi e regresionit (kthim pas në kohë)
- terapia e jetëve të shkuara
Çfarë është hipnoterapia?
Hipnoza është gjendje e natyrshme relaksimi të thellë ku mendja shkëputet nga shqetësimet dhe streset e përditshme.
Ajo karakterizohet nga një ndjesi e mrekullueshme relaksi.
Gjatë hipnozës e pavetëdijshmja bëhet shumë e ndjeshme ndaj sugjestioneve. Nga funksionimi I kësaj fuqie bëhen të mundura ndryshime pozitive.
Çmimet
- seanca fillimore apo e rastit është 20 mijë (të vjetra)
- seanca e zakonshme 30 mijë (të vjetra)
- ndalimi I duhanit, apo seanca e jetës së shkuar (past life), 50 mijë lek (të vjetra)
Fobia më e madhe e shqiptarëve…Fluturimi
Klientët më në masë në klinikën e hipnoterapisë janë femrat.
Kjo, sipas hipnoterapistes Fleura Shkëmbi ndodh dhe për faktin se femrat janë më kurajoze dhe do thosha me shumë krenari janë femrat të parat, janë më kurajoze dhe me te hapur për gjerat e reja. Nuk ka një moshë të caktuar.
Punohet me fëmijet nga mosha 6 vjeç e lart. Kontrolli I peshës është një tjetër trajtim që bëhet nga hipnoza, kjo sipas Fleurës bën që dhe pjesa më e madhe e klineteve të jenë femra.
Shqiptarët e shikojnë ende si diçka mistike,e keqkuptojnë me hipnozën e skenës, por frika më e madhe e tyre është mbetja në hipnozë. Vetë hipnoterapistja na tregon se kjo nuk ndodh.
Ndërsa ndodh që pacientë të veçnatë ti zërë gjumi dhe të zgjohen pas një ore, apo kur të duan vetë ata.
Si zhvillohet një seancë dhe sa zgjat ajo?
Një seancë hipnoterapie zgjat nga 40 minuta deri në 1 orë. Nëse jemi mësuar që nëpër qendra estetike të shohim pajisje të ndryshme, ambjenti I nj qendre hipnoterapie është krejt ndryshe.
E vetmja pajisje është një kolltuk, I cili hapet për ta vënë trupin në një pozicion sa më të përshtatshëm dhe janë fjalët e hipnoteraistes, toni I zërit të saj, ato që e ndihmojnë pacinetin të hyjë në një gjende të pavetëdijshme, ta ndiejë atë dhe të lërë të veprojë vetëm zëri I hipnoterapistës.
Llojet e hipnozave:
Hipnoza e skenës
Hipnoza mjekësore dhe dentare
Hipnoza kriminale
Hipnoza në edukim
Hipnoza në sport
Por…ka dhe nga ata që janë kundër hipnozës
Shumë terapistë duket se e injorojnë faktin që po I sugjerojnë pacientëve të tyre diçka në mënyrë të pavullnetshme.rreziqet e kësaj praktike përshkruhen kështu nga
Martin Orne: “Sugjerimet në lidhje me atë çfarë pritet mund të ofrohen pa u lajmëruar, para, apo pas procedurës së hipnozës.
Shumë terapeutë të tjerë injorojnë mundësinë që një pacient mund të ketë probleme fizike ose difekte në karakter, asnjë pacient nuk është fizikisht I sëmurë, asnjë çrregullim mendor apo të një natyre biokimike dhe asnjë pacient nuk është përgjegjës për problemet e tij.
Faji është gjithnjë I dikujt tjetër, apo e diçkaje tjetër. Pacientët nuk gënjejnë kurrë, nuk manipulojnë. Nëse pacienti ka një faj, është vetëm ai që nuk I beson tërësisht terapistit.
Shumica e terapistëve injorojnë rolin që kanë në faktin që janë ata që janë ata që u sugjerojnë pacientëve. Ata I kushtëzojnë dhe në disa rraste ngulin në kokën e tyre ide më të vërtetë të veçanta.
U japin atyre të lexojnë libra, apo të shikojnë video, jo për ti ndihmuar püër të kuptuar problemin, por për ti bërë pacientët të besojnë terapinë që po ndjekin.
Terapia, sipas kundërshtarëve bën pjesë në formën më të keqe të pseduokoshiencës dhe në formën më të keqe të surrrealizmit.
Nga Elona Demollari

Neo- "Njëshmëria - mund të njihet vetëm duke u bashkuar me të."
1402
Similar topics
» “Kujtimet” trashëgohen nga një gjeneratë në tjetrën
» Memoria jone modifikon ngjarjet dhe kujtimet.
» Gjumë i qetë
» Për një gjumë më të mirë
» Këshilla për gjumë të mirë

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi