Libri Egjiptian i te vdekurve
Faqja 1 e 1
Libri Egjiptian i te vdekurve
LIBRI EGJIPTIAN I TË VDEKURVE
Një "manual" për jetën e përtejme
Veshur me rroba të pastra dhe sandale të bardha, ti qëndron në një korridor të madh të mbajtur në këmbë nga kollona. Në një fron në skajin e largët të sallës ndodhet figura e Osiris, perëndia e botës së nëndheshme. Në të majtë e në të djathtë qëndronin 42 perëndi, figura të mumifikuara tmerruese përfshirë Gëlltitësin e hijeve, Kockëthyesin dhe Gëlltitësin e ekzistencës.
Përpara ndodhet perëndia Thoth në formën e një majmuni. Qëndron në krye të shkallëve që shumë shpejt do të përcaktojnë jetën e përtejme. Është dita e gjykimit dhe kush dështon në test do të përjetojë agoninë e vdekjes së dytë. Por askush nuk duhet të frikësohet sa kohë që posedon Librin e të Vdekurve, i cili në tekstet e tij përmban sekretet e mbijetesës në jetën e përtejme.
Kthehesh nga i pari i perëndive dhe fillon të flasësh: "O perëndi që vjen nga heliopolis, unë nuk kam mashtruar". Më pas kthehesh nga i dyti: "O perëndi e zjarrit që vjen nga Kheraha, unë nuk kam vjedhur...".
Për egjiptianët e lashtë jeta mbi tokë mund të ishte shumë e shkurtër dhe kështu që ritualet që rrethonin vdekjen ishin një pjesë integrale e kulturës së tyre. Shumë prej relikeve më të njohura nga Egjipti - piramida, varre dhe mumje - zbulojnë kohën dhe burimet që njerëzit që jetonin në brigjet e Nilit ishin gati të shpenzonin për të siguruar jetën e përtejme.
Formulat që mund të ndihmonin në rrugën drejt botës së përtejme u shfaqën fillimisht në muret e piramidave gjatë Dinastisë së 5 egjiptiane, rreth vitit 2350 para Krishtit. Rreth 400 vjet më vonë, në kohën e Mbretërisë së Mesme të Egjiptit këto tekste piramidash u shndërruan në tekste qefinësh që skaliteshin në gurët e varreve dhe ndonjëherë mbi papirusë.
Pas vitit 1550 para Krishtit, një trup formulash magjike të shkruajtura dhe ilustruara në papirusë nisën që të zëvendësojnë tekstet në qefinë në varret egjiptianë. Është ai që sot e njohim si Libri i të Vdekurve. Libri i të Vdekurve vazhdoi të përdoret ndonëse me ndryshimet që pësoi në 1500 vitet e ardhshëm deri kur ndryshimet e mëdha në vend dëmtuan shumë prej traditave të tij.
Ndonëse ne e njohim si Libri i të Vdekurve, në të vërtetë asnjëherë dy libra nuk ishin të njëjtë. "Nuk ka patur një libër standard të të vdekurve - çdo dorëshkrim përmbante tekste të ndryshëm", shpjegon John H. Taylor, kurator i një ekspozite të re britanike e fokusuar në këtë traditë të spikatur egjiptiane.
"Kishte një sasi tekstesh, rreth 200 të tillë, nga të cilët mund të zgjidhje, por asnjë dorëshkrim i njohur nuk i përmban të gjithë formulat magjike që njihen deri më sot. Janë disa që ekzistojnë pak a shumë në çdo kopje të Librit të të Vdekurve dhe të tjera që janë vërtet të rralla dhe nga të cilat kemi vetëm një ose dy shembuj".
Libri i të Vdekurve është përdorur gjerësisht në atë kohë dhe janë shumë kopje dhe shembuj që kanë mbijetuar deri në ditët e sotme. Megjithatë është e qartë se nuk ishin të disponueshëm për të gjithë egjiptianët. Shkruajtur me kujdes dhe shpesh herë ilustruar bukur, Librat e të Vdekurve ishin përtej asaj që mund të përballonin shumica e nejrëzve. Ata gjendeshin vetëm në varret e njerëzve që u përkisnin shtresave të sipërme të shoqërisë egjiptiane. Atëherë, nuk ishin thelbësorë? “Duket se nuk ishte dicka që duhej absolutisht ta kishe”, thotë Profesor Stephen Quirke i Muzeut Petrie, në University College në Londër. “Ishte një luks shtesë për të përforcuar shanset për jetën e përtejme. Ishte një shtesë shumë dominuese dhe e dëshirueshme për një varrim të pasur”.
Pasi vdisje, egjiptianët besonin se shpirti yt, ba, do të shkëputej nga trupi por vetëm përkohësisht. Ba do të kish nevojë të rikthehej periodikisht në trupin tënd, ndoshta cdo natë, dhe që ky ribashkim të ishte i suksesshëm duhej që trupi të mbetej i paprekur. Për këtë arsye egjiptianët zhvilluan një proces kompleks të mumifikimit sepse pa të, do të vihej në rrezik jeta e përtejme.
Luftimi i efekteve të dekompozimit nuk mjaftonte megjithatë për të garantuar që do të kishe sukses në botën tjetër. Ba në vetvete do të haste shumë sfida gjatë udhëtimit të tij – dhe për t’i përballuar ato, Libri i të Vdekurve do të ishte një ndihmë shumë e madhe. Kështu që, shpesh herë Libri vendosej në qefin, ndonjëherë edhe i mbështjellë me rrobat e mumjes, me qëllim që fjalët brenda tij do të të ndiqnin teksa hasje në rreziqet e jetës pas vdekjes.
Nuk ka asnjë dyshim që bota tjetër ishte një vend i rrezikshëm, e mbushur me monstra që reflektonin dhe ekzagjeronin bishat e egra që egjiptianët mund të kishin ndeshur në botën e të gjallëve. Kështu që, ishe i pajisur me formula magjike për të luftuar gjarpërinj, krokodilë, si dhe një qenie të frikshme e njohur si “krijesa që gëlltit”. Mund të ndeshje gjithashtu edhe vendin e kasaphanës së perëndive. Fatmirësisht pajiseshe me mjetet për të luftuar të keqen, shpëtuar kurtheve, shmangur dekompozimin dhe kokëprerjen.
Një tjetër gjë e frikshme ishte po të ktheheshe me kokë poshtë, një fat që do të shkaktonte shkatërrim të sistemit tretës. Për këtë arsye, në Librin e të Vdekurve përfshihej një formulë magjike “për të mos ngrënë jashtëqitje apo pirë urinë në botën e përtejme” – një paralajmërim i gjallë i tmerreve që mund të ndeshje.
Perëndi të frikshme
Shpirti yt do të duhej të kalonte nëpër një seri portash, secila prej të cilave mbrohej nga një hyjni e frikshme. Dija jote për portat dhe rojet ishte thelbësore për të kapërcyer dhe ky informacion përmbahej në librin e të vdekurve. Kështu, për shembull, kur i afroheshe portës së gjashtë, formula 146 të këshillonte të thoje: “Më hap rrugë, se unë të njoh, unë të di emrin, dhe unë di emrin e perëndisë që të mbron ty – Zonja e Errësirës; gjatësia e saj nuk dallohet nga gjerësia, dhe shtrirja e saj në hapësirë nuk mund të zbulohet. Ka gjarpërinj, numri i të cilëve nuk dihet”. Ti duhej të kërkoje mbojtjen e perëndisë dhe të tregoje që vleje. “Imi është një emër më i madh se yti, më madhështor se yti në rrugën e të drejtës”, thotë formula magjike 144.
Testi më i rëndësishëm nga të gjithë do të vinte në të ashtuquajturën Holli i dy Maat-ëve ku do të gjykohej jeta jote mbi tokë. Pasi u përgjigjeshe pyetjeve të 42 perëndive të mumifikuar në holl, ti i afroheshe shkallëve në majë të të cilave ndodhej perëndia me kokë cakalli, anubis. Në një shkallë qe imazhi i të vërtetës dhe në tjetrën ai i zemrës tënde. Nëse ishe sjellë mirë gjatë jetës, shkallët do të ekuilibroheshin dhe të priste një e ardhme rozë. Por nëse shkallët nuk ekuilibroheshin, atëherë takimi i radhës do të ishte me një bishë të tmerrshme me kokë krokodili, trup luani dhe dhëmbë hipopotami. Bisha do të konsumonte zemrën tënde; kështu do të vdisje vdekjen e dytë dhe do të ikje një herë e mirë.
Edhe për këtë Libri i të Vdekurve kishte një zgjidhje në formën e formulës magjike 30B: “O zemra e nënës time! O zemra ime e formave të mia të ndryshme! Mos qëndro si dëshmitare kundër meje, mos mu kundërvi në ditën e gjykimit, mos u bëj armiqësore ndaj meje në momentin e ekuilibrimit”. Sic shpjegon John H Taylor: “Edhe po të kishe bërë një jetë të keqe, mund t’ia hidhje për shkak të kësaj formule, e cila pengon zemrën që t’u jepet perëndive. Ishte e para herë në histori që sheh idenë që fati yt pas vdekjes varej nga sjellja jote kur ishe gjallë. Megjithatë nuk shkonte drejt një konkluzioni logjik, pasi në atë moment mund t’ia hidhje paq me anë të një hileje”.
Shekuj të tjerë të mëvonshëm, ky konceptim i përgjegjësisë personale të njeriut, ishte ende i panjohur në popuj të tjerë. Për babilonasit dhe asirianët si i dlirëti, si mëkatari, duhej të zbrisnin në mbretërinë e zymtë të të vdekurve.
Ai që dënohej nga gjyqi i Osirisit hidhej në zjarr, në ujin që ziente, ose flakej për t’u ushqyer nga një monstër, përzierje e krokodilit, luanit dhe hipopotamit.
Egjiptianët i perceptonin në mënyra të ndryshme llojet e fatlumësisë. Konceptimi më popullor dëshironte që këta të vdekur të mbarteshin në një tokë të premtuar, në Perëndim; gruri aty lëshonte kallinj shumë metra mbi tokë, jeta s’ishte gjë tjetër veçse hare dhe gëzim. Është e qartë që ky besim ushtronte një ndikim të dobishëm mbi orientimin e njerëzve. Secili kërkonte të vlerësohej si njeri i së mirës. Mbi mbishkrime të shumta mortore, lexohet: “Unë u kam dhënë bukë të uriturve, u kam dhënë për të pirë të eturve; kam veshur ata që ishin lakuriq, kam bërë të kalojnë lumin udhëtarët…”
Një kryetar i fuqishëm province kishte skalitur mbi varrin e tij, pothuajse katër mijë vjeçar, epitafin e mëposhtëm: “Unë nuk kam dhunuar asnjë vajzë të varfër, nuk kam lënë asnjë vejushë në mjerim, nuk ia kam bërë jetën të vështirë asnjë fshatari, nuk kam dëbuar asnjë bari, nuk kam marrë asnjeri shërbëtor për të më bërë punët pa pagesë. Askush nuk ka njohur mjerimin, askush nuk ka njohur urinë nën qeverisjen time. Kur vinin vite të vështira, kam punuar tokën dhe kam mbjellë fushat, nga veriu në jug, dhe iu kam dhënë ushqime banorëve të mi. U kam dhënë vejushave po aq sa atyre që i kishin burrat; kur kam shpërndarë dhuratat, nuk kam favorizuar njeriun e rëndësishëm në dëm të të varfërit. Pastaj Nili dërgoi vërshime të mëdha që dhanë grurë dhe të gjitha llojet e zahireve; as në ato çaste nuk kam kërkuar angari. Ja përse isha i dashur për popullin”.
Të vdekurit që kishin kapërcyer me sukses provën e gjyqit të Osirisit kishin të drejtën e lumturisë së përjetshme. Ndërkaq ata kërcënoheshin nga disa rreziqe, prej të cilave duhej të mbroheshin me formula nomatisjeje. Për të ndihmuar të vdekurin këto formula ishin gdhendur mbi sarkofag dhe mbi muret e varrit. Pak nga pak ato u mblodhën në të famshmin Libri i Vdekjeve, shkruar mbi një rulon papirusi, i cili vendosej në varr në anë të të vdekurit. Kur i ndjeri takonte demonë në forma gjarpërinjsh, krokodila gjigandë, apo dragonj që villnin flakë, ai e dinte çfarë duhej t’iu thoshte për t’i dëbuar; kur mbërrinte përpara një porte që duhej ta hapte, apo përpara një lumi që duhej të kapërcente, ai e dinte çfarë formule magjike do thoshte.
Pasi kaloje nëpër këto situata të vështira, ku përfundoje? “Nuk ka një qellim të vetëm në Librin e të Vdekurve”, shpjegon John H Taylor. “Eshtë një koleksion tekstesh që përmban tekste dhe formula magjike nga periudha të ndryshme dhe vendndodhje të ndryshme në Egjipt. Janë të gjitha pak kontradiktore, kështu që ka shtatë funde të mundshëm, që janë të ndryshëm”.
Një mundësi ishte të largoheshe me perëndinë e Diellit, Ra, në varkën e tij nëpër qiell cdo ditë. Një zgjedhje e dytë do të ishte të jetoje në botën e nëndheshme me perëndinë e atjeshëm Osiris. Por vendi që do të doje të vizitoje më shumë ishte Fusha me Kallama, një version i idealizuar i Egjiptit, ku mund të vazhdoje shumë prej veprimtarive të jetës tokësore.
Fusha e Kallamave ishte padyshim një vend me lidhje të forta bujqësore, një temë që Stephen Quirke beson se ekzistonte në të gjithë idetë egjiptiane për vdekjen. “Egjipti ishte një shoqëri urbane por bujqësia ishte aktiviteti që mbante vendin. Një pjesë e mënyrës si ata ilustronin vdekjen ishte cikli bujqësor. Mbërtheheshe pas diellit që ishte burimi dominues i dritës, energjisë dhe ngrohtësisë. Ai diktonte edhe vitin bujqësor, që ishte qendror për këtë ekonomi bujqësore. Mbërtheheshe edhe pas tokës, ku ideja që shkove në nëntokë për të vdekur dhe mund të rilindeshe lidhej me nocionin e bujqësisë dhe rirritjes së bimës. Janë mënyra shumë organike të të parit të jetës. Një prej ilustrimeve më të famshëm të Librit të të Vdekurve është një skenë në Fushën me Kallama ku njerëzit e lumtur janë duke korrur grurë në lartësi të pazakonta”.
Megjithatë, gjithë kjo korrje dhe vjelje mund të tingëllojë si punë e rëndë e prandaj edhe libri i të vdekurve e kish një zgjidhje. Shpesh herë varroseshe me një figurinë të vogël, të njohur si shabti, të cilës mund t’ia delegoje punën në jetën e përtejshme. Formula Magjike 6 kërkonte që shabti të zinte vendin tënd, kur bëhej fjalë për kryerjen e punëve të rënda në botën e përtejme. Me këtë ndihmës që merrte përsipër punët e lodhshme, mund të gëzoje pastaj parajsën e përjetshme.

Zattoo- 600
Similar topics
» Legjenda e mbretit egjiptian Ra
» Qytetërimi egjiptian është më i ri nga sa mendohej
» Zbulime të reja nga qytetërimi antik egjiptian
» A mendoni se ekziston nje liber i tille???
» Libri i Nostradamusit

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi