Lumturia
+19
syri i art
Albaniaa
benijuli
benardi
vanina cela
Gjinkalla,
Estilen
Mysterious
Odin
gentjan kaloshi
Zattoo
FAtossi
Elizza
protoni
Analise
Neo
politologu
Admin
Jon
23 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Re: Lumturia
20 mënyrat për të qenë i lumtur
Lumturinë është e vështirë ta përcaktosh dhe nuk është e lehtë ta matësh. Përvoja jonë është te kombinimi i elementeve në të njëjtën mënyrë ashtu si një rrotë brenda një ore nuk e llogarit kohën, por është rezultat i sinkronitetit në përgjithësi.
Lumturia është ajo që psikologët e quajnë “mirëqenia subjektive”, dhe për fatin tonë të mirë, është një gjendje në të cilën ne mund të ndryshojmë aktivisht për më mirë. Revista “The Time” tregon 20 mënyrat për të filluar.
Numëro bekimet e tua
Numëro bekimet e tua, por jo për ditë. Sonja Lyubomirsky, një psikologe në UC Riverside, ka gjetur se njerëzit një herë në javë shkruajnë pesë gjëra, të cilat janë të mëdha për lumturinë e tyre, por që nuk i vënë të gjitha në zbatim. “Ky është një problem, pasi nuk ka koordinim mes tyre, thotë Lyubomirsky, kur njerëzit i bëjnë gjërat në mënyrë të vazhdueshme, ato humbasin freskinë dhe kuptimin. “Ju keni nevojë për një koordinim, thotë Lyubomirsky, duke shtuar se “kjo të bënë të ndihesh mirë”. Ajo është lodhur së numëruari bekimit e saj dhe urrejtjet për të. “Unë e gjeta sekretin. Ajo nuk punon për mua. Njësoj si një program në dietë, çfarë duhet të bëni ju për të mbajtur veten në formë, personalitetin dhe qëllimin. Në thelb mirënjohja nuk do të jetë për të gjithë. Por në qoftë se ajo është një ushtrim tjetër, duhet të mendosh për një person, i cili është sjellë mirë me ty, dhe ti ke dëshirë për ta falënderuar, një mësues, këshilltar ose kushëriri, dhe shkruaju një letër një herë në javë individëve të ndryshëm. Kjo do të bëjë që ti të ndihesh i lumtur njësoj siç ndihet ai”.
Dëgjo muzikë
Edhe nëse e konsiderojmë si një aksident revolucionar i gjuhës, apo si një portë drejt emocioneve tona, muzika aktivizon pjesë të trurit që nxisin lumturinë duke çliruar endrofina të ngjashme me atë që bënë seksi dhe ushqimi. Muzika mund të çlirojë trupin, ndonjëherë të ndihmon të flesh dhe të stimulon çlodhjen e trurit apo edhe të meditosh. Një studim që është bërë me moshën e thyer që dëgjonin muzikën e tyre të preferuar, gjatë një ndërhyrje kirurgjikale, shikohet se ata kanë rrahje të dobëta të zemrës dhe të gjakut, zemra e tyre nuk punon fortë kur ndërhyrja kirurgjikale bëhet pa muzikë. Studimi i dytë, me pacient që i janë nënshtruar kolonoskopisë, tregoi se dëgjimi i muzikës së përzgjedhur zvogëloi nivelin e ankthit dhe uli dozën e qetësuesit.
Merr sa më shumë përkëdhelje
Nuk është sekret për asnjë, që rrokullisjet në bar dhe të gjitha emocionet që sjell ky veprim, të bëjnë të ndihesh mirë. Endorfina është neutrotransmetues në tru që redukton dhimbjet që shkakton euforia. Mësymja e kaq kimikateve mund të duket si një zgjidhje temporale të një dite të mërzitshme, të zymtë, por ajo sjell përfitime të tjera, më e pakta, është një shprehje dashurie dhe fuqie në një lidhje dashurore. Shpesh duke ju referuar “hormoneve të dashurisë” ose një “përqafimi kimik”, që është i lidhur me ndjenjën e një lidhjeje të vërtetë, sjell më pas reduktimin e stresit.
Rrit natyrën tënde shpirtërore
Analizë pas analize shikon se njerëzit me një besim të madh në fatin ose në ndonjë fe janë më të lumtur se ata që kanë zgjedhur të jenë pa besim. David Myers, një social-psikolog në një kolegj në Michigan, thotë se besimi jep një mbështetje sociale. Mjaft arsye të ngjashme të përfshijnë për të qenë në një kishë lokale, tempull ose xhami. Disa nga qartësitë e brendshme, sjellin edhe një frymëmarrje të brendshme gjatë një meditimi ose lutjeje, këto mund të pushojnë trupin dhe të reduktojnë stresin, ankthin dhe tensionin psikologjik, duke lejuar të futen në shpirt emocione dhe energji pozitive.
Lëviz trupin tënd
Në kemi vështirësi për të “vrapuar shumë”, por jemi të gatshëm për të arkivuar këto ndjenja. Kërce, luaj futboll, puno sa ti të mundesh. Dil shëtitje, nëse je i stresuar. Lëviz trupin dhe ndjen trurin të relaksuar. Endorfina relakson nëpërmjet ushtrimeve. Nëse diçka bie në kundërshtim me aftësitë, kjo vjen sepse studiuesit nuk e dinë që kjo shkaktohet nga emocione pozitive. Ndonjëherë emocionet mund të sjellin energji të mira, duke larguar ankthin dhe zbutur depresionin. Kjo është shumë mirë për të qenë i shëndetshëm.
Buzëqesh fort
Bëj një kthesë me një shaka të mirë, një komedi, e cila të bën për të qeshur, gjej diçka që të jap ty një buzëqeshje të fortë, duke të nxjerrë nga sytë lot dhe të bëjë trupin të ndjejë dhimbje. Njerëzit 30 vjet më parë lejoheshin të qeshnin vetëm kur ishin në grup. Mos u habisni, i qeshuri është ngjitës midis dy njerëzve, që ata mund të qeshin me njëri-tjetrin. E qeshura, si gjithë endorfinat e tjera, ndihmon në reduktimin e hormoneve të stresit, forcon imunitetin kur ai është i dobët.
Bëjë diçka të mirë për dikë
Jepi një dorë dikujt në bankë, jepi dikujt drejtim, nëse ai ndihet i humbur, ose bëju kompliment njerëzve në mënyrën tënde. E vogël ose e madhe, për miqtë ose për të huajt bëj një akt bamirëse, për t’u ndjerë mirë si dhe për t’i bërë ata të lumtur. Bëj një gjë të mirë për një person të afërt që e takon shpesh herë dhe që qëndron me të pesë ditë të javës, duke i sjellë atij buzëqeshjen. Këto akte bamirësie që vijnë natyrshëm do të bëjnë të ndihesh mirë, pasi veprimi që do të bësh do të duket sikur ke bërë një akt shumë të madh dhe se ke marrë falënderime për shumë gjëra.
Bej me shume para se shoket
Një djalosh mesatar mund të jetë i brengosur, kjo pasi ndoshta ai nuk di mënyra të tjera se çfarë mund të bëjë me arin. Paratë, absolutisht nuk mund ta bëjnë një person të lumtur, por mund të bëjë të tjerë të lumtur, nëse janë në grup. Sipas një studimi të bërë në vitin 2005 në Pensilvani, paratë nuk janë të vetmet që mund të sjellin lumturinë. T’i kursesh ato ose t’i përdorësh së bashku me shokët në një ditëlindje ose ditë të veçantë për emocione pozitive, mund të sjellin lumturi.
Kërko emocione pozitive në kufijtë e suksesit
Lumturia të drejton tek suksesi. Individët e gëzuar janë të predispozuar që të kërkojnë mundësi të tjera për të bërë përsëri të mira. Sipas një studimi të zhvilluar në 275,000 individë, dhe që ka përfshirë një skuadër psikologësh, ka nxjerrë se një numër i madh të intervistuarish janë të lumtur pasi kanë arritur një sukses, të lumtur pasi kanë arritur rezultate pozitive. Suksesi është rezultat i disa faktorëve, duke përfshirë edhe shëndetin, inteligjencën, familjen dhe njohjet.
Identifikohu me trashëgiminë tënde
Nëse ndiheni të relaksuar me novelat e Gabriel Garcia Marquez, të kërcesh një kërcim japonez, përvetëson kulturë. Vlerësoje kulturën tënde dhe përforcoje me të tjera, gjithashtu identifiko kulturën tënde me të tjerat. Një studim i fundit tregon se një adoleshent meksikan dhe një kinez kanë ndenja lumturie të ndryshme, duke mënjanuar stresin ata kanë marrë edhe kulturën e vendeve të tjera. Në një kërkim tjetër psikologët kanë gjetur një lidhje midis identitetit stabël kulturor dhe atij të importuar, duke sjellë emocione pozitive.
Gjeni kohë
Shoqëria është e prekur nga falimentimi. Sikur njerëzit të kishin më shumë kontroll të kohës së tyre për ta optimizuar përdorimin e saj, ndoshta do të duhej të shembeshin ura. Ndaj hiqni dorë nga zakone apo situata që ju bëjnë të humbisni kohë dhe të shmangni vampirët emocionalë. Është e njëjta ide sikur pastroni shtëpinë. Psikologët thonë se predispozicioni të bëni plane që mund t’i realizoni, duhet të gjeni dy ditë kohë në muaj, ku të merreni me gjërat që doni të bëni më shumë. Kjo me siguri do t’ju shtojë ndjenjat e mira, të cilat do të bëjnë të ndiheni më të lumtur.
Përdorini kujtimet e bukura si një guidë
Mësoni të skanoni në memorien tuaj fuqinë tuaj, talentin, pasionin, interesin, praktik për të kopjuar aftësitë, dhe së fundi një potencial të hershëm, nëse kjo është aktuale ose jo. Skanoni këtë memorie, duke mbledhur materiale të cilat do të përdoren për çelësin e lumturisë tënde, thotë psikologja Barbara Becker-Holstein. Për shembull, dikush dëshiron të jetë altruist, mund të skanojë të shkuarën e tij dhe të shikojë se çfarë nuk i pëlqen. “Shiko me një stil personal dhe me interes, kujdesuni për mënyrat për të qenë sot i lumtur dhe rëndësishëm”, thotë Becker-Holstein.
Luani rolin e një optimisti
“Optimizmi është teknik për ta mësuar, dhe ka mënyra të ndryshme për ta arrirë atë”, thotë psikologja Mary Ann Troiani. Sipas kërkimeve të saj, Troiani del me tre mendime me të cilat ju mund të rrisni optimizmin tuaj. E para, rregullo trupin tënd përpara se emocionet të kapin, hidh hapa të mëdha dhe ec me shpejtësi dhe me kokën lartë. Njerëzit që janë pesimist ecin avash me kokën poshtë dhe me hapa të vegjël, thotë ajo. E dyta, ndrysho tonin e zërit tënd, kjo do të mbush me energji. E treta, përdor fjalë të bukura dhe të gëzueshme, mendo për mundësi dhe për gjera të bukura.
Provoni gjëra të reja
Stop shikimit të dritës së Aurorës, dhe mëso një instrument të ri, këtë bëje tani. Në qoftë se ju ofrojnë të bëni një gjë që ju bën të lumtur, përpiquni të bëni edhe më shumë. Psikologu Rich Walker që ka studiuar 30,000 ngjarje dhe mbi 500 ditarë, thotë se njerëzit angazhohen me eksperienca të ndryshme, disa prej tyre i minimizojnë emocionet negative duke shtuar ato pozitive. Psikologja Barbara Fredrickson në kërkimet e saj sugjeron se raporti i ndjenjave pozitive dhe atyre negative te njerëzit është 3 me 1.
Tregojani historinë tuaj dikujt
Flisni për gjëra të mira dhe të këqija, të cilat ju kanë ndodhur qoftë edhe duke i treguar përmes linjës telefonike. Sipas psikologut Rich Walker njerëzit drejtohen të entuziazmuar kur me ndjenja të buta tregojnë një histori. Me fjalë të tjera, të flasësh për eksperienca negative, të bën më të ndjeshëm, sa që memoria bllokohet dhe më pas ngjarjet nuk të kujtohen. Walker thotë se nëse historia është e mirë dhe kur tregohet ka një audiencë të ndryshme dhe të madhe, ajo të ndihmon që ti të ndihesh më mirë dhe të ndihesh i lumtur.
Ekuilibroni punën dhe shtëpinë
Zgërdheshja në shoqërinë tuaj është si dhëmbët blu. Me teknologjinë e re në shtëpinë tuaj tashmë ju jeni më ndryshe. Kjo gjetje e re paksa fleksibël midis punës dhe jetës private, është e mirë për disa, ndërsa për të tjerë është problematike. Në 2003, Universiteti i Michiganit gjeti se ata që janë të stabilizuar midis punës dhe shtëpisë janë më të lidhur pranë familjes, dhe kanë shumë konflikte për t’u integruar në të dyja. Kërkimet treguan se balanca mes shtëpisë dhe punës mund të sjell lumturi.
Të jesh si danez, kini shpresa realiste
Vitin e fundit harta e parë në botë për lumturinë ka nxjerrë në vend të parë Danimarkën. Për më shumë se 30 vjet ky shtet ka qenë ndër të parët për kënaqësi. Kërkuesit britanikë janë përpjekur të gjejnë pse danezët janë më të kënaqur se suedezët, megjithëse ndajnë të njëjtën kulturë. Ja dy shembuj: pakti i fundit është fitorja e danezëve në vitin 1992 kur bë kampionati evropian i futbollit, e çoi këtë shtet në eufori. Megjithatë ka edhe arsye të tjera, të cilat kanë kontribuar në kënaqësinë e danezëve. Dhe gjërat janë të qarta, një besim i madh që i shtyn ata edhe kur bien.
Vizualizoni lumturinë
Është aftësia jonë e veçantë që të mund të stimulojmë situata, duke kujtuar të kaluarën dhe duke vizualizuar të ardhmen. Në të njëjtën kohë mund të luajmë duke krijuar të ardhmen, të paktën në kuptimin se mund të përgatisim gjendjen tonë emocionale për atë që mund të vijë. Kjo sjellje mund të sjellë, lumturi nëse e bëjmë një qëllim në vete. Kërkimet për vizualizimin dhe ndryshimet emocionale tregojnë se mendimet pozitive kanë një impakt në reaksionet e trurit. Psikologët iu kërkojnë njerëzve të imagjinojnë atë që duan në jetën e tyre, duke krijuar një gjendje mendore që e bën personin të mendojë se gjithçka është e arritshme.
Buzëqeshni
Provojeni. Buzëqeshja nuk do t’ju vrasë. Psikologja thotë se një person çdo lloj emocioni që shpreh në pamje të jashtme, e shpreh me buzëqeshje. Për të shmangur atë që quhet mosmarrëveshje njohëse, në të cilën mendimet dhe veprimet tona nuk përputhen, mendja jonë reagon ndaj ndryshimit në shprehjen e fytyrës për të përputhur atë që besojmë me sjelljen. Dhe buzëqeshja, ashtu si qeshja, është ngjitëse. Nëse buzëqeshni, atëherë ka shumë mundësi që edhe ata rrotull jush të buzëqeshin.
Kini një martesë të lumtur
Nëse për ju nuk ka kuptim të martoheni me njerëz të pasur, atëherë martohuni me njerëz të lumtur. Studimet tregojnë se beqarët në gjendje depresioni kanë përfituar shumë psikologjikisht nga gjëra të tilla si intimiteti dhe afërsia emocionale. Për popullsinë e martuar, njerëzit e angazhuar në marrëdhënie intime tregojnë se janë më të lumtur se ata që nuk janë të martuar. Kërkimet nga Universiteti Waewick tregojnë se nëse jeni të martuar me dikë të lumtur, atëherë edhe ju vetë do të jini të lumtur. Kjo për arsyen se lumturia është ngjitëse dhe kalohet lehtë.

Odin- 513
Re: Lumturia
Lumturia buron nga mbrenda,kur fillojm te njoftohemi me qenjen ton te mbrendshm,me mundesit qe kemi per te qen te lumtur,pa nderhyrje nga jasht.Lumturia materiale esht jeteshkurter,ajo nuk esht lumturi esht vetem mendim,se jemi te lumtur...po per te ardhur gjer tek lumturia esht e nevojshme te kalohet nje rrug e gjat,me pervoja te ndryshm jetesore,me ramje me ngritje,jeta nuk esht vetem drejt...Jeta buron nga kundershtit,jeta esht fshehtesi dhe per kete esht interesante...
syri i art- 100
Re: Lumturia
Bravo,teme shume interesante... Ja vlen te lexohet nga fillimi deri ne fund,se jane njohuri qe te gjithve na nevojiten dhe na bejne mire....
Toto Bota- 2
Re: Lumturia
Lumturia eshte brenda nesh
Lumturia mund të mësohet, por gjetja e domethënies dhe e një qëllimi në jetë është rruga drejt lumturisë dhe jo anasjelltas. Njerëzit e lumtur vlerësojnë dhe e kuptojnë se të jesh i lumtur, i shton vite jetës tënde dhe i jep jetë viteve të tua...
Qëllon shpesh që mes miqsh a njerëzish të afërm të na pyesim apo të drejtojmë pyetjen: a jeni të lumtur? Kjo është një pyetje që, edhe pse pa zë, ia bëjmë shpesh vetes në situata të ndryshme jetësore apo edhe në momente reflektimi. Në fund të fundit, është situata, gjendja shpirtërore që e kemi ëndërr të gjithë, që e dëshirojmë, për të cilën luftojmë e përpiqemi, ndonjëherë në mënyra që janë shumë larg arritjes së lumturisë. Lumturia është aq thelbësore për qenien tonë, sa edhe Kushtetuta amerikane e ka në preambulën e saj, kur thotë veç të tjerash se, “njeriu ka të drejtën që të përpiqet të jetë i lumtur”…
Shpesh i përgjigjemi njerëzve të afërt: po, jemi të lumtur. Këtë e bëjmë sepse mund të jetë e vërtetë, por edhe për t’u thënë se jemi me të vërtetë mirë. Zakonisht kur na e pyesin prindërit, të cilët në fund të jetës do të donin që të paktën të na kishin dhuruar momente të lumtura dhe të kishin rritur qenie të lumtura. E dimë se për ata, kjo do të ishte arritja më e madhe. Ka raste kur jemi në momente të këqija. Është mirë që t’ia pohojmë vetes, por ndërkohë të bëjmë dhe pohimin tjetër se, kjo është një situatë e përkohshme dhe se dielli i lumturisë do të shkëlqejë sërish në qiellin e jetës sonë, pavarësisht reve të përkohshme.
Debati mbi lumturinë është i vjetër dhe gjithëpërfshirës. Ekonomistët, politikanët, psikologët e të tjerë, flasin në mënyrë të vazhdueshme për mënyrat më të mira dhe më efikase për krijimin e një shoqërie të lumtur në përgjithësi. Madje, ekziston edhe indeksi i lumturisë në shumë vende për të testuar se sa të lumtur jemi. Ka edhe mijëra libra me këshilla dhe receta për të arritur dhe prekur lumturinë, për të zbërthyer sekretin e të qenët i lumtur me veten dhe jetën që bën. Megjithatë, studimet e mëdha, që mund të qëllojë të jenë edhe të vlefshme, thonë se çdo njeri prej nesh mund të ndërmarrë disa hapa të thjeshtë dhe të vegjël që mund të mos i dhurojnë lumturinë e menjëhershme, por të paktën mund ta ndihmojnë që të ndihet mirë dhe ta kuptojë më mirë veten. Ja disa nga këto këshilla të thjeshta dhe krejtësisht të mundshme për t’u vënë në jetë nga secili prej nesh.
Prano atë që ke
Kërkimet tregojnë se njerëzit e lumtur kanë nivele modeste pritshmërish dhe aspiratash. Zakonisht, ata duan dhe synojnë atë që mund ta arrijnë, ndërkohë që njerëzit që nuk ndihen të lumtur, duket se nuk e arrijnë dot kurrë atë që duan. Ata dinë gjithashtu se si të shmangin të gjitha zhgënjimet dhe të krijojnë situata të këndshme dhe surpriza. Kjo, sepse ata punojnë dhe luftojnë për qëllime realiste, të arritshme dhe janë të lumtur me atë që kanë, edhe sikur të jenë të varfër. Pra, duhet që t’i pranojmë gjërat që na janë dhënë, që i kemi. Nuk duhet që të harxhojmë sasi të mëdha kohe duke u ankuar për gjërat që na kanë ndodhur dhe si pasojë e të cilave jemi frenuar që të ecim apo bëjmë përpara e si pasojë, të mos ndihemi të lumtur. Një nga prerogativat e të qenët i lumtur është që t’i gëzohemi asaj që kemi. Sigurisht, kjo nuk do të thotë që të mjaftohemi me aq, por të jemi realistë.
Kënaqu me atë që bën
Njerëzit e lumtur bëjnë gjëra që u pëlqejnë dhe pëlqejnë gjërat që bëjnë dhe mbi të gjitha, nuk shkojnë në kërkim të parave dhe pushtetit apo edhe lavdisë. Nuk ka, për shembull, asnjë arsye që të mbetesh i ngjitur pas punës që ke dhe që nuk e do, të vazhdosh të rrish i rrethuar nga kolegë që nuk kanë të bëjnë me ty dhe që të paragjykojnë apo me të cilët nuk ke asnjë gjë të përbashkët. Njerëzit shpesh harrojnë se ka mundësi që të jenë vërtetë të lumtur në punën e tyre dhe mbi të gjitha, harrojnë se duhet ta kërkojnë një gjë të tillë. Shumë njerëz kalojnë vitet më të mira të jetës së tyre duke u përpjekur që të bëjnë para për t’i pasur më pas në një moshë më të thyer, duke sakrifikuar shëndetin dhe familjen në këtë proces të gjatë, të vështirë dhe plot mungesa e stres. Dhe pastaj, kur i kanë bërë lekët, i shpenzojnë në pjesën më të madhe për problemet shëndetësore që u janë krijuar gjatë viteve të lodhshme të punës pa pushim dhe me shumë stres dhe mbingarkesë. Ndërkohë, edhe me familjen e tyre hasin vështirësi të mëdha, sepse kjo lloj pune u ka shkatërruar lidhjet e domosdoshme për të qenë në harmoni dhe për të dhënë e marrë dashuri.
Jeto për të sotmen
Mos jeto në të shkuarën, mos e mbaj mendjen tek ato gjëra që të shkuan ters, tek dështimet apo zhgënjimet. Njëherazi, mos krijo ide fikse për të ardhmen dhe mbi të gjitha, për të ardhmen e largët. Mos u streso dhe mos krijo ankthe për atë që do kohë që të vijë. Njerëzit e lumtur jetojnë për të tashmen. Ata kanë një mendësi pozitive. Nëse nuk mund të jesh i lumtur sot, atëherë si mendon se do të jesh i lumtur nesër? Përse vallë mendon se gjërat nesër do të jenë ndryshe?
Zgjidh lumturinë
Mos ki frikë që të rivlerësosh qëllimet dhe objektivat e tua në jetë. Imagjino jetën tënde si një histori që mund ta realizosh dhe ta ndryshosh sa herë që vendos ta bësh një gjë të tillë. Kjo mënyrë fleksibël kërkon një mendësi shumë pozitive dhe një mendje të hapur. Duhet që në mënyrë të vazhdueshme dhe aktive të zgjedhësh gjithmonë që të jesh i lumtur. Gjithmonë ke një mundësi tjetër, ke lirinë për të zgjedhur mënyrën në të cilën mund të zgjidhësh një situatë. Një studim ka nxjerrë në pah se njerëzit që e ndiejnë se kanë një mundësi zgjedhjeje dhe e kanë jetën e tyre nën kontroll, janë më të lumtur se fatalistët, pra njerëzit që mendojnë se asgjë nuk mund të ndryshohet me ndërhyrjen personale dhe se gjërat janë të shkruara një herë e mirë dhe nuk ndryshon asgjë. Sipas studimit, vendet e Europës Veriore janë shumë më optimistë, ndërkohë që jugu i kontinentit ka njerëz më fatalistë.
Marrëdhëniet
Ne e marrim lumturinë nga të tjerët dhe nga mbështetja që u japim të tjerëve. Kujtoni gjithmonë se ashtu sikundër të tjerët mund të na bëjnë ne të lumtur, edhe ne mund të bëjmë të lumtur të tjerët. Duhet t’i duam njerëzit që janë të rëndësishëm për ne. Një studim tregon se njerëzit e martuar janë më të lumtur se beqarët.
Rri me axhendën plot
Nëse dëshiron të jesh i lumtur, atëherë zhvillo një personalitet social – prano ftesat për të pirë një gotë jashtë, bëhu pjesë e klubeve të ndryshme, shko në aktivitete sociale. Mënyra më e mirë për të pasur kënaqësi, është që të jesh në shoqërinë e të tjerëve. Krijo një jetë të pasur sociale dhe bëje këtë jo si një detyrim, por si një shpërblim që i jep vetes pas një dite të lodhshme në punë dhe për hir të të bërit qejf.
Mos bëj krahasime
Ambicia në vetvete është e shëndetshme dhe i bën njerëzit të lumtur, por ndërkohë, një ndjenjë tjetër që ngjan me ambicien, por është tërësisht negative është zilia, dhe zilia të bën të palumtur. Duhet të krahasohesh me të tjerët, por në mënyrë të shëndetshme, jo të sëmurë. Në vend që të humbasësh energji në dëshirimin e pamundur të asaj që kanë të tjerët, më mirë përqendrohu tek objektivat e tu dhe do të ndihesh më mirë.
Ji vetvetja
Ashtu sikundër nuk duhet të krahasosh veten me të tjerët, nuk duhet as të vrasësh shumë mendjen për atë që mendojnë të tjerët për ty. Vetëm në këtë mënyrë do të jesh me të vërtetë vetvetja. Njerëzit e lumtur janë shumë spontanë, natyralë dhe të vërtetë. Ata thonë atë që mendojnë dhe nuk janë shumë të shqetësuar se çfarë mendojnë të tjerët për ta. Të qenët vetvetja, të bën të lirë dhe autentik.
Mos u shqetëso
Mos e merr veten shumë seriozisht. Njerëzit e lumtur nuk shqetësohen shumë dhe e dinë mirë se 90% e shqetësimeve që kanë nuk janë të vërteta.
Organizohu
Mund t’i keni zili ata njerëzit që bëjnë jetë boheme, ku ‘rafsha mos u vrafsha’, pra i bëjnë gjërat duke ndjekur nxitjen e momentit, por mos u gënjeni. Njerëzit e lumtur planifikojnë dhe organizojnë jetën e tyre, kanë qëllime dhe objektiva. Mund të arrish atë që dëshiron vetëm në rast se në radhë të parë e di mirë çfarë dëshiron me të vërtetë. Këtu fillon gjithçka dhe më pas tek organizimi i realizimit të objektivit tënd.
Mendo pozitiv
Grumbullimi i emocioneve negative dhe ndjenjave të këqija krijon një shtrëngim të madh psikologjik dhe mungesë rehatie fizike. Njerëzit e lumtur, duke drejtuar gishtin tregues nga gjoksi, vendi ku ndodhet stresi, i thonë këtij të fundit: Ik që këndej, ose do të iki unë nga ty! Njerëzit e lumtur tentojnë që të shohin gjithmonë anën e mirë të gjërave, edhe në rastet më të errëta. Atletët e suksesshëm e dinë si të përqendrohen dhe të fitojnë dhe nuk e nisin një garë me frikën e humbjes. Duhet që të zhvendosemi nga mendësia negative dhe e dështimit dhe të bëjmë tonën ndjesinë pozitive dhe atë të fitimtarit. Optimizmi është një mekanizëm natyral i mendjes kundër depresionit.
Vlerësoje lumturinë
Lumturia mund të mësohet, por gjetja e domethënies dhe e një qëllimi në jetë është rruga drejt lumturisë dhe jo anasjelltas. Njerëzit e lumtur vlerësojnë dhe e kuptojnë se të jesh i lumtur, i shton vite jetës tënde dhe i jep jetë viteve të tua.

Zattoo- 600
Re: Lumturia
Si ta përdorni filozofinë për të arritur lumturinë
Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si të jetojmë një jetë të mirë në një botë të ashpër?
Këshilla
Jetojmë në një botë, që në shumë mënyra është më e parashikueshme dhe më shumë në kontrollin tonë, nga sa ka qenë më parë. Mund të parashikojmë motin, mund të gjejmë informacion mbi çdo subjekt të mundshëm dhe çdo gjë që dëshirojmë mund të jetë në duart tona brenda 24 orëve.
Përtej kësaj, kemi pak ndikim te gjërat që na ndodhin, përveç mënyrës sesi reagojmë ndaj tyre. Siguria teknologjike, s’mund të na ndihmojë për mendjen dhe dilemat e saj.
Filozofia e lashtë e stoicizmit u themelua për t’u përballur me këtë problem: si të jetojmë një jetë të mirë në një botë të ashpër? Si ta minimizojmë vuajtjen që na sjellin ngjarjet mbi të cilat nuk keni asnjë kontroll?
Njerëzit janë të palumtur, sepse shkojnë pas gjërave që nuk mund t’i kontrollojnë apo se janë të papërgatitur për të jetuar në një botë që nuk varet prej tyre. Ata gjithashtu vuajnë, sepse krijojnë varësi ndaj gjërave që s’mund t’i kontrollojnë. Vepra e madhe e perandorit romak, Aurelius “Meditimet”, e shkruar në vitin 167 të erës sonë shkruan pikërisht për këtë nocion. “Ti ke fuqi vetëm mbi mendjen tënde, jo në ngjarjet e jashtme. Kuptoje këtë dhe do të gjesh forcë”, shkruan ai.
Këshillat filozofike
Prano se shumica e gjërave në jetë s’janë në kontrollin tënd
Feja e krishterë ka huazuar disa leksione të stoicizmit, ku thuhet se duhen pranuar gjërat që janë jashtë kontrollit tonë dhe pranimi i vështirësive është një rrugë e vështirë drejt paqes. Të krishterët kanë shtuar edhe elementin e dorëzimit te dëshira e perëndisë. Është mirë të qartësohen gjërat që një njeri mund t’i ndikojë dhe të tjerët mbi të cilat nuk mund të veprojë.
Kemi lirinë të zgjedhim mendimet dhe veprimet tona
Mund të vendosim sesa fuqi do të ushtrojmë te mendimet dhe sjellja jonë, edhe në situatat më të vështira. Filozofi romak, Ciceroni, përdor shembullin e torturës për të ilustruar fuqinë e një njeriu mbi mendimet e tij, të cilat ai thotë se askush nuk mund t’ia largojë. Ai arsyeton se ndonëse një njeriu mund t’i shkelet dinjiteti, ai kurrë s’mund të zhvishet nga fuqia për të qenë i lumtur.
Kthejini mendimet në veprime
“Çfarë qëndron në rrugën tuaj, bëhet rruga juaj”, shprehet Aureliusi. Shprehja e mësipërme nuk i përket vetëm një filozofie me optimizëm të verbër, por është një mënyrë arsyetimi që njeriu të jetë i qartë me veten dhe të ndërmarrë me veprime gjërat që mendon. Nuk mund të uleni diku dhe të prisni që t’ju ndodhë ajo që meritoni të keni, përkundrazi ju duhet të lëvizni, që të keni atë që meritoni. Vetëm kështu mund të ndodhë.
Gjeni kështjellën tuaj të brendshme
Marcus Aurelius, i cili u përball me shumë vështirësi në jetë, mendohet se e ka shkruar librin “Meditimet” nga një tendë e kampit romak të luftës. Ai shkroi se çdo njeri duhet të ketë një kështjellë të brendshme, e cila do ta shërojë sa herë të plagoset. Jetesa në një vend të brendshëm ku gjendet edhe paqja, është e vetmja mënyrë për të zgjidhur disa situata të vështira në jetë. Një shpellë e brendshme i jep dikujt mundësinë të penetrojë brenda vetes për të gjetur lirinë e vërtetë të tij dhe për t’iu përgjigjur ngjarjeve që s’i ka në dorë, me gjakftohtësi.
Mos prisni shumë nga të tjerët.
Merrni përgjegjësitë tuaja dhe pranoni që s’mund të keni fuqi në veprimet e të tjerëve. Duhet të kuptoni se çdo njeri reagon ndryshe ndaj situatave të ndryshme. Nëse arrini të mendoni mendësinë se ju nuk shqetësoheni prej veprimeve të të tjerëve, kështu nuk do t’jua lëndojë askush ndjenjat. Vëreni logjikën përpara gjithçkaje.
Universi do të kujdeset për ju
Duhet ta shohim botën sikur ajo të jetë në anën tonë, vetëm kështu do të arrijmë të marrim prej saj më të mirën. Së bashku me vizionin e qartë për ato që dëshironi dhe me ndjenjën pozitive se mund t’i keni gjërat që kërkoni, asgjë s’mund t’ju ndalë. Aurelius u shpreh se duhet ta shohim jetën, përfshirë edhe sfidat e lodhshme, si një “mik të vjetër dhe besnik”.

Falënderimi dhe mirënjohja ju bëjnë njerëz të lumtur
Njëra prej shprehive më të çuditshme të njerëzve të lumtur është falënderimi. Ata e vërejnë , e ndjejnë, hulumtojnë dhe praktikojnë. Falenderimi liron nga stresi, ngrit disponimin që pozitivisht ndikon në kompletimin e imunitetit. Kështu do të ndërtoni mardhënie kualitative me kënd do që dëshironi.
Njerëzit shpesh harrojnë në këtë shprehi të thjeshtë, që nuk është aq e vështirë nëse e praktikojmë çdo ditë. Megjithate, si është ajo që njerëzit e lumtur ndjejnë falenderim pa marrë parasysh problemet. Kanë sëmundjen e kancerit, ata janë të falenderueshmë për ndihmën medicinale që ja u mundëson mbështetja familjare. Nëse nuk kanë familje apo partner, janë të falenderueshëm ndaj shoqërisë. Janë të papunë, shembull, janë të falenderueshëm të paktën që kanë kulm mbi kokë.
Njerëzit e lumtur janë të falenderueshëm ndaj imtësive
Ata nuk i marrin të parëndësishme ndodhitë e përditshme, si atë që në mëngjes janë zgjuar shëndosh e mirë, që kanë ujë, rrymë, shikim dhe bukë. Ata të gjitha këto i vërejnë dhe janë të kënaqur.
Njerëzit e lumtur me vetëdije ndajnë kohë për falenderim
Ata kanë disa mënyrë për falënderim. Kjo mund të jetë që gjatë ditës ndajnë kohë që të bëjnë listën e gjërave për të cilat janë mirnjohës. Gjithashtu edhe gjatë ngrënies mendojnë për atë se sa të bekuar janë. Ata ndjenjën e mirënjohjes e kanë praktikë ditore.
Njerëzit e lumtur e tregojnë mirënjohjen
Ata gjejnë kohë të jenë mirënjohës për të gjitha përvojat që i kanë arritur. Ato nuk janë vetëm fjalë: Ata e ndjenë mirënjohjen. Ajo mund të jetë ndjenjë lehtësimi, psherëtim apo thjesht një gjest që tregojnë që e kanë parë atë ndjenjë.
Njerëzit e lumtur janë mirënjohës për ata që i rrethojnë
Kanë shprehi mirënjohjeje me njerëzit e afërm për imtësi. Shpesh do u japin komplimente, i falenderojnë dhe marrin reagime pozitive si këmbim.
Njerëzit e lumtur flasim për mirënjohje
Ata ndajnë me të tjerët ndjenjën e mirënjohjes dhe kënaqësisë. Ata me qasjen e tyre për mirënjohje i bëjnë të ndihen mirë edhe njerëzit përreth.
Njerëzit e lumtur janë falenderues edhe për arritjet e fatin e të tjerëve
Ata kënaqen në fatin e të tjerëve. Ata jetojnë në botë ku ka vend për të gjithë. Nuk e shohim arritjen e dikujt si dështim të tyre. Për ata fitimi është diçka që ndahet dhe janë të gjithë të lumtur.
Njerëzit e lumtur e dinë që jeta është e çuditshme
Edhe ju mund ta shikoni jetën në këtë mënyrë. Andaj, hapini sytë, le të jetë mirënjohja shprehi e juaja pa marrë parasysh rrethanat. Shikojini dhe numrojini të gjitha çastet tuaja të lumtura.

Mos jeni edhe ju nga ata që heqin shpejt dorë nga diçka? Jeni nga ata që thonë “Në të vërtetë dëshiroj të bëj shumë gjëra, të ndryshoj shumë të tjera, por heq dorë pa filluar mirë”? Nëse jeni të tillë, atëherë vazhdoni leximin. Nëse mendoni se ia arrini çdo gjëje të vendosur në kokë, atëherë këtë shkrim mund t’ia dërgoni një mikut tuaj në nevojë.
Ç’është e vërteta, çdo tërheqje mbrapa është një zgjedhje. Në çdo çast zgjedhim diçka. Shikoni pak se çfarë zgjidhni dhe nga se hiqni dorë. Cila ju pëlqen më shumë? Pse ju pëlqen? Tashmë ka ardhur koha të tregoheni të guximshëm, të përballeni me veten.
Njeriu është një mbledhje e zakoneve, veseve të tij; ne bëjmë zgjedhje në varësi të zakoneve tona. Nëse na duhet të japim një shembull krejt të thjeshtë: ju ende nuk keni filluar të bëni sport, por parapëlqeni të rrini ulur. Të qëndrosh ulur është e thjeshtë, është pasivitet, dhe pasiviteti është një zakon. Nëse para jush vendoset një tortë dhe një sallatë, cilën do të zgjidhnit? Edhe ushqyerja e pashëndetshme është një zakon.
Edhe të jesh i lumtur është një zakon. Çdo gjë e përsëritur dhe e bërë vazhdimisht e rregullisht shndërrohet në një zakon dhe bëhet një sjellje shumë e lehtë për ne. Çdo zakon ka një rezultat. Nëse ky rezultat nuk ju shërben apo ju dëmton më shumë, atëherë ju mund të hidhni hapa të tjerë për të fituar një zakon të ri. Provoni të zgjidhni atë që doni për 21 ditë rresht. Kujtojani vetes çdo ditë se çfarë keni zgjedhur.
Ndoshta keni nevojë për pak motivim. Atëherë mendoni pak për rezultatin që do vijë nga zgjedhja juaj e re. Shkruani në një vend të paktën 20 përfitimet tuaja nga ky zakon. Shkruani çfarë do t’ju mundësojë zgjedhja juaj, çfarë do ndryshojë në jetën tuaj etj. Këtë listë vendoseni në një vend ku mund ta shihni çdo ditë. Buzëqeshni dhe bëni zgjedhjen.
Të jetosh nuk do të thotë thjesht të marrësh frymë. Të jetosh do të thotë të mësosh, të zbavitesh, të prodhosh ide, të bëhesh i dobishëm, të zbulosh, të kërkosh strehim... Cilësinë e jetës së një njeriu e përcaktojnë zakonet e tij. Ndoshta sot është dita e krijimit të një zakoni të ri. Koha më e mire është “tani”. Zgjedhjet janë të ndryshme:
- të ushqehesh në mënyrë të shëndetshme;
- të bësh sport;
- të mendosh pozitivisht;
- të jesh i lumtur;
- të buzëqeshësh...
Ti me cilën prej tyre do të fillosh?
Aisa Kokiçi

Siroco- 201
Re: Lumturia
Sekretet për një jetë të lumtur!
Sekretet e një jete të lumtur, në paqe dhe të mbushur plot surpriza dhe dashuri.
Si mund ta bëjmë jetën tonë më të mirë thjesht duke bërë gjërat e duhura?
Më poshtë do të rendisim disa nga sekretet që ju bëjnë të ndiheni të lumtur.
1. Jini mirënjohës për gjithçka. Të mirat, të këqijat, të bukurat, të pakëndshmet, gjithçka ndodhin për një arsye. Vetë jeta është një dhuratë e paçmuar, jini mirënjohës që jeni mbi dhe, jo nën tokë.
2. Shihini gjërat me sy tjetër. Perceptimi i gjërave është një nga ato momentet që të ndërron mënyrën e jetesës. Ju keni në dorë "syzet" me të cilat doni të shihni jetën, zgjidhni mes frikës, lëndimit, zemërimit apo lumturisë, bukurisë dhe guximit.
3. Jini të vërtetë me veten. Gënjeshtrat më të mëdha ia themi vetes dhe këtu fillojnë problemet e shumta me të tjerët, nëse do të zgjidhni ta doni veten, ata që ju rrethojnë, do të bëjnë të njëjtën gjë dhe e anasjella.
4. Bota është si pasqyrë. Tek të tjerët shohim pasqyrimin tonë, nëse u qeshim njerëzve, ata do të na qeshin, nëse i injorojmë, do të na injorojnë. Bëhuni një pasqyrim i mirë.
5. Çdo njeri e takojmë për një arsye. Shprehja "më mirë të mos të kisha njohur", nuk ka përse të thuhet, kur çdo njeri në jetën tonë na jep një mësim të caktuar, disa na japin leksione lumturie, të tjerë leksione mbi lëndimin.
6. Besoni. Besimi te dikush është shprehja e qartë e dëshirës për ta kuptuar atë njeri. Nëse ju besoni te njerëzit apo te një qenie më e madhe, do të ndjeni se bota është një vend më i sigurt.
7. Kurrë mos i merrni gjërat personalisht. Njerëzit që i marrin gjërat shumë personale, janë më të palumturit. Njerëzit e vegjël hakmerren, njerëz e mesëm mbajnë hatër, ata të mëdhenjtë injorojnë.
8. Shëtitjet në natyrë bëjnë mirë. Ajri i pastër dhe bukuria e natyrës është mënyra më e mirë për t`u qetësuar dhe për t`u ndier më mirë. Mund të mësoni shumë për jetën, nëse vëzhgoni natyrën.
9. Njerëzit e lënduar të lëndojnë. Nëse do t`i merrni jetës më të mirën, mos lëndoni të tjerët. Dashuria është rruga më e mirë për të pasur lumturi në zemër. Nëse nuk mund të shkoni mirë me dikë, atëherë duajeni nga larg.
10. Vuajtja të mëson lumturinë. Ashtu sikurse qetësia që vjen pas stuhisë, edhe njerëzit kalojnë shumë të këqija dhe vuajtje në jetë, përpara se të arrijnë lumturinë. Mos u dorëzoni!
11. Perfeksioni është iluzion. Personat që shkojnë pas më së mirës, pas perfeksionimit, nuk gjejnë kurrë qetësi. Jemi njerëz, është normale të jemi të mbushur me gabime, por kjo na bën unikë në llojin tonë. Pranojeni veten.
12. Shihni afër. Shumë njerëz përqendrohen tek sfidat e tyre afatgjata, aq sa harrojnë jetën e tashme, harrojnë bukuritë që kanë përreth dhe në fund, jeta i duket pa shije dhe shumë e shkurtër. Shijoni çdo sekondë dhe lëreni jetën t`ju rrjedhë natyrshëm.
13. Kënaquni gjatë udhëtimit. Jeta nuk ka të bëjë me vendin e mbërritjes, sepse vdekja është e vërteta e hidhur në fund të jetës. Ajo që mund të bëni është të shijoni udhëtimin e jetës suaj.
14. Falja ju bën mirë. Nëse falni dikë që ju ka lënduar, i keni dhënë paqe vetes dhe ky është elementi më i rëndësishëm pa të cilin nuk mund të jetoni.
15. Ndiqni intuitën. Zëri juaj i brendshëm është një udhëheqës i mirë për raste vendimtare në jetë, mos e shpërfillni.
16. Shfaqni veten. Tregojeni veten me të mirat dhe të këqijat tuaja, ju jeni unikë, nuk ka të dytë si ju në këtë botë. Lëreni atë që jeni vërtet të dalë në pah.
17. Ne jemi krijues. Kini besim te njerëzit, ne kemi krijuar kaq shumë gjëra të bukura dhe të nevojshme, merreni qenien njerëzore më seriozisht dhe me dashuri.
18. Ju jeni dritë. Çdo njeri është një dritë, një ngjyrë e veçantë, ndriçoni. Çlironi energjitë tuaja pozitive.
19. Mos e merrni jetën shumë seriozisht. Fundja askush nuk do të dalë që këtej gjallë! Buzëqeshni, zgjidhni problemet thjesht, rrezikoni dhe argëtohuni.
20. Rrethohuni nga njerëz që ju duan. Jo vetëm kaq, por sigurohuni që të keni pranë njerëz që ju kuptojnë, dashuria jo gjithnjë është aq syçelët sa të mos i dojë të tjerët me ego.
21. Jini elastikë. Ndiqni pasionet tuaja, jetoni me ëndrra dhe vizione. Nga ana tjetër, mos harroni t`i merrni gjërat siç vijnë.
22. Jepni që të merrni. Ndajini me të tjerët bekimet që keni, dashurinë, talentin, mençurinë. Nëse ndani pa të keq do të merrni gjëra të bukura dhe të sinqerta nga të tjerët.
23. Çdo gjë me masë. Mos i shpërfillni të gjitha kufijtë. Disa prej tyre janë të rëndësishëm të ruhen, mbani drejtpeshim.
24. Thoni "po". Gjithçka ju duhet në jetë, është të mësoni të thoni po ndaj atyre që ju paraqiten, do të kuptoni se jeta është kaq e bukur dhe do të ndiheni të bekuar.
25. Përzgjidhni miqësinë. Ruani miqtë e mirë, të tjerët mbajini në zemër. Nëse keni një mik që nuk ju kupton, mos e shpërfillni, por mos e afroni aq shumë sa t`ju lëndojë.
26. Frika nuk është e mirë. Jini aventurierë, ndiqni gjërat me pasion, mos u trembni shpejt dhe guxoni për më të mirën.
27. Tejkalojini dyshimet. Nëse po kërkoni lirinë e vërtetë, mos jini dyshues për gjithçka, mos kini frikë për ato që do t`ju ndodhin, thjesht besojini vetes dhe gjithçka do të shkojë siç duhet.
28. Trupi është automjeti që na çon tek ëndrrat. Trajtojeni trupin tuaj me dashuri dhe furnizojeni me shëndetin më të mirë. Por mos u fiksoni pas imazhit, mjafton të ndiheni mirë me veten.
29. Shpreheni dashurinë. Nëse e keni dashurinë për dikë dhe nuk e shprehni, është sikur t`i keni blerë dikujt një dhuratë dhe të mos ia jepni. Shpërndajini dhuratat e dashurisë.
30. Keni të tashmen. E shkuara është ashensori që na solli këtu, e ardhmja është kati më i lartë i ndërtesës së jetës, duajeni të tashmen, atë mund ta ndryshoni.
31. Jeta ka ulje-ngritje. Nëse jeta do të ishte një rrugë e drejtë, do të ishim mërzitur tashmë, por ajo ka ulje-ngritje të vazhdueshme dhe kjo na bën të jemi të interesuar për të jetuar.
32. Ne jemi të gjithë njerëz. Askush nuk është më i mirë apo më i keq se ju, ne jemi të gjithë një familje, njerëzor.
33. Jini mirënjohës çdo ditë. Ndjeni bekimin e gjërave që keni në jetë, që nga më të mëdhatë deri te më të voglat. Praktikoni mirënjohje çdo ditë dhe do të ndjeni lumturi, shëndet dhe gëzim.
34. Ne nuk jemi qendra e universit. Sigurisht ne jetojmë në planetin Tokë dhe njohim vetëm veten, por jashtë vogëlsisë sonë ka një univers gjigant dhe miliona galaksi të pazbuluara.
35. Bota ka nevojë për dashuri. Njerëzit vdesin nga uria, nga të ftohtit, por nuk ka më keq se uria për dashuri dhe ftohtësia e zemrës, jini të dashur.
36. Ju jeni guruja. Gjithë jetën na mësohet çfarë të bëjmë, si ta bëjmë, çfarë të mendojmë, përtej kësaj kthjellohuni, jeni ju guruja i jetës suaj. Vendosni ju se çfarë të bëni.
37. Lumturia vjen natyrshëm. Mos e ndiqni lumturinë me forcë, ajo është si një zog që largohet nëse ju i afroheni. Mënyra më e mirë për të bërë zogun e lumturisë t`ju afrohet është të prisni dhe ta ushqeni me dashuri.
E.Haxhiu

Berti69- 411
Re: Lumturia
Këshilla të thjeshta për të qenë më të lumtur
Kujdesuni për një lule
Kujdesi për një lule ose bimë mund të jetë një ndihmë e madhe për humorin e njerëzve, përderisa ditë pas dite kjo formë e vogël jete do të bëhet më e madhe dhe më e bukur, falë kujdesit tuaj. Ndër të tjera, studime të shumta kanë demonstruar se prezenca e luleve përreth nesh, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ngre humorin, redukton stresin, sjell të mira psikologjike dhe rrit përqendrimin, produktivitetin etj.
Meditoni
Tonya Jacobs, nga Universiteti i Kalifornisë, ka ndjekur një studim shumë interesant mbi lidhjen mes meditimit të ndërgjegjshëm dhe prodhimit të kortizolit (hormon stresi) te njerëzit. Studimi u fokusua te 57 persona, të cilët me rastin e eksperimentit kaluan tre muaj nën meditim. Në fund të studimit u zbulua se falë procesit të meditimit, niveli i kortizolit u ul në mënyrë të konsiderueshme!
Imagjinoni “të verdhën”
Hulumtuesit kanë vendosur të kryejnë një studim për t’i përcaktuar një ngjyrë lumturisë. Rezultati tregoi se mazhoranca e të intervistuarve e lidhte lumturinë me ngjyrën e verdhë. Ndaj, kur të ndiheni të trishtuar, fokusohuni tek e verdha ose filloni ta vishni atë, në mënyrë që të krijoni një valë pozitiviteti në veshjet tuaja!
Dëgjoni muzikë “pozitive”
Muzika është një element thelbësor në jetën e çdokujt, sepse ka një efekt që “godet globalisht” personalitetin, duke prekur të gjitha dimensionet e unit. A e keni vënë re se, sa herë që jeni të trishtuar, keni tendencë të dëgjoni muzikë të trishtuar dhe si përfundim jeni edhe më të palumtur? Sipas të njëjtit princip, dëgjimi i muzikës që prodhon “prekje pozitive” ka një ndikim pozitiv te humori juaj. Kjo gjë është treguar edhe nga një studim i publikuar te Gazeta e Psikologjisë Pozitive, i udhëhequr nga Yuna L. Ferguson e Kennon M. Sheldon.
Bëni një shëtitje në park
Në kohët e lashta, poetët i kanë kënduar mrekullitë e tyre përpara natyrës dhe kanë brohoritur me zë të lartë efektin pozitiv të kësaj mbi të këqijat e shpirtit. George MacKerrona dhe Susana Mouratoc, dy studiues anglezë, kanë studiuar së fundmi këtë lidhje mes mirëqenies dhe ambientit natyror dhe nga eksperimenti i tyre ka dalë se ekziston një lidhje efektive. Prandaj, shpenzimi i një pjese kohe në natyrë të qetë, ka një efekt qetësues dhe relaksues për humorin tonë.
Ushtrojeni trupin tuaj
“Mendje e shëndoshë me trup të shëndoshë”, thoshin latinët dhe nuk ka asgjë më të vërtetë sesa kjo gjë. Një studim interesant ka treguar në fakt se gjendja e trurit tonë pas 40 minutave lexim, të ulur në divan, është shumë herë më e ndryshme nga ajo e pas 40 minutave të kaluara, duke bërë ushtrime fizike. Pasi të keni bërë sport, në fakt, truri rezulton shumë më aktiv. Ndërkohë, është treguar edhe se rezultatet pozitive të ushtrimeve fizike në trup, kanë një impakt të mirë te humori ynë, duke na bërë më të lumtur.
Qeshni
E qeshura i bën shumë mirë shëndetit: vë në lëvizje rreth 20 muskuj të fytyrës së njerëzve, heq tensionin dhe ul ankthin. Ndërkohë, një e qeshur me gjithë shpirt bën që trupi ynë të prodhojë endorfinën, e cila lufton stresin, dobësinë fizike dhe atë mendore, por edhe encefalinën, që forcon sistemin imunitar. Kjo gjë është provuar nga studime të vërteta shkencore. Për ta besuar, qeshni sa më shumë.
Hani mirë
Mund të duket një budallallëk, por ne jemi ata çfarë hamë. Zgjedhja e ushqimeve të duhura, është shumë e rëndësishme, sepse një fizik i shëndetshëm e bën mendjen tonë që të punojë më mirë dhe në këtë mënyrë e bën më të qetë humorin tonë. Sipas studimeve, ka shumë ushqime, të cilat mund të na bëjnë më të lumtur, sepse për shembull, rrisin vlerat e endorfinës. Mes këtyre produkteve çudibërëse, përmendim çokollatën dhe luleshtrydhet.

Lumturia, kjo supermaci shpirterore per te cilen filozofet, psikologet, dijetaret e ndryshem kane folur pambarimisht po kthehet ne nje term “jetim”, sepse ne jeten e perditshme po verehen perhere e me shume sjellje “anti-lumturi”, vetvrasjet po shtohen me ritme te pandalshme, lufterat nuk po kane te sosur, menyrat e reja te jeteses dhe ritmi i shpejte i saj po shtojne sjelljet stresante dhe depresive. Ne keto situate mendja njerezore behet gjithnje e me shume mosbesuese dhe e shtyn qenien drejt labirinteve te thella dhe konfuze te mendimit per jeten dhe lumturine.
Ku ndodhet lumturia?
Njerezimi ka arritur ta beje jeten shume dimensionale dhe perfshirjen ne te pothuaj te gjithanshme. Emancipimi i jetes ka bere qe njeriu, kjo krijese e larte, te eksploroje kozmosin, te informatizoje jeten, te depertoje ne imtesiste mikroskopike, etj. Njeriu krijoi perla te letersise, mrekullite arkitektonike, vepra te perjetshme arti, qe deshmojne anen me kreative dhe sublime te tij. Siç shihet nga viti ne vit, nga nje kohe ne tjetren, jeta njerezore evoluon, njeriu nderron botekuptime, nderron aparencen dhe sjelljen e tij ne menyre qe jeten ta beje sa me te kendeshme dhe te rehatshme, por a e arriti lumturine?! Shekulli XX-te ishte zeniti i zhvillimeve njerezore. Pikerisht ne kete shekull afirmohet si shkence psikologjia qe ka si objektiv studimin dhe mireqenien shpirterore te njeriut, nje jete me te mire, me me pak stres, me me shume mundesi qe çdo individ te afirmohet ne nje jete me te lumtur. Psikologet servirnin njeri pas tjetrit teorite e tyre per njerezit, por ai qe mori me shume fame , qe beri promovimin me te gjere te psikologjise eshte Frojdi. Mjeku gjerman beri buje, sepse eksploroi tabute e vendosura nga shoqerite njerezore. Ai u perpoq te depertoje ne labirintet me te thella te psikikes njerezore.
Duke e konsideruar njeriun nje qenie shume komplekse, qe here vepronte ne ndikimin e moralit, vetedijes dhe shpesh nen veprimin e instikteve, Frojdi vuri theksin ne rendesine dhe ndikimin e anes se pandergjegjshme te çdo individi dhe rolin e saj ne njohjen, sjelljen dhe te menduarit e gjithesecilit. Frojdi shikonte instiktet si nje instance motivuese qe ushtrojne presion te vazhdueshem per plotesimin e tyre, mbi psikiken njerezore. Ai vuri theksin me shume tek instiktet biologjike- seksuale (çelsi i suksesit dhe i deshtimit te tij). Frojdi sugjeronte qe instiktet biologjike kane frenat e drejtimit te jetes. Frojdi thote qe lumturia arrihet atehere kur keto instikte plotesohen . Mosplotesimi i tyre ben qe njeriu te largohet prej harmonise individuale dhe mireqenia personale fillon e ç’ekuilibrohet, gje qe shpie ne nje kunfozion dhe mungese te lumturise.
Sigurisht, njeriu eshte krijesa me komplekse dhe per te gjetur rrugen drejt lumturise, te gjitha elementet perberes te tij duhet te jene ne harmoni. Pjesa instiktive eshte nje nga elementet e psikikes se njeriut, por jo vete psikika, prandaj edhe kerkesat qe shtron kjo pjese per plotesim, jane nje pjese e kerkesave te pergjithshme, me te cilat ndeshet psikika jone. Si mosplotesimi, ashtu edhe plotesimi pa kriter, ne kundershtim me interesat e “aktoreve” te tjere te psikikes sone, prish ekuilibra dhe çon ne çrregullime, qe shfaqen ne formen e anktheve dhe depresioneve te dryshme. Orientimi i drejte i instikteve njerezore eshte premise per ruajtjen e ekuilibrit psikik, e per pasoje i nje jete te qete e te lumtur.
Berti69- "Si është lartë, ashtu është edhe poshtë, e si është poshtë, ashtu është edhe lart"
411
Re: Lumturia
Gjërat që ndikojnë në lumturinë tonë:
Mbani larg personat negativë ose ata që ju mbushin me energji negative
Fokusohuni në ato gjëra që keni, jo në ato që do të donit
Buzëqeshni më shpesh është terapia më e mirë
Bëni zgjedhje realiste në jetë jo zgjedhje të detyruara
Përpiquni të shikoni gjithnjë anën pozitive të njerëzve
Jetojeni jetën për veten jo për të tjerët
Në fund do të ndiheni shumë të lumtur

Hidra- 33
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi