EXPLORER UNIVERS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Spiunët e Millosheviçit ne Shqiperi

Shko poshtë

Spiunët e Millosheviçit ne Shqiperi Empty Spiunët e Millosheviçit ne Shqiperi

Mesazh  xxxadixxx 16.11.12 16:11

Spiunët e Millosheviçit, Klosi:
Dhjetëra zyrtarë të lartë agjentë të Serbisë, Balla: Berisha spiun i UDB


Spiunët e Millosheviçit ne Shqiperi Fatos%20klosi

Lajmi se, kasapi i Ballkanit, Sllobodan Millosheviçi, ka pasur rreth 2100 agjentë në të gjithë vendet e Ballkanit, ka trazuar jo pak ujërat në politikën shqiptare. Rrjeti shtihej në Kroaci, Slloveni Maqedoni, Bosnjë-Hercegovinë, Kosovë, Bullgari, Greqi, Shqipëri, Rumani, Qipro, Hungari, Austri etj. Po kush ishin spiunët dhe kryespiunët e Millosheviçit në Shqipëri?

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, deklaroi dje, për gazetën “SOT”, se Sllobodan Millosheviçi ka rekrutuar me dhjetëra agjentë në Shqipëri të niveleve të ndryshme, deri tek zyrtarët e lartë. Duke mos preferuar të lakojë emra, Fatos Klosi, pohoi gjithashtu se ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan, çka i ka krijuar mundësitë për të rekrutuar shumë agjentë.

“Ish-Jugosllavia ka pasur një potencë të madhe dhe një ndikim të padiskutueshëm në Ballkan. Sigurisht që regjimi i diktatorit të Serbisë, Sllobodan Millosheviçit, ka pasur agjentë edhe në Shqipëri. Madje, mund të them se ishin me dhjetëra. Duke pasur një pushtet të madh ekonomik dhe politik, Millosheviçi ka rekrutuar agjentë në të gjitha vendet e Ballkanit, përfshi edhe Shqipërinë.

Sigurisht që agjentët e Sllobodan Millosheviçi në Shqipëri kanë qenë të niveleve të ndryshe, pa përjashtuar as zyrtarë të rangut të lartë. Shërbimi Informativ Kombëtar, sot Shërbimi Informativ i Shtetëror, i ka ndjekur një pjesë të këtyre personave”, theksoi Fatos Klosi. Ndërkohë, deputeti socialist Taulant Balla, ka shprehur edhe një herë bindjen se kryeministri Berisha ka qenë agjent i UDB, -shërbimit sekret jugosllav. Balla pohoi se Berisha e ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë ekonomike të Serbisë. “Sali Berisha është spiun i UDB jugosllave. E ka vendosur Shqipërinë dhe Kosovën nën varësinë energjitike të klaneve mafioze serbe”, pohoi Balla.

Në këtë kuadër, dyshohet se kryeministri i ka ruajtur lidhjet e tij me të gjitha pushtet që janë instaluar në Serbi, përfshirë edhe atë të Millosheviçit. Pra, dyshimet të çojnë vetëm drejt një njeriu, i cili dominon prej 20 vitesh politikën shqiptare falë mbështetjes që gëzon nga qarqet e fuqishme serbe. Dyshimet të çojnë drejt njeriut që theu embargon e naftës ndaj Serbisë, që futi biznesin serb në Shqipëri, që akuzohet për zhdukjen e biznesmenit

Lajmi

Lajmi është bërë publik në forumin për rolin e ish-shërbimeve sekrete në Ballkan, forum i cili zhvilloi punimet në Bruksel. Ekspertët që kanë bërë investigime mbi ish-Sigurimin e Shtetit në Jugosllavi, që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore deri në vitin 2010, thanë që diktatori serb kishte një rrjet agjenture edhe në Shqipëri.

Pjesëmarrësit që diskutuan në Bruksel, ishin të prerë në mendimin se autoritetet e Beogradit, menjëherë, brenda 100 ditëve, duhet të hapin dosjet e ish-Sigurimit të Shtetit, në qoftë se duan sinqerisht të përballen me të vërtetën e zymtë. Gjatë debateve, Zoran Petroviç i organizatës joqeveritare “Koop i Kapiniç”, paraqiti të dhëna me interes mbi agjenturën e Shërbimeve Sekrete Serbe në Ballkan dhe që përdorej nga regjimi i Millosheviçit.

Rrjeti i agjenturës së Sllobodan Millosheviçit

Kroaci, 450
Slloveni,150
Maqedoni, 150
Bosnjë-Hercegovinë, 350
Kosovë, 700
Shqipëri
Bullgari
Greqi
Rumani
Qipro
Hungari
Austri

Ja firmat serbe që kontrollojnë Shqipërinë

Biznesi dhe trafiqet serbe njohën lulëzimin më të madh në historinë e Shqipërisë pas ardhjes së kryeministrit Berisha në pushtet në 2005. Biznesi serb ka hyrë në Shqipëri. Nëpërmjet sekserit serbo-boshnjak, të famshmin, Damir Fazlliç. Firmat serbe sot në Shqipëri ndërtojnë veprat e mëdha publike, pasi janë të lidhura me kryeministrin Berisha dhe oborrin e tij.

Firma që sjell energji me eksport në Shqipëri quhet “Rudnap” dhe është kompani serbe, pronari i së cilës është mik i Damir Fazlliç. Vetë kompania “Rudnap” që sjell energji elektrike me eksport edhe në Shqipëri, është e përfshirë në afera korruptive dhe pronari i saj ka një lidhje të veçantë me Fazlliç.

Skandali thellohet kur në 1999 kjo kompani u vendos në listën e kompanive që u vendoset embargo nga administrata e SHBA. Sipas shtypit boshnjak, Damir Fazlliç është ndërmjetësi i mikut dhe ortakut të tij në biznes, Vojin Llazareviç, pronar de facto i Rudnap-it, që prej një kohe të gjatë. Ai është i njohur, sidomos, në përpjekjet për të blerë kompaninë energjetike të Bosnjës, por, Sarajeva zyrtare ka dhënë refuzim të prerë për këtë transaksion.

Në rastin e Shqipërisë, duket se ai e ka pasur situatën shumë më të thjeshtë, si pasojë e lidhjeve personale, që ka lidhur ndërkohë me familjen e kryeministrit Berisha. Ndërkohë, lidhjet e Berishës me firmat serbe i ka forcuar më shumë ish-ministrit i Jashtëm Ilir Meta, me vizitën e tij të famshme në Serbi, nga ku shënoi edhe skandalet e radhës, duke pranuar njohjen e minoritet serb në Shqipëri, në kushtet kur një gjë e tillë nuk e ekziston. Përveç skandalit të minoritet, vizita e Metës u konsiderua edhe si një mbështetje ndaj pazareve të Berishës me firmat serbe.

Lidhjet e Berishës me qarqet serbe

Pas fakteve tronditëse që konfirmuan se Sali Berisha ishte rekrutuar nga ish-sigurimi jugosllav i UDB, zbardhen lidhjet e tjera të shumëfishta të kryeministrit Berisha me bizneset serbe, trafikantët dhe sekserët serb. Sipas komenteve të zbardhuara nga arkiva serbe, Berisha rezulton të ketë qenë agjent i UDB që nga 1987. Më tej, Berisha është akuzuar për furnizimin e Millosheviçit me armë dhe naftë, për takime me Millosheviçin si dhe për thyerjen e embargos.

Berisha akuzohet aktualisht drejtpërdrejt nga Ardian Hoxha për zhdukjen Remzi Hoxhës, pasi i ndjeri kishte parë Berishën të takonte Millosheviçin. Më tej, në vitet 2008-2010, mediat e huaja zbardhën lidhjet e kryeministrit me trafikantin e armëve Slopodan Tesiç, i cili kërkohej ndërkombëtarisht për trafik armësh drejt Libisë dhe Jemenit. PO ashtu, një histori më vetë janë lidhjet e kryeministrit Berisha me sekserin Damir Fazlliç.


“Alpine Mayereder”, fiton të gjitha tenderat e rrugëve në Shqipëri

Të gjithë tenderët për ndërtimin e akseve rrugore në Shqipëri janë fituar nga firmat serbe. Të gjithë tenderët për rrugët në ndërtim e sipër janë fituar gjithashtu nga firmat serbe. Më konkretisht, kryeministri Berisha i ka dhënë të gjitha tenderët firmës serbe me origjinë austriake “Alpine Mayereder”. Firma austriake “Alpine Mayereder”, por me emër të ndryshuar tashmë, në “Alpine Bau Deutschland Shpk” është fituese e disa tenderëve në Shqipëri, fill pas ardhjes së Berishës në pushtet, ku më të bujshmet dhe abuzivet është fitimi i tenderëve për ndërtimin e akseve të rrugëve Levan-Tepelenë, Levan-Vlorë si dhe të mbikalimit gjigand te “Kthesa e Kamzës”, në hyrje të Tiranës. Përfaqësuesja zyrtare e kësaj firme, referuar faqes së internetit të kësaj firme është ish-Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Kulturës. Përfaqësuesit shqiptarë të kësaj firme austriake janë njerëz të afërt të pushtetit të Berishës.

Shërbimet tregtare, në duart e firmave serbe

Mbikalimin në mes të Tiranës e bëri "Alpine", dega e saj në Serbi, autostradën Levan - Vlorë, dega e saj në Serbi, autostradën Levan-Tepelenë sërish kompania "Alpine", dega e saj po prapë në Serbi. By Pass-in e Fierit, e bëri SCT e me degën e saj në Serbi, rrugën Milot-Rrëshen pjesë e korridorit Durrës-Kukës po prapë dega e saj në Serbi, terminalin e pasagjerëve në Portin e Durrësit po prapë dega e saj në Serbi.

Gati 200 milionë euro punë, të gjitha para të marra borxh në emër të qytetarëve shqiptarë nga banka të huaja kanë shkuar për firmat serbe. Gjithashtu, edhe rrjeti më i madh i shërbimeve tregtare në Shqipëri ra në duart e serbëve dhe ky rrjet zotëron gati 45% të këtij tregu. Dhe faji për të është i Sali Berishës
xxxadixxx
xxxadixxx

106


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi